Mendime
Hilmi Saraçi: Herët kishte përvehtësuar përdorimin e armës dhe urrejtjen kundër armikut
E diele, 19.04.2020, 01:30 PM
Herët kishte përvehtësuar përdorimin e armës dhe urrejtjen kundër armikut
Azizi
kishte një njohuri të lartë në përdorimin e armës, sikur nuk kishte armë që nuk
dinte për ta përdorur. Ishte shejtar i madh dhe i pazëvëndësueshëm. Sa herë zhvilloheshin
garat në shejtari, në fshat dhe nëpër dasma, gjithmonë ishte i pari.
Nga
Hilmi Saraçi
Azizi
ishte i afërtë, i sinqertë dhe i dashur me të gjithë shokët dhe moshatarët e
tij, prandaj gjithmonë respektohej fjala e tij. Ai i donte shumë fëmijtë me të
cilët bisedonte dhe luante me ta sikur të ishin moshatarë të tij. Shpeshëherë
kur vinte nga puna në fshat, nuk harronte që t’u sjellë dhurata dhe peshqeshe
të ndryshme, të luajë dhe të bëjë shaka me ta-tregon Ismet Avdyl Krasniqi, 72
vjeçar nga Zhilivoda dhe shton se kur ishte i ri, Baca Aziz na merrte dhe na
qonte në një vend të përshtatshëm, në mal dhe na mesonte si ta përdorim armën.
Ai kishte një njohuri të lartë në përdorimin e armes, sikur nuk kishte armë që
nuk dinte për ta përdorur. Ishte shejtar i madh dhe i pazëvëndësueshëm.
Sa
herë zhvilloheshin garat në shejtari në fshat dhe nëpër dasma, sepse për ta
marrë nusën ishte e domozdoshme të gjuajnë shej dhe ta qëllojnë krushqit shejin
që zakonisht ishte një ve, për ndryshe nusën nuk e dorzonin po që se nuk e
qellonin shejin, Azizi gjithmonë e qëllonte shejin, prandaj nëpër dasma e
thirrnin dhe e nderonin shumë. Mirëpo mbi të gjitha ishte një atdhetar dhe
nacionalist i shquar. Këtë dashuri për atdheun dhe popullin e kishte kultivuar
herët, kur ishte ende i ri. Vuajtjet, padrejtësitë, vrasjet që bëheshin ndaj
popullit tonë e kishin rrëmbyer zemren dhe shpirtin e tij dhe nuk e lenin kurrë
të qetë. Ngjarjet tragjike të vitit 1919 e kishin tronditur në shpirt dhe në
zemër. Në këtë vit forcat serbo çetnike kishin masakrruar 74 shqiptarë nga
fshatrat e Artakollit. Ndër këta të vrarë dhe të masakruar, 14 ishin nga
Zhilivoda dhe një femer në mesin e tyre, e bija e Avdullit e cila emrin e
vërtet e kishte Zylë, por për hirë që babai i saj nuk kishte djalë e thirrnin
me emrin Sylë. Ajo punonte , luftonte bashk me meshkujt, nuk dallohej dhe nuk
ndahej prej tyre. Ajo vishej si mashkujt e tjerë, me tirq dhe xhemedan. Kur
dikush e thirrte Zylë ,hidhërohej, sepse ajo thoshte emrin e kam Sylë, prandaj
gjithmonë shkonte në punë me meshkujt dhe kudo shoqërohej me ta, nëpër sheti
dhe lojna të ndryshme. Sipas Alush Krasniqit, 85 vjeqar nga Zhilivoda, këta të
vrarë ishin: Isufi, Limani, Jetullahi, Veseli, Shabani, Zyla, Zenullahi, Maliqi,
Zeqiri, Zeneli, Ferati, Jashari, Meha, Zymeri, Elezi , Aliu, Selmani. Kështu në
mesin e këtyre 74 shqiptarëve edhe Zyla ishte arrestuar. Ai tregon se
Serbët çetnikë, më parë, i kishin ngujuar të gjithë, në një ahër në fshatin
Shipitullë, në familjen Mjekiqi. Ishin rrah dhe maltretuar tërë kohën. Eprori
serb ishte njohtuar se në mesin e të arrestuarve gjendet një femër. Kryetari
(kagjobashi) i fshatit Limon Hasani e kishte njohtua. Ai pastaj pasi e kishte
vërtetua, e kishte liruar Zylën, por edhe Limonin. Mirëpo ata nuk kishin
pranuar që të ndahen nga shokët, prandaj nga kjo ekspeditë serbo çetnike, të
nesermën, në mes të fshatit Likoshan dhe Gradicë, ishin pushkatua të gjithë… Në
mesin e tyre ishte edhe migja i Azizit, Shabani. Fshatarët nuk kishin guxuar
mënjëherë t’i marrin trupat e pajetë të tyre dhe t’i varrosin, deri pas 2-3
ditëve, disa meshkuj të Zhilivodës i kishin marrë trupat e pajetë të të vrarëve
nga Zhilivoda dhe i kishin varrosur në Qyqavicë. Këto varre gjenden edhe sot
dhe quhen “Varret e Burrave”- tregon Elez Krasniqi, për të theksua se kjo
masakërr shpirtin dhe zemren e Aziz Zhilivodës e kishte lëndua dhe trazua,
prandaj edhe pse në atë kohë ishte i ri (vetëm 7 vjet ), kjo ngjarje tragjike e
kishte rritur ndjenjen e urrejtjes ndaj pushtuesit serbo çetnik, kështu ishte
përbetua se kur të bëhet i zoti i pushkës do të hakmirret pa mëshirë, deri në
vdekje, kundër gjakpirësit të popullit shqiptarë. Kjo edhe kishte ndodhur më
vonë…