Mendime
Skënder Kapiti: Arsyet pse “ra” qeveria Kurti
E diele, 19.04.2020, 11:38 AM
Arësyet pse “ra” qeveria Kurti
Nga Skënder
Sadri KAPITI
Arësyet se
përse “ra” qeveria Kureti nga mocioni i
mosbesimit të LDK-së dhe mbështetur nga ishkualicioni qeverisës AAK, PDK dhe
NISMA janë po ato arësye të cilat
populli shqiptar i Kosovës ia kishte besuar votën VETËVENDOSJES dy herë rradhazi
si forcës kryesore politike në Kosovë. Pra, arsyeja kryesore është kjo:
politika e vjetër regresive e kapur nga
korrupsioni, hajnija e tradhtia nuk mund të pajtohej kurrësesi me verdiktin
ndëhkimor që asaj i dha vota inteligjente e popullit të Kosovës. Dhe për këtë
arsye kryesisht, politika e vjetër e konsumuar tepër tashmë, ajo ndërmorri
puçin parlamentar që mundësoi delegjitimitetin e demokracisë në Kosovë. Më
poshtë janë dy shkrimet e mia botuar si analizë se përse populli i Kosovës dy
herë e votoi Kurtin dhe VETEVENDOSJEN, por që kundër verdiktit popullor dhe
kundër legjitimitetit demokratik vepruan LDK, PDK, AAK dhe NISMA. Por që me
siguri herën e tretë populli me votën e tij do t’ia mundësojë VETEVENDOSJES që
të qeverisë e vetme. Pra qeveria Kurti ra, por nuk sfidohet dhe nuk bie kurrë
populli dhe as vullneti i tij , vullnet i cili do ta lartësojë dhe do t’ia
besojë pushtetin shumë më fuqishëm VETEVENDOSJES. Vullneti i popullit të
Kosovës do të triumfojë fuqishëm kundër çdo lloj politike e cila sillet e
spekullon kundër tij.
Arsyet pse
VETËVENDOSJA e A. Kurtit doli përsëri si forcë e parë politike
Nga Skënder Sadri
KAPITI, Durres, 7 Tetor 2019
Arsyet pse doli
A.Kurti dhe Levizja “VETËVENDOSJE” si forcë e parë politike në Kosovë
përsëri me 6 Tetor 2019 , janë po ato që e nxorën si parti politike më të
votuar edhe me 11 Qershor 2017. Ajo edhe atëhere fitoi zgjedhjet, dhe arsyet
jane pothuajse të njëjta, dhe të cilat i pata botuar në shkrimin me
titull:l “Kosova votoi për një Politikë
të Re dhe për një Kryeministër të Ri” i shkruar me dt. 16 Qershor 2017 dhe
botuar menjehere pas zgjedhjeve parlamentare te dt. 11 Qershor 2017.
Si shkrim dhe si
titull vlen edhe pas dy vitesh, vlen edhe sot për zgjedhjet dhe rezultatin e
tyre të datës 6 Tetor 2019. Ai shkrim vlen pra edhe për sot, pasi
atë e verteton edhe rezultati i verdiktit dhe i vullnetit të sovranit,
i popullit të Kosovës, i cili ia besoi përsëri votën dhe qeverisjen
“VETËVENDOSJES” dhe Albin Kurtit
Ky shkrim i
kushtohej fitores se “VETËVENDOSJES” të para dy vitesh, por qe ne ate kohe dy
aleatet e VETVENDOSJES, AAK dhe NISMA e tradhetuan VETVENDOSJEN dhe bene
aleancen PAN me PDK thaçiste dhe me Behxhet Pacollin.
Rezultat i kesaj
akrobacie dhe matrapzlleku politik e të paturp, gjendja në Kosovë vetem
sa u perkeqesua, u rrit krimi,hajnija,papergjegjshmeria, korrupsioni dhe
zhvatja e grabitje e parase publike, pasurive kombetare dhe hajnija e
admistrastes burokratike dhe te tejngopur me poste parazitare e të
mbushur me injorantë e të korruptuarish.
U formua një qeveri
me lloj-lloj ministrish, me dhjetra e dhjetra këshilltarë e pseudokëshilltarë,
me mbi 80 zëvëndës ministra dhe me lloj-lloj fantastrukturash,
dikasterash e drejtorish tërësisht burokratike e të panevojshme që si shpërblim
morën edhe rritje pagash por edhe benefite e shpërblime të tjera.
Për pasojë të jo
vetëm të këtyre por edhe të rritjes së varfërisë, papunësisë dhe të humbjes së
besimit dhe të shpresës se qytetareve ky kualicion mori një ndëshkim
shumë të madh tani me 6 Tetor 2019.
Me 6 Tetor populli shqiptar i Kosovës, mëncuaria dhe pagabueshmeria e tij ia beson edhe kesaj radhe te drejten per te qeverisur përsëri “VETËVENDOSJES” si forcë e parë politike në Kosovë.
Ja më poshtë
dhe shkrimi im i datës 16 Qershor 2017 me titull:
“Kosova votoi për një Politikë të Re dhe për një Kryeministër të Ri”
Zgjedhjet në Kosovë
me 11 Qershor 2017 treguan nivelin e lartë të pjekurisë dhe të mënçurisë
politike të votuesit në Kosovë, i cili u soll dhe zgjodhi ashtu si
votuesi amerikan dhe ai francez që votuan dhe zgjodhën politikën e re dhe
presidentët e rinj, duke ndëshkuar politikat e vjetra apo elitat dhe
establishmentin politik.
Pra ashtu si në SHBA
ku fitoi Lëvizja e Donald TRUMP dhe në Francë ku fitoi “Marshimi” i Emmanuel
MACRON, edhe në Kosovë fitoi Lëvizja “Vetëvendosja”e Albin KURTIT, ku
zgjedhesit në Kosovë votuan për një Politikë të Re dhe për një Kryeministër të
Ri, pra për një politikë dhe për një qeverisje ndryshe. Arsyet se përse shqiptarët
në Kosovë e votuan “Vetëvendosjen” si forcë të parë politike janë këto:
1-Partitë
politike ,PDK dhe LDK, e kanë sunduar skenën politike në Kosovë që nga Çlirimi
i saj e deri më sot, dhe kjo, por sidomos bashkëqeverisja e tyre e fundit i
diskreditoi dhe i konsumoi së tepërmi të dyja ato parti, pasi dështuan në
luftën kundër krimit dhe korrupsionit; dështuan në ndërtimin e
demokracisë dhe “shkelqyen”në mosfunksionimin e saj dhe te ligjit, gjë e
cila bëri të kundërtën: instalimin dhe perfeksionimin e korrupsionit në sistem
dhe infektimin e rëndë të këyre dy partive politike të të dy kryetarëve të tyre
si Hashim Thaçin e PDK-së dhe Isa Mustafën e LDK së me krimin,
korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë kombëtare të tyre.
2- Atyre u munguan
kapacitetet politike, juridike, intelektuale, profesionale, diplomatike dhe
patriotike; si dhe iu mungoi përgjegjësia, përkushtimi dhe vullneti politik për
ndërtimin e një shteti ligjor modern dhe me standarte demokratike, gjë e cila
bëri të mundur edhe mosliberalizimin e vizave për në BE.
3-Dështuan në
aspektin e ndërtimit të një sigurie dhe mirëqënie ekonomike dhe përkujdesjeje
sociale dhe punësimi gjë e cila rezultoi me eksodin e madh të qytetarëve nga
Kosova drejt BE-së.
4- Politikës apo
elitës politike që e dominoi Kosovën iu konsumuan të gjitha akrobacitë e
pazaret e politikës së interesit personal, nepotik, klientelist e klanor
si dhe të gjitha mashtrimet e gënjeshtrat politike e publike.
5- Politikën PDK-LDK
e diskredituan dhe dy marrëveshjet me dëm të jashtëzakonshëm të prestigjit dhe
të interesit kombëtar si: Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Marrëveshja
për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, duke u ekspozuar kështu
edhe si një politikë kundërpatriotike.
6- Votuesi kosovar
votoi për një politikë të re, për klasën e mesme, për një rrugë të mesme kundër
monopoleve korruptive politiko-ekonomike dhe polarizimit të shoqërisë në
një pakicë të pasurish dhe një shumice të varfër dhe të papërkrahur; populli i
Kosovës votoi për një politikë antikrim dhe antikorrupsion.
Pra, votuesit në
Kosovë ndëshkuan politikën e vjetër e të dalë tashmë jashtë mode, ndëshkuan
politikën e parazitizmit; politikë e cila u ndëshkua për mungesën nga ana e saj
të disiplinës dhe respektit ndaj parimeve dhe vlerave kombëtare dhe
demokratike. Dhe prandaj publiku ia besoi kështu politikën dhe
qeverisjen një politike të re, asaj të “Vetëvendosjes” dhe Albin Kurtit e
cila ka bërë gjatë gjithë kohës një opozitë të fortë, reale, të sinqertë me
popullin dhe që ka pasur guximin dhe kurajon për të thënë të
vërtetën dhe për ta mbrojtuar atë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e
qytetarëve, të shtetit dhe interesin kombëtar.
Ajo gjithnjë ka
kërkuar ndërtimin e shtetit ligjor, demokracinë dhe kombëtarizmin; për të
bërë reformimin e shtetit dhe të shoqërisë me reforma moderne dhe reale; duke u
përballur guximshëm me politikën e pushtetit i cila ka përdorur përveç të
tjerash kundër saj edhe dhunën, edhe hipokrizitë: që dështimet, gabimet dhe
fajet e veta t’ua faturonte atyre të cilët nuk kishin faj, pra opozitës
,”Vetëvendosjes”.
Këto i konstatoi
votuesi në Kosovë dhe prandaj votoi patriotizmin real, ndryshimin, të renë dhe
perspektivën, ligjin dhe demokracinë, pra “Vetëvendosjen”, e cila ka treguar
se: si të parin parim dhe premtim ajo ka interesin publik dhe atë kombëtar.
(Shkruar nga Skënder
S.KAPITI Durrës, 16 06 2017).
Dhe me 6 Tetor 2019
Gjykatësi popull me votën e tij e votoi pra përsëri “VETVENDOSJEN” e
Albin Kurtit , kjo po për ato arsye si të 2 viteve më parë, si dhe për
faktin pra se ajo nuk ka mbi supe dhe nuk është e ndotur nga
qeverisja e pushtetit qëndror, sepse ajo nuk ka qenë asnjëherë në pushtet dhe
nuk është e infektuar nga pushteti ,korrupsioni, hajdutëria, zullumi dhe as nga
tradhëtia publike dhe e interesave kombëtare ashtu siç janë komsumuar me këto
akuza , sjellje e vepra partitë e tjera politike të cilat morën ndëshkimin e
meritruar me 6 Tetor 2019.
Qëndrimi i
“VETEVENDOSJE”-s ka qenë i papajtueshëm me filozifinë e keqpushtetit të PDK-se,
si kur ajo keqqeverisi së bashku me LDK-në e Isa Mustafës ashtu edhe kur ajo
keqqeverisi së bashku me AAK dhe NISMA-n. Ajo ka qenë kundështar i
vendosur dhe i palëkundër kundër pushtetit oligako-korruptiv të tyre, kundër
pushtetit autokratik e personal të Presidentit Hashim Thaçi, kundër tradhëtive
e pazareve me trojet e me territoret, kundër ndarjes së Kosovës.
Prej vitesh , qe nga
formimi i saj, VETVENDOSJA ka qenë opozita më e besueshme në betejën politike
të saj kundër krimit të organizuar, korrupsionit, hajnisë dhe tradhëtisë
publike të të gjitha pushteteve që kanë qeverisur Kosovën.
Prandaj votuesi
inteligjent kosovar votoi për më të mirën, për ndryshimin,votoi për
VETVENDOSJE-n , votoi për Republikën, për shtetin ligjor dhe të së
drejtës;votoi për antikorrupsionin, për konsolidimin e pavarësisë e të
demokracisë dhe për integrimin e Kosovës.
Le të besojmë dhe le
të shpresojmë për ndryshimin përmirësues dhe çmontimin e ndëshkimin e sistemit
oligarko-korruptiv,mafioz dhe hajdutokrat.Le të shpresojmë e të besojmë për çlirimin
e energjive politike, patriotike dhe të intelektualizmit të vërtetë e pozitiv.
Urime “VETËVENDOSJES” dhe Albin Kurtit / Durrës , 7 Tetor 2019
Pra këto janë edhe arsyet se përse LDK dhe opozita dështake nuk pajtoheshin me Kurtin dhe as me qeverisjen e tij, dhe prandaj ata organizuan edhe një grusht shteti parlamentar që mundësoi rënien e përkohshme të qeverisë Kurti, por që ka krijuar një reagim publik kombëtar kundër politikës së vjetër që me siguri do të marrë ndëshkimin e merituar.