E enjte, 28.03.2024, 10:41 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Ç'kultura politike po na zë frymën

E hene, 13.04.2020, 12:09 PM


NJË Ç’KULTURË E TILLË POLITIKE PO NA ZË FRYMËN

Nga Dedë Preqi

Të gjitha dyshimet dhe kritikat vijnë nga defektet e kulturavetë partive politike në Kosovë, nga të cilat nuk mund të kemi edhebesim, atëherë si mundemi ti pranojmë ato si të tilla dhe ti instalojmë përsëri në qeverisjen e vendit tonë, apo në një hapësirë jetike dhe në rregullimin e jetës së besueshme shoqërore në këtë vend.

Po të shprehemi ndryshe, apo në një gjuhë të thjeshtë, do të thonim se e gjithë kjo natyrë dëshpëruese, ku ndërgjegja e njeriut mungon dhe nuk merr përgjegjësinë e vet, që ndoshta do zotërohet nga pavetëdija, brenda sëcilës mundësitë e shkatërrimit janë aq kaotike në këtë vend, atëherë cilat janë mundësitë e njeriut me vetëdije, për të gjetë rrugët e veta të shpëtimit dhe të ndërtimit të jetës së vet.

Kosova, përveq sendjenë sot një trazimpolitik, e ndjenë edhe një trazim psikiknë mesin e popullit të vet, nga politikatregresive dhe në kuptimin që i japin këtij vendi zhvillim dhe optimizëm, sipas të cilit të bëhët diçka e sigurt në shtetin e Kosovës, që do të thotë edhe një fitore mbi kulturën e punës për një jetë më të begatshme dhe të rehatshme në këtë vend.

Përndryshe, këta janë djajtë që qeverisin pushtetin njerëzor, nëse si qenje njerëzore zgjodhën të udhëheqin shtetin përmes instinkteve, egos dhe mënyrave aq rrebele, por dhe përmes logjikë së etur për pushtet, të cilëve u mungon thjeshtë kultura e shëndoshë politike, duke u shdërruar në një  ç’kulturë politike, e cila e përcakton vetë rrolin e saj në përkthim adekuat.

Këtu bëhët fjalë për primitivizmin dhe rrebelimin e partive politike të Kosovës, të ashtuquajtur PAN,  e atyre që e  keqpërdorën pushtetin pa mëshirë,duke përfituar në kurriz të popullit, edhe sot për fat të keq, në vend të shkëputjes ndaj kësaj rrënoje dhe pasoje, shpirtligësia e tyre njerëzore bëhët vartëse e kësaj bindje dhe konceptit të njerëzve të kësaj natyre shkatrrimtare deri në pa kufi.

Kjo nuk do të ishte kulturë politike në dobi të demokracinë së Kosovës, kur gjërat tani e kanë marrë tatpjetën dhe nuk ecën për së mbari, nëse pushteti i njerëzve të ç’frenuar bëhët i lirë të bëjë çka të dojë edhe të rrënojë pjesën më të çmueshme të shoqërisë së vet, sepse në qeverisje u instaluan jo njerëz të përshtatshëm dhe mbi bindjen e një optimizmi të shtet ndërtimit dhe zhvillimit të vendit.

Prandaj, edhe koha e ka vërtetuar dhe dëshmuar me fakte,  se konceptet e tilla janëtë gabuara, nga se bëhët e dukshme nga shumë elemente negative të gjendjes së sotme në çfarë gjindet sot Kosova.Asnjë shoqëri njerëzore, që është e vetëdijshme për mirëqenjen e qytetarëve të vet, nuk do ta kishte gjetur vetën tek ky imazh i keq, të cilin nuk po e lakmon askush për të mirë.

Prandaj, Kosova, ka mundësi të gjejë modele të veqanta dhe të mira, të krijojë struktura të reja politike dhe ti shfrytëzojë ato, që na bëjnë pjesëtarë organizatash e kulturash të lakmuara nga shoqëritë e zhvilluara evropiane dhe rajonale, dhe jo të mbetëmi të atillë, që të dallohemi si dele të zeza nga tuba, dhet’i ngjajmë një inskenimi të pazakontënë një shoqëri demokratike.

Përpjekjet e vazhdueshme për ta ndydhur dhe abuzuar me këtë popull, është më shumë se një kërcënim djallëzor që dalin nga prodhimi i këtyre politikave të errëta, që nuk do ia fal shpirti i këtij populli të vuajtur dhe historia i këtij kombi, që pa dëshirë po keq-përsëritet.

Dhe mos të harrojmë se, kemi një botë për rreth nesh që po na vërenë e habitur dhe po na tërheqë vërejtjen, përveq tjerash, ka dhe një mjedis të veqantë dhe të pa djallëzuar në këtë shoqërinjerëzore, që në këto rrethana dyshon në qenjën e vet njerëzore, duke i bërë pytje vetës, a jemi të denjë si shqiptarë, që ta kuptojmë njëri-tjetrin, dhe si njerëz të një gjaku e të një gjeneze, apo jemi një racë njerëzore e çoroditur.

Pyetjes, se kush është shkakëtar i kësaj gjendje kaotike politike në Kosovë, pa dyshim senjë përgjegje e tillë i adresohet partive politike të PAN-it, ose më saktë ç’kultura e tyre politike e sjelli Kosovën në këtë situatë të dobët , sepse shtetin e konsideruan si pronë të tyre, ndërsa pushtetin e ekspozuan panatyrshëm, duke e përvetësuar përmes formave të krimit, korrupsionit, nepotizmit, dhe shumë formave tjera çnjerëzore.

Një ndryshim të kësaj skene politike dhe të këtij elementi negativ në shoqërinë tonë dhe në kërkim të një opsioni tjetër, pothuaj se gjithë populli i Kosovës e dëshiroi iniciativën e tillë, duke e realizuar një ditë përmes votës dhe vullnetit të vet me 6 tetor 2019, duke menduar në konceptin e mirëqenjës qytetare dhe përspektivën e tij më të mirë.

Por edhe këtu duket se hasim në një lement të pa zakonshëm, kur dy partitë në kualicion, VV dhe LDK, dobitë që ato i krijojnë me formimin e këtij kualicioni, kur njëra dhe tjetra ishin në opozitë dhe pozitën e mëhershme e bënë opozitë, për një fije përi, ato u çkurorozuan me njëra tjetren, dhe më e keqja, kur njëra dhe tjetra u ç’fryen me ofendime e shantazhe, që ia thanë njëra tjetres, duke realizuar një mocion mosbesimi dhe shkarkimin e qeverisë Kurti.

Kjo nënkupton mundësi të pafundme shkatërrimi në kuadër të vendit, por edhe një zhgënjim i pa arsyeshëm me votën e popullit. Projektin e gjithë kësaj skene e kuptuam më vonë, që një skenar të tillë e ndihmuan të gjitha partitë e PAN-it, në krye me Hashim Thaçin, por mbështetjen kryesore për të realizuar këtë komedi, e kishte nga ambasadori amerikan z. Grenell, i cili u besoi dobësive dhe pazarëve të këtyre subjekteve politike, që në realitet shkakëtoj një rrëmujë të jashtëzakonshme politike në vend, duke i kuptuar rrethanat dhe gjendjen e Kosovës, nga pandemia e koronavirusit.

Z.Grenel, në thelb krijoi një mundësi për faktin se ishte një përfaqësues amerikan dhe kjo dëshmon se ky individ i veqantë përfaqësonte edhe normën e vlerave të politikës amerikane, mirëpo nga ana tjetër, në një situatë të tillë e mbështeturnë këtë mënyrëdhe në kushte pandemie, është diçka e pa zakontë në kuptimin e jetës dhe gjendjes së qytetarëve të këtij vendi.

Madje, LDK, në krye me Isa Mustafën, po e shkrinë gjithë atë ajkën e dikurshme, në një projekt anti rugovian, sikur në një mënyrë vetë natyra e kësaj strukture bëhët shkaëtare e gjitha rreziqeve që e pasojnë këtë parti dhe vendin, nga tipari vetiak i udhëheqësit të saj, i cili i anashkalon gjeneratat reja intelektuale dhe frytëdhënëse, përveq atyre që i ka përvetësuar dhe bërë vegla të veta.

Nuk është pa domethënje fakti se qeveria Kurti, për dy muaj në qeverisje, vendi merr pothuaj një tipar tjetër të funksionimit të ligjit dhe përqëndrimit në administrimin e shtetit dhe më thelbësore në këto ditë pandemie, dallon përkushtimi i kësaj qeverie në krye të detyrave, si ndër më të organizuarat në rajon, që për Kosovën dhe qeverinë e saj nuk do të thotë pak.

Por, mjaft vështirë është që të thuash se, cilat janë mundësitë e reja që i hapin rrugë këtij populli, i cili po vuan nga kjo pandemi e rrezikshme, sikur edhe e gjithë bota, por e veqanta e gjithë kësaj është se kësaj gjendje të rëndë po ia shton peshën edhe pandemia politike, të cilën po e shkakëton PAN-i, opozitar, së cilës iu bashkua edhe LDK, në plotësimin e dëshirave të njëri-tjetrit, duke ëndërruar pas largimit të qeverisë Kurti, të krijojnë qeverinë e PLAN-it, apo qeverinë laramane.

Një ç’kulturë e tillë politike, sikur po ia zë frymën këtij populli, që për një frymëmarrje të lirë dhe transparente do duhej një përqëndrim unik i gjitha përpjekjeve që buronnga elani i gjeneratave të reja intelektuale e politike, deri në atë pikë sa të arrihet kthimi i dinjitetit të këtij populli, përndryshe çka i mbetët këtij vendi, kur i humbasinvetë vlerat e fryteve të lirisë dhe demokracisë pa pardon.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora