E enjte, 10.10.2024, 06:21 PM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Marshi i filluar kokat e bllokuara dhe lëvozhga e qëruar

E premte, 17.04.2020, 10:06 AM


Marshi i filluar kokat e bllokuara dhe lëvozhga e qëruar

Nga Nue Oroshi

Shpeshherë në momente të ndryshme historike kanë filluar marshimet që kanë përfunduar me çlirimin e popujve apo robërimin e dyfishtë.Kjo ka ndodhur për faktin se kush e ka udhëhequr marshin dhe si ka përfunduar veprimi apo cili ka qenë qëllimi për të arritur një ide që është synuar gjatë fazave të ndryshme të historisë.Edhe tek ne shqiptarët shpeshherë është marrë turr, pa ditur se ku do të arrinte qëllimi i turravrapit.Shpeshherë turravarapi i kokave të bllokuara ka sjellur hemoragjitë cerebrale që kanë bllokuar kokat të cilat në momente të caktuara nuk kanë parë asgjë tjetër përveç territ.Shpeshherë politikanët tanë kanë jetuar dhe jetojnë me halucinacione ku duke bërë devijimin në sjellje dhe veprimet e tyre kalojnë në delikuencë kronike. E kjo delikuencë politike historikisht na ka shkatërruar gjatë historisë sepse shpeshherë jemi udhëhequr nga kokat e bllokuara që për ta ruajtur pushtetin e kanë vrarë popullin dhe e kanë shkatërruar shtetin.

Njëra nder çështjet që na ka demtuar shumë gjatë periudhave historike është edhe bllokimi i trurit të politikaneve tanë përmes një levozhge ideologjike, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur që ta qerojnë këtë levozhgë dhe të dalin nga vetvetja por gjithmonë janë rrethuar, në lavdinë dhe vetlavderimin personal sa kanë harruar misionin politikë se për çka janë në krye të shtetit.Një rol të keq në këtë çështje e kanë luajtur edhe oborrtarët e tyre që në gjuhën e re politike po quhen këshilltarë.Është fatkeqesi se shpeshherë këshilltarët e lidervee tanë politikë në vend që të këshillojnë politikanët për të mbarë ata i nxisin edhe më shumë në veprime përqarëse sa qe bëjnë gara me njëri -tjetrin se cili nga këta oborrtarë politik është më i zëshmi në mbjelljën e përqarjeve politike.E mos të flasim për militantët politik sa që nese lideri iu thotë se rrezet e diellit janë më të dobëta se ndriçimi i hënës ata do të besojnë një gjë të tillë.Edhe pse ne shqiptarët ende nuk e kemi mbaruar marshin e filluar shekuj me parë, me një fjalë ende nuk është mbyllur çështja shqiptare në Evropën juglindore duhet të punojnë intelektualët dhe ekspertët më të mirë shqiptar në trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare që në krye të politikes të vjen një elitë e re e politikanëve të cilët e kanë të kaluar çështjen e kokave të bllokuara si dhe levozhges se qeruar, por me një vullnet të qeliktë dhe me një diapazon të gjerë të diturive do ta bëjnë drejtimin, e shteteve dhe bashkimin e kombit shqiptar, në një shtet të vetëm, duke e ndjekur një rrugë dhe drejtuar kombin shqiptar, aty ku e ka vendin aty ku dielli lind në perëndim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora