E shtune, 25.05.2024, 04:38 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Solidariteti i Serbisë në kohën e pandemisë

E hene, 20.04.2020, 03:48 PM


SOLIDARITETI I SERBISË NË KOHËN E PANDEMISË

Nga Dedë Preqi

Në këto rrethana të pandemisë së koronavirusit kovid 19, e një virusi të pa zbuluar deri më tani, që ka prekur dhe izoluar tërë botën, lind edhe shpresa se kemi të bëjmë edhe me zhvillimin e njeriut të ri, kur atij i vjen koha të nxjerr në shesh gjithë potencialin e vet që ka nga dija dhe shkenca për të treguar aftësitë e veta, apo edhe për të rënë në grackën e kohës moderne, e cila tingëllon akoma e pa zbuluar.

Duke menduar se kaosi i acarimeve dhe gjakderdhjeve në mes popujve të botës, do të ishte një fat i madh, sikur të thëmi se tani më ka mbaruar, por faktet janë tregues të gjendjes së tanishme në Lindjen e Mesme, në veqanti në konfliktin e Sirisë, të cilin e ka shkakëtuar regjimi i Asadit, ku për interesat e tyre përfshihen edhe vendet tjera, sikur që është Irani, Arabia Saudite, Turqia, SHBA, Rusia, Izraeli dhe të tjera, që nuk është largë mendjes të shpërthejë ndonjë luftë me përmasa të mëdha.

Konfliktet dhe luftërat ndërnjerëzore që shkakëtohen në një mënyrë, apo tjetren, të ndarë apo edhe të bashkuar në aleanca, duke bërë gara në mes vete edhe shpeshherë duke i pushtuar të vegjlit, ku ekzistojnë shkaqe dhe interesa jo vetëm që lidhen me nevojat e domosdoshme, por edhe shkaqe të vetëvetishme, për të treguar veton e tyre të fuqishme, apo superfuqinë e vet të luftës kundër njëri-tjetrit.

Mirëpo, kush e ka menduar se në këtë hapësirë të konceptit njerëzor, qenka edhe një supërfuqi tjetër e pa zbuluar, në nivelin e asaj që deshtëm apo nuk deshtëm, do na bashkojë një ditë të gjithëve pa mëdyshje, në një formë të tillë, që na bënë të kuptojmë se njeriu për njeriun ka nevojë për njëri-tjetrin, sikur edhe këto ditë, që po ndodh me virusin kovid 19, i cili, i vetëm na sulmon gjithë globin pa dallim.

Është interesant se këtu në këtë luftë nuk munden të bëjnë ballë as ata që i quajmë „supërfuqi“, por edhe ata që ishin pushtues dhe protagonist të luftrave e gjakderdhjeve ndërnjerëzore, sepse asgjë nuk qëndron e përkryer në vetëvete, apo që zhvillohet përmes dhunës dhe preteksteve të saj, por sipas domosdoshmërisë dhe unitetit ndërnjerëzor kundër një armiku të përbashkët.

Poashtu në këtë rast si gjithë bota edhe Kosova ka nevojë dhe ka pranuar ndihma të ndryshme mjeksore  nga e gjithë bota dhe rajoni, në mënyrë që sa ma lehtë të kalohet nga kjo pandemi, sëcilës nuk mund ti rezistojë askush i vetëm. Pranda, në Kosovë, po krijohet një përshtypje jo e mirë nga partitë opozitare, me çrast qeveria Kurti, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë këtyre ditëve, i pranoi edhe ndihmat e Serbisë, e cila me qëllime të caktuara politike apo anasjelltas, i dërgoi në shenjë soldariteti vendit tonë.

Prandaj, nëse me Serbinë, nënkuptojmë përgjithësisht vetëm atë që e përjetuam një kohë të gjatë atë periudhë të hidhur ndaj popullit tonë shqiptarë, dhe në kuadër të saj do ia shtojmë edhe shumë prigje të tjera që e pengojnë të ardhmen dhe shpresën e këtyre dy popujve , përmbajtja e sëcilës nuk është lehtë të përcaktohet dhe të i jepët përgjigje në këto momente dhe kushte pandemie.

Soldaritetin e Serbisë, në kohën e pandemisë, si do që ta marrim, një donacion të tillë nuk e ka  projektuar qeveria Kurti, sikur po e merr opozita e gërditshme dhe LDK, e bezdishme, si ndonjë pretekst të një donacioni politik, dhe jo, si donacionet tjera rajonale e ndërkombëtare, me ç’rast kemi edhe reagimin e BE-së, dhe të ambasadorëve të kuintit, që politikat e tilla të lihen anash, por fokusimi në këtë situatë pandemike të jetë pa dallim.

Është e qartë se, qeveria Kurti, po përballet me përkujdesjen e pandemisë, por edhe me përballjen e opozitës, e cila po tregohet vetëm ankthndjellëse dhe e gërditshme, prandaj kryeministri Kurti, edhe po ta kishte fuqinë e Donald Trumpit, nuk do ia dilte që ta drejtonte Kosovën në binarët e duhur, brenda një kohe të shkurtër, por as të përmirësonte marrëdhëniet me Serbinë, sepse në këtë vend për 20 vjet, kanë qeverisur hamshorët e çfrenuar, ku i kanë shfryer epshet më ç‘njerëzore, të cilët kontributin dhe frytin e këtij vendi e kanë përvetësuar për veti dhe klanet e veta.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora