Përjetësi » Kripa
Jakup Gjoça interviston Reshat Kripën: Regjimi i Ramës na kthen në 1951-shin
E enjte, 16.05.2019, 09:06 PM
A është vepër penale të shkruash në murin e shtëpisë së një ambasadori një fjali me përmbajtje politike?
Absolutisht
jo! Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, nuk ka asnjë nen që e
konsideron krim një veprim të tillë. Nëse ka ndonjë jurisat që kundërshton
këtë, i lutem të ma thotë.
A është kërcënim ndaj
jetës të një ambasadori parulla me përmbajtje politike, sikurse e cilësoi kryeministri
dhe disa ambasada?
Nuk
mund të jetë kursesi kërcënim për jetën e një ambasadori një parrullë e shkruar
nga një vajzë në murin e shtëpisë së njërit orej tyre. Ajo mund të jetë thjesht
një mungesë korrektese.. Veprimi i asaj vajze mua më ktheu 68 vjet prapa, në
vitin 1951, kur unë së bashku me dy shokët e mi shpërndanim trakte me
përmbajtje antikomuniste në qytetin e Vlorës. Atëhere gjykata komuniste na
dënoi me burgim, megjithëse nuk ishim më të mëdhenj se 15 vjeç. A thua besonte
shteti komunist se ne tre fëmijë do ta rrëzonim me trakte atë? Sigurisht që jo.
Megjithatë ai nuk nguroi të na dënonte. Kjo histori po përsëritet edhe sot në rastin
e vajzës së sipërshënuar.
A na kthen tek Ligji 55
i agjitacionit ndalimi nga policia pas disa ditësh i autores së shkrimit të
parullës në murin e shtëpisë së Ambasadorit?
Ndalimi
i autores së shkrimit në murin e shtëpisë së ambasadorit është një rikthim në
ligjet diktatoriale të sistemit totalitar komunist pra të ligjit 55, gjë që
është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në një shoqëri
demokratike.
Qysh
prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria Rama e ka kthyer vendin në një
qendër të trafikimit të lëndëve narkotike, në një shtet ku në krye të organeve
të drejtësisë qëndrojnë ish-lakejtë e sistemit komunist. Kini parasysh fjalët e
shprehura nga zotit Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e
miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshiilit të Europës Nr.
1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve
totalitare komuniste”:
“Unë
nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i
kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë“.
Ndaj
edhe ne nuk mund të pajtohemi me një qeveri që në krye të Kuvendit të
Shqipërisë ka vendosur një figurë të përlyer të sistemit të përmbysur. Ndaj
jemi ngritur edhe në protestë. Ndaj e shkroi parrullën edhe vajza në murin e
shtëpisë së ambasadorit pasi diplomatët kanë heshtur para kësaj situate dhe
duket sikur ajo u thotë atyre: “Zgjohuni!“
Ju si mendoni a do të
sillej në Gjermani policia kështu ndaj autores dhe a do të cilësohej nga
kancelarja “kërcënim ndaj jetës” parulla politike? A u jep mësim demokracie
shqiptarëve Ambasadori i OSBE-së duke pranuar të ndalohet nga policia autorja e
parullës?
Në
asnjë mënyrë policia Gjermane apo e kujtdo vendi tjetër perëndimor nuk do të
sillej në këtë mënyrë. Por këtë nuk duan ta kuptojnë përfaqësuesit e disa
shteteve apo organizatave ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë. Më lejoni
t’ju tregoj një shembull konkret:
Me
shkresën Nr. 5 Prot. datë 20.06.2015, Dega e Shoqatës Antikomuniste e të
Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës, ku kryetar i së cilës isha unë, iu
drejtua Komisioneve të Dekriminalizimit dhe Reformës në Dretësi të Kuvendit të
Shqipërisë me propozimin që të mos lejoheshin të merrnin pjesë në organet e
larta të drekjtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese,
Gjykasta e Lartë, Gjykatat e Shkallës së Parë dhe ato të Apelit si dhe në
Prokurorinë e Përgjithëshme dhe në ato të rretheve, cilindo që kishte marrë
pjesë në trupat gjykuese të regjimit komunist dhe kishte dhënë dënime të
padrejta për motive politike. Një gjë e tillë të shtrihej edhe në organet e
Kuvendit të Shqipërisë dhe në ato të pushtetit qëndror dhe lokal.
Në
lidhje me këtë i dërguam shkresën Nr 8 Prot, datë 21 korrik 2016, Ambasadorit
Amerikan Donald Lu, me anën e të cilit kërkonim ndërhyrjen e tij për çështjet
në fjalë. Por, çuditërisht, ambasadori në fjalë zgjodhi rrugën e heshtjes.
Asnjë përgjigje nuk na erdhi. Përse? Atë e di ai, por shtresa e jonë është
sakrifikuar vetëm sepse ka qenë e renditur përkrah Shteteve të Bashkuara të
Amerikës duke sakrifikuar edhe jetët e shumë intektualëve të shquar.
Të
njejtin qëndrim po mbajnë edhe zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë. Ata janë
hedhur kundër opozitës nën pretekstin e përdorimit të dhunës. Për çfarë dhune
bëhet fjalë? Për disa shashka të hedhura apo shtyrje të policëve? Përse nuk u
bie në sy, përdorimi i gazit lotësjellës dhe i makinave të ujit kundër shumicës
dërmuese të protestuesve që as qëllonin me gjësendi dhe as shtynin ndokënd. Një
prej tyre jam edhe unë që gati u qorrova nga tymi i gazrave lotësjellës.
Opozitarët
kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e konsideruar me të drejtë atë
si shkaktarin e gjiendjes në të cilën ndodhet vendi. Misionarët përse nuk i
kujtojnë Ramës se Presidenti Nikson dha dorëheqjen pasi u zbulua se u kishte
vënë përgjues kundërshtarëve të tij politikë, se kancelari Gjerman Vili Brandt,
fitues i çmimit Nobel, dha dorëheqjen si kancelar në vitin 1974, pas një
skandali ku u përfshi asistenti i tij personal, Gunter Guillaume, se Margaret
Thaçer, “Zonja e Hekurt”, kryeministrja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, duke
mbajtur këtë post që nga viti 1979 deri në 1990-n, pasi sfidohet nga ish-kolegu
i saj, Michael Heseltine, më 22 nëntor 1990 detyrohet të japë dorëheqjen.
Këto
janë arsyet përse opozita është ngritur në protest dhe kjo do të vazhdojë deri
në realizimin e kërkesës së saj. Kjo është dhe arsyja përse vajza shkruajti
parruillën e saj. Një gjë të tillë përfaqësuesit diplomatikë duhet ta dijnë.
Intervistë me gazetarin Jakup Gjoça për gazetën “Telegraf”
datë 16 maj 2919