E merkure, 09.10.2024, 11:03 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Kundër “arrestit shtëpiak të tërë qytetarëve të Kosovës”

E hene, 20.04.2020, 03:48 PM


Kundër “arrestit shtëpiak të tërë qytetarëve të Kosovës”

Nga Skender Jashari

Duke qenë i shqetësuar, revoltuar me masat e ndërmarra në vazhdimësi që shkelin kushtetutën dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, më imponohet reagimi. Shkaku i të cilave, personalisht kam ushtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ankesë tek Avokati i Popullit dhe ankesë drejtëpërdrejt Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në rastet më të mira, nga njohuritë që kam nga shkollimi ushtarak, periudhat e tilla zgjasin së paku disa muaj, e jo dy javë e një muaj. Mashtrimi i qëllimshëm i popullatës nga Inspektorati Sanitar i Kosovës, për ta mbajtur tërë popullatën në “arrest shtëpiak” është katastrofal. Pasojat sidomos ekonomike do jenë të pariparueshme.

Qytetarët tonë, të polarizuar sipas bindjeve politike, me verbëri mbrojnë pro et contra qëndrimet e partive të tyre respektive, por duket që heshtet mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, madje edhe nga Avokati i Popullit.

Për: Qeverinë e Republikës së Kosovës

Kundër: Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës: Nr.1/18 të datës 28.03.2020; Nr.02/22 të datës 05.04.2020 dhe Nr.01/24 të datës 08.04.2020

Nga Skender Jashari

Më:17.04.2020

Ankesë

I nderuar zt.Kurti.

Si qytetar i Republikës së Kosovës, jam tejet i shqetësuar, i revoltuar siç janë edhe shumë qytetarë të tjerë edhe në vazhdimin e kufizimit kundërkushtetues dhe kundër logjikës së shëndoshë njerëzore të të drejtave dhe lirive tona themelore.

Ju lutem rishikoni vendimet Nr.1/18 të datës 28.03.2020; Nr.02/22 të datës 05.04.2020 dhe Nr.01/24 të datës 08.04.2020, sepse këto cënojnë rëndë në veçanti Lirinë e Lëvizjes.

Kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore, mund t’na kufizohen vetëm me ligj e jo me vendime( neni 55, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës), e të tillat mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi( neni 55, paragrafi 2). Derisa kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhen vetëm pasi të jenë shpallur gjendja e jashtzakonshme( neni 56, paragrafi 1i Kushtetutës), ndërsa tashmë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur kundërkushtetues një nga masat e ngjajshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës(rastin nr. KO54/20).

Qeveritë mund të marrin vendime vetëm në përputhje me ligjet( neni 92, paragrafi 4 i Kushtetutës) apo vendime për zbatimin e ligjeve( neni 94, paragrafi 4 i Kushtetutës), ndërsa askund në ligje nuk parashihet “burgosja e të gjithë qytetarëve”.  Ndërmarrja e masave për parandalimin dhe eliminimin e pasojave shëndetësore të shkaktuara nga gjendjet emergjente( neni 12, paragrafi 1.11 të Ligjit Nr.04/L-125 Ligji për shëndetësi), vazhduar në nenin 89, paragrafi 3, citoj :” Gjatë gjendjeve emergjente të drejtat e qytetarëve të përcaktuara me ligje, do të garantohen deri në masën që nuk e rrezikon efikasitetin e masave të ndërmarra për tejkalimin e tyre.”

Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë thirrur në nenet e njejta, si vendimi Nr.01/15, të datës 23.03.2020, i cili u shpall kundërkueshtetues nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në Aktgjykimin 1543/20( rasti  nr. KO54/20), të njejtat referenca janë edhe në vendimet Nr.1/18 të datës 28.03.2020; Nr.02/22 të datës 05.04.2020 dhe Nr.01/24 të datës 08.04.2020.

Nga këto kuptojmë që në gjendje të jashtzakonshme mund të kufizohen me ligj, e ligjet i nxjerrë kuvendi, ligjet mund t’i propozoj qeveria, në gjendje emergjente nuk mund të kufizohen liritë dhe të drejtat e më shumë se personit konkret.

Në bazë të Ligjit Nr. 02/L-109 për Parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, neni 8, paragrafi 8.3, pika c, specifikohen masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse,  parashihet izolimi dhe karantina. Kurse në nenin 17, paragrafi 17.1, të ligjit të njejtë,  shpjegohet qartë :”Personat për të cilët konstatohet se janë të sëmurë nga kolera, murtaja, variola vera, ethet hemorragjike virale, legjionelloza, paraliza e fëmijëve, difteria, tifoja e morrit, ethet rekurente, tifoja e zorrëve, ethet paratifoide A dhe B, bruceloza, malaria, tërbimi, tetanusi, antraksi, meningjitet, duhet të izolohen dhe mjekohen në institucionet shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse.” dhe paragrafi 17.2:Të gjithë personat për të cilët dyshohet se vuajnë nga kolera, murtaja, variola vera, legjionelloza, gripi i shpendëve, SARS dhe ethet hemorragjike virale duhet patjetër të hospitalizohen në Klinikën Infektive të QKUK. Personat e sëmurë nga sëmundjet tjera ngjitëse shërohen në mënyrë spitalore ose në shtëpi, nëse për këtë ekzistojnë kushtet.

Në bazë të Ligjit Nr. 02/L-109, neni 33, paragrafi 33.1, citoj:” Personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me personat e sëmurë apo të dyshimtë në sëmundje nga murtaja, variola dhe ethet hemorragjike virale futen në karantinë.”
Mirëpo Ligji Nr.02/L-109, në nenin 37, paragrafi 37.1, detyron personin e sëmurë nga sëmundja ngjitëse të respektojë masat dhe udhëzimet e caktuara nga institucionet shëndetësore.

Askund ky ligj e asnjë ligj tjetër nuk parasheh “burgosjen shtëpiake të të gjithë qytetarëve”, apo ”kufizim të shumë të drejtave dhe lirive themelore” derisa në nenin 41, paragrafi 41.2, pika b të Ligjit Nr.02/L-109, citoj :” Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;”. Prandaj Ministria e shëndetësisë e Republikës së Kosovës, duhet vetëm t’na i paraqes hartat neve qytetarëve, për rajonet që s’duhet t’i vizitojmë. Kurse në  po këtë Ligj Nr.02/L-109, në nenin 44, pos zbatimit të kontrollit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse ISK, në pikat nga a në f, askund nuk parashihet kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore ndaj të gjithë qytetarëve, në pikën b, i ndalohet qarkullimi personave për të cilët konstatohet ose dyshohet se janë të sëmurë, pika c, e thekson :”të ndalojnë tubimin e personave…” pika e citoj:” të urdhërojë izolimin e personave të sëmurë nga sëmundjet e caktuara ngjitëse dhe mjekimin e tyre;” dhe pika f citoj :”të urdhërojnë marrjen e masave të tjera të përgjithshme ose të posaçne të parashikuara tekniko-sanitare dhe higjienike”. Ndërsa Policia e Kosovës obligohet të kufizojë qarkullimin e popullësisë në rajonin e infektuar, theksuar në nenin 50 të Ligjit Nr. 02/L-109.

Qeveria e Kosovës, nuk mund  të burgosë qytetarët, derisa Ligji Nr.02/L-109, qartë tregon në nenin 49 kompetencat e saj, e askund nuk përmendet kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Kërcënimi me gjobitje 1000-2000 Euro për personin fizik, që kemi dëgjuar shpesh në mediet tona, është formë e terrorit shtetëror që bëhet me qëllim të frikësimit të tërësishëm të popullatës dhe nuk i thuhet qartë, se kushdo që fsheh dhe nuk e paraqet sëmundjen a vdekjen nga sëmundja e tillë…; nuk pranon imunizimin; nuk i merr masat e parashikuara për parandalim; nuk i cakton masat, detyrat dhe përgjegjësitë dhe nuk i zbaton masat tekniko-sanitare, higjientike etj…; siç ekskluzivisht paraqitet në nenin 53, paragrafi 53.1, pika a deri d ddhe neni 54 për zbatim të masave të veçanta, apo edhe nenet pasuese 55 dhe 56 të Ligjit  Nr.02/L-109.

Ligji Nr.02/L-109, në nenin 53, paragrafi 53.1 e rregullon se kush mund të gjobitet, derisa kjo është formë e terrorit publik që bëhet me qëllim të frikësimit të tërësishëm të popullësisë.

Duke mos harruar se të gjithë qytetarët  që marrin pjesë në zbatimin e masave nga pika a deri d të nenit 41.2 të Ligjit Nr.02/L-109 u takon kompensimi adekuat, e kjo heshtet.

Arsyetimi

Me gjithë dhimbjen dhe keqardhjen për të gjitha viktimat e këtij virusi, duhet të  vazhdojmë jetën. Shkaku i virusit a viruseve në të ardhmen, as unë e asnjë qytetarë i shëndoshë, nuk i kemi faj, borxh e detyrë të bartim pasojat e të tjerëve. Studimet mjekësore thonë që shumica e sëmundjeve kronike vijnë nga jeta jo e shëndetshme, andaj neve që tërë jetën merremi me sport, ruajmë shëndetin tonë, shkaku i atyre personave të papërgjegjshëm e të pandërgjegjshëm që kanë shkatërruar shëndetin e vetë, të shkelen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut është më shumë se krim.

Tashmë, referencat e më sipërme nga ligjet dhe kushtetuta, por edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk ka nevojë për arsyetim më të mirë, më të zgjeruar pos radhitjes së më poshtme.

·       Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës 1543/20( rasti nr. KO54/20);

·       Shpjegimet e qarta dhe paekuivoke të dhëna në nenin 55 dhe 56 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

·       Ligjet:

·       Ligjit Nr.04/L-125 Ligji për shëndetësi dhe

·       Ligjit Nr.02/L-109 për Parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse

PROPOZIM

Duke qenë se statistikat në shumicën e vendeve të botës tregojnë që janë të rrezikuar vetëm personat që kanë sëmundje kronike të caktuara dhe atë të moshës së tretë, shkalla e vdekshmërisë edhe të personave të tillë krahasuar edhe me rastet e virusëve paraprak është më e ultë, pos mundësisë më të madhe të shpërndarjes-shkallës më të lartë të infektimit. Po ashtu duke pa që shumica e shteteve Europiane, kanë marrur masa tjera që nuk cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, në krahasim me disa vende ballkanike që kanë marrur masa kundërkushtetuese edhe pa shpallje të gjendjes së jashtzakonshme. Aq më shumë kur kohëve të fundit edhe më shumë i kanë zbutur masat vendet Europiane që patën pasoja shumë më të rënda nga ky virus.

Vendi yn aspiron BE-në dhe duhet të respektojë Kushtetutën, obligimet ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, ligjet e saj.

Propozoj:

·       Personat e moshuar dhe të sëmurët kronik por edhe qytetarët për interes të tyre të udhëzohen nga institucionet kompetente shëndetësore që t’i përmbahen masave për parandalim të infektimit të tyre-nuk mund të detyrohen. Masa të tilla si: distancimi social, vetmimi vullnetar sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronik; masa higjieniko-sanitare etj, që nuk cënojnë  aspak askujt të drejtat dhe liritë themelore.

·       Personat e konstatuar me këtë virus me vendim të karantinohen në institucione gjegjëse.

·       Personat e dyshuar që mund të jenë infektuar të karantinohen me vendim në institucionet gjegjëse.

·       Ministria e shëndetësisë të përpilojë hartat e lagjeve, vendeve të infektuara dhe të njoftojë publikun.

·       Policia e Republikës së Kosovës të izolojë lagjet, rajonet e infektuara, por jo të izolojë asnjë qytetarë i cili nuk dyshohet që ka patur kontakt me ndonjë të infektuar. Personat që hyjnë

·       Personat të cilët fshehin sëmundjen dhe infektojnë të tjerët, lehtësisht  provohet nga personat e infektuar më pas, e për të tillët të ndjeken penalisht sipas nenit 249 “Përhapja e sëmundjeve ngjitëse” të Kodit penal të Republikës së Kosovës-KPK-së.

·       Personat që veprojnë në kundërshtim a nuk i përmbahen  dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, të ndjeken penalisht siasp nenit 250 “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” të KPK-së.

Me respekt.

Më:19.04.2020

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora