Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Ktheni kryet edhe nga të përndjekurit politikë
E marte, 13.08.2019, 08:59 PM
Ktheni kryet edhe nga të përndjekurit politikë
Nga Reshat
Kripa
Një zhurmë e madhe
po bëhet këto ditë rreth ngritjes së një memoriali nga ana e Ambasadës Turke në
Tiranë në kodrat e liqenit artificial të
kryeqytetit. kushtuar të rënëve në grushtin e shtetit kundër diktaturës së
presidentit Erdogan. Çuditërisht në këtë memorial përfshihen vetëm të rënët që
i përkasin pushtetit të Erdoganit dhe jo ata që u ngritën kundër diktaturës së
tij..
Kush e lejoi
ambasadën turke të ngrejë një menorial të tillë? Kjo është e qartë duke parë disa pesrsonaliteteve të vendit
tonë që u bënë pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të saj. Kush ishin ata? Në
rradhë të parë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Ardian Mazniku. Ishte
gjithashtu edhe një personalitet tjetër i njohur, të cilit nuk dua t’ia përmend
emrin, si përfaqësues i shoqërisë civile, që deklaroi:
“Ky memorial është ngritur për të nderuar njerëz, të cilët dhanë jetën për
vendin e tyre. Ata u ngritën për të mbrojtu lirinë dher prosperitetin e vendit
të tyre dhe ky rast duhet të shërbejë si shembull se si duhen nderuar të gjithë
ata njerëz të cilët sakrifikojnë për vendin e tyre.”
Me gjithe
respektin që kam për këtë zotni, dua t’i them se mbrojtësit e diktaturës
ergodaniane nuk ranë për lirinë e Turqisë, se lirinë Turqisë është pikërisht
presidenti Erdogan që po ia rezikon. Kështu që ata ranë për të mbrojtur një
sistem diktatorial që po vendoset në Turqi. Në rast se këta ekzemplarë paskan
rënë për lirinë e vendit të tyre, atëhere le të ngrehim memorial edhe për
grushtet e shtetit të zhvilluara në shumë vende të botës si në Greqi, grupi i
kolonelëve, në Sudan dhe në shumë vende të tjera.
Ajo që më
deziluzionoi më tepër ashte deklarata e kryetarit të Bashkisë Tiranë, zotit
Erion Veliaj, që deklaroi:
“Në atë teritor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme dhe
secili ka mundësi të reapektohet. Unë do të thosha që t’i lemë të vdekurit të
qetë dhe kushdo që t’i repektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i
lemë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë.”
Atëhere po të jetë
se Tirana paska vend për të gjithë, zoti Veliaj, le të ngremë memorial edhe për
diktatorët e botës mbarë që kanë sunduar
vendet e ndryshme. Le të ngremë memorial edhe për kuilingët e njohur të
botës mbarë.
Duke menduar të
gjitha këto që shkrova më sipër më del para syve vendimi i Këshillit të
Ministravee të Republikës së Shqipërisë me numër 42, datë 14.01.2009 për
propozimin e projektligjit “Për
Simbolet e Përkujtimit të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri”, për
shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe
relacionit, që i bashkangjitet këtij vendimi.
Ndërsa në
relacionin përkatës thuhet:
Projektligji përcakton ngritjen e një obelisku, përmes të cilit do të
përkujtohen viktimat dhe krimet e komunizmit dhe, si i tillë, do të ndihmojë
brezat, e tanishëm dhe të ardhshëm, të kujtojnë dramën që i shkaktoi komunizmi
Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për të realizuar këtë mision kaq të rëndësishëm,
obelisku duhet të vendoset në njerin nga sheshet kryesore të Tiranës, si një
zgjidhje arkitekturore e një niveli të lartë internacional. Në bazë të këtij
ligji,Këshilli i Ministrave ka hapësirën e mjaftueshme ligjore, për të
ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ngritjen e obeliskut.”
Mbështetur në këtë
vendim dhe këtë relacion, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi
projektligjin “Për Simbolet e Përkujtimit të Viktimave dhe Krimeve të Komunizmit
në Shqipëri”, ku në nenin 5 të tij thuhet:
“Këshilli i Ministarve të nxjerrë aktin e nevojshëm nënligjor, për ngritjen
e “Obeliskut Të Viktimave dhe Krimeve të Komunizmit”.
Çuditërisht, kanë
kaluar gati njëmbëdhjetë vjet nga miratimi i vendimit në fjalë, dhe asnjë nga kryeministrat dhe kryetarët e
Bashkisë së Tiranës nuk është interesuar për zbatimin e tij. Si ka mundësi që,
pa u menduar fare, miratohet ngritja e një memoriali për nje grusht shteti të
nje vendi të huaj që nuk ka asnjë lidhje me vendin tonë dhe nuk ngrihet
memoriali i të përrndjekurv politikë, i caktuar me një vendim të Kuvendit të
Shqipërisë? Mos vallë kjo është pasojë e prapaskenave të marëveshjes së fshehtë
Rama-Erdogan?.A mos vallë kjo është një paralajmërim për mbylljen e disa
shkollave turke në Shqipëri që nuk i përkasin rrymës së kryeministrit aktual
turk?
Përse ky hezitim i
pajustifikuar për problemet e të përndjekurve politikë? Qysh në tetor 2006
është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë rezoluta “Për Dënimin e Krimeve të
Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri”, në miratimin e së cilës deputetët
socialistë, me urdhër të kryetarit të tyre, Edi Rama, dolën nga salla. Zbatimi
i kësaj resolute do të ishte një zgjidhje përfundimtare e problemeve të të
përndjekurve politikë. Por kjo nuk ndodhi. Nga të shtatëmbëdhjetë pikat e saj
pothuajse nuk është zbatuar asnjë. Le t’i argumentojmë:
Nuk është dënuar
diktatori Enver Hoxha si ideatori, frymëzuesi,drejtuesi dhe ekzekutuesi i sistemit më të egër diktatorial komunist në
Europën Lindore.
Nuk është bërë
rishikimi i datave simbol të sistemit komunist që shënojnë instalimin e
diktaturës komuniste.
Nuk janë bërë
publike të gjitha dokumentat që dëshmojnë krimet e regjimit komunist përfshirë
edhe dosjet e krijuara në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike
si Sigurimi i Shtetit, Prokuroritë, Gjykatat, dhe Komitetet e
Dëbim-Internimeve.
Nuk janë hapur
dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët,
drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë,të
administratës publike lokale dhe qëndrore,
si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shklruara.
Nuk është hartuar
një strategji kombëtare për të gjithë detyrimet ligjore lidhur me statusin e të
përndjekuve politikë për integrimin, arsimimin punësimin, strehimin, dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohë sa më
të shpejtë si dhe akordimin e një fondi
për gjetjen e të zhdukurve dhe të vrarëve me apo pa gjyq për arsye
politike.
Nuk është bërë
rishikimi i librave shkollorë, hapja e muzeumeve dhe kthimi në muze i burgjeve
dhe kampeve të tmerrshme si dhe ngritja e memorialeve në nderim të shqiptarëve
që u vranë për kundërvënie ndaj regjimit totalitar.
Nuk është
organizuar konferenca kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit,
qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve, akademikëve,
historianëve, dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga diktatura
komuniste.
Të gjitha këto
ishin parashikuar të realizoheshin por, megjithëse kanë kaluar trembëdhejtë
vjet, askush nuk është kujtuar për zbatimin e tyre. Për të qënë më realist
theksoj se janë zbatuar pothuajse plotësisht arsimimi dhe strehimi i tyre,
megjithëse për strehimin u hartua nje ligj, sipas të cilët, të përndjekurit
politikë fitonin të drejtën e strehimit falas, kurse tani, çuditërisht, atyre u
zbritet vlefta e shtëpisë nga ligji i dëmshpërblimit të tyre, i cili ka kaluar
për zbatim në kalendat greke dhe nuk dihet se kur do të përfundojë.
Sot në Shqipëri
numërohen mbe 4000 të vrarë dhe të humbur që nuk kanë një varr për të vendosur
një tufë lule apo të derdhin një pikë lot. Shtypi dhe media përditë shkruajnë
për të zhdukurit në Kosovë por nuk kujtohen për të rënët në Shqipëri. Deri kur
do të vazhdojë kjo gjendje?
Ka mbi dymbëdhetë
vjet që është krijuar shoqata e shpalljes së kampit famëkeq të Spaçit në muze
por, megjithë përpjekjet e saj, ende nuk ëshrë bërë asgjë.
Lidhur me
konferencën kombëtare për krimet e kryera nga diktatura komuniste vazhdon
heshtja sikur të moa ekzistonte fare si një pikë e rezolutës në fjalë. Në
vendin tonë po organizohen konferenca nga të gjitha llojet, deri edhe ato nga
shoqatat gej dhe për këtë konferencë as që kujtohet njeri. Përse?
Këto ishin
çështjet që më dolën parasysh këto ditë kur diskutohet ngritja e një memoriali
absurd për një çështje që nuk i takon fare vendit tonë. Si një ish-i dënuar politikë nga regjimi
komunist, u drejtohem shoqatave të të përndjekurve politikë që ta ngenë zërin
deri në kupë të qiellit për zbatimin e të gjitha detyrimeve që janë ligjëruar
për shtresën tonë, deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre. Përndryshe nesër do
të jetë shumë vonë.