| E hene, 20.04.2020, 03:48 PM |
SOLIDARITETI I SERBISË NË KOHËN E PANDEMISË
Nga
Dedë Preqi
Në
këto rrethana të pandemisë së koronavirusit kovid 19, e një virusi të pa zbuluar
deri më tani, që ka prekur dhe izoluar tërë botën, lind edhe shpresa se kemi të
bëjmë edhe me zhvillimin e njeriut të ri, kur atij i vjen koha të nxjerr në
shesh gjithë potencialin e vet që ka nga dija dhe shkenca për të treguar
aftësitë e veta, apo edhe për të rënë në grackën e kohës moderne, e cila
tingëllon akoma e pa zbuluar.
Duke
menduar se kaosi i acarimeve dhe gjakderdhjeve në mes popujve të botës, do të
ishte një fat i madh, sikur të thëmi se tani më ka mbaruar, por faktet janë
tregues të gjendjes së tanishme në Lindjen e Mesme, në veqanti në konfliktin e
Sirisë, të cilin e ka shkakëtuar regjimi i Asadit, ku për interesat e tyre
përfshihen edhe vendet tjera, sikur që është Irani, Arabia Saudite, Turqia,
SHBA, Rusia, Izraeli dhe të tjera, që nuk është largë mendjes të shpërthejë
ndonjë luftë me përmasa të mëdha.
Konfliktet
dhe luftërat ndërnjerëzore që shkakëtohen në një mënyrë, apo tjetren, të ndarë
apo edhe të bashkuar në aleanca, duke bërë gara në mes vete edhe shpeshherë
duke i pushtuar të vegjlit, ku ekzistojnë shkaqe dhe interesa jo vetëm që
lidhen me nevojat e domosdoshme, por edhe shkaqe të vetëvetishme, për të
treguar veton e tyre të fuqishme, apo superfuqinë e vet të luftës kundër
njëri-tjetrit.
Mirëpo,
kush e ka menduar se në këtë hapësirë të konceptit njerëzor, qenka edhe një
supërfuqi tjetër e pa zbuluar, në nivelin e asaj që deshtëm apo nuk deshtëm, do
na bashkojë një ditë të gjithëve pa mëdyshje, në një formë të tillë, që na bënë
të kuptojmë se njeriu për njeriun ka nevojë për njëri-tjetrin, sikur edhe këto
ditë, që po ndodh me virusin kovid 19, i cili, i vetëm na sulmon gjithë globin
pa dallim.
Është
interesant se këtu në këtë luftë nuk munden të bëjnë ballë as ata që i quajmë
„supërfuqi“, por edhe ata që ishin pushtues dhe protagonist të luftrave e
gjakderdhjeve ndërnjerëzore, sepse asgjë nuk qëndron e përkryer në vetëvete,
apo që zhvillohet përmes dhunës dhe preteksteve të saj, por sipas
domosdoshmërisë dhe unitetit ndërnjerëzor kundër një armiku të përbashkët.
Poashtu
në këtë rast si gjithë bota edhe Kosova ka nevojë dhe ka pranuar ndihma të
ndryshme mjeksore nga e gjithë bota dhe
rajoni, në mënyrë që sa ma lehtë të kalohet nga kjo pandemi, sëcilës nuk mund
ti rezistojë askush i vetëm. Pranda, në Kosovë, po krijohet një përshtypje jo e
mirë nga partitë opozitare, me çrast qeveria Kurti, përmes Ministrisë së
Shëndetësisë, gjatë këtyre ditëve, i pranoi edhe ndihmat e Serbisë, e cila me
qëllime të caktuara politike apo anasjelltas, i dërgoi në shenjë soldariteti
vendit tonë.
Prandaj,
nëse me Serbinë, nënkuptojmë përgjithësisht vetëm atë që e përjetuam një kohë
të gjatë atë periudhë të hidhur ndaj popullit tonë shqiptarë, dhe në kuadër të
saj do ia shtojmë edhe shumë prigje të tjera që e pengojnë të ardhmen dhe
shpresën e këtyre dy popujve , përmbajtja e sëcilës nuk është lehtë të
përcaktohet dhe të i jepët përgjigje në këto momente dhe kushte pandemie.
Soldaritetin
e Serbisë, në kohën e pandemisë, si do që ta marrim, një donacion të tillë nuk
e ka projektuar qeveria Kurti, sikur po
e merr opozita e gërditshme dhe LDK, e bezdishme, si ndonjë pretekst të një
donacioni politik, dhe jo, si donacionet tjera rajonale e ndërkombëtare, me
ç’rast kemi edhe reagimin e BE-së, dhe të ambasadorëve të kuintit, që politikat
e tilla të lihen anash, por fokusimi në këtë situatë pandemike të jetë pa
dallim.
Është
e qartë se, qeveria Kurti, po përballet me përkujdesjen e pandemisë, por edhe
me përballjen e opozitës, e cila po tregohet vetëm ankthndjellëse dhe e
gërditshme, prandaj kryeministri Kurti, edhe po ta kishte fuqinë e Donald
Trumpit, nuk do ia dilte që ta drejtonte Kosovën në binarët e duhur, brenda një
kohe të shkurtër, por as të përmirësonte marrëdhëniet me Serbinë, sepse në këtë
vend për 20 vjet, kanë qeverisur hamshorët e çfrenuar, ku i kanë shfryer epshet
më ç‘njerëzore, të cilët kontributin dhe frytin e këtij vendi e kanë
përvetësuar për veti dhe klanet e veta.