| E enjte, 16.04.2020, 01:17 PM |
Krizë politike në kohë pandemie
Nga
Ibrahim Kabili, Tiranë
Po
ndjek me shqetësim të madh situatën politike në Kosovë edhe pas rënjes me
mocion të Qeverisë Kurti. Interesimi im për Kosovën ka qenë i hershëm dhe
forcohet me kalimin e kohës.Rënja e qeverisë Kurti për mua qe një paradoks i
madh.Qe,as më shumë dhe as më pak,një veprim në dëm të interesave kombëtare.
Pse ndodhi kjo? Përse të gjithë politikanët e të gjithë forcave politike u bënë
bashkë kundër Kurtit? Çfar ndodhi me LDK-në,partneren e koalicionit? Përse
Osmani nuk e gjen më veten te kjo parti, kur ka mbështetje mbarë popullore?
Çfar i shtyn të gjitha forcat politike për rrëzimin e qeverisë Kurti? Përse nuk
bashkohen forcat politike për luftimin e koronaviruesit si epidemia më e madhe
pas LDB-së? Përse nuk shqetësohen këto zotërinj për veriun ku pothuajse është
krejtësisht nën administrimin e Beogradit? Po përse nuk shkohet në zgjedhje të
parakohshme kur nuk mund të rrinë pa pushtet? Përse të tilla,s'kanë të mbarua!
Që
të jem i sinqertë rezultatet e zgjedhjeve të tetorit më dhanë një shpresë, me
fitoren Vetëvendosjes si forcë e parë. Kjo për vetë faktin se udhëheqësi i saj
Albin Kurti është një figurë e pa përlyer në afera korruptive dhe ka mbështetje
të fuqishme popullore. Në momentin kur Kurti bëri koalicion me LDK-në shpresat
për një politikë ndryshe në Kosovë u rritën. Arsyeja,LDK-ja pati si kandidate
për kryeministre Vjosa Osmanin, juriste në profesion,politikane e re në moshë
dhe me vizion ndryshe nga kasta e vjetër në parti. Me mocionin shpresat u shuan
dhe politika kosovare është vënë në rrugë pa krye. Qeveria u rrëzua nga
Mustafa. Ai rrëzoi qeverinë dhe i dha një "goditje të rëndë" mendimit
ndryshe në parti, Vjosa Osmanit. Si mund të spostohet,anatemohet dhe madje dhe
të fyhet ish kandidatja për kryeministre e LDK-së Vjosa? Me të partia mori votat
dhe më pas e braktisi apo më saktë do e braktisi. Paradokse alla shqiptare.
Me
mocionin të gjithë deputetët e parlamentit u bënë bashkë dhe më e keqja në kohë
pandemie. Në sall dukeshin në humor dhe sikur i përshkuante një ndjenjë
fuqishme krenarie! U bënë bashkë, por përse? Për fat të keq jo për të marrë
masa ndaj koronaviruesit, por për rrëzimin e Albinit. E rrëzuan duke votuarvo
pro mocionit. Pse të gjithë bashkë kundër qeverisë? Përse kjo "krizë"
politike në këtë kohë të vështirë pandemie? Preteksti: Për prishjen e
marrdhënieve me SHBA-të dhe shkarkimi i Ministrit të Brendshëm Veliu.
"Mirë" LDK -ja e tillë ka qenë në vijimësi. Por sa shpejt u mërzitën
në opozitë krahu i luftës! Pushteti ka fruta të embla. Përse të presin këto
zotërinj katër vjet, kur në mjegullnajën e krijuar artificionalisht, këto mund
të vijnë më shpejt në pushtet? Sa e çuditëshme është kjo. Unë autori i këtij
shkrimi modest jam admirues i UÇK-së dhe kam vlerësuar shumë rolin e saj për
çlirimin e Kosovës. Ish komandantët e saj, tani në krye të forcave politike, e
fituan luftën,por me paqen patën probleme të mëdha,për të cilat kemi folur herë
tjetër. Po si mund të sakrifikohet shteti për pushtet nga PDK-ja, AAK-ja,Nisma
etj? Dhe më keq në kohë pandemie! Me votë këto sapo ishin ndëshkuar nga
populli. Kjo është e pa falëshme! Jo të dashur politikanë të Kosovës, Albini
nuk është "armiku" juaj. Ai është shoku,miku dhe vëllaj juaj. Eshtë
intelektuali i dënuar me burg dhe që ka vuajtur dënimin në burgjet e
Serbisë.Albini tani është kryeminstër i Kosovës. Përse nuk e latë të vazhdonte
punën e nisur? Nuk është Albini e keqja e Kosovës. E keqja e saj është politika
e Beogradit, udhëheqësi i saj i radhës
Vuçiç, bashkëpuntori i zellshëm i Millosheviçit. Nga ky prisni
marrveshje për njohje të Kosovës në kufijtë aktual? Mendoj se jo. Qofsha i
gabuar. Përse bëni sikur nuk e kuptoni këtë! Vetëm në luftën e vitit 1998-99
pati mbi 12.000 viktima të shkaktuara nga Serbia. Për viktimat e tjera të
shkaktuara nga Serbia gjatë gjithë historisë ka shumë dokumenta e libra të
shkruara. Meqenëse ju jeni të "zënë" me punë, të zënë me
"hallet" e popullit dhe nuk "keni" kohë të shfletoni, i
keni të sistemuara në mënyrë perfekte te libri i Sabile Bashës Kosova
1945-1990,por jo vetëm. Me këto merruni dhe tregohuni dinjitoz e të barabartë
në dialog. Fatin e vendosin të mëdhejtë,por ju bëni pjesën që ju takon juve. Jo
energji negative me njëri tjetrin por objektiva të qarta në dialogun me
Serbinë. Dialogu është tepër i vështirë pasi keni të bëni me një shtet të konsoliduar
dhe që ka një politikë historike standarte e bazuar në agresivitetin e saj në
Ballkan. Ajo hiqet si viktimë, dhe dalëngadalë po mundohet ti humbi gjurmët e
agresorit. Deri tani shumë pak është bërë për denoncuar gjenocidin serb në
Kosovë. Këtë duhet të kishit bërë më mirë ju zotërij politikanë. Nuk e bëtë!
