E enjte, 28.03.2024, 10:58 PM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: Krizë politike në kohë pandemie

E enjte, 16.04.2020, 12:17 PM


Krizë politike në kohë pandemie

Nga Ibrahim Kabili, Tiranë

Po ndjek me shqetësim të madh situatën politike në Kosovë edhe pas rënjes me mocion të Qeverisë Kurti. Interesimi im për Kosovën ka qenë i hershëm dhe forcohet me kalimin e kohës.Rënja e qeverisë Kurti për mua qe një paradoks i madh.Qe,as më shumë dhe as më pak,një veprim në dëm të interesave kombëtare. Pse ndodhi kjo? Përse të gjithë politikanët e të gjithë forcave politike u bënë bashkë kundër Kurtit? Çfar ndodhi me LDK-në,partneren e koalicionit? Përse Osmani nuk e gjen më veten te kjo parti, kur ka mbështetje mbarë popullore? Çfar i shtyn të gjitha forcat politike për rrëzimin e qeverisë Kurti? Përse nuk bashkohen forcat politike për luftimin e koronaviruesit si epidemia më e madhe pas LDB-së? Përse nuk shqetësohen këto zotërinj për veriun ku pothuajse është krejtësisht nën administrimin e Beogradit? Po përse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme kur nuk mund të rrinë pa pushtet? Përse të tilla,s'kanë të mbarua!

Që të jem i sinqertë rezultatet e zgjedhjeve të tetorit më dhanë një shpresë, me fitoren Vetëvendosjes si forcë e parë. Kjo për vetë faktin se udhëheqësi i saj Albin Kurti është një figurë e pa përlyer në afera korruptive dhe ka mbështetje të fuqishme popullore. Në momentin kur Kurti bëri koalicion me LDK-në shpresat për një politikë ndryshe në Kosovë u rritën. Arsyeja,LDK-ja pati si kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin, juriste në profesion,politikane e re në moshë dhe me vizion ndryshe nga kasta e vjetër në parti. Me mocionin shpresat u shuan dhe politika kosovare është vënë në rrugë pa krye. Qeveria u rrëzua nga Mustafa. Ai rrëzoi qeverinë dhe i dha një "goditje të rëndë" mendimit ndryshe në parti, Vjosa Osmanit. Si mund të spostohet,anatemohet dhe madje dhe të fyhet ish kandidatja për kryeministre e LDK-së Vjosa? Me të partia mori votat dhe më pas e braktisi apo më saktë do e braktisi. Paradokse alla shqiptare.

Me mocionin të gjithë deputetët e parlamentit u bënë bashkë dhe më e keqja në kohë pandemie. Në sall dukeshin në humor dhe sikur i përshkuante një ndjenjë fuqishme krenarie! U bënë bashkë, por përse? Për fat të keq jo për të marrë masa ndaj koronaviruesit, por për rrëzimin e Albinit. E rrëzuan duke votuarvo pro mocionit. Pse të gjithë bashkë kundër qeverisë? Përse kjo "krizë" politike në këtë kohë të vështirë pandemie? Preteksti: Për prishjen e marrdhënieve me SHBA-të dhe shkarkimi i Ministrit të Brendshëm Veliu. "Mirë" LDK -ja e tillë ka qenë në vijimësi. Por sa shpejt u mërzitën në opozitë krahu i luftës! Pushteti ka fruta të embla. Përse të presin këto zotërinj katër vjet, kur në mjegullnajën e krijuar artificionalisht, këto mund të vijnë më shpejt në pushtet? Sa e çuditëshme është kjo. Unë autori i këtij shkrimi modest jam admirues i UÇK-së dhe kam vlerësuar shumë rolin e saj për çlirimin e Kosovës. Ish komandantët e saj, tani në krye të forcave politike, e fituan luftën,por me paqen patën probleme të mëdha,për të cilat kemi folur herë tjetër. Po si mund të sakrifikohet shteti për pushtet nga PDK-ja, AAK-ja,Nisma etj? Dhe më keq në kohë pandemie! Me votë këto sapo ishin ndëshkuar nga populli. Kjo është e pa falëshme! Jo të dashur politikanë të Kosovës, Albini nuk është "armiku" juaj. Ai është shoku,miku dhe vëllaj juaj. Eshtë intelektuali i dënuar me burg dhe që ka vuajtur dënimin në burgjet e Serbisë.Albini tani është kryeminstër i Kosovës. Përse nuk e latë të vazhdonte punën e nisur? Nuk është Albini e keqja e Kosovës. E keqja e saj është politika e Beogradit, udhëheqësi i saj i radhës  Vuçiç, bashkëpuntori i zellshëm i Millosheviçit. Nga ky prisni marrveshje për njohje të Kosovës në kufijtë aktual? Mendoj se jo. Qofsha i gabuar. Përse bëni sikur nuk e kuptoni këtë! Vetëm në luftën e vitit 1998-99 pati mbi 12.000 viktima të shkaktuara nga Serbia. Për viktimat e tjera të shkaktuara nga Serbia gjatë gjithë historisë ka shumë dokumenta e libra të shkruara. Meqenëse ju jeni të "zënë" me punë, të zënë me "hallet" e popullit dhe nuk "keni" kohë të shfletoni, i keni të sistemuara në mënyrë perfekte te libri i Sabile Bashës Kosova 1945-1990,por jo vetëm. Me këto merruni dhe tregohuni dinjitoz e të barabartë në dialog. Fatin e vendosin të mëdhejtë,por ju bëni pjesën që ju takon juve. Jo energji negative me njëri tjetrin por objektiva të qarta në dialogun me Serbinë. Dialogu është tepër i vështirë pasi keni të bëni me një shtet të konsoliduar dhe që ka një politikë historike standarte e bazuar në agresivitetin e saj në Ballkan. Ajo hiqet si viktimë, dhe dalëngadalë po mundohet ti humbi gjurmët e agresorit. Deri tani shumë pak është bërë për denoncuar gjenocidin serb në Kosovë. Këtë duhet të kishit bërë më mirë ju zotërij politikanë. Nuk e bëtë! Tani duhet të provonim Albinin. Për të vendosi sovrani. Ju e hoqët. Arsyet janë të shumta. Mendoj se askush nuk mund ta bënte më mirë se ai këtë. Ai ka kurajon dhe potencilin intelektual për të udhëhequr bisedimrt në dialogun me Serbinë. E spostuat! Pa të keq shumë politikan dhe disa analistë në shërbim të tyre,krekosen në disa studio televizive duke trumbetuar me të madhe se ai hoqi veten. Jo. Atë e minuat nga brenda dhe nuk e latë të punonte. Çfar do bënte LDK-ja pa votën e deputeteve të partive të tjera? Asgjë! Një virë në ujë.

