Mendime
Driton Tali: Analistë - Mos hargjoni energji në një “kauzë të humbur”
E hene, 06.04.2020, 04:57 PM
Analistë: Mos hargjoni energji pa nevojë në një “kauzë të humbur” sepse problemet kryesore me të cilat do të ballafaqohemi janë ato ekonomike
Nga
Driton Tali (Këshillëtar politik i
kryeministrit Albin Kurti)
Ajo
që është shqetësuese për mendimin tim
është fakti se pothuajse i tërë opinioni medial është involvuar në një “lojë politike” të
kurdisur nga disa politikanë për interesa individuale dhe të grupit tyre.
Shumë
pak, për mos të thënë aspak, jemi duke u marrë me problemin e “idares” që na ka
shkaktuar kjo pandemi.
Problem
që tashmë kemi filluar ta ndiejmë, dikush më shumë dikush më pak.
Natyrisht,
më shumë ata që janë të involvuar në industritë shërbyese dhe prodhimet jo
ushqimore.
Por
shumë shpejtë do ta ndiejmë të gjithë, sepse industritë ndikojnë njëra në
tjetrën.
Kësisoj,
ekonomia jonë është të shumtën e bazuar në industritë shërbyese, dhe poashtu remitanca nga mërgata luan rol
shumë të madh.
Siç
jemi dëshmitar tashmë fuqia blerëse ka ra tmerrësisht shumë si rezultat i (vet)
izolimit të konsumatorëve. Konsumatorët konsumin e tyre e kanë reduktuar në
produktet bazike.
Natyrisht,
që ky trend i ka atakuar të gjitha llojet e bizneseve.
Sa
i përket mërgatës, shumica apsolute e mërgimtarëve tanë, tashë e një kohë janë
në "pushimet e tyre të detyruara". Fakt që do t’i bëjë ata të punojnë
muajëve të verës kur zakonisht marrin pushimet e tyre vjetore dhe vijnë në
atdhe për vizita. Por edhe ndihmat për familiaret do të jenë më të pakta sepse
“pushimi i detyrur” e ka prekë buxhetin e tyre.
Pastaj,
kësaj shtoja ate se Kosova nuk e shtyp monedhën e saj per “ta rrite furnizimin
me para n? treg” (mekanizëm që do të bënte që për një kohë relative ta rritë konsumin
d.m.th., edhe rritjen ekonomike) luks qe
e kanë disa shtete. Dhe zvogëlimin e ndihmave që shtetet e zhvilluara do t’ua
japin shteteve të pa zhvilluara dhe atyre në zhvillim (për shkak të
vështirësive që kjo pandemi ju ka shkaktuar edhe atyre), neve në njëfar mënyre
na jap pasqyrën e asaj me çka ne do të përballemi për një kohë relative
Kjo
"kohë relative" të shpresojmë
se nuk do të jetë "relativisht e gjatë".
Prandaj
më e mençme është që analist?t të diskutojnë për këtë sfidë që po na pret (helbetna
dikush mos po jep ndonjë ide) se sa “t’ua mbajnë zhagun” politikanve tajkunë, të cilët këtë krizë
ekonomike, që po na kërcnon, garant do ta kalojnë shumë më lehtë duke ju
falemderuar parave tona që na i kanë marrë.