Tani duhet të provonim Albinin. Për të vendosi sovrani. Ju e hoqët. Arsyet janë
të shumta. Mendoj se askush nuk mund ta bënte më mirë se ai këtë. Ai ka kurajon
dhe potencilin intelektual për të udhëhequr bisedimrt në dialogun me Serbinë. E
spostuat! Pa të keq shumë politikan dhe disa analistë në shërbim të
tyre,krekosen në disa studio televizive duke trumbetuar me të madhe se ai hoqi
veten. Jo. Atë e minuat nga brenda dhe nuk e latë të punonte. Çfar do bënte
LDK-ja pa votën e deputeteve të partive të tjera? Asgjë! Një virë në ujë.
I
pa tolerueshëm për LDK-në, mocioni ndaj qeverisë Kurti. Ajo pavarësisht se nuk
u pyet për heqjen e ministrit të brendshëm, që vinte nga radhët e saj, përsëri
nuk duhet të shkonte deri te mocioni i mosbesimit. Kjo vërtetoj se ky koalicion
qe i brishtë dhe ndoshta dhe i gabuar që në ngjizje. Për pushtet u sakrifikua
shteti dhe Albini. Ky është paradoks tipik shqiptar kur pandemia në Kosovë
paraqet rrezikshmëri të lartë duke marrë jetë njerëzish. Udhëheqësi i LDK-së
Mustafa me mocionin ndaj qeverisë Kurti e tregoj veten të pa përgjegjshëm dhe
shumë cinik. Ai me këtë akt "mbrojti" Amerikën nga
"antiamerikanistët". Dhe antiamerikani më i rrezikshëm na
"qenka" Kurti. Përralla alla shqiptare ku për çdo gjë do
"gjendet" një armik. Nuk ka nevoj Amerika ta mbroj zoti Mustafa,
por,dhe askush tjetër.Tani që Qeveria ra,natyrshëm lind pyetja me cilat forca
politike do e bëj qeverinë plaku Isë i partisë Rugoviane? PDK-ja e ka përjashtuar
veten,ajo mbetet në opoztë. Mbetet AAK-ja,Nisma,Lista Serbska dhe pakicat e
tjera. Duke bërë një analizë të thjeshtë arrin në konkluzion se marrdhëniet me
SHBA-në shkuan në pikën më të ulët me vendosjen e taksës 100% nga qeveria
Haradinaj. Taksa e rrëzoj qeverinë e tij. Si ka mundësi që AAK-ja tani të jetë
pjesë e qeverisë së re? Kjo është e pa pranueshme. Kurti vendosi ta heqë taksën
me reciprocitet gradual dhe të shkojë në dialog me Serbisë. Ky veprim qe në
kohën dhe vendin duhur. Reciprociteti
është praktikë në marrdhëniet ndërkombëtare midis shteteve. Reciprocoteti i
Kurtit ja kthe dinjitetin shtetit të Kosovës. Dhe për këtë u cilësua si anti
amerikan, u hoq si kryeministër dhe nuk ka asnjë shans të formoj një qeveri të
re. Për kryeministër e votoj populli dhe ka një mbështetje të madhe të tij.
Populli e votoj sepse, ai,i tha jo:Ndarjes së Kosovës,jo shkëmbimit të
territoreve,jo korogjimit të kufijve, jo korrupsionit,jo pazareve politike me
Serbinë,jo qeverisë së madhe,jo institucioneve të degraduara,jo kontrabandës e
kontrabandistëve,jo Minishengenit Ballkanik etj.etj. Kurti mbetet modeli i një
politikani të ri ku nuk bën pazar me interesat e Kosovës e shtetint e saj...
Pas
pazareve politike nën rrogoz, Thaçi i dërgon tre letra njëra pas tjetrës
Kurtit,për një emër mandatari të ri nga VV-sja për krijimin e një "qeverie
të re" nga kjo forcë politike.
Pazarxhijtë
e treguan veten me rrëzimin e kësaj qeverie në kohën më të vështirë,kur vendi
është në rrezik nga pandemia dhe Kosovën e pret sfida më e madhe e
kohës,bisedimet me Serbinë. Këto bisedime tanimë do bëhen më të
"lehta" dhe do dalin me "rezultat"pasi në qeverinë e re që
do të krijoj LDK-ja e Mustafës do jenë dhe deputetët e listës Serbska.
Këto
janë skenare politike që nuk i shkojnë përshtat Kosovës dhe popullit martir të
saj. Koha e afërt do sjell zhvillime të reja. Kosova nuk mund të mbetet peng e
kastës së vjetër politike. Votuesit e Kosovës e dhanë verdiktin e tyre me
zgjedhjet e tetorit. Sovrani të jep pushtet por nuk të lejon ta keqpërdorosh
atë. Në rastin Kurti u shpërdorua vota popullore.