Mendime
Asllan Dibrani: LDK mos e var Kosovën!
E hene, 20.01.2020, 06:46 PM
LDK mos e var Kosovën!!!
Shkruan Asllan
Dibrani
Kanë kaluar më shumë se tre muaj
nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe procesi ende
nuk është përmbyllur. Përafërsisht dy
muaj vazhdoj numërimi rinumërimi,
numërimi rinumërimi në vendvotime deri
në certifikimin e rezultateve, nga e cila u lodh populli deri
ne zhgënjim nga ai proces shume
neveritës! Ky fenomen kaloj sfida zhgënjimi, mosbesim ,revolte, deri në humbjen
e shpresës, madje edhe pendim pse dolën në zgjedhje???
Edhe tani se kaluan tre muaj nga mbajtja
e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit zvarritet formimi Qeverisë nga lakmia
te përfitoj sa me shume .
Dihet
se zgjedhjet i ka fituar një subjekt politik, që quhet parti dhe jo
koalicion. Nga gara ka dalë një subjekt politik dhe ajo është LVV, si fituese e
zgjedhjeve. Askush nuk e mohon këtë që VV ka fituar. Kushtetua ia mundëson të
jetë udhëheqëse edhe monitoruese e
qeverise së re.
Tyxharët e LDK-se po i
vënë lakun në fyt Kosovës dhe po e
zvarrisin formimin e qeverisë!?...
Ne të gjithë e dimë se Albin
Kurti është fitues, mirëpo, këta
veteranet te LKK-së ne krye me Isa Mustafen , Agim Veliun ,Lutfi Haziri duke
u përpjekur në maksimum qe ky koalicion të mos ndodhë, për arsyet personale po
e pengojnë punën e z. Kurti, me shpresë qe nuk do kapen nga drejtësia. Këto po
e dimë të gjithë tani... LDK-ja ka frikë
nga Albini dhe ligjet qe ai do ti
fut ne funksion ekzekutiv gjate mandatit te tije...
Albini gjithçka do te epte, përveç atyre pikave ku institucionet e shtetit
duhet te ruhen ne nivelin e larte te
përpalljes se ligjeve në zbatim qe
të dënohen keqbërësit e 20 viteve
me hajni ,korrupsion , vrasje dhe keq
menaxhim.
Nga ky fenomen zbrazja e Kosovës po
vazhdon nga qytetaret e vet te pa shpresë të pa perspektive të stermbytur në varfëri e skamje...
Tyxharët e LDK-se po i
vënë lakun në fyt Kosovës dhe po e
zvarrisin formimin e qeverisë duke ia shtrënguar lakun fituesve deri ne alivanosje apo zgjedhje të
reja.
Tyxharët e LDK-se minojnë, vetëm për
interesat personale , janë duke bërë
trageti me djersen dhe votën e popullit !
Pleqtë veteran te LKK-së Isa Mustafa
Agim Veliu ,Lutfi Haziri janë rrënuesit e votës
se popullit qe i dhanë Vjosa Osmanit
për një qeverisje te përbashkët
me Vetëvendosjen.
LdK-ja si humbëse
dhe ish
pushtuese e këtij populli qe 20
vjet pretendon ti vjedh votën
e lire !!!
Këta
janë humbësit dhe protagonistet qe po i shuajnë shpresën por
edhe ëndrrat këtij populli ne mbarëvajtjen
e Kosovës drejt evropianizimit .
LdK-ja si humbëse dhe ish
pushtuese e këtij populli qe
shume vite po pengon jetën institucionale, pra paralizon
jetën institucionale në Kosovë, pengon zhvillimin ekonomik dhe social por edhe
ndikon në jetën e përditshme të secilit qytetar të Kosovës.
Zvarritja e procesit të ngritjes së
institucioneve të reja po krijon pasoja të shumta për vendin, posaçërisht në
marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës i ngriu
negociatat për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje duke
luajtur rolin si fituese e jo si humbëse
e zgjedhjeve.
Vjosa shpëto Kosovën
Albini te pret...
Albini e Vjosa me mendjen e tyre te shëndoshe janë e vetmja shpresë e Kosovës
qe janë edhe ma te votuarit ,e kurrsesi
LDK-ja e Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit...ftoj Vjosa Osmanin qe sa me parë paraqes veton
ne këto zgjedhje pa Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit nese ka
ligje epja votat tua ose edhe dil si
kandidate e ndarë nga dhunuesit e Kosovës... Vjosa shpëto Kosovën
Albini te pret... preja konopin Kosovës .Te lutem Vjosa mos u nëpërkëmb nga këta plëngprishës bashibozuk
po bashkoju popullit aty ku të kanë përcaktuar. E dashura Vjosa te gjithë sytë i kemi tek ti po të
presim...