E merkure, 16.10.2024, 04:53 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Përjetësisht (1)

E hene, 22.04.2019, 09:25 AM


Në gjurmët e një një romani të pabotuar

Pèrjetësisht...

Nga Reshat Kripa

Pjesa e parë

Arbëri  qëndronte në qoshkun e tij  në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte  dhe  ëndërronte rrugën plot hithra e ferra nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me rradhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier, artist, shkrimtar apo çfardo tjetër gjë që të mundesj. Por fati e kishte dënuar që të mos arrinte asnjë nga majat e ëndërruara. Zhgënjimin e haste në çdo hap të jetës.

Qysh në klasën e parë të shkollës fillore, kishte filluar të shkëlqente figura e këtij individi dhe kjo e shoqëroi gjatë gjithë rrugës së jetës. Me gjithë intrigat dhe presionet që i bëheshin,  ai çante gjithmonë përpara në rrugën e vështirë. Përfundoi shkollën e mesme me rezultatet më të larta që mund të arriheshin. Rruga për më lartë ishte e mbyllur për të.

Mendja  e   tij   fluturonte       kaluarën  e   largët.  I përfytyrohej gjyshi i tij, Luan Dauti, që kishte qenë një nga pjesëmarrësit e lëvizjes së madhe që u kurorëzua me fitoren e pavarësisë më 1912. I përfytyrohej  dita e 28 nëntorit kur gjyshi kishte qenë pjesëmarrës i Kuvendit të Madh Historik, përkrah burrave të tjerë të shquar të kombit. I kujtohej gjithashtu edhe pjesëmarrja e tij në Kongresin e Lushnjes dhe luftën e 1920-ës që hodhi në det italianët.

I shfaqeshin këto dhe ndjente dhimbje kur shikonte që askërkund  nuk gjendej emri i gjyshit, nuk pasqyrohej aktiviteti i tij. Ishte interesuar disa herë, madje edhe në instancat shtetërore, por kudo kishte marrë të njëjtën përgjigje: “Nuk ka qenë pjesëmarrës”. Një gjë e tillë e revoltonte, pasi atij i kishin folur për aktivitetin e gjyshit shumë burra të moçëm, moshatarë me të, që e kishin njohur mjaft mirë.

Një dite shkoi në Shtëpinë Muze të  Pavarësisë.  U  zhyt    analet  e  ngjarjes   

madhe të vendit, ditës së 28 nëntorit 1912. Shikonte fotografitë e asaj ngjarjeje historike. U ndal në njerën. Ishin  një grup personalitetesh  të njohura të asaj periudhe. Mirë po gjyshi mungonte dhe, çuditërisht, ai e kish parë këtë fotografi me të gjithë pjesëmarrësit midis të cilëve edhe gjyshin e tij që e ëma e ruante ende në sëndukun e saj. Vuri re se aty mungonin edhe figura të tjera që kishin qenë protagonistë të ngjarjes. E kuptoi se ishte bërë një retushim i figurave duke u zëvendësuar me disa të tjerë që as u ishte dëgjuar emri ndonjëherë. Këto retushime i vërejti edhe në Muzeun Historik të qytetit. I njëjti retushim lidhur me Kongresin e Lushnjes dhe Luftën e Vlorës. Gjyshi i tij  mungonte.

Një gjë e tillë e habiste. Përse të fshiheshin nga faqja e historisë këta personazhe? Shkoi në shtëpi dhe u ul në bisedë me të ëmën. Ajo i tha:

Bir,  jetojmë    një  botë     çuditshme.  Kjo   është  Shqipëria  e  sotme. Kujdes

bir.  Hiqi  këto mendime. Lerja kohës t’i zgjidhë. Unë jam e sigurtë se një ditë ato do të dalin në dritë dhe   ti do  t’ia  arrish  asaj  dite. Tani  për  tani  hesht. Dhe Arbëri heshti.

Këto i shfaqeshin në përfytyrimin e tij. I shfaqej rruga e jetës së  tij. Para syve i dilte jeta e familjes. Në mënyrë të veçantë i kujtohej vdekja e gjyshes nga nëna, që banonte së bashku me ta, kur për ta përcjellë në banesën e fundit, mezi u mblodhën pesëmbëdhjetë deri njëzetë vetë, ata më të afërmit.. I shfaqeshin miqtë dhe shokët që e kishin shoqëruar gjatë gjithë periudhës së jetës. I kujtoheshin ata që, me gjithë kushtet e jetës, e kishin ndihmuar të mbijetonte, por i kujtoheshin edhe ata që,  me cmirën  dhe  egoizmin,  mundoheshin me    gjitha mjetet ta

pengonin në rrugën që ndiqte dhe  këta  ishin  shumica

  druheshin  prej  tij  si  djalli nga temjami.

Në këto çaste i kujtohej një fragment nga romani “Njeriu që qesh” i Viktor Hygoit:

Nganjëherë, kur fëmijës i bien në kokë sprova    rënda që në moshën      njomë,  në skutat e fshehta të shpirtit     tij, lind  një   farë   peshoreje,  një   peshore  e llahtarshme, me të cilën ai peshon punët e kësaj bote. Duke   e   ndjer    veten      pafajshëm, ai  iu nënshtrua fatit  pa bërë  zë. Nuk  u  qa  aspak. Ai    s’ka  përse të qortohet, nuk qorton të tjerët.

Edhe ai, si heroi i romanit, kishte kaluar sprova shumë të rënda, por me karakterin e tij kishte mundur t’u bënte ballë dhe të dilte faqebardhë nga e gjithë ajo rrokopujë. Jeta e kishte mësuar se si të ishte njeri, si të reagonte, kur i shfaqeshin të papritura të hidhura dhe si të ruante të  paprekur qytetarinë. Për të gjitha këto, e ndjente veten krenar për gjithçka kishte vepruar.

Këto i dilnin para syve, ndërsa priste në aerodromin e kryeqytetit ardhjen e avionit që do ta ndante nga atdheu i tij.. Përse po largohej  tani që, më në fund, sistemi totalitar ishte përmbysur? Kjo pyetje  e mundonte së tepërmi. Ishte para një dileme: A po vepronte drejt?

*          *          *

Sokolin, të atin, Arbëri nuk kishte pasur  fatin  ta  njihte.  Ai kishte lindur kur i iati kishte fluturuar në botën e përjetshme. Sokoli ishte një burrë i njohur në tërë krahinën si një jurist i shquar. Kishte mbaruar fakultetin juridik në universitetin e Sorbonës në Paris në vitin e fundit të monarkisë.

Gjatë Luftës së Dytë  Botërore  ishte  renditur    anën  e forcave nacionaliste duke qenë një nga figurat e njohura të saj. Kur rrjedha e luftës nxori në pah fitoren e  forcave komuniste, nuk tentoi të braktiste atdheun, pasi nuk mendonte kurrë që me përfundimin e luftës do ta arrestonin dhe masakronin me tortura të tmerrshme të cilat  do  t’i  merrnin  jetën. Në  atë  kohë,  ishte vetëm tridhjetë vjeç. Ishte fundi i vitit të dytë të pasluftës.

Arbëri kishte lindur tre muaj  pasi  i  ati  kishte  shkuar  në botën tjetër. Kështu ai u rrit në gjirin e nënës së tij, Afërditës. Ajo kishte mbaruar  institutin pedagogjik “Nana Skanderbeg”, që para lufte quhej “Nana Mbretëreshë”. Rezultatet ishin të shkëlqyera, por rrugët për të vazhduar studimet e larta  ishin mbyllur. Mentaliteti qe ekzistonte në atë kohë në Shqipëri ishte i tillë që femrat që mund të studionin jashtë shtetit ishin shumë të pakta.

Qysh kur vazhdonte vitin e fundit të shkollës së mesme ishte njohur me Sokolin me të cilin ishte dashuruar dhe, pas përfundimit të luftës, ishin martuar. Në atë kohë, ajo ushtronte profesionin e mesueses së letërsisë në shkollën e mesme të qytetit. Arrestimi i të shoqit dhe shuarja e tij në qelitë e burgut ndërruan fillin e jetës së saj. Ishte fundi i gushtit  kur u paraqit për të filluar punën pas pushimeve verore. E njoftuan se nuk mund të fillonte si e papërshtatshme për edukimin e brezit të ri.

Mami,  kur  do  ta  takojmë  babin? –   pyeste  Arbëri  i vogël të ëmën.

Tashmë ai ishte vetëm tre vjeç dhe nuk arrinte të kuptonte se përse shokët e tij i kishin të dy prindërit dhe ai jo. Afërdita  nuk  dinte  si  t’i  përgjigjej. Ajo nuk mund t’i tregonte se ati i tij i kishte mbyllur sytë në terrin e qelisë por, edhe sikur ta bënte një gjë të tillë, ku arrinte mendja e tij foshnjore të kuptonte se çfarë  ishte  qelia  dhe  torturat. Kishte  vendosur  që këtë t’ia tregonte vetëm kur të arrinte moshën e pjekurisë.

Babi yt   ka  fluturuar    qiell,  -   i   tha  ajo  dhe   i  tregoi  një  fotografi   ku   ai

kishte  dalë  duke brohoritur me duart lart, me rastin e një manifestimi popullor.

  Një ditë  edhe  ne do të vemi atje dhe do të jetojmë së bashku.

Urra! – thirri djaloshi gjithë gëzim.

Urra! – thirri edhe nëna  dhe  mori    birin    krah duke  e  përqafuar  fort.  Nga

sytë filluan  t’i rrjedhin lotë të nxehtë.

Para syve i dilte Sokoli që i fliste me një pasion të madh për idenë që kishte përqafuar dhe për programin e saj. Ishte një program demokratik, i njejtë me atë të shumë vendeve    tjera të Europës. Madje i kishte prurë edhe një kopje të atij programi, i përpiluar nga një prej figurave më të shkëlqyera të nacionalizmit shqiptar. Këtë kopje ajo e ruante ende. E kishte lexuar disa herë dhe vazhdonte ta lexonte gjithmonë.

I kujtohej, kur ai fliste për këtë program duke e krahasuar  me  parimet  e  revolucionit  frëng,  që i kishte mësuar në universitetin e Sorbonës. Afërdita lexonte dhe pyeste: Përse  e  vranë?  Çfarë  krimi  kishte  kryer? Mos  vallë  është  krim të  përqafosh    tilla  parime demokratike europiane?

Këtyre pyetjeve nuk ishte në gjendje t’u kthente përgjigje dhe kjo pasi tani ishte koha kur përplasja ndërmjet forcave që vepronin në vend kishte arritur kulmin e saj. Ishte koha kur “fitimtarët”,  për të mbajtur  pushtetin, ishin të gatshëm të hanin jo vetëm kundërshtarët e tyre politikë, po edhe njeri-tjetrin duke mos marrë parasysh as traditat e vendit dhe as lidhjet familjare. Ishte koha kur pjestarët e së njejtës familje spiunonin njeri-tjetrin. Një terror i paparë ushtrohej kundër atyre që mendonin ndryshe. Në këto çaste iu kujtuan vargjet e një poeti të njohur të krahinës së saj:

Djali babën, baba djalin, bën ta zërë e ta përzërë,

Që ta pjek në hell të gjallë, t’i pres mishin megërshërë.”

Për të mbijetuar, Afërdita  ishte  detyruar    shiste  disa nga gjërat e çmuara që kishte në  familje  si dhe të ndihmave që dërgonin familjarët e saj nga një qytet tjetër. Kështu mundi ta përballonte jetën bashkë me të birin. Por erdhi një ditë dhe ato mbaruan. Nga shtëpia e tyre e kishin dëbuar, një vilë e bukur dykatëshe, duke e mbyllur në një dhomë të vetme në periferi të qytetit. Mendoi t’i drejtohej kryetarit të qytetit. I kërkoi takim dhe ai e priti. I paraqiti gjendjen e saj. I tregoi diplomën e maturës. I tregoi edhe për të shoqin që kishte vdekur në burg.

Kjo  është  gjendja   ime, - i   tha,  -     rast  se    nuk     jepni   punë,  atëherë

merrmëni dhe  mua  dhe mbyllmëni atje ku mbyllët tim shoq dhe lereni fëmijën tim të shuhet.

Kryetari e dëgjoi dhe qëndroi  për  disa  çaste    heshtje. Nuk dinte  si    përgjigjej.

Iu kujtua direktiva e ardhur nga lart sipas së cilës nuk duhej lejuar kurrë që në arsim të punonin individë nga klasat e përmbysura. Një gjë e tillë ishte e pamundur. Shkroi diçka në një letër dhe ia dorëzoi duke i thënë:

Shkoni poshtë në zyrën e punës

-     Faleminderit! – u përgjigj Afërdita dhe u  largua.

Hapi letrën dhe lexoi:

Sistemojeni në punë!

  zyrën  e   punës  e  priti   përgjegjësi  i   saj. Ishte   një person i  zbritur  nga  skuta

  e  largët e rrethit që  nuk  e  kishte parë ndonjëherë qytetin me sy. Pjesëmarrja në rradhët e “fitimtarëve”, ku kishte kryer edhe nje kurs kundër analfabetizmit, e kishte ngritur në atë rang që gëzonte.

Pa   tregona  pak   autobiografinë tënde,  moj  shoqe!-   tha përgjegjësi.

Afërdita në fillim heshti. Nuk dinte si të vepronte. Së fundi, vendosi dhe i tha të vërtetën. Ai buzëqeshi hidhur dhe i tha:

Qenke   klasë    borgjeze    zotrote! E   mbani   hundën   lart   ju. Megjithatë,  pushteti

popullor  nuk  i  le njerëzit të vdesin  për   bukë   si   shteti  borgjez.  Do     shkosh     punosh

si pastruese në shkollën e mesme “Dëshmorët e Lirisë”.

Afërdita shtangu. Nuk e priste nje gjë të tillë. Dikur ajo kishte qenë profesore e letërsisë në atë shkollë që më parë mbante emrin e një personaliteti të lartë të  gjuhës,  por që fatkeqësisht, gjatë luftës, ishte lidhur  me  lëvizjen  nacionaliste dhe,  pas  përfundimit    saj, ishte ekzekutuar edhe ai si armik i popullit.

Përgjegjësi plotësoi shkresën dhe ia drejtoi Afërditës;

Merreni dhe filloni punë.

Afërdita hezitoi.

Nuk ju pëlqen, -  vazhdoi përgjegjësi i zyrës. - Natyrisht ju  borgjezët  nuk  e  ulni  kollaj hundën, por sot këto nuk ju shkojnë. Doni ta merrni fletën e punës apo jo?

Arroganca e tij e habiti. U mendua  disa  çaste. Së  fundi,  mori  fletën   dhe  u  largua.

  nesërmen  u  paraqit    drejtorinë  e  shkollës.  Drejtor   ishte   një   ish-kolegu   i

saj,  Andrea. Kur lexoi fletën e punës ai shtangu.  Për disa minuta të tëra  mbretëroi heshtja. Së fundi foli:

Ikni dhe kthehuni pas disa ditësh.

Mos  u   mundoni,  është  e   kotë,  -   i   tha  Afërdita  duke  e  kuptuar  se  qëllimi

i  tij  ishte  të bisedonte diku më lart për ta vendosur në pozicionin e mësueses.

Ikni  dhe  kur    ktheheni  e  bisedojmë,  -   përsëriti drejtori.

Ai   ishte   i   bindur   se   duhej     ishte  bërë  diçka  e pamenduar nga  ndonjë individ që  nuk  e  njihte personalitetin e saj. Mendonte se me ndërhyrjen e tij do ta korigjonte këtë gabim.

Afërdita  u   largua,  por  thellë,    ndërgjegjen  e  saj, mendonte se   tentativa  e  Andreas  do të ishte e kotë. U  kthye  pas  tre ditësh. Drejtorin e gjeti në një gjendje të papërcaktuar. Me kokën ulur dhe me një zë të dridhur që mezi i dilte, i tha:

Më falni!

Asgjë,  faleminderit juve për  gjithçka!  -   u  përgjigj ajo

*     *     *

Ditën e parë, kur u paraqit e rrethuan ish-nxënësit e saj.

Zonja  mësuese, u  kthyet  përsëri?    thërrisnin  ata    gëzuar.

Afërdita   nuk  iu  përgjigj. I  përshëndeti  dhe  u  drejtuapër    drejtori. Drejtori sa  e

pa uli kokën dhe nuk po fliste.

Erdhët? – i tha së fundi.-    Po, -  foli ajo me një zë të qetë.

Ai vazhdonte të heshte. Andrea i  kishte  kryer  studimet e larta në Vienë.  Gjatë luftës familja e tij ishte lidhur me lëvizjen nacional-çlirimtare. I ati, doktor Roberti, kishte qenë mjek në një spital partizan. Ishte një figurë e njohur në të gjithë krahinën. Ishte specializuar si kirurg.  Dikur, në kohën e mbretërisë, kishte punuar  si këshilltar në një ekip mjekësor italian që kishte ardhur për të ngritur një qendër shëndetësore në qytet. Kishte fituar një emër     mirë    specialitetin    e   tij.  Shumë qytetarë  kishin  shpëtuar nga vdekja në sajë të tij. Sidomos nuk përtonte të shkonte edhe kur e kërkonin për mjekim për ndonjë të plagosur gjatë luftës. Kudo që të ndodhej ai merrte çantën me mjetet e nevojshme dhe nisej menjëherë. Kështu që kishte fituar simpatinë e shumicës së qytetarëve.

Andrea kishte bashkëpunuar me njësitet guerile të  qytetit. Kështu që  e emëruan drejtor të shkollës së mesme. Por ai kishte një koncept tjetër  nga  drejtuesit e  tjerë  të institucioneve të ndryshme. Ishte bashkuar me lëvizjen, pasi kishte bindjen se ajo ishte forca më reale për të ndërtuar një Shqipëri demokratike. Realiteti i pasluftës e kishte zhgënjyer në një farë mase, por besonte se kjo ishte për shkak të paaftësisë së  disa  drejtuesve  dhe    me kalimin e viteve do të

rregullohej.

Ishte martuar me Elvirën, arsimtare edhe ajo, shoqe e ngushtë më Afërditën.  Nga martesa u  kishin lindur  dy  fëmijë, një  vajzë, Vojsava,  dhe  një  djalë, Petriti,  moshatar  me Arbërin.

Tani qëndronte me kokën ulur dhe nuk dinte si të përgjigjej. I njihte mirë aftësitë e saj ndaj nuk arrinte të kuptonte se përse të vepronin kështu me të. Kishte  biseduar  me  disa  nga personalitetet që merreshin me kuadrot e qytetit, por te asnjëri nuk  kishte  gjetur  mbështetje. Madje njeri prej tyre i kishte thënë me një zë të ulët:

Përse   e   fut   veten    këto  ujëra,  mos  kërkon  të mbytesh edhe ti?

Kështu që heshti  dhe  nuk  vazhdoi    gjatë.  Por , nga përbrenda, e mundonte ndërgjegja.

Andrea... -   e zgjoi  nga  mendimet ku  ishte  zhytur  Afërdita.

Ai   e ndërpreu   duke   ngritur   pëllëmbën  e   dorës   duke  dashur  t’i  thoshte   

heshte. U ngrit dhe i bëri shenjë që ta ndiqte. U drejtuan për te banjot e shkollës. Atje i tregoi një kovë, një fshesë dhe një shkop të mbërthyer në një dërrasë rreth së cilës ishin mbështjellë disa lecka dhe që shërbente për të larë dyshemetë.

Këto janë mjetet e tua të punës, –  i tha me një  zë që mezi i dilte  nga  goja  dhe  u

largua.

Afërdita    nuk    pati   kohë    as    ta    alënderonte. Kështu   filloi  punën e  re.    fillim

pastronte  kur nxënësit ishin në pushimet e orëve të mësimit ose kur largoheshin për në shtëpi. I vinte turp t’u dilte para syve. Edhe nxënësit e shikonin me keqardhje. Nuk kuptonin se si ish-mësuesja e tyre tani ishte shndërruar në një pastruese të thjeshtë. Megjithatë sa herë që e takonin  e   përshëndesnin  “mirëmëngjes zonja mësuese”.

I  vetmi     mundohej   mos   ta   përfillte,   duke  e  parë  shtrembër, ishte  Demiri, një  mësues që  mbante detyrën e sekretarit të partisë për shkollën. Ai e  trajtonte  si një armike të klasës. Më tepër  e tërbonte krenaria me të cilën ajo e përballonte. Qëllimisht shpesh herë e kthente  për    kryer  pastrimin për të dytën herë pasi gjoja nuk e kishte kryer mirë, megjithatë ajo me kokën lart vazhdonte punën e  saj.

Përse   nuk   përgjigje,  mos   vallë je  memece?    i thërriste ai.

Ajo e vështronte në sy dhe pa folur largohej për në punë. Heshtja ishte arma  e  saj    këtë  duel.  Kjo e tërbonte më tepër sekretarin

*     *     *

Vitin e tjetër Arbëri dhe Petriti filluan  klasën  e  parë të shkollës shtatëvjeçare. U ulën      dy në një bankë. Zoti u kishte falur një inteligjencë të jashtëzakonshme. I kapnin  shpjegimet    jepte mësuesja dhe  përgjigjeshin aty për aty pa u menduar fare. Kjo bëri që shpejt të dilnin në krye të shokëve dhe shoqeve. Ata kishin një natyrë të veçantë. Asnjëherë nuk dinin të grindeshin apo të ngatërroheshin me shokët. Mësuese kishin Elvirën, mamanë e Petritit, e cila i trajtonte njësoj si të gjithë nxënësit e tjerë të klasës.

Elvira rridhte nga një familje intelektuale që gjatë luftës kishte mbajtur një qëndrim asnjanës, pa u përzierë me asnjë krah. I ati ishte një tregtar  çerturinash që me punën e tij mbante familjen e përbërë nga ai me bashkëshorten dhe dy fëmijët, Naimin, që ishte më i madhi dhe që kishte mbaruar për financë në Itali dhe punonte në drejtorinë e  financës së komitetit ekzekutiv, si dhe Elvirën, Nga paraardhësit e tyre kishin përfituar një shtëpi ku banonin dhe një dyqan

vogël ku i ati ushtronte aktivitetin e tij.

Ishte  viti 1952,  dyzet vjetori i pavarësisë kombëtare. Andrea mendonte që, me këtë  rast,

me një grup mësuesish dhe nxënësish të shkollës të vinin në skenë një dramë me temë patriotike  nga e kaluara e vendit. Për këtë kishte zgjedhur një  dramatizim të romanit  “Lulja e Kujtimit” të  Foqion  Postolit, vënë në skenë dhjetë vite më parë në  shkollën “Nana  Skanderbeg”,. Ai mendonte se dramatizimi duhej të ishte më impulsiv gjë që, sipas tij, i kishte munguar atij të mëparshmit. Mendonte që   ngjarjet  e   atij dramatizimi t’i përshtateshin plotësisht këtij përvjetori. Kështu që duhej ripunuar. Por ishte në dilemë se kujt t’ia ngarkonte ripunimin e tij. Vetë kishte mbaruar për matematikë. Mesuesit e letërsisë së shkollës nuk i dukeshin të përshtatshëm. Donte ta bisedonte me të shoqen, Elvirën.

Trokiti porta.

Hyni! – thirri ai

Dera u hap dhe hyri Elvira. Andreas i çeli fytyra.

Sa mirë që  erdhe,  -   i  tha.    Ty    kisha  ndër  mend. Dua bisedojmë  pë një   çështje.

Dhe  i  tregoi  projektin  e   tij  duke kërkuar opinionin e  saj. Elvirës  i   shkrepi  diçka 

mendje.

Unë   kam   një   mendim, por  nuk  e  di nëse të  duket   i   arsyeshëm. Personi     i

përshtatshëm  për atë rol është Afërdita.

Afërdita?

Po.  A  ju  kujtohet   se    me   sa  pasion   recitonte  poezitë  e autorëve  te   medhenj

shqiptarë  dhe    huaj, kur u shpjegonte nxënësve për ta? Dukej  si një aktore e vërtetë, madje ajo e ka luajtur këtë rol edhe para dhjetë vitesh, kur ishte në vitin e fundit të shkollës “Nana  Skanderbeg”.

Heshtja pasoi fjalët e Elvirës. Andreas iu shfaq para syve një skenë e para shtatë viteve ku Afërdita, në përvjetorin e poetit Vaso Pasha, në mes të një grumbulli kolegësh recitonte me pasion:

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
            Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,

            Asht tok' e jona, prindt na e kanë lanë

            Kush mos na e preki, se desim t'tanë

Desim si diqnë burrat që motit

Dhe mos marrohna përpara zotit. “

Uli kryet dhe qëndronte i  heshtur. Elvira  kishte    drejtë. Por, a do të mundesh?

Pse mendohe? – i tha ajo

“Të   rrosh   a     mos  rrosh?”    përsëriti  Andrea  monologun  e   Hamletit  pa

e gjetur enigmën e këtij  problemi.

-    Në këtë dilemë jam edhe unë. Ti më kupton.

-    Mendoje dhe vendos, -  i tha Elvira.                                                                          Andrea  ndodhej  me    vërtetë  para  një  dileme. Karakteri   i  tij e shtynte që  të pranonte  propozimin e Elvirës, por  një    i brendshëm i fliste:                                                                        - Mos  u nxito! Thellohu,  shqyrtoje  mirë rastin  dhe  pastaj vendos!   Mendo  pasojat

Ky mendimi  i  fundit  e shqetësonte  tepër. I  dilte  para   syve   refuzimi    i

kishin  bërë personat me të cilët kishte biseduar për kërkesën e tij për kthimin  e  Afërditës  si  arsimtare. Por i dilte para syve edhe një rast tjetër me të  cilin  ishte  ndeshur kohët e fundit. Një miku i tij, drejtor i një punishteje  rrobaqepësie, kishte emëruar në postin e brigadieres së repartit të këmishave  për  gra dhe burra një grua që kishte përfunduar një kurs rrobaqepësie dhe ishte shumë e talentuar. Ajo me fantazinë e saj kishte projektuar disa tipe këmishash që kërkoheshin tepër nga tregu. Por, për fatin e  keq, vëllai i saj ishte dënuar me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë  Një gjë e tillë kishte bërë që ta shkarkonin nga detyra e   drejtorit  duke e detyruar së fundi të largohej nga ndërmarrja.

Këto mendonte edhe Andrea në ato çaste. Mos vallë edhe ai do të kishte të njëjtin përfundim? Çështjen e  bisedoi  edhe  me    atin. Roberti  po  e  dëgjonte  me  vëmendje,  në heshtje. Së fundi i tha:

Dëgjo  mor  bir.    botë  ka  tre  lloje  njerëzish. Të  parët janë ata i venë vetes

një qëllim  dhe nuk tunden nga ai parim, natyrisht kur ai  është  i  arsyeshëm  dhe  moral. Çfardo rrethane që t’u paraqitet ata nuk lëkunden nga parimet. Duan  të urdhërohen vetëm nga vullneti i tyre dhe askujt tjeter. Duan të udhëhiqen nga arsyeja e tyre dhe askujt tjetër. Duan të drejtojnë veten dhe jo t’i drejtojnë të tjerët. Duan të vendosin vetë dhe jo të vendosin të tjerët. Me   pak   fjalë,   duan     jenë dikushi, duke marrë parasysh çdo lloj çmimi që duhet të paguajnë.

  dytët  janë sharlatanët, hipokritët, servilët, që janë gati të shesin moralin e tyre për një post apo përfitim jo të ligjshmën. Ata nuk kanë fytyrë, nuk kanë ndërgjegje, janë kthyer në kameleonë. Për fat të keq, ata i gjen me shumicë në botën e sotme  dhe  me  veprimet  e  tyre  bëjnë    jeta    mos shkojë në rrjedhën e saj.

Kurse të tretët janë një tip i veçantë nga dy të  parët. Tek ata mbizotëron urrejtja për çdo kundërshtar dhe që i ka bërë egoistë, sadistë, kriminelë. Ata janë të gatshëm të përdorin mjetet më mizore për të arritur qëllimet e paracaktuara. Ndjejnë kënaqësi. kur shohin të derdhet gjaku i tyre. Kjo është e vetmja ndjenjë që iu zotëron zemrat dhe kjo i bënë ata që të jenë më cinikë. Kështu, mor bir,  pyete  ndërgjegjen  tënde  se  cilit grup  i përket dhe vepro siç të thotë ajo.

Nuk foli më, por për Andrean kishte folur mjaft. Vendosi të vepronte. I dërgoi Afërditës     paraqitej      drejtori.  Kishin   përfunduar  orët   e  mësimit. Nxënësit   dhe   arsimtarët ishin larguar.. Afërdita, si zakonisht, po kryente pastrimin e shkollës. U habit me këtë  thirrje.

Përse? – pyeti veten e saj.

Kur hyri   drejtori  dhe   kur  pa  se  atje  ishte   edhe   Elvira,  ndjeu   një   lehtësim.

Ndruajtja i  kishte kaluar.

Urdhëroni,  zoti   drejtor! –  i  tha.

Ishte hera e parë që i drejtohej me këtë emërtim

Mos  m’u  drejtoni  zoti  drejtor. Unë  kam   një  emër.   Kemi  vite    jemi

kolegë.

Qëndruan disa çaste në heshtje, pastaj Andrea vazhdoi:

Ju  e  dini  se   po   afron  kremtimi i  dyzetvjetorit   shpalljes     pavarësisë.

Me  këtë  rast  së bashku me Elvirën kemi menduar që të  vemë    skenë  dramatizimin  “Lulja e Kujtimit” dhe kemi menduar që përpunimin e tij ta bëni ju, madje edhe të luani rolin e Olimbisë si dikur  para  dhjetë  vitesh.

Afërdita shtangu. As që i kishte shkuar kurrë ndër mend  një  propozim i  tillë.  Ajo,  një  patruese shkolle, të  kthehej  në rolin  e   një  shkrimtareje  dhe  aktoreje  teatri. Një  ndjenjë  e  çuditshme  filloi  ta pushtojë.  Para syve i doli fëminia e saj, kur pasioni kryesor ishte të bëhej një aktore  e  njohur. Iu  kujtua historia kur dhjetë vjet më parë drejtoria e shkollës kishte organizuar, sikurse tani, shfaqjen e romanit “Lulja e Kujtimit”, dramatizuar nga një figurë e njohur. Afërditës i kishin dhënë rolin e Olimbisë. Në fund të shfaqjes të gjithë e kishin duartrokitur nxehtësisht interpretimin e aktores së re, madje nëpër gazetat e kohës kishte filluar të shkruhej se ajo do të bëhej një aktore e madhe. Ngjarjet e mëvonshme e  kishin shndërruar rrjedhën e jetës së saj. Ajo, nxënësja e shkëlqyer e shkollës “Nana Skanderbeg” kishte përfunduar si  një pastruese e thjeshtë shkolle.

Ndaj ishte në dilemë. Një zë i thoshte se duhej ta pranonte, pasi vetëm kështu mund të realizohej ëndrra e fëmijërisë për t’u bërë dikush, ndërsa zëri tjetër i pëshpëriste se kjo ishte e pamundur sepse  duhej    shikonte  edhe  pozicionin në të cilin ndodhej.

Do më lejoni të mendohem? – i tha drejtorit

Ai nuk e kundërshtoi dhe kështu u ndanë.

*     *     *

Përse mendohe? –  e pyeti e ëma Afërditën.

Sepse jam në udhekryq, - ishte përgjigja.

Dhe  ti  nuk  je    gjendje  ta  zgjidhësh?

Ndodhem   midis  dy  rrugëve,  njera     shpie    parajs  dhe  tjetra     ferr.

Rruga e ferrit është e hapur dhe  mund     shkosh    kur     duash,  ndërsa   për  të shkuar   nëparajsë  duhet    kalosh  nëpër  gërxhe  dhe  shkrepa    duhet mund dhe vullnet për t’i kaluar.

Po  ty,  a  mos  vallë    mungon  ky  vullnet?  Dikur Migjeni shkruante:

0 vullnete të ndrydhuna!

0 vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta!

E me britmë ngadhnyese,

Me hove viganash, dëshirash flatruese,

Turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhe zbritni

ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

Vullnetet  e    mia   janë  ndrydhur,   Unë nuk   kam forcë t’i  shkund  ato,

siç  thotë  poeti. Ç’mund  të bëj  unë për t’u çliruar nga kjo ndrydhje? A mundem vallë? Migjeni shkruante: “Shkundni prangat të mbrapshta”! Por a kam unë fuqi për  këtë?

Folmë bijë, folmë! Tregomë ku qëndron çështja.

Afërdita i tregoi për  propozimin e drejtorit    shkollës. I  tregoi edhe  pse   hezitonte

ta pranonte. Ajo  ishte  bashkëshortja  e një të vdekuri në burg si armik  i  popullit, ndaj i  ishte  mohuar  edhe  e drejta e profesionit. Si do ta priste publiku daljen  ne skenë?

Nëna  ndenji disa minuta pa u përgjigjur. Së fundi tha:

Mos  u  druaj bija   ime.  Pranoje  propozimin.  Ti  e    ke   luajtur  edhe  disa  vite

  parë  atë  rol dhe dole e shkëlqyer, megjithëse ishe ende e re. A të kujtohet se si të ngritën në krah spektatorët? Tani ke rastin t’u tregosh se cila je. Mos e  ul  kokën. Askush nuk mund të thyejë krenarinë tënde.

Afërdita vendosi. Të nesërmen i tha Andreas se pranonte.

Rrofsh Afërditë! Të siguroj se kjo do të jetë kthesa  e rugës  tënde në jetë.

A thua?

Sigurisht.    premtoj  se   shpejt   do    arrish     vendin që meriton

Faleminderit!

Afërdita u kthye   shtëpi dhe  hapi   romanin.  Para   syve  i  dilnin  skenat  e  tij. I

dilte Dhimitri,  një djalë i ri që punonte si kryeshërbëtor në dyqanin e  zotit  Kristo  dhe  dashuronte  vajzën  e  tij    vetme, Olimbinë, e cila edhe ajo e donte. Për këtë arsye zoti Kristo së bashku me sekretarin e tij, Nikon, bënin plane për ta larguar  nga Korça duke e dorëzuar në duart e qeverisë turke si njeri kryengritës dhe që kishte marëdhënie me shqiptarët jashtë Shqipërisë.

Dhimitri,  i   paralajmëruar nga  Olimbia,  largohet  dhe  niset  për    Manastir  ku  njihte  mjaft kryengritës. Mirëpo ishte natë e egër dimri dhe atij i del një tufë  ujqërish, të  cilët  ia  shqyejnë kalin. Ai vetë mezi shpëton gjallë me ndihmen e kryengritësve të asaj ane që vepronin atje.

Në këtë kohë në Korçë përhapet lajmi se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Kur  e  mori  vesh  këtë Olimbia dëshpërohet aq shumë sa luan mendsh dhe mbetet ashtu gjashtëmbëdhjetë muaj, deri sa një ditë "Lulja e Kujtimit", që ia kish falur Dhimitri,  i ngjall asaj kujtimet e së kaluarës dhe e sjell në vete.

Ky subjekt i doli para syve Afërditës. I dukej i ngjashëm  me fatin e saj   me   Sokolin. Edhe  atë  e kishin rrethuar ujqërit dhe e kishin gllabëruar, madje nuk kishte asnjë varr ku ta vajtonte apo t’i çonte një tufë me lule. Në vend të “Lules së Kujtimit” ajo kishte fotografinë ku ai kishte dalë duke  brohoritur  me  duart lart.

Interesant, - mendonte  Afërdita,  -  edhe  atëherë  kishte cmirëzinj që përpiqeshin të shkatërronin ëndrrat e të tjerëve.

Dhe sillte ndër mend intrigantët e kohës në të cilën jetonte.

U ul dhe filloi    punojë. Mori  dramatizimin e  parë  dhe  filloi  ta  rilexojë. Atje  ku mendonte se skenari  çalonte bënte ndonjë korigjim apo shtesë. Ishte zhytur në botën e fantazisë. Për të nuk ekzistonte më asgjë përveç ngjarjeve të dramës.  Ambienti rreth e rrotull nuk ekzistonte. E ëma e shikonte dhe mundohej t’i fliste për ta shkëputur nga kjo gjendje por me kot. Ajo kishte humbur në botën e saj. Së fundi e përfundoi.

Të nesërmen ia dorëzoi dramën Andreas. Ai i hodhi  një sy shpejt e shpejt dhe i tha:

Faleminderit, të lumtë! Ke bërë një kryevepër.

Menjëherë   filluan  përgatitjet  për  shfaqjen.  Andrea bisedoi  me  një   regjisor  

njohur    qytetit i cili mori përsipër vënien    skenë.  U  zgjodh edhe ekipi realizues

skenaristë,kompozitorë, piktorë. Uzgjodhën gjithashtu edhe interpretuesit. Rolin e Olimbisë e mori Afërdita ndërsa atë të Dhimitrit, një mësues i ri, Skënderi, që kishte ardhur atë vit në këtë shkollë. Rolet e tjera u caktuan nga rradhët e maturantëve.

Andrea kishte vetëm një dyshim. A do ta lejonte praninë e Afërditës sekretar Demiri? Ai e dinte opinionin e tij për pastruesen. Por fati e ndihmoi. Demiri kishte shkuar për një kurs partie në kryeqytet. Kështu që rruga ishte e hapur.

*         *          *

  fundi,   erdhi   edhe   dita   e   festës    madhe. Qyteti zhurmëronte nga brohotitjet e banorëve që derdheshin rrugëve dhe nga fjalimet e autoriteteve, midis të cilave edhe ajo e përfaqësuesit të lartë të ardhur nga kryeqyteti. Tingujt e bandës së qytetit mbulonin zhurmat e njerëzve. Në mbrëmje shfaqja e dramës së mirëpritur. Turmat drejtoheshin drejt sallës së teatrit që u mbush plot e përplot. Në galerinë qëndrore, përfaqësuesi i lartë i ardhur nga Tirana, Sekretari i Parë i Partisë, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv  dhe kuadro të tjera. Midis tyre edhe Demiri që kishte përfunduar kursin. Në galeri ishte ulur edhe drejtor Andrea. Në shfaqje  kishin  ardhur edhe nëna e Afërditës me Arbërin e vogël.

Shfaqja filloi. Në skenë Dhimitri me  Olimbinë,  një  çift të dashuruarish që dukej  sikur  do  ta  përpinin  njeri-tjetrin. Salla  i shikonte me admirim. Në  galerinë  qëndrore  filloi një lëvizje.

Kush   ia   ka   dhënë   këtë  rol  asaj?     iu   drejtua Demiri Andreas.

Spektatorët     ishin   pranë   galerisë   kthyen   kryet. Sekretari  i  Parë   i    bëri  shenjë  Demirit që të  heshte. Andrea bëri sikur nuk e dëgjoi.

Shfaqja vazhdonte. Skena  tjetër. Zoti Kristo dhe  sekretar Nikua bëjnë plane për ta dorëzuar Dhimitrin tek autoritetet turke.  Olimbia i dëgjon dhe i lutet të atit por ai nuk tërhiqet, atëherë lajmëron të dashurin i cili largohet nga qyteti.  Së fundi shfaqet një lajmëtar që sjell lajmin e kobshëm, Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Një klithnë  therrëse  dëgjohet.  Është  Olimbia  që këlthet. Salla pret e shtangur rrjedhën e ngjarjes. Zëri  i  saj  buçet me duart lart:

O Zot, ku je?

Para   syve    nuk  kishte    sallën  e teatrit. Ajo  kishteluturuar në  botën e  saj.  Nuk  ishte  më Dhimitri partneri i saj. I dukej sikur ai ishte Sokoli i rrethuar nga një turmë ujqërish që mundoheshin sejcili t’i shkëpusnin ndonjë copë nga trupi i tij.

Ndaluni,  ndaluni!    thirri     mes    lotëve    rridhnin  si   lumë.  -    Mos ma  merrni  Sokolin tim!

Një e qeshur histerike shpërtheu nga buzët e saj. Salla, e ngritur në këmbë  buçiti  nga duartrokitjet e zjarrta. Midis tyre ndihej me fort zëri i një fëmije. Ishte Arbëri që brohoriste për nënën e tij.

Mbylleni perden!  -  Thirri Demiri,  por atë nuk  e  dëgjoi  askush.  Duartrokitjet  e

publikut e mbuluan zërin e tij. Sekretari i Parë  i bëri përsëri shenjë që të heshtëte.

Së fundi shfaqja përfundoi. Turma të tëra spektatorësh u derdhen në skenë për të përgëzuar regjisorin dhe aktorët dhe në mënyrë të veçantë Olimbinë. Tufa me lule i drejtoheshin asaj. Në këtë  çast mbërriti Demiri që e kapi për krahu dhe  e  nxorri  nga  skena.  Atje u përballë me  Andrean  i  cili  ndërhyri dhe ia hoqi nga duart.

Lëshojeni! -  i  tha,    suksesi  i kësaj shfaqje  është pikërisht kjo.

E  pruri  përsëri    krye  të skenës.

Ovacionet ishin të jashtëzakonshme dhe vazhduan për një kohë të gjatë.

Faleminderit! – i tha Afërdita.

Faleminderit juve! – u  përgjigj Andrea. –   Ishit  ylli  i shfaqjes.

Së bashku me nënën dhe Arbërin u nisën për në shtëpi. Andrea i përcolli deri  te porta.

Të nesërmen, nën drejtimin e Sekretarit të Parë të Partisë së Rrethit, u zhvillua mbledhja në Komitetin e Partisë. Merrte pjesë edhe delegati i ardhur nga kryeqyteti si dhe të gjithë sekretarët  e   partisë    ndërmarrjeve  dhe  shkollave    rrethit. Kishte edhe disa kuadro  te  tjera të  ftuar  dhe  midis  tyre  edhe Andrea. Tema ishte bilanci i punës së kryer për përgatitjen e kremtimit    festës    dyzetvjetorit të pavarësisë.

Raportin kryesor e mbajti Sekretari i Parë. Ai foli e foli për gati një orë për punën e kryer duke lavdëruar kuadrot drejtuese që kishin përgatitur festën duke e konkretizuar këtë me shembuj të ndryshëm. Shfaqjen e dramës nuk e përmendi fare duke e lënë qëllimisht në heshtje Në fund falënderoi përfaqësuesin e ardhur nga Tirana për ndihmën e dhënë.

Filluan diskutimet. I pari u ngrit Demiri.

  dashur   shokë!  Jam  plotësisht  dakord   me  gjitha   ato    ngriti  shoku

Sekretar  i Parë por dua të ndalem në një pikë që nuk u përmend fare në raport. E kam fjalën për shfaqjen e organizuar nga shkolla “Dëshmorët e Lirisë” dhe personalisht nga drejtori i saj, shoku Andrea Goranxi, i pranishëm në këtë mbledhje. Unë nuk arrij të kuptoj se si shoku Andrea ngarkoi për interpretimin e rolit kryesor një person të deklasuar, i shoqi i së cilës ka vdekur në burg ku kryente dënimin e merituar si armik i popullit. Pikërisht për këtë asaj i është hequr edhe e drejta e ushtrimit të profesionit të mësueses. Mendoj se sot  shoku Andrea duhet na japë

shpjegime përse e mori këtë vendim.

Andrea u ngrit nga vendi ku ishte ulur  dhe  dalëngadalë u drejtua për te  podiumi  ku  mbaheshin  diskutimet. Qëndroi  disa minuta në heshtje dhe pastaj filloi:

  lejoni të nderuar shokë  t’ju tregoj arsyet  e  mia

përse  ndërmora  një  veprim    tillë. Dhjetë  vjet    parë,    28 nëntor 1942, në zjarrin e luftës për liri, drejtori i shkollës “Nana Skanderbeg” në kryeqytet, heroi i popullit Astrit Çeliku organizoi shfaqjen e kësaj drame. Rolin kryesor, atë të Olimbisë ia besoi Afërdita Ndrecës që më vonë do të merrte mbiemrin Dauti, atëherë nxënëse e vitit të fundit të shkollës.. Suksesi ishte i jashtëzakonshëm sa i tërboi fashistët. Si raprezalje ata arrestuan drejtor Astritin dhe e pushkatuan. Në kujtim të kësaj ngjarjeje mendova të përsërisja shfaqjen e kësaj drame. Mendova se më mirë se shoqja Afërditë këtë rol nuk mund ta luante askush tjetër. Mendova se ajo do të përsëriste suksesin e dhjetë viteve më  parë  dhe  nuk  gabova  Shtoj  se  ajo  është punonjëse e shkollës sonë me detyrën e pastrueses të cilën e kryen më së miri dhe pa u ndjerë apo ankuar.  Suksesi ishte i jashtëzakonshëm dhe ju të gjithë e patë. Ovacionet e publikut nuk kishin mbarim.

Po kur ajo thirri “Mos ma merrni sokolin tim”  çfarë  donte    thoshte?  Mos  iu

kujtua  i shoqi, Sokoli, që vdiq në burg si armik populli? Mos  vallë  donte  ta ngjallte atë? – pyeti me një zë të ashpër Demiri që nga vendi.

Jo i dashur Demir, ky  ësht ë  një  epitet    përdoret  shpesh   gjuhën  tonë  për

  treguar madhështinë e heronjve tanë dhe Afërdita e përdori atë për të treguar madhështinë e Dhimitrit.

Demiri  heshti. Andrea  e përfundoi ligjëratën me fjalët:

Jam i gatshëm përgjigjem para çdo lloj   vendimi     do     mendoni   ju.  Ju

falënderoj që  më dëgjuat dhe më falni për kohën e konsumuar.

Mbledhja vazhdoi edhe me disa  diskutime    tjera.  Në fund e mori fjalën i deleguari i kryeqytetit  që në mbarim të fjales së tij tha;

Përsa   i   përket  çështjes    u  diskutua  këtu  le  të merren organet kompetente.

Me kaq mbledhja mori fund.

*      *      *

Ditët që  pasuan vazhduan të  qeta. Secili kryente  punën  e   përditëshme. Dukej  sikur  nuk kishte ndodhur asgjë. Por kanalet e fshehta vazhdonin të punonin. Një ditë prej ditësh, Resuli, dikur shok shkolle me Sokolin dhe tani operativ i sigurimit të shtetit, duke kaluar pranë saj, iu   drejtua   dhe   me   një      qetë     shprehte përzemërsi  i foli:

Puna e mbarë1

Afërdita   e vështroi    sy e  habitur. Një e  dridhur  i   përshkoi   trupin. Megjithatë,

për  mirësjellje, iu përgjigj me të njejtën mënyrë:

Mbarë paç,  ju faleminderit!

Resuli ndaloi hapat dhe vazhdoi po me të njejtën mënyrë:

Pashë  shfaqjen  tuaj  dhe  ju  shkëlqyet me rolin     interpretuat  dhe t’ju   them

  vërtetën më vjen keq që jeni një pastruese shkolle, kur duhej të ishit një artiste e madhe.

Afërditës i dukej sikur para syve kishte fytyrën e një hipokriti madje, edhe më keq, atë të një gjaksori

Unë  tani  e  kam  zgjedhur  profesionin  tim,  -   iu  përgjigj    Këto    janë  fshesa

dhe  kova. Nuk kam pretendime për më tepër.

E keni gabim, -  nguli këmbë  Resuli. -   Atë   zgjidhje  jua   dhuruan   rrethanat   e

jetës,  por që janë në dorën tuaj të rregullohen. Po deshët ejani ndonje ditë në zyrën time dhe

bisedojmë për rrugën e zgjidhjes.

Kaq foli  Resuli  dhe  u  largua, duke patur    buzë  një buzëqeshje që nënkuptonte shumë gjëra.

Hipokriti, - tha me vehte  Afërdita, -  kujton se do  ta  harroj krimin e tij.

Përsëriste fjalët e tij dhe kishte bindjen se prapa tyre fshihej diçka tjetër. Një zë i brendshëm i thoshte se vajtja në zyrën e tij  do    ishte  shkatërrimi  moral  i  saj.  Këtë  dyshim  ia   shtonte   edhe  f akti   se   ai  kishte  qenë  personi    kishte  arrestuar Sokolin                             Në mbrëmje e bisedoi me t’ëmën. Edhe ajo i  shfaqi nje mendim të dyzuar.

Sot  moj  bijë,  -  i  tha ajo,  -   jetojmë një botë   çuditshme. Jemi    rrethuar

nga  njerëz të cilët nuk e dimë nëse janë  engjëj  apo  djaj. Një zot e di vetëm këtë. Nuk e  di  sitë  të them. Vepro si  të thotë ndërgjegja  jote.

Pas   disa   ditësh   u   takua  përsëri  ballë  për  ballë  me Resulin.

A u menduat? – i tha ai

Afërdita nuk  i   ktheu  përgjigje.  Mendoi  ta bisedonte edhe  me  Andrean. I   shkoi

në zyrë. E  dinte që ai largohej i fundit prej shkolle.

Ç’e mirë të solli? – pyeti ai duke i buzëqeshur.

Ndodhem  para  një  dileme    madhe -  i tha.

I    tregoi   propozimin  e  Resulit.  Andrea e   dëgjoi  me  vëmendje. Pasi  u  mendua

për   disa  minuta vazhdoi:

  njejtën dilemë  jam  edhe  unë. Nuk   besoj     jem më  drejtor  i   kësaj

shkolle dhe nuk e di se ku do të më degdisin.  Kjo është Shqipëria në të cilën jetojmë.

Në të vërtetë Andrean e kishin thirrur disa herë në Komitetin e Partisë për t’i bërë presion se përse e kishte ngritur aq lart atë që ishte e dënuar të punonte si pastruese. Por deri tani nuk ishte marrë asnjë masë kundër tij. Megjithatë këto nuk ia tha Afërditës.

Nëqoftëse do    më dëgjosh   mua, -  i  tha       fund     mos  shko .

Afërdita e vendosi. Tashmë hezitimet dhe iluzionet ishin zhdukur.

Erdhi  edhe dita e përfundimit të vitit shkollor. Drejtor Agroni organizoi  një  ceremoni

me këtë rast ku u zhvillua edhe ndarja e deftesave. U lavdëruan dhe u nderuan me flete nderi të gjithë  nxënësit  e shkëlqyer sipas klasave. Midis tyre edhe Arbëri e Petriti.

Afërdita po kthehej në shtëpi. Papritmas, pa e kuptuar se nga ia behu Resuli.

Dua të bisedoj me ju -  i tha.

Ajo e mori me mend se çfarë donte të  bisedonte  ai  por, tashmë ajo e kishte të qartë qëndrimin që  do    mbante. Këtë  e kishte vendosur qysh kur kishte biseduar me Andrean.

Mua  sinqerisht, si një shok i vjetër  i  Sokolit,    vjen  keq    një   femër  e

nivelit  tuaj,  të vazhdoni të punoni si një  pastruese  e  thjeshtë, kur  duhej    ishit  një  arsimtare  e degjuar apo një aktore e shkëlqyer.

Afërdita ndjeu neveri për fjalët e  shprehura  prej tij.

Pastaj? – e ndërpreu.

Mendoj  se është    vepruar gabim   rastin tuaj   dhe   kjo  për  faj      ndonjë

dritëshkurtri    nuk ka ditur se si të veprojë me ju si dhe disa rrethanave të tjera të kushtëzuara nga pozicionimi i një individi në kushtet e krijuara në vendin tonë.

Pastaj?/ - përsëriti Afërdita

Kjo  gjë mendoj  se duhet korigjuar.  Vendi  ynë  sot   ka  nevojë  për   kuadro   si

ju.  Por,  për  të bërë këtë korigjim duhet të kontribuoni.

Pastaj? – tha Afërdita për të tretën herë.

Ju   duhet     tregoni   se  jeni   e   gatshme   për    ndihmuar    vijën  politike

  ndjek  vendi  ynë. Sot ka ende njerëz që në një mënyrë apo tjetër mundohen të pengojnë ecjen përpara të shoqërisë socialiste dhe ne duhet t’i zbulojmë ata. Duhet t’ju tregojmë  vendin. Ju  mund    na  ndihmoni    këtë drejtim. Unë jam në pritje.

Ashtu?

Po ja duke biseduar me njerin apo tjetrin,  duke blerë   mendimet e   tyre   dhe  

rast  se   ndonjë  shprehet   kundra  ta denonconi. Kështu do të kontribuoni në eliminimin e tyre dhe bashkë me ta edhe të ideologjisë së tyre të dështuar. Synimi ynë është   krijimi   i  njeriut     ri  me  parimet  e  reja  të shoqërisë socialiste,

Heshtja pas kësaj ligjërate vazhdoi gjatë. Afërdita, duke e vështruar në sy iu drejtua;

Keni gabuar adresë.! Më falni por duhet të largohem.

E   keni  menduar  mirë?    kërcënoi   Resuli.  Toni   i   zërit     tij   tani   kishte

ndryshuar. Ishte  toni  injeriut    është  mësuar  të urdhërojë të tjerët

Plotësisht    ishte përgjigja.

U ndanë pa u përshendetur.

*          *           *

Afërdita u kthye në shtëpi dhe u mbyll    dhomën  e  saj.  Donte të qetësonte  nervat që i ishin ngritur për shkak të debatit me Resulin. Kjo gjë i ra në sy nënës  e cila e ndoqi nga prapa dhe kur e pa që po rrinte e menduar i tha:

Bijë, çfarë të mundon?

Ndërgjegja ime. – ishte përgjigja.

E përse?

Sepse nuk arrij dot të gjej rrugën që duhet të ndjek.

Nëna e vështroi drejt e në sy dhe me një ton solemn i deklamoi vargjet:

Megjithëse drita ishte dikur kaq e ndritshme

Tashmë nuk mund ta shoh,

Megjithëse asgjë nuk mund të sjellë pas ndriçimin në bar

Lavdinë në lule

Nuk mund të vajtojmë, por do të gjejmë

Forcën në çka mbetet pas.

A e di  kush  i ka   shkruar?   William  Wordsworth    "Ode mbi intimitetet  e

pavdekësisë nga kujtimet e fëmijërisë së hershme". A të kujtohet  fëmijëria  jote  e  herëshme? Sot ti nuk mund të shohësh ndriçimin e dritës së dikurshme. Vuri veshin çfarë shkruan poeti:

Nuk mund të vajtojmë, por do të gjejmë

Forcën në çka mbetet pas

A ke mundësi të gjesh  forcë  për  ta përballuar? Unë  besoj  se  po,  ndaj  ngrehu  dhe vazhdo të jetosh.

Fjalët e nënës e gjallëruan Afërditën. Një ndjenjë tjetër kishte pushtuar zemrën  e  saj. Nga  obori aty pranë u dëgjua zëri i Arbërit që qeshte me të madhe së bashku me disa shokë të tij.

Keni drejtë, -  tha, -  ti deklamove vargjet  e Wordsworthit,  ndërsa  unë   ato

  Alfred   Tennysonit   nga poema “Enoch Arden”:

E dashur Anë, çelu, ngushëllohu,

Vështro fëmijën, dhe gjer sa të kthehem,

Mbaj  rregull në shtëpi se unë do të iki,

Për mua mos ki frikë.

E   dëgjon     qeshurën  e  Arbërit? E pra unë, në  këtë errësirë ku jetojmë, do të luftoj që kjo e qeshur të mos pushojë nga goja e tim biri dhe do ta gjej këtë forcë.

Me kaq biseda mori fund.

Kaloi muaji i parë i pushimeve. Një mbrëmje, ndërsa kthehej në shtëpi, takoi Andrean. U përshëndetën miqësisht.

Ejani të ulemi të pimë një kafe, - e ftoi ai.

U   ulën    dhe   ndërsa    kamarieri      shërbente     kafen,   shkëmbyen    bisedat     e

zakonshme  që bëhen në  këto raste. Më pas hynë në temat që i ngacmonin përbrenda.

Një  hije është  qepur   nga   prapa  dhe   nuk    le     qetë,  -  tha  Andrea. -

Mundohem  ta largoj por ajo nuk më ndahet. Më shfaqet kudo ku ndodhem. Ja edhe tani është këtu, në këtë bar. E keni në të majtën tuaj. Ktheni kryet me kujdes dhe vështrojeni.

Afërdita bëri sikur po kërkonte diçka në xhepin e majtë të xhaketës. Në fund    sallës dalloi një të panjohur që po pinte kafe duke vështruar drejt tyre.

E  patë? Është   ai   i   zakonshm  i   po  ndjek  qysh   prej  ditës  kur  dhamë

shfaqjen.

Afërdita i tregoi se në të njejtat pozita me    ishte  edhe ajo. I tregoi edhe për përgjigjen që i ktheu Resulit.

Ky është fati  ynë. Jemi    detyruar    jetojmë  nën  këtë ankth. – i tha.

Së shpejti do t’ia dëgjojmë avazin, shtoi Andrea.                                                                                  vërtetë  avazi  u  dëgjua    shtator me  fillimin e  vitit    ri  shkollor.

Andrean  e  kishin pushuar si drejtor dhe emëruar mësues në një shkollë shtatëvjeçare, ndërsa Afërditën e kishin transferuar në ndërmarrjen bujqësore të qytetit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora