Mendime
Halil Gashi: U bëmë përrallë!
E shtune, 18.04.2020, 03:00 PM
U bënëm prrallë
Jemi bërë për keqardhje,
jemi bërë gazi i botës
Çdo
qytetar i ndershem dhe normal i Kosovës, më mirësjelljen më të madhe
ua kërkon të gjithë shkarravitësve dhe sharësve
amator e profesional të pushojnë të denigrojnë Kosovën dhe shqiptarët e sajë në kte krizë të thellë të moralit,në kte
krizë të thellë politike që po na fusin lideret tanë që vetë i zgjodhëm , në
ketë kohë Pandemie kur po luftohet për secilën jetë të kërcnuar nga
Coronavirusi .
Shkruan
Halil Gashi
Kur
lexon dhe degjon atë se çkaflasin dhe
shkruajnë sot deputet e Këshilltar , militant të qelbur të njëres apo
tjetres parti që nuk dijnë kufi të moralit dhe njerzisë dhe disa të tjerve që marrin guximin ta quajn
vetën anlistë, atëherë më të drejtë mund
të themi se jemi bërë për keqarrdhe ,u
bëmë gazimi botës .Nuk dijë a kemi qenë ndonjë herë në një pikë më të ulet të
krizës morale si shoqëri e komb. A ka
gjë më të turpëshme se kur dikush hynë aq thellë në privatësinë e tjetrit ,
deri në atë pikë sa të përkeshet smundja e dikujt, apo të
shkohët aq thellë në shpifje për dikënd
, ku pa as një argument denigrohet ai i cili nuk është në kampin tënd politik
,kur në mënyra më të keqe turpërohet
familja e dikujt, ketë nuk ë bejnë njerzit normal .…….
Kjo
që po ndodhë tani më këto forma linquese nuk ka qenë kurrë veti e jona nder shekuj,jo pse nuke kemi patur armiq dhe
kundershtar, por ata i kemi luftua më nderë dhe dinjitt , kemi respektua
kundershtarrin dhe ai na ka respektuar neve.Sharjet , fyrjet shpifjet nuk kanë
qenë kurrë veti e kombit tone ndër
shekuj. Më kujtohen të bëmat dhe dokët e
asaj trashigimie tonë zakonore të ruajtur ndër shekuj që na bënin fisnik ,
shumë mëndimtar të themi edhe
pleqnar të kahmotëshem nga
rradhet e Aristokracisë se mëndjës tonë kombëtare , anipse pa shkolla të larta
e mastera edhe doktorrata të sotit të
cilet ishin mëndje ndritur në Dukagjin , Drenicë, Karadak e gjetiu të cilet
thonin se : “Burrin më mirë vraje se sa ta shashë” sharja , fyerja dhe shpifja
atëbotë nuk ishin tipare të shqiptarisë për ketë kishte norma dhe sanksione.
Prej
nga i terë ky degradim moral i yni ,në veqanti në keto vite pas lufte që ka
vërshuar mediat dhe portalet e shumta ,
Sharjet dhe amoraliteti , nuk ishin kurrë ves i shqiptarve, ato ju takonin popujvee me primitive dhe fundrinave të
popujve fqinjë të arrdhur nga Karpatet,
sharjet , fyerjet dhe shpifjet , ne veqanti përgojimi i familjës , motres , vllait apo farefisit është tipar i Kollhozeve më të ndyera të regjimeve të kaluara.
Kur
sot lexon dhe degjon atë qe thojnë apo shkruajnë ,deputet e këshilltar të
politikantve pushtetar, militant të qelbur , dhe analistë mjeran e të tjerë që
shajnë dhe fyejnë aq rëndë dikend pse është i rreshtuar në një kamp tjeter
politik të bënë per të vjellur. Në emer të shqiptarisë dje patriotizmit nuk
lenë gjë pa i thenë shqiptari shqiptarit, në ëmër të shqiptarisë pse dikush
mëndon ndryeshe ,shqiptari – shqiptarit ja fyen familjën , ja denigron
edhe femiun në djep. A janë patriotë keta shpifës e sharës të gjitha ngjyrnave.A ketyre
idiotve dhe injorantve duhet dhënë hapsirë që në media e portale të ndryshmë të
shperndajnë flliqësira vetëm për klikime dhe përfitime . Zoti mos e
dhashtë që ky soj degjenerikësh të vijë
ndonjëhërë në pushtet, Zoti mos e dhashtë që këta mërcenar të portaleve dhe
Facebok-ut të marrin orjentimin politik të
kombit në duart e tyre. Zoti mos e dhashtë që shqiptari që e shanë shqiptarin
që e ofendon familjen e tijë të dalë për
ti pri kombit tonë të e as te jetë afër
pushtetit e lerë më në pushtet.E themë më plotë gojën se të tillët nuk kanë as
gjë të përbashkët më tiparet e ndritura të kombit tonë më lirinë tonë më
shtetin tonë më të arrdhmën tonë .Të tillve populli do te të ua trgoi vëndin se shpejti .
Kjo
nuk ka asgjë të bejë më të nesermën më
të mirë politike të vëndit, kjo nuk është as gjë tjetër vetem se prostitucion
legal politik fjales se lire i cili po
të kishim shtetin e se drejtës këta
mjeranë , ky sojë i qelbur i shoqërisë tonë do të duhej të përgjigjëshin për të gjittha keto të bëma të pa
argumentuara as më të vetmin argument. Të ja japish ketij soji lapsin për të shkarravit për tjetrin qysh
atij i teket , është njesoj si të ia japaish Majmunit Kllashnikovin më plotë fyshek e ti thuah ngrehja gishtin
drejtë masës .
Shteti
nuk është Kooperativë bujqësore e as që udhëhiqët më logjikën e tyre, në
politkë duhetë të ketë etikë dhe moral , të pa moralshmit nuk mundë të bejnë
politkë të drejtë dhe te moralshme.
Politika nuk është intrigë e as e drejtë ekskluzive e vetem dikujt.
Shteti nuk është pronë private e
as një individi apo subjekti politik. Pushteti nuk është privilegj por është
përgjegjësi .Shoqëritë demokratike udhëheqjen e shtetit e kanë të rregulluar më
Kushtetutë, më ligj dhe norma të tjera demokratikë. Kushdo që bie ndesh më to
duhet të hik nga pushteti, apo kush do të marri pushtetin jashtë këtyre
rregullave nuk mund ta bejë . Kur përmënd Kushtetun nuk mund të mos e themë se ne sikur çdo shtet tjeter
kemi një Kushtetutë që rregullon shtetin. Por , kur po
degjoi keto ditë shumë analistë dhe njohës të sistemit Kushtetues që
po bejnë interpretime Kushtetues e, po krijoi bindjën se Kosova nuk paska vetëm
një Kushtetutë , por, paskmei shumë
Kushtetuta ngase secili po e interpreton
të njëjtën Kushtetutë Kushtetutën sipas qejfit të vetë ose sipas interest të
Kampit politik që i përket, apo ndoshta edhe për shkak të njohurive të mangëta që disa i kanë.
Sot,
kur Kosova dhe poplli i sajë po jeton në ankthin e kësaj Pandemie, ky soj
mjeranësh me broqkullat e tyre don të
minimizojnë vujtjet dhe dhëmbjet e te gjithë atyre të prekurve nga
Coronavirusi atyre që janë në arrest shtepiak nga ky virus të cilet po luftojnë
me jete a vdekje, ky sojë mjeranësh nuk bashkndiejnë dhembjen e atyre familjeve
që kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky virus. Ky soj mjeranësh, minimizojnë përpjekjet heroike të
mantelbarrdhve në luftë më ketë pandemi
dhe përpjekjet e Uniformave Blu që ditë e natë gjendën në sheshe e rrugë dhe
institcione të shtetit, pranë qytetarve të Kosovës për të jetësuar këshillat e mjekva tanë dhe
shtabeve për ndaljen e kësaj Pandemie .
Ata qe po bejnë punë të mrkullueshme më
përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale. Edhe pëkundër tërë kësaj
përplitje të popullit tonë nën kercnimin e kësaj Pandemie ,prap ky soj mjernesh gjene kohe për sharje ,
fyerje dhe ofendime për interesa të
këtij apo atij individi , lideri apo
subjekti politik, prapa të cilt në mënyrën më të rafinuar fsheh interesin e
tijë përsonal.Askush bga këta “ patriot” nuk merr mundin që të flasi një të
vetmën fjalë të mirë për keta heronjë të ditëve të sotit siq janë mantelbarrdhet dhe Uniformat “ Blu”.
A
nuk janë mu ky sojë e sorollop ai i cili jo gjatë luftës ngase nuk e kishin
guximin, por pas lufte
brohorisnin”Krejtë Kosova është UÇK” Kur
Hashimi e Ramush dhe komandantë të tjerë
quheshin Mic Sokola e Skenderbega
,kurse sot shumë nga këta që i
lartësonin atëher tan i quajnë veteran
të rrejshëm dhe hajna. Shumë nga ky soj
që tani po shkarravisin janë barrikadua
në kampe politike , varsisht nga interesat e tyre e janë berë Albina e Vjosa , isa e Agima , Ramusha e Hashima . Më keto sjellje ,
sharje dhe ofendime po denigrohet nje pjesë e historisë tonë më të re ,kështu
nuk nuk i bëhët nderë as respekt as njerit nga ta.Të mirë apo të kqinjë ne më votën tonë i sollem aty
ku janë sot . Ne mund të mos i votojmë
më ,mund ti mos i pelqejme , por nuk
mund ti gjykojmë sipas tekeve tona . Historia është ajo e cila secilit do ti
japi vëndin e tijë meritor në Kosovën e
pas luftës për të bëmat apo të pa bemat e tyre.
Andaj
, çdo qytetar i ndershem dhe
normal i Kosovës, më mirësjelljen më të madhe ua kërkon të gjithë
shkarravitësve dhe sharësve amator e
profesional të pushojnë të denigrojnë
Kosovën dhe shqiptarët e sajë në
kte krizë të thellë të moralit,në kte krizë të thellë politike që po na fusin
lideret tanë që vetë i zgjodhëm , në ketë kohë Pandemie kur po luftohet për
secilën jetë të qytetarit të kërcnuar nga Coronavirusi.