I pa tolerueshëm për LDK-në, mocioni ndaj qeverisë Kurti. Ajo pavarësisht se nuk u pyet për heqjen e ministrit të brendshëm, që vinte nga radhët e saj, përsëri nuk duhet të shkonte deri te mocioni i mosbesimit. Kjo vërtetoj se ky koalicion qe i brishtë dhe ndoshta dhe i gabuar që në ngjizje. Për pushtet u sakrifikua shteti dhe Albini. Ky është paradoks tipik shqiptar kur pandemia në Kosovë paraqet rrezikshmëri të lartë duke marrë jetë njerëzish. Udhëheqësi i LDK-së Mustafa me mocionin ndaj qeverisë Kurti e tregoj veten të pa përgjegjshëm dhe shumë cinik. Ai me këtë akt "mbrojti" Amerikën nga "antiamerikanistët". Dhe antiamerikani më i rrezikshëm na "qenka" Kurti. Përralla alla shqiptare ku për çdo gjë do "gjendet" një armik. Nuk ka nevoj Amerika ta mbroj zoti Mustafa, por,dhe askush tjetër.Tani që Qeveria ra,natyrshëm lind pyetja me cilat forca politike do e bëj qeverinë plaku Isë i partisë Rugoviane? PDK-ja e ka përjashtuar veten,ajo mbetet në opoztë. Mbetet AAK-ja,Nisma,Lista Serbska dhe pakicat e tjera. Duke bërë një analizë të thjeshtë arrin në konkluzion se marrdhëniet me SHBA-në shkuan në pikën më të ulët me vendosjen e taksës 100% nga qeveria Haradinaj. Taksa e rrëzoj qeverinë e tij. Si ka mundësi që AAK-ja tani të jetë pjesë e qeverisë së re? Kjo është e pa pranueshme. Kurti vendosi ta heqë taksën me reciprocitet gradual dhe të shkojë në dialog me Serbisë. Ky veprim qe në kohën dhe  vendin duhur. Reciprociteti është praktikë në marrdhëniet ndërkombëtare midis shteteve. Reciprocoteti i Kurtit ja kthe dinjitetin shtetit të Kosovës. Dhe për këtë u cilësua si anti amerikan, u hoq si kryeministër dhe nuk ka asnjë shans të formoj një qeveri të re. Për kryeministër e votoj populli dhe ka një mbështetje të madhe të tij. Populli e votoj sepse, ai,i tha jo:Ndarjes së Kosovës,jo shkëmbimit të territoreve,jo korogjimit të kufijve, jo korrupsionit,jo pazareve politike me Serbinë,jo qeverisë së madhe,jo institucioneve të degraduara,jo kontrabandës e kontrabandistëve,jo Minishengenit Ballkanik etj.etj. Kurti mbetet modeli i një politikani të ri ku nuk bën pazar me interesat e Kosovës e shtetint e saj...

Pas pazareve politike nën rrogoz, Thaçi i dërgon tre letra njëra pas tjetrës Kurtit,për një emër mandatari të ri nga VV-sja për krijimin e një "qeverie të re" nga kjo forcë politike.

Pazarxhijtë e treguan veten me rrëzimin e kësaj qeverie në kohën më të vështirë,kur vendi është në rrezik nga pandemia dhe Kosovën e pret sfida më e madhe e kohës,bisedimet me Serbinë. Këto bisedime tanimë do bëhen më të "lehta" dhe do dalin me "rezultat"pasi në qeverinë e re që do të krijoj LDK-ja e Mustafës do jenë dhe deputetët  e listës Serbska.

Këto janë skenare politike që nuk i shkojnë përshtat Kosovës dhe popullit martir të saj. Koha e afërt do sjell zhvillime të reja. Kosova nuk mund të mbetet peng e kastës së vjetër politike. Votuesit e Kosovës e dhanë verdiktin e tyre me zgjedhjet e tetorit. Sovrani të jep pushtet por nuk të lejon ta keqpërdorosh atë. Në rastin Kurti u shpërdorua vota popullore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora