Mendime
Ramiz Lushaj: Tre humanistë të kohës së sotme
E shtune, 18.04.2020, 03:55 PM
Tre humanistët e kohës së
sotme: Harry Bajraktari, Ram Geci, Sabit Bytyçi
TRE HUMANISTË TË KOHËS SË SOTME
-Shenime në kohen e “Covid-19”-
Nga Ramiz
LUSHAJ
1.- Harry Bajraktari- “Njeriu i salloneve
diplomatike
Amerikane” për kombin shqiptar
1.
Të enjten e 9 prillit mbrrini në “Qytetin e Alpeve” ndihma humanitare me 25
tonë miell për 1 mijë familje ma në nevojë të Tropojës, dërgatë nga
shqiptaro-amerikani i mirënjohur Harry Bajraktari- “Nderi i Kombit”, biznesmen
humanist i shquar në Nju Jork, veprimtar i dëshmuar lartësisht i Çështjes
Kombëtare Shqiptare. Kjo ishte ndihma ma e madhe në sasi, vlerë monetare e
numër familjesh, e dërguar, e shpërndarë në Tropojë në kohën “Covid-19”.
Myftinia e Tropojës si kordinatore lokale, me komision mbikqyrës, sipas
listave zyrtare të familjeve të rregjistruara në nevojë, i shpërndau ato me
makina të porositura e përfaqësues të ngarkuar në të dy qytetet e shtatë njësi
administrative të bashkisë veriore, ku më dijenojnë se të parat ndihma i paskan
kanë nisë mirësisht në familje të besimit të krishterë si në Nikaj-Mertur, etj.
E gjithë ecuria e kësaj ndihme humanitare ka pasë përkujdesje dhe nga
përfaqësuesi i z. Harry Bajraktari, nga av. Rasim Hasanaj, ish-kryetar i
KSHK-teve, vllai i Azem Hajdarit- Heroit të Demokracisë.
Harry Bajraktari ndjehet e dëshmohet mjaft i lidhur me Malësinë e Gjakovës
(Tropojën-Malësinë e Mirë): nga vet lidhjet genetike të origjinës së kahershme
të tij nga Geghyseni- “Nderi i Kombit”; një nga rrugët kryesore ma të bukura të
qytetit Bajramcurri e mban emrin e tij; është i vlerësuar e shpallur “Qytetar
Nderi” i Tropojës; si dhe ka dhënë kontribute të herë pas hershme, ndër vite,
për Tropojën.
Harry Bajraktari është i pari shqiptaro-amerikan, që në këtë kohë të kësaj
gjendjeje emergjence, fatkeqësie natyrore, dërgoi ndihma humanitare në Tropojë.
Së shpejti, iu thashë, do të vijnë ndihma të ndryshme ushqimore dhe nga të
tjerë shqiptarë në Amerikë, të cilët i kanë lidhjet e tyre me Tropojën e
historisë, kulturës, turizmit, me këtë bashki kufitare me Kosovën e Malin e Zi.
Ndaj me të drejtë fotoreporteri i “Gazeta e Alpeve” në Tropojë, Dedë Harusha,
m’i thoshte në telefon vargjet e njohura noliane: “Mbahur nëno mos kie frikë/se
ke djemtë në Amerikë”.
2.
Kjo ndihmë humanitare në kohë të vështirë pandemike ishte me randësi të
shumëfishtë e të shumanshme: pasi i dergonte një personalitet i shquar
shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, “njeriu i salloneve diplomatike
amerikane” në të cilat ai ka lobuar në dekada për Kombin Shqiptar; i Derës së
Bajrakut të Vranocit të Pejës së Kosovës, i origjinës së kahershme prej Tropoje
në Shqipëri; i cili duket se ka lindur për të qënë i tillë, i sprovuar e
dëshmuar i tillë: atdhetar kombëtar i shquar, biznesmen humanist i përkushtuar,
shqiptar i formatit të madh…
Ilir Meta- President i Shqipërisë, shkruan: “Falenderoj personalitetin e
shquar të diasporës tonë, z. Harry Bajraktari, i cili në këto ditë sakrificash
ndihmon një nga komunitetet më në nevojë si ai i Bashkisë Tropojë”. Yuri Kim-
ambasadore e SHBA në Shqipëri lëshoi në Twiter një lajm informues e urim
përgëzues:“...Faleminderit për bujarinë tënde!”.
Teuta Sahatqija, ambasadore e Misionit Diplomatik të Kosovës në Nju Jork,
komenton: “Ju lumtë! Gjithmonë në krah të atyre që kanë nevojë për ndihmë!”.
Dr. Islam Lauka, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, shkruan: “Ashtu si? nuk i harron kontributet e tij t? m?parshme, Mal?sia e Gjakov?s nuk do ta
harroj? as k?t? ndihm? q? i jepet n? k?to çaste t? v?shtira t?
pandemis? nga biri i vet…”. Ambasador Flamur Gashi- këshilltar
për Rajonin e Diasporën i dy Presidentëve të Shqipërisë, cilëson: “Këto ndihma
të humanistit Harry Bajraktari…për bashkëvendasit në nevojë në këto ditë që po
kalojmë, janë shprehja më e mirë e patriotizmit dhe atdhedashurisë”.
Elmi Berisha- Kryetar i Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë:
“Mirënjohje e respekt për Harry Bajraktarin”. Besnik Dushaj- ish deputet e
ish-kryetar i Bashkisë Tropojë, shprehet në një status të tij në FB:
“Falenderim dhe mirënjohje për Z. Harry Bajraktari që tregon edhe një herë që
gjendet pranë njerëzve të Malësisë së Gjakovës, duke treguar përmes veprave si
këto që solidariteti dhe bamirësia janë akte që të lartësojnë. Në një periudhë
të tillë kur njerëzimi po përballet me një armik të padukshëm, që po sjell
vështirësi të pashëmbullta për shumë njerëz, ne kemi nevojë për vepra të tilla
shpresëdhënëse”. Ismet Smajli, Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit Global të
Bizneseve të Diasporës Shqiptare: “Respekt për Bajraktarin e Vranocit! Ju lumtë
z. Harry !”. Avni Krasniqi, atdhetar, humanist, biznesmen, në Kosovë: “Ju lumtë
z. Harry, zemërbardhë e shpirtgjerë si gjithmonë!”. Halil Ahmeti, kryetar i
Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër: “Respekt dhe mirënjohje zt. Harry Bajraktari
për ndihmen e dhënë Malësisë së Gjakovës në këto kohë të vështira me Covid-19.
Zoti ia shpërbleftë!”. Elisabeth Milicaj, në Amerikë, uron: “Zoti e bekoftë
Harry Bajraktarin dhe Familjen e Tij!”. Shaqir Salihi, ish-gazetar i “Zëri i
Amerikës”, vlerëson: “Gjest fisnik e vëllazëror! Shembull për të gjithë!”
2.- Ram Geci, “Njeriu i Autostradave”
1.
Në dy ditët e para të prillit, duke punue deri në 12 orë, u shpërndanë 300
pako ndihma të biznesmenit humanist Ram Geci në Tiranë, të planifikuara
shpirtërisht e materialisht për të gjitha shtëpitë e vendlindjes së tij,
Bytyçit. Rreth 250 pako u shpërndanë në të paren ditë në Pac, Veliq, Vlad,
Çorraj, Zherkë, Kepenek, Zogaj e Prush dhe të nesërmen në Berishën e Brigjeve,
në krejt Njësinë Administrative të Bytyçit. Disa sish, të tjerat, dhe për një
numër familjesh ma në nevojë në Tropojë.
Pakot nuk ishin sa për t’u shënue si ndihmë, por për të dhanë ndihmë:
secila prej pakove kishte një kuotë financiare 4 mijë lekë të reja, me artikuj
të ndryshëm ushqimorë si miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, etj. dhe me produkte
të kujdesit shtëpiak.
Shpërndarja e tyre u krye zyrtarisht nga Bashkia e Tropojës, shoqërue nga
zyrtarë të lartë të saj, nga policia bashkiake lokale, nga komisionet vendore
të Bytyçit, pasqyrue me listat përkatëse, në një kohë rekord.
Komisioni kryesor, më thonë se, e çmoi që pakot të mbanin etiketën “Dhuratë
nga Ram Geci”. Kjo, mesa duket e dëshmohet se ai nuk i çonte ato pako thjesht
si ndihmë në këto ditë të vështira të fatkeqësisë natyrore. Mbi të gjitha, ato,
ishin dhurata në nderim të dy prindërve të tij, Alia e Raza- zemërmirë e
bujarë; ishin në vazhdimtari të traditës sojnike të fisit të njohur të Bytyçit;
ishin një mirënjohje për dashurinë e pamatë të tij ndaj vendlindjes së vet dhe
bekimet e vlerësimet e vendlindjes ndaj tij; ishin në emër të humanizmit
genetik, njerëzor e fisnik të tij, bashkëshortes së tij, djemëve të tij, të
biznesit të tij.
Kujtim Hajdarmataj, një nga djemtë e mirë të Tropojës, më zëthot’ në
telefon e më fjalashkrue: “Si çdo herë tjetër, burri i mirë i Bytyçit…,miku im
i çmuar, iu gjend afër bashkëvendasve të vet...Më bie telefoni prapë e më
porositi që t’ua çojmë pakot në çdo familje që jeton në Bytyç e Berishë. Dhe
ashtu vepruam... Të gjitha familjet na dhanë një urim të përbashkët:
Faleminderit Ram Geci! Zoti të bekoftë e të lartësoftë, që nuk po e harron
Bytyçin ku ke lindur e je rritur... T’u shtoftë Ndera, Burrnia e…Begatia në
Familjen Tande!...Qofsh i nderuar gjithmonë, o Ram Geci!”
Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, shkruan në faqen e tij
zyrtare në Facebook, se biznesmeni Ram Geci është “shembull model suporti
financiar dhe humanizmi…”. Avokat Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës
Mbarëkombëtare Bytyçi", Tiranë-Prizren, i drejtohet faleminderues në
Portali Limit.al e rrjete sociale, me urimin përfaqësues e nderues: "Ta
shpërbleftë Zoti, o Ram Geci!"!
2.
Biznesmeni humanist Ram Geci ka një zemër të madhe e të gjerë, ka traditë
bujarie, ka norma fisnikërie, ka atribute bamirësie. Ai është dëshmuar i tillë.
Ai është me inteligjencë të lartë në biznes. Një punëtor i madh në biznes. Ai
nuk ka aq shumë nevojë për fjalë të mëdha e të shumta, sepse i flet vet puna e
tij: Tirana International Hotel në qendër të kryeqytetit, një nga ma të mirët
në Rajonin Mesdhetar. Autostrada/autorrugë nga Jugu në Veri të Shqipërisë, të
ndertuara prej tij si në “Udhen e Kombit”, drejt Shkodres, Unaza e Tiranës,
etj. Përndryshe, është dhe “Njeriu i autostradave”. Flet formati i tij i madh
si një ndër biznesmenët më elitarë në Rajonin Ballkanik Shqiptar.
Humanizmi i Ram Gecit i tejkalon kufijtë e vendlindjes, pavarësisht se aty
i merr fuqitë si Anteu, i ban gjithato ndera për vendlindjen, për ekonominë e
kulturën, për arsimin e shtypin, për letërsinë e artet, për turizmin, për
mjekësinë, për njerëzit në nevojë. Ai ban ndera të tilla gjithandej në Tiranë e
në gjithat vende të tjera të Shqipërisë, në Kosovë e në Malin e Zi, në Luginën
e Preshevës e në Diaspora Shqiptare në Botë.
Ram Geci ka gjithandej e gjithkund ka e merr vlerësime e nderim popullor
për vlerat e larta të jetës e punës së tij me sakrifica të motivuara e arritje
të merituara, me kontribute ekonomike, shoqërore, humanitare. Në këto ditë
prilli 2020, me aq sa munda, i veçova disa mirënjohje popullore ndaj tij lidhur
me kontributet me ndihma humanitare në Tropojë, Mat e gjetkë: “Një shqiptar
atdhetar i madh. Na ban krenarë bujaria e tij” (Halil Farruku). “Njeri fjalëpak
e punëshumë” (Vladimir Kalemi). “Krenar me Ty...”(Agim Januzi). Burrë
zotni...”(Sebije Hajdini Sylaj). “Sojnik i Bytyçit...”(Zyra Ahmetaj).“S’ka gja ma
të madhe se t’iu gjendesh njerëzve në këto ditë të zeza”(Gjerovica Haxhiaj
Myrtja). “Ti shtoftë Zoti!” (Besa Ademi). “Të ketë jetë e shendet, bashkë me
njerëzit e tij të zemrës. Përgëzime nga ana ime, edhe pse nuk e njof
personalisht” (Andrea Avelina). ”Zoti ta shpërbleftë në jetë se shumë halle
kanë sot njerëzit, po pak kush ua qan ato. Ju batë punë të madhe. Nderuat veten
e ata prindër të mirë që ju rriten. Zoti qoftë me Ty e me fëmijët e Tu”
(Shkurte Hysenaj). “Ram Geci është një shembull që duhet ndjekur...”(Kristaq
Janushi)...
Një fakt i kësaj të vërtete: humanisti Ram Geci, me kompaninë e tij “Geci”
Sh.p.k., i dha edhe 100 pako ndihmë për njerëzit ma në nevojë në territorin e
bashkisë së Matit, që u shperndanë nga kjo bashki, me përkujdesje direkte të
kryetarit të saj.
Në listnimet falënderuese që i paraqet kjo bashki, përgjatë kësaj
fatkeqësie natyrore, deri në këto ditë prilli 2020, renditet i treti ndër të
gjithë, sëbashku me Kadri Morinën e Kukësit, të EuroSig e INSIG-ut, të UBA
Bank. Biznesmen humanist Ram Geci, me ndihmat e tij në Mat, vjen pas
Fondacionit “Fundjava Ndryshe” i Tiranës dhe pas Fondacionit “Mirësia” i
Kuvajtit.
Ram Geci, megjithëse nuk e ka drejtim të vetëm të veprimtarisë së tij
bamirësinë, sikurse fondacionet bamirëse, ai në drejtim të humanitetit punon
sikur të ishte një fondacion duke dhanë kontributet e tij të shumta e të
vazhdueshme në të gjitha fushat e jetës shqiptare, në të gjithë Rajonin
Ballkanik Shqiptar.
3.- Sabit Bytyçi, u rrit me “Vatren”, tani kryetar
i Këshillit të saj
1.
Edhe kjo kohë pandemike, e fatkeqësisë natyrore “Covid-19”, i ka dëshmue
dhe një herë tjetër atdhetarët e humanistët e vërtetë, si shqiptaro-amerikani i
njohur Sabit Bytyçi në Nju Xhersi - kryetari i Këshillit të Federatës
PanShqiptare “Vatra” në Amerikë, donator
me 3 mijë litra vaj për rreth 1 mijë familje ma në nevojë në Tropojë, në
vendlindjen e tij.
Kjo është e dyta dërgesë humanitare e Shqiptarëve të Amerikës për Tropojën
e tyre, pas asaj shembulldhënës të biznesmenit humanist Harry Bajraktari,
personalitet i shquar shqiptaro-amerikan (me origjinë të hershme tropojane, nga
Geghyseni- “Nderi i Kombit”) me 25 tonë miell për 1 mijë familje.
Këto ndihma ma shumë se vlerën e tyre monetare e gjendjen përkrah në këtë
fatkeqësi natyrore globale, sjellin e përcjellin dhe një mesazh të madh që vjen
nga Amerika- mike e aleatja ma e madhe e shqiptarëve, që bijtë e saj në brezni
genetike e të larguem me dekada e shekuj, në mbi 7 mijë km. largësi tokësore e
oqeanike, në kontinent tjetër, mendojnë e ndihmojnë në kohë e raste të ndryshme
vendlindjen e tyre e të të parëve të tyre.
2.
Shqiptaro-amerikani Sabit Bytyçi (Bitici), donatori i 16 prillit 2020, me 3
mijë litra vaj për rreth 1 mijë familje ma në nevojë në Tropojë, është nga
Veliqi i fisit e i krahinës së sojshme të Bytyçit, djali i tretë i një burri të
fismë e zemërmadh- i të ndjerit Adullah Avdia, është një nga “Katër Vllaznit
Bytyçi” në Amerikë, janë të shquar për atdhetari kombëtare e bujari shqiptare,
të mirënjohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, në Rajonin Ballkanik Shqiptar.
Dr. Ibrahim Rugova i cilësonte Vllaznit Bytyçi, si “miqtë e mirë të Kosovës”
(1991), dr. Sali Berisha si “një krenari shqiptare...” (2017), Azem Hajdari
thoshte shpesh “janë si shqiptarët e mëdhenj të Lidhjes së Prizrenit”, etj.
Sabit Bytyçi është një shqiptar me tradita e vlera të larta njerëzore.
Është një vatran i kahershëm dhe i gjithkohshëm, i rritur bashkë me “Vatren”
për një gjysëm shekulli jetë, që për aktivitetin e kontributet e tij me
devotshmëri vatrane e zgjodhen tani së vonit në detyrën e lartë të Kryetarit të
Këshillit të Federatës PanShqiptare “Vatra”.
Sabit Bytyçi, prej nga dekada ’80-’90 e shekullit të kaluar, njihet
e çmohet si një ndër miqtë e mirë të Presidentëve Shqiptarë dr. Rugova e
dr. Berisha dhe i personaliteteve të tjera shqiptare në Amerikë e në Rajonin
Ballkanik Shqiptar.
Sabit Bytyçi, ndër vite e dekada, i ka miq të afërt disa senatorë e
kongresmenë amerikanë, shumë zyrtarë të lartë të DASH, etj. tek të cilët,
sëbashku me miqtë e tij shqiptaro-amerikanë, kanë lobuar mirë e shumë për
Kosovën, për Shqipërinë, etj.
Familja e atdhetarit e biznesmenit humanist mbi 70 vjeçar, Sabit Bytyçi në
Nju Xhersi të Amerikës, sëbashku me bashkëshorten e tij, Hatixhe Bytyçi, me dy
djemtë Ilirin e Mentorin e vajzën Doruntina, kanë dhanë në vazhdimësi dituni,
kohë e pasuni të tyne monetare e materiale për kombin shqiptar, për çështjen kombëtare shqiptare, për
kulturën, letërsinë, artin e shtypin shqiptar, etj., shpesh herë dhe për
vendlindjen, siç është dhe ky donacioni ma i fundit me 3 mijë litra vaj për
rreth 1 mijë familje ma në nevojë në Bashkinë e Tropojës, në këtë fatkeqësi
natyrore “Covid-19”.
***
Mirënjohje për këta tre humanistë të shquar që dërguan ndihma humanitare në
vendlindjen e tyre dhe për të gjithë ata që po i gjenden pranë Tropojës, pranë
Shqipërisë e Kosovës, pranë shqiptarëve trojenik në Mali i Zi, Maqedoni, në
krejt Ballkanin, në këto kohë të vështira të kësaj pandemie të rëndë globale,
kur kërkohet mbrojtja e jetëve njerëzore dhe sigurimi i ardhmërisë kombëtare e
planetare.