E enjte, 03.10.2024, 12:18 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Hyri për "birë të oxhakut", mbet në krye t'konakut!

E premte, 17.04.2020, 05:05 PM


Hyri për "birë të oxhakut", mbet në krye t'konakut!

Nga Florim Zeqa

Isa Mustafa e ka zhveshur tërësisht LDK-në nga fryma dhe parimet e shëndosha rugoviane

Prej ardhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, kjo parti e fillon largimin  gradual nga vlerat e saj sublime, saqë sot nuk është mbetur më as surrogat i LDK-së rugoviane. Nga parti e besës dhe shpresës së shqiptarëve të Kosovës në epokën rugoviane, është kthyer në të kundërtën e saj, pra në thyerëse të besës dhe shkelëse të fjalës së dhënë.

Disa herë dhe në vazhdimësi, Isa Mustafa në mënyrë tinzare ua ka ngulur thikën pas shpine atyre që i kanë besuar duke i tradhtuar pabesisht në momentet më kritike për vendin, duke i penguar reformat dhe ndryshimet politike në vendin tonë.

Thirrja jo serioze dhe plotë hipokrizi ie Isa Mustafës dhe mbështetësve të tij në frymën rugoviane dhe presidentin historik të Kosovës, duke e bërë çdo herë të kundërtën në veprime, ka bërë që LDK-ja ta humb besimin e elektoratit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.

Paralajmërimi i kreut të këtij subjekti për kthim në shtratin e PAN-it, ka irrituar tejë mase votuesit besnik të LDK-së, të cilët në zgjedhjet e radhës do ta ndëshkojnë keq liderin mashtrues dhe tradhtues të parimeve politike.

Pas prishjes së 'koalicionit të shpresës' dhe kthimit në "shtratin" e PAN-it, po vërtetohet se strukturat udhëheqëse të LDK-së janë njerëz të korruptuar, kusarë dhe matrapaz politik, kapës dhe vjedhës të pasurisë shtetërore.

Sikur të ishte ndryshe, në asnjë rrethanë nuk do të ishin kthyer në vendin që e meritojnë. Mjafton t'ua shikosh pasurinë dhe bizneset e drejtuesve të LDK-së, secili prej tyre është me i pasur dhe më milionerë se tjetri. Apo t'ua shikosh punësimet e familjarëve të tyre nëpër institucione shtetërore dhe publike, ambasada dhe konsullata, të gjitha këto të arritura përmes klanit "Pronto".

Por e njëjta situatë nuk është me elektoratin!

Për dallim nga drejtuesit, elektorati dhe veprimtarët e LDK-së janë më të varfërit dhe më të nëpërkëmburit nga të gjitha elektoratet e partive tjera. Kjo vjen si rezultat i egos së pakufishme për monopolizim të çdo gjëje dhe mos respektim të elektoratit nga strukturat drejtuese të partisë.

Si rezultat i kësaj, elektorati i LDK-së i ka humbur të gjitha shpresat për ndryshime në këtë subjekt politik. Më lehtë e kanë të besojnë në fundin e botës sesa në ndryshimet në subjektin e uzurpuar dhe ngulfatur pamëshirshëm nga mbeturinat komuniste, grupet e interesit dhe vartësit e tyre morbid.

Zhveshja e tërësishme e vlerave rugoviane në LDK

Paradoksalisht, Isa Mustafa edhe pse hyri për "birë të oxhakut" në LDK,  me marrjen primatit partisë (2010), edhe përkundër humbjes së të gjitha zgjedhjeve po ngul këmbë në mbajtjen dhunshëm të drejtimit të partisë.

Rezultati i "reformave" të premtuara nga Isa Mustafa është ky; instalimi i kërcënimit si mjet i dhunës, linçimi si mjet i hakmarrjes politike ndaj themeltarëve, veprimtarëve dhe aktivistëve që mbrojnë parimet e filozofisë politike rugoviane.

LDK-ja rugoviane, nën udhëheqjen diktatoriale të Isa Mustafës nga një parti e  besës dhe shpresës së qytetarëve të Kosovës është shndërruar në Lidhje Diktatoriale të Kosovës dhe vartëse e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky përkufizim, nuk është i ashpër as ofendues për LDK-në, por është shprehje  reale e katandisjes së vlerave demokratike në LDK!

Pas prishjes së koalicionit qeverisës LVV-LDK dhe gatishmërisë së kreut të kësaj partie për kthim në shtratin e PAN-it, i ka vënë në lajthitje votuesit që më 6 tetor të vitit 2019 votuan për ndryshime politike në vendin tonë.

Siq dihet, votuesit e LDK-së ia dhanë votën partisë dhe Vjosa Osmanit më 6 tetor me premtimin se nuk do të bëjë në asnjë mënyrë koalicion me PAN-in. Disa muaj para zgjedhjeve, edhe vetë kryetari i partisë Isa Mustafa kishte kritikuar partitë e PAN-it për prisjen e urave të bashkëpunimit me BE-në dhe SHBA-të.

Ndërkaq tani, lideri i kësaj partie po i gëlltitë të gjitha ato që i ka thënë paraprakisht për partitë e PAN-it, duke i thënë të njëjtat për Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo sjellje e dyfishtë e liderit të LDK-së, paraqet shkelje të parimeve dhe kontrabandim të pastër të vullnetit të elektoratit, nga njëri krah politik në tjetrin.

Harresa e qëllimshme e premtimeve elektorale

Lidershipi i LDK-së qëllimshëm po harron se mbajtja e premtimeve dhe fjala e dhënë janë parim, janë vlera politike edhe etikë njerëzore. Çdo shkelje e parimeve dhe premtimeve paraqet tradhti të pastër ndaj elektoratit.

Sadoqë lideri i LDK-së, Isa Mustafa po mundohet t'i mbështjellë me hipokrizi të reja politike, se "LDK-ja nuk është vartëse e Hashim Thaçit", përputhja e qëndrimeve të tij me lojrat e presidentit, i vërteton shqetësimet e elektoratit për futjen e sërishme të Isa Mustafës në pazare të pista pushtetore për vazhdimin e mandatit të presidentit Thaçi në këmbim të postit të kryeministrit për LDK-në apo anasjelltas dhe jo vetëm.

LDK-ja e Isa Mustafës mund edhe ta krijojë qeverinë me një pjesë të PAN’it, por nuk do të arrijë ta ruaj besimin e votuesve të saj, të atyre votuesve që deshën t’ia kthejnë imazhin LDK-së.

Vendimi i kreut të LDK-së për koalicion me partitë e PAN-it ka irrituar dhe thyer shpirtërisht veprimtarët më të devotshëm të LDK-së në mërgatën tonë, siq është rasti i Reshat Muratit me qëndrim të përkohshëm në Gjermani; "Shkatruesi i LDK-së, shoku Isë, e rrënoi në themel LDK-në rugoviane, i rrënoj ëndërrat e të rinjëve e të rejave në LDK. Isa si notues i mirë në politikë, i ka shijuar dhe shfrytëzuar të gjitha pushtetet, nga ai; titist, millosheviqian, rrahmanian, bukoshian e deri tek i fundit hashimian për tu pasuruar skajshmërisht. Por më e dhimbshmja është shfrytëzimi i djersës së mërgimtarëve përmes fondit të 3 %-it dhe shkatërrimi i LDK-së rugoviane. Isës i ka mbetur vetëm që ta nxënë ndonjë argat, që kur të vdes me ja bartë arkivolin nga LDK-ja deri në Prapashticë. Nuk është vonë as tani që t'u lëshojë rrugë kuadrove të reja dhe të padjallëzuara. Ndryshe, e ka të garantuar vendin në histori pranë Rrahman Morinës" (përfundon citati).

Zgjedhjet e jashtëzakonshme partiake, shpëtim për LDK-në

Zgjidhja më e mirë për LDK-në, do të ishte dorëheqja e humbësit e të gjitha zgjedhjeve nga posti i drejtimit të partisë, me një kërkimfalje të sinqert ndaj elektoratit të saj,...veprime këto që do t'u hapnin rrugë ndryshimeve pozitive brenda kësaj partie, në të kundërtën katandisja e LDK-së nuk do të ketë të ndalur...!

LDK-së nuk i duhet pushteti me partitë e PAN-it, por duhet t'i kthehet vetvetes, duhet ta gjejë formulen e unifikimit të saj. Hedhja e hapave të parë drejt reformave përmbajtësore duhet të filloj me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të lira dhe të ndershme partiake, për ta zgjedhur një kryetar dhe kryesi kredibile që tubon rrethë vetes votuesit pasiv, veprimtarët dhe themeltarët e viteve të '90-ta në Kosovë dhe Diasporë, përkatësisht elektoratin e saj të shpërndarë nëpër partitë e tjera përgjatë udhëheqjes së LDK-së post-rugoviane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora