Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Përjetësisht (4)
E hene, 13.05.2019, 07:27 PM
Në
gjurmët e një romani të pabotuar
Përjetësisht…
Pjesa e katërt
Nga
Reshat Kripa
Një vend
të veçantë në
jetën e Arbërit
të atyre viteve burgu
zuri figura e Xhavitit, mitralierit
trim të forcave nacionaliste në krahinën e tij. Ai u bë si një vëlla i
dytë për të. E donte
aq shumë sa
ishte i gatshëm
të sakrifikonte çdo
gjë për ta ndihmuar. Hanin bukë bashkë dhe kishin shtretërit ngjitur
Kishte shpirt
dhe zemër të
madhe. Tregonin se në
betejën që zhvillonte çeta nacionaliste me fashistët, ai
qëllonte flamurin italian
që valvitej përballë
tij. Kur shokët
e pyesnin përse
nuk qëllonte mbi
ushtarët por mbi
flamurin, ai përgjigjej
- Dua të thyej krenarinë e tyre.
Vazhdonte
të qëllonte deri sa flamuri u rrëzua dhe bashkë me të u thyen edhe italianët.
Pas
lufte nuk u dorëzua, por qëndroi për
më shumë se një vit në male duke luftuar për lirinë e
dhunuar. E tradhtoi një njeri i fisit të tij ku kishte shkuar për një kafshatë
bukë. Në kohën që po lante kokën dhe e kishte atë të mbuluar nga shkuma ia
behën forcat e mbrojtjes që e arrestuan. Një vit qëndroi në qelitë e sigurimit.
Por kokën nuk e uli.
- Mbani kokat lart! - u thërriste shokëve
nga qelia.
Gjykata
e dënoi
me vdekje që më vonë
iu kthye në burgim të përjetshëm.
Fundi
i dhjetorit. Ishte cingërimë, binte një
borë e ftohtë dhe e shkrirë. Po
ktheheshin të rraskapitur nga puna e lodhshme.Ishin lagur deri në palcë. Arbërin e kishin filluar disa të
dridhura. Sa hyri në kamp u shtri në shtrat.
- Çohu të shkojmë te doktori. - i
tha Xhaviti
I
mbajtur në supet e Xhavitit mbërritën në infermieri. Sa e pa doktor
Istrefi e shtroi. I
\vendosi
termometrin. Tregonte 40 gradë celsius.
Arbërit nuk do t’i hiqej kurrë nga mendja ajo natë kur jeta e tij luftonte
dhëmbë për dhëmbë me vdekjen. Në atë luftë protagonisti kryesor ishte doktori.
Gjithë natën i qëndroi mbi kokë duke i ndërruar pecet me ujë të ftohtë që ia
vendoste mbi ballë, të vetmet mjete që
kishte në dispozicion, përveç ndonjë aspirine apo bari tjetër të këtij lloji.
Në kllapin e tij ai dëgjonte fjalët e doktorit që i pëshpëriste.I fliste për
familjen dhe shokët e tij dhe Arbërit i dukej sikur ata i kishte pranë. Më në
fund këmbëngulja e mjekut triumfoi mbi vdekjen. Afër mëngjesit temperatura
filloi të zbresë.
Nuk
ishte përmirësuar ende, kur e njoftuan
se do
të transferohej në
një kamp tjeter.
Doktori kërkoi me forcë ta mbante, por daullja binte në vesh të
shurdhër.Ndarja me doktorin e bënte Arbërin ta ndjente veten të braktisur në
mëshirë të fatit.I dukej sikur kishte humbur mbështetjen.Ia shprehu këtë ndjenjë.
Ai filloi t’i
fliste se edhe
në kampin tjetër
do të gjente
plot burra të
tjerë ku mund
të mbështetej.
- Jam i ri – i
tha doktorit
Nuk
e la të vazhdonte. U ngrit
në këmbë dhe
me një frëngjishte të pastër i
deklamoi vargjet e Sidit nga tragjedia e Kornejit:
Je
suis jeune, il est vraie,
Mais
aux åmes bien nais,
La
valeur n’attend point,
Le
nombres des annèes”.
(Unë
jam i ri, por në shpirtrat e mëdhenj, vlefta nuk pret vitet).
Vargjet
vepruan si magji në zemrën e tij.
Një ndjenjë besimi
në vetvete ia
mbushi zemrën. Ndjenja e mëparshme e thyerjes shpirtërore ishte
zhdukur.
Të nesërmen
u bë nisja
për në një
kamp në jug të
Shqipërisë. Atë ditë moti bëri shumë i keq. Që me mëngjes filloi një shi i
rrëmbyer. Gjëmonte dhe vetëtinte sikur do të përmbysej gjithçka. Si u qetësua
pak, i hipën nëpër makina dhe u nisën.
Dengjet i ngarkuan në një makinë tjetër. Kaluan qytete dhe ura. Së fundi u ndalën. I zbritën dhe i urdhëruan që
sejcili të merrte dengun e tij në
krah. Më tutje nuk kishte rrugë
për makinat, kështu që duhej ta bënin në
këmbë. .
Kampi,
drejt të cilit po shkonin,
ndodhej në majë
të një kodre
të lartë. Shiu vazhdonte
të binte, ndonëse jo me intesitetin e mëparshëm. Policët që i shoqëronin
kishin veshur pelerina
të mëdha dhe çizme, kështu që nuk
lageshin. Të burgosurit ishin bërë ujë. Megjithatë, ishin të detyruar të ecnin nëpër një rrugë gjithë baltë me
dengun në krah, ku shpesh herë rrëshkisnin dhe duhej të ngriheshin menjëherë,
sepse përndryshe të vinte roja me një kamzhik në dorë dhe të
qëllonte ku të
mundte duke thënë::
- Çohu se pengove shokët!
Autokollona e
skllevërve vazhdonte rrugën.
Pas gati
dy orësh, mbërritën
në kamp. U futën si mundën nëpër kapanone. Arbëri hapi dengun e plaçkave. Kishin shpëtuar pa u lagur një
palë ndërresa që ishin në mes të tij
si dhe një batanie. U gëzua pa
masë. U ndërrua shpejt e shpejt dhe u
mbështoll me batanien. Atë natë e kaluan ashtu të mbështjellë mbi dërrasat e shtretërve të kapanonit duke u
dridhur nga të ftohtit.
Në
kamp kryheshin punime për
tharjen e një kënete. Për këtë
duhej hapur një kanal i gjatë rreth gjashtë kilometra. Kilometri i parë i tij,
për shkak të relievit malor, duhej të gërmohej deri në tridhjetë metra
thellësi, ku vendoseshin tuba të mëdhenj betoni për të kaluar uji. Deri në dhjetë metrat e para të thellësisë
gërmimi bëhej me krah dhe trasportohej dheu me karro dore nëpër një rrugë në
formë zigzake. Pastaj nxjerrja e tij
bëhej me vinxha dhe trasportohej me karro dore.
Puna
ishte e vështirë dhe me pasoja të rënda. Aksidentet ishin të shumta. Porsa kishte mbaruar platforma e vinxhit prej
traresh dhe dërrasash. Vinxhier ishte një djalë i ri E quanin Qemal. Arbëri rrinte shpesh me të
dhe bisedonin. Ishte një djalë i qeshur
dhe me humor. Pas katër muajsh do të lirohej. Montoi vinxhin, i vuri
kondrapeshat dhe filloi ta rrotullojë për ta provuar. Kur ato arritën nga ana e
jashtme e platformës, dy dërrasa, që ishin harruar pa mbërthyer u ngritën nga
pesha e vinxhit. Qemali fluturoi dhe ra në kanal nga një lartësi më shumë se
dhjetë metra.Menjëherë pas tij ra edhe vinxhi, i cili e fundosi rreth një metër
në tokë.Vdekja ishte e llahtarëshme.Ajo kishte ngrirë buzëqeshjen e tij.Shokët,
midis tyre edhe Arbëri, zbritën poshtë, çmontuan vinxhin dhe nxorrën trupin e
sakatosur.Në pasdite e varrosën në vëndin e caktuar për të vdekurit, disa hapa
jashtë rrethimit, në anën e sipërme të kampit.Askush nuk dha llogari për këtë
aksident.
Punonin
në gërmim në
fund të kanalit. Thellësia kishte
arritur mbi njëzet
metra.
Zakonisht
në mes të tij linin një bllok dheu me dimensione 80 X 40 pa gërmuar për të
llogaritur volumin e dheut. Llogaritjet bëheshin çdo mbrëmje. Ishe i detyruar të realizoje
normën, përndryshe mbeteshe pa racionin e bukës dhe çajit të darkës.Këto
blloqe dheu të burgosurit i quanin
piramida. Lartësia e saj kishte arritur gati dy metra.
Skënderi,
biri i
një personaliteti të njohur në Shqipërinë e veriut, punonte në fund të kanalit. U ul pranë një
piramide të tillë dhe ndezi një cigare. Por lodhja dhe dobësia, bënë që t’i
shpëtonte cigarja nga duart dhe ta zinte
gjumi. U mbështet pas piramidës. Roja që kontrollonte të burgosurit po afrohej.
Arbëri, që punonte me të, e pa dhe thirri:
- Skënder, çohu se po vjen roja.
Në
tentativë për t’u ngritur, i përgjumshëm
siç ishte, nga nxitimi u mbështet më me forcë. Piramida u rrëzua. Një klithmë e
tmerrshme u dëgjua. Dheu kishte rënë mbi
të. Arbëri me shokët e tjerë u munduan ta ngrinin, por ai nuk lëvizte dot.
Kishte dhimbje të mëdha në shpinë Kishte mbetur i krrusur. Shokët e morën me
vështirësi dhe e vendosën në
një tezgë qësajuan aty për aty. E transportuan në infermierinë e kampit.
Doktor Istrefi, që kishte vetëm disa ditë që kishte
ardhur edhe ai në kamp, e vizitoi dhe konstatoi se mund të kishte thyer shtyllën kurrizore. I gjori Skënder nga mesi
e poshtë ishte i paralizuar. Në mes të
dhimbjeve pyeste doktorin:
-
Doktor, a do të mund të shpëtoj për me
pa edhe nji herë nanën?
Të
ëmën bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes i kishte të internuar në një
fshat të Shqipërisë së jugut . Doktori e dinte se për të nuk kishte më shpresë.
Megjithatë i jepte vazhdimisht kurajo:
-
Sa të kalojnë disa ditë dhe do të bëhesh më mirë. Do të
shkosh në spital
dhe do të
shërohesh.
Por
komanda e kampit as që kishte menduar ta çonte në spital. Rrojti
edhe disa ditë
dhe mbylli sytë. Edhe ai u varros në vendin e caktuar.
Ndërkohë
vitet kalonin. Kishte më shumë se dymbëdhjetë vjet që Arbëri kalonte sa në
njerin kamp në tjetrin. Kudo e njejta gjendje. Kudo i njejti trajtim ndaj të
burgosurve. Por edhe jashtë gjendja nuk ishte më e mirë. Një krizë e thellë
ekonomike kishte pushtuar vendin. Ishte rikthyer sistemi i triskëtimit që tani
quhesh sistemi i tollonave. Megjithatë propaganda shtetërore mundohej të mbante
gjallë entusiazmin e popullit. Gazetat dhe televizioni për çdo ditë flisnin për
sukseset e pakrahasueshme që kishte arritur vendi. Një indokriminim i paparë
sundonte pothuajse në pjesën më të madhe të popullsisë. Trumbetohej me të madhe
“Njeriu i ri socialist” që kishte ndërtuar sistemi. Si rrjedhojë kjo kishte
sjellë që një pjesë e tyre të kthehej në manekinë që vepronin vetëm sipas
shkopit të dirigjentit që ndodhej në krye të vendit.
* *
*
Zakonisht
njeriut, sidomos kur është në kondita të vështira, i shfaqen parandjenja të
cilat mbajnë gjallë shpresën për ditë më të mira. Një gjë e tillë i ngjau edhe
Xhavitit, shokut të Arbërit. Po afronte mesi i prillit. Atë ditë
ai u afrohet shokëve dhe u thotë:
- Dëgjoni, këto ditë do të ndodhë një ngjarje
e madhe. Kam një parandjenjë për këtë.
- Goja të
buroftë mjaltë! - i
tha Arbëri.
- Një i madh do të thyejë qafën.
U
ishte bërë zakon që çdo ditë të prisnim ngjarje të tilla. Mirë
thonë se shpresa vdes e fundit.
Ajo i mbante gjallë.
Pikërisht
në ato ditë, në orën 20.00, u përhapën tingujt
e siglës së
emisionit qëndror të
lajmeve. Pas saj në ekran u shfaq
fytyra e spikeres që me një ton serioz
njoftoi:
- Komiteti Qëndror
i Partisë së
Punës së Shqipërisë
njofton se sot,
në orën -
tha orën,
- pas një
sëmundjeje të pashërueshme,
ndërroi jetë udhëheqësi
ynë i madh,
themeluesi
i Partisë Komuniste të Shqipërisë, strategu i reformave të mëdha që e çuan
vendin
tonë
në majat më të larta, shoku. - tha edhe emrin e tij
Një
portret u shfaq në ekranin e televizorit.. Spikerja vazhdonte të fliste dhe të
fliste për figurën e tij të pa arritshme.
Në ditët
në vazhdim turma
njerëzish drejtoheshin në
selinë e Komitetit Qëndror
duke
i rënë kokës me grushte. Shumë njerëzve
u binte të fikët. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur për asnjë rast tjetër,
madje edhe kur prindërve u kishin vdekur
fëmijët.
Dita
e varrimit. Kortezhi nga godina e Komitetit Qëndror drejtohet për në sheshin e
kryeqytetit. Në të dy anët e rrugës turma të mëdha, me lotë ndër sy dhe duke
nderuar me grusht, përcillnin prijësin e madh që nuk e kishte parë kurrë vendi.
Në krye të kortezhit, pretendenti i fronit i shoqëruar nga shokët e tij.
Natyrisht fjalën e rastit e mbajti ai. Foli për humbjen e madhe që kishte
pësuar vendi. Foli për kontributin e këtij njeriu të pa zëvendësueshëm. E për
çfarë nuk foli. Së fundi u gjunjëzua para
arkivolit dhe duke
nderuar me grusht thirri:
- Betohemi!
Turma
e tërë, e gjunjëzuar edhe ajo, iu përgjigj:
- Betohemi
Kortezhi
mori rrugën e Varrezave të Dëshmorëve
të Kombit. E njejta pamje.
Fjalime
të tjera edhe atje. Arkivoli me trupin u vendos
në varrin e përgatitur. Në pllakën përkujtimore të varrit u shënua vetëm një
datë, ajo e lindjes. Ai nuk kishte vdekur!
Për
disa muaj në vend nuk kishte më këngë e valle, nuk kishte më fejesa dhe
martesa. Një parullë e re filloi të shfaqet : “Ta kthejmë dhimbjen në forcë!”
Lajmin
e vdekjes së ”Prijësit të Madh” e morën vesh edhe të burgosurit e kampit
të Arbërit. Gëzimi në rradhët e tyre ishte i
jashtëzakonshëm.
- A nuk ju thashë unë që e parandjeva? - tha Xhaviti gjithë gëzim.
Mersini,
një nga ata që të burgosurit i quanin ‘minjtë e birucave”, pasi tërë periudhën
e burgut e kaluan nga biruca në birucë për
të nxjerrë ndonjë fjalë nga të burgosurit dhe për t’ia shpënë eprorëve të tyre
dhe që u ndodh rastësisht aty pranë, e dëgjoi dhe ia raportoi toger Abazit.
Togeri i tha Xhavitit:
- Mos u gëzoni, edhe në rast se imperialistët
amerikanë do të guxojnë të shkelin
në tokën tonë, juve do jeni të parët që do të zhdukeni.
- Të
gjithëve nuk na
zhdukni dot, -
u dëgjua zëri i
Xhavitit.
- Ashtu? - pyeti togeri i tërbuar.
E
mori dhe, pasi e lidhi, e dënoi një javë në birucë. Ai muaj ishte një skenë
terrori për kampin. Megjithatë shumë shpresonin se pasardhësi do të ndryshonte
diçka.. Por kjo nuk ndodhi.
Atë
mëngjes Arbëri u gdhi përsëri me temperaturë. U
vizitua te doktor Istrefi. Temperaturën e kishte tridhjetetetë
gradë Celsius. Doktori vendosi ta shtronte në infermieri. Aty pranë ndodhej
toger Abazi. Kur mori vesh përse bëhej fjalë, tha:
- Tashti
nuk mund ta
shtroni. Eshtë në
forcën e atyre
që duhet të shkojnë në
punë.
Doktori
këmbënguli, por ai nuk pranoi.
Arbëri u
detyrua të nisej
në punë. Ecte duke iu marrë këmbët. Kur mbërritën te kanali, nuk kishte
më fuqi. Si
duket temperatura duhej t’i ishte ngritur më tepër. Xhaviti propozoi që
ta linim të pushonte buzë kanalit deri në mbrëmje. Biseduan edhe me rojen që i
shoqëronte. Do të punonin shokët që të
realizonin
normën
e tij. Ai pranoi.
Afroi
dreka. Ishte verë. Dielli të digjte. Mbërriti toger Abazi. Pa që Arbëri po
rrinte shtrirë dhe urdhëroi që të ngrihej. Ai u ngrit, mori karron e dorës dhe
e shtyu me mundim. Kur mbërriti te vëndi
ku shkarkoheshin, fuqitë iu prenë dhe ra në pirgun me dhe. Karrot e
tjera që
vinin
nga prapa, ndaluan.
- Çfarë prisni, shkarkojini! - urdhëroi
togeri
Asnjë
nuk lëvizi. Xhaviti doli para dhe tha:
- Ai është vëllai ynë. Ne nuk mbulojmë
vëllanë tonë.
Togeri
u xhindos. Dha urdhër të lidhin Xhavitin. Pastaj u foli të tjerëve:
- Vazhdoni!
Asnjë
nuk lëvizi. Si e pa që çdo urdhër ishte i kotë, iu drejtua Mersinit dhe
një grupi servilësh që ishin midis të
burgosurve..
- Mbulojeni me dhe! - u dha urdhër.
Ata filluan
të hidhnin karrot
e dheut mbi
trupin e drobitur të Arbërit.
Dëgjoheshin rënkimet e tij të mbytura. Kjo punë vazhdoi deri në mbrëmje.
Zbuluar i mbeti vetëm koka. Kur përfundoi puna, shokët e nxorrën trupin e tij
nga dheu dhe e çuan në krah. Ishte mrekullia e doktor Istrefit dhe fati i tij,
që e solli përsëri në jetë. Doktori, i revoltuar, i tha togerit:
- As nazistat nuk kanë bërë vepra të
tilla.
Togeri
desh ta ndëshkonte, por e shpëtoi ndërhyrja e komandantit të kampi, ndërsa
Xhaviti u gdhi disa netë në qeli, i lidhur me hekura në duar. Kur doli nga qelia, i kushtoi një poezi mikut të tij. Poezia kaloi dorë më dorë
në pjesën më të madhe të kampit. Poezia ra edhe në dorë të Mersinit. Ai i tha toger Abazit, i cili
priste rastin për ta ndëshkuar Xhavitin.
- Paske
shkruar poezi zotrote,
- i tha -
Qenke dhe poet pale! Ta tregoj unë
tani
poezinë.
Urdhëroi
që ta lidhnin në një shtyllë elektriku që ndodhej në mes të kampit. Kështu e la
për tri ditë pa bukë dhe pa ujë. Xhaviti i ngratë po shkrihej dalëngadalë.
Arbëri dhe shokët e tij e shikonin, por nuk kishin asnjë mundësi ta ndihmonin.
Xhaviti rënkonte e rënkonte me një zë të mekur. Dikur
ato pushuan. Kishte
fluturuar në botën
e përjetshme. Nga sytë e
Arbërit filluan të rrjedhin lotë të nxehtë.
- Pështyjeni! - thërriste togeri
Askush nuk lëvizi. Madje as Mersini dhe disa të
tjerë si ai nuk guxuan. E lanë gjithë
ditën
në atë vend që ta shikonin të gjithë
- Kështu do ta pësojë kushdo që do të
shkelë rregulloren e kampit, - thirri
togeri.
Një hije
e zezë mbuloi
të gjithë kampin. Më
i prekuri ishte
Arbëri. Kishte
humbur një
mik të shtrenjtë. Kishte humbur
një njeri.
* *
*
Më
në fund mbërriti edhe dita e lirimit nga
burgu. I kishte plotësuar të gjitha vitet e dënimit. Ishte
10 shtatori i
vitit 1990. Natën e fundit u mblodhën
shokët tek shtrati i tij. Toger
Abazi ishte transferuar
në një tjetër
kamp. Kërkuan leje nga roja e
brendshme që të këndonin në atë mbrëmje.
Ai i lejoi. Shokët këndonin
të shoqëruar nga
një kitarë që e kishte një i burgosur. Pas mbarimit të çdo kënge,
ngrihej një mirësi. Zakoni e donte që mirësitë të ngriheshin me raki, por atje
ajo mungonte. Atë e zëvendësonin
cigaret. Për çdo mirësie i hidhej një, dy apo tre cigare kitaristit.
Nuk
mungonte as kënga labe. I pari ia mori
një kënge të vjetër patriotike, që dikur e
këndonin nacionalistët në kohën
e uftës, Hysniu, një djalë nga fshatrat e krahinës së Arbërit që ishte
dënuar për krijimin e një organizate që shpërndante trakte në qytet.:
Hapni
dritë o male, mos rrini në re
Ti
Baba Tomori, lësho një rrufe.
Mblidhuni
vëllezër, ejani me ne,
Ti
Baba Tomori, lësho një rrufe.
Le
të nxjerrim armët që kemi në dhe,
Ti
Baba Tomori, lësho një rrufe!.
Kur
ishte i ri ëndërronte të bëhej poet, shkrimtar apo aktor teatri. Por në vend të
shkollës së lartë ndoqi atë të burgut, një shkollë ferri të vërtetë që të
mbyste me rrathët e saj. Ishte i rrethuar nga një uri e përjetëshme, nga një
vdekje që të rrinte e gatshme në çdo çast për ta rrëmbyer. Shtojini këtyre edhe
torturat, për të cilat mund të flasin vetëm ata që i kanë provuar dhe do të
keni tabllon e plotë të këtij teatri tragjik.
Por burgu pati edhe meritat e
tij. Ai ishte një shkollë e vërtetë, një shkollë e një lloji të veçantë. Ai i mësoi
disa të vërteta,
të cilat do të
kishin mbetur të panjohura, nëse nuk do të kishte qenë atje. Arbëri u njoh me
shumë burra të rrallë që nuk kishte pasur fatin t’i njihte më parë. Ata
i mësuan se
si duhej të vepronte që të ishte
njeri. Tashti do të dilte në një botë tjetër. Si do të ishte ajo? Mos do të
ndërronte burgun e vogël me atë të madhin që quhet Shqipëri? Kishte hyrë me
mendime të tjera dhe tani logjika i kishte ndërruar. Ato vite burgu dhe
personalitetet që kishte njohur atje,
kishin formuar karakterin e tij. Që nga ajo ditë nuk mendonte tjetër veçse kur
do të vinte dita që të ishin të lirë.
Por a do të vinte vallë?
Megjithatë
era e lirisë kishte filluar të frynte. Në vendet e tjera të lindjes komuniste
liria kishte lulëzuar. Nuk mund të qëndronte larg vendi ynë. Në qytetin verior
kishin tentuar të rrëzojnë monumentin e diktatorit rus. Dy muaj më parë një
mori njerëzish kishin hyrë në ambasadat e huaja duke e detyruar qeverinë
shqiptare të pranonte largimin e tyre në perëndim. Udhëheqësi i vendit
organizoi një takim me intelektualë të njohur për të patur mbështetjen e tyre.
Por gjatë saj u ndien shumë zëra që kërkonin një ndryshim të sitemit. Por
diktatori nuk dorëzohej. Ai hodhi idenë e pluralizmit të mendimit që nuk u
përkrah nga shumë pjesëmarrës. Në një miting të madh të zhvilluar në kryeqytet,
dy ditë më vonë, ai do të deklaronte:
“Edhe
bar do të hamë, edhe gjak do të derdhim!“
U
dëgjuan edhe thirrje të tjera:
“Ata
që u futën në ambasadat kapitaliste janë jashtëqitja e kombit“.
Por
ujkut tashmë i kishin rënë dhëmbët. Ai nuk mund të kafshonte më.
Arbëri,
tashmë i lirë, u drejtua tek stacioni i trenit të qytetit. Preu biletën. Treni nisej pas dy orësh. Doli në qytet dhe u
drejtua në postë. Nisi telegramin për nënën:
“Mbërrij
me trenin e orës 18.30.“
Në
orën e caktuar ishte në qytetin e
tij. Kur zbriti nga treni, u ndesh me dy njerëzit më të dashur, Blerinën dhe Petritin. U përqafuan
dhe qëndruan ashtu për minuta të tëra pa u ndarë. Si kaluan çastet e para
Arbëri foli:
- Ejani të shkojmë në shtëpi. Tani nuk
do të
ndahemimë kurrë.
U nisën.
Në shtëpi i
prisnin nënë Afërdita
dhe Hektori me
Irmën. Përsëri
përqafime dhe urime. Mbi të gjitha nëna ngazëllehej. I
kish premtuar se do ta priste dhe e kishte
mbajtur
premtimin. Arbëri, djali i vetëm i saj, drita e syve të saj tashmë ishte në
shtëpi. Porsa kishte marrë telegramin kishte shkuar në tregun privat, që atë
kohë kishte filluar
sërishmi nga aktiviteti
dhe kishte blerë mish, vezë, perime,
fruta, verë e të tjera. Kishte përgatitur një darkë që nuk kishte mundur ta
përgatiste kurrë më parë. Midis të tjerave edhe një kek të mrekullueshëm.
I
shtroi në tavolinë dhe i ftoi të ulen. Bisedat nuk kishin të sosur. Askush nuk
e përmendi të kaluarën, sikur ajo të mos kishte ekzistuar. Pinin verë dhe
uronin njeri-tjetrin. Në fytyrat e tyre dallohej vetëm gëzimi. Në mënyrë të
veçantë në atë të nënës. Vendosën që sa më parë të kryenin celebrimin dhe
ceremoninë e martesës.
Befas, në mes të kësaj hareje, nëna
u mbështet në
kolltukun ku ishte
ulur. Sytë i
kishte
të mbyllur.
- Nënë,
- i foli Arbëri.
Ajo
nuk u përgjigj. Arbëri u ngrit dhe
duke e kapur për shpatullash thirri:
- Nënë, çfarë ke?
Përsëri asnjë
përgjigje. Të gjithë u ngritën në
këmbë. Hektori u afrua dhe filloi
t’i
kontrolloi
pulsin.
- Duhet
dërguar urgjent në
spital, - tha
- Petriti dil
shpejt dhe gjej
ndonjë
makinë.
Petriti doli
me vrap. Në rrugë, për
fat, po kalonte
njëfurgon pasagjerësh. E ndaloi
dhe
i kërkoi ta ndihmonte për të çuar nënën
në spital. Shoferi furgonit pranoi menjëherë. Pas pesëmbëdhjetë minutash ishin
në spital. Personeli mjeksor e mori nënën në barelë dhe e çoi në sallën e
diagnostifikimit. Arbëri dhe të tjerët prisnin përjashta. Pas ndonjë ore
një mjek i vjetër doli nga salla.
- Doktor si është nëna? - pyeti Arbëri.
- Nuk
mund të japim
një përgjigje të saktë, -
u përgjigj mjeku. -
Ka pësuar
atak kardiak. Po përdorim të gjitha mjetet për ta
rikthyer në jetë. Duhet të ruani qetësinë.
Mjeku
hyri përsëri brenda. Kaluan edhe dy orë të tjera. Mjeku doli përsëri nga salla.
- Ti je Arbëri/? - Pyeti të birin.
- Po.
- Eja brenda. Nëna ka filluar të
pëshpërisë emrin tënd.
Hynë
në sallë. Nëna me sytë mbyllur pëshpëriste me
një zë që mezi dëgjohej:
- Arbër...Arbër...Arbër...
- Erdha nënë, erdha. Hapi sytë.
Çuditërisht këto
fjalë sikur e
zgjuan nënën. Vështroi të
birin. Me zërin e
saj të
ëmbël,
zë nëne,
i tha:
- Të
pata... premtuar... se
do të... prisja...
E mbajta... premtimin.. .Qofsh. ..i
lumtur...bir...
Sytë
iu mbyllën dhe koka iu var. Arbëri klithi.
Mjeku e kapi për dore dhe i tha:
- Kurajo djalë, të rroni vetë!
Të nesërmen
u zhvillua ceremonia
e përcjelljes për
në varreza. Në
kry e të
kortezhit ecnin
Arbëri dhe Blerina. Pas tyre Hektori me Irmën si edhe Andrea me Elvirën
e Petriti me Vojsavën të ndjekur nga një turmë e madhe qytetarësh që rrallë
herë ishte parë në të tilla raste. E vendosën pranë varrit të s’ëmës. Vdekja
kishte shokuar një qytet të tërë.
* *
*
Ditët e
para të dhjetorit.
Atë ditë çifti
sapo kishte zbritur nga treni
në kryeqytet.
Blerina kishte
një seminar mbi problemet e
shkollës. Natyrisht edhe Arbëri nuk mund ta linte vetëm. Po ecnin drejt qendrës ku ndodhej salla në të cilën do
të zhvillohej seminari. Një lëvizje e pazakontë filloi në rrugë. Shiheshin të
rinj dhe të reja, burra dhe gra që vraponin për diku. Arbëri dhe Blerina u
shtangën. Për ku vraponin vallë? Ndaluan një djalosh që po ecte pranë tyre dhe
e pyetën.
- Tek qyteti studenti, u përgjigj ai.
- Filloi!
- Çfarë filloi?
Djaloshi nuk
u përgjigj. Kishte
fluturuar. Instiktivisht edhe ata u nisën drejt vendit
të treguar
nga djaloshi. E harruan
fare seminarin. Sa më tepër i afroheshin aq më tepër shtohej turma që
nxitonte për të mbërritur. Dëgjoheshin thirrjet entuziaste që gjëmonin:
- E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
- A thua erdhi me të vërtetë dita jonë?
– Pyeti veten Arbëri.
Blerina
e dëgjoi dhe pyeti:
- Çfarë thatë?
- I dëgjon? Janë ditët e përmbysjes së
madhe.
- Së fundi arritën. Sheshi ishte
mbushur plot e përplotë
me njerëz që
therrisnin
dhe
brohorisnin. Së fundi në tribunën e ngritur me këtë rast hipi një
nga studentët e universitetit të kryeqytetit. Ai filloi të fliste. Thelbi i
fjalimit të tij ishte një ultimatum drejtuar qeverisë për pluralizëm politik,
për ta bërë edhe Shqipërinë si gjithë Europa. Fjalët e tij mezi dëgjoheshin nga
brohoritjet e shumta që nuk kishin të sosur. Në përfundim të fjalës së tij ai
theksoi:
- Ne jemi për sistemin shumë partiak dhe
do të qëndrojmë deri në fitoren
tonë për
këtë sistem. Liri, demokraci!
Dhe
turma oshëtiu:
- Liri, demokraci! Liri, demokraci!
Oratorët nuk
kishin të sosur. Midis
tyre kishte edhe
disa që Arbëri i
kishte parë
duke
dhënë kohët e fundit intervista në median
televizive “Zëri i Amerikës“ të
cilën ai e dëgjonte për çdo ditë. Një
pjesë prej tyre kishin qemë funksionarë të lartë. Kjo gjë
sikur i shkaktonte një ngërç. Këtë ia shprehu
Blerinës. Ajo e vështroi drejt e në sy
dhe i tha:
- Kushdo ka të drejtë të hedhë
poshtë të keqen
që ka patur
brenda vetes dhe të
fillojë një
jetë të re.
- Më fal, - iu përgjigj ai, - ke të drejtë.
Në podium
u ngjit një
burrë me një
mjekër të vogël
dhe musteqe. Çuditërisht
Arbërit iu
duk si një fytyrë e njohur.
- A e njeh? - E pyeti Blerina.
- Më duket fytyrë e njohur por nuk arrij
ta identifikoj.
- Është djali i Resulit.
- Djali i Resulit? Paska lënë musteqe
dhe mjekër?
- Po.
- Ka
mbaruar shkencat politike. Ka
zëvendësuar të atin që ka dalë në
pension.
- Kur qenka bërë demokrat?
Oratorët
vazhdonin të ndërroheshin. Një burrë e mori
fjalën. Filloi të fliste me një
gjuhë që e
rrëmbeu të gjithë turmën. Sa më tepër ligjëronte, aq më tepër turma ekzaltohej.
- O Zot - Thirri Arbëri.
- Çfarë patët