E enjte, 18.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Politikë pa etikë!

E diele, 19.04.2020, 12:42 PM


Politikë pa etikë!

Shkruan Florim Zeqa

Si aktor indirekt në politikën kosovare, nuk po mund qëndroj indiferent ndaj zhvillimeve politike, edhe pse nuk kam forcë të bëjë atë që duhet, nuk kam ndërgjegje të rri pa bërë asgjë.

Për këtë arsye, reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore, e dashurisë së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim, për të kontribuar sado pak në funksion të ndryshimeve pozitive, e asnjëherë në funksion të një subjekti apo subjekti tjetër politik.

Vetëm djalli hesht para padrejtësive dhe fatkeqësive, qofshin ato produkt i natyrës apo egoizmit njerëzorë!

Mos koordinimi i veprimeve të liderëve shtetëror, gjegjësisht kryeminsitrit dhe presidentit, edhe pse i ndanë një distancë e shkurtër prej vetëm 150 metrash në vijë ajrore, mënyrën e komunikimit të tyre po e bëjnë përmes letrave, thuajse janë në hasmëri apo distancë të largët prej mijëra kilometrash ose në anë të kundërta të botës.

Kjo sjellje e dy liderëve shtetëror e dëshmonë mjerimin politik, polarizimet e skajshme politike dhe lojën e pandershme me "letra" të dy figurave sa të kundërta, po aq kontraverse të politikbërjes kosovare.

Gjuejtja pingpong me letra mes kryeministrit dhe presidentit kishte filluar edhe para konstituimit të qeverisë dhe për fat të keq po vazhdon edhe pas rënjes së qeverisë!

Politika nuk është lojë "pilifunci" as lojë e "kuta-klincave" livadheve të Kosovës, por është mjet për arritjen e qëllimeve dhe synimeve të përbashkëta si shtet dhe shoqëri njerëzore.

Në të njëjtën kohë, të kërkosh ndihma nga bashkatdhetarët në Diasporë dhe të pranoosh ndihma nga armiku shekullorë, kjo bie në kundërshtim të plotë me diskursin politik dhe nivelin intelektual të qeveritarëve tonë. Kësaj i thonë politikë pa etikë!

Pas futjes së mëse 100 "mantilbardhëve" serb në veri të Kosovës dhe futjes së 1000 testeve për "Covid-19", mund të ndodhë që nesër Serbia mund t'na i dërgojë edhe 1000 ushtarë për mbrojtjen e rendit dhe ligjshmërisë në Kosovë.

Përderisa fqinji ynë, Mali i Zi i refuzon respiratorët falas nga Serbia, pse Kosova me aq lehtësi t'i pranojë 1000 teste nga armiku i saj shekullor.

Vërtetë është paradoksale sesi Mali i Zi i refuzon ndihmat serbe, ndërsa  Qeveria e Kosovës i pranon ato pa asnjë hezitim.

Në vend që të testohen qytetarët dhe shërbyesit shëndetësorë, përkatësisht mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të këtij eksperimenti, të testohen qeveritarët, krerët e institucioneve shtetërore dhe parlamentarët, në mënyrë që ta jepin ata shëmbulin në vetën e parë, që t'i shohin efeketet dhe  rezultatet bamirëse të Serbisë, e jo të provohen drejtëpërdrejt në lëkurën e popullit të shumëvuajtur.

Kur jemi në këtë segment, ja vlenë ta përkujtojë një thënje të ish senatores belge, Anne Marie Lizin të vitit 1999, po citoj; "Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia, dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija. Do të më dukej përbuzje ndaj të gjitha viktimave".

E vetmja fije e shpresës për qytetarët e vendit ka mbetur tek ngjizja e një force të re politike nga elita intelektuale në Kosovë dhe Diasporë, për të përmbysur një herë mirë këtë klasë kusarësh politik që po bëjnë pazare politike në kohë pandemie për marrjen e pushtetit, për të bërë më pas pazare me territor të vendit për ti mbajtur postet e turpit.

Do të ishte fat i mirë, që bashkë me virusin "Corona" ta largonim komplet këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë, ndryshe, mbetja e vetëm një politikani nga kjo garniturë e politikbërjes aktuale, do ta kontaminojë çdo lloj iniciative të shëndoshë nga një popullatë e stërvuajtur përgjatë këtyre dy dekadave.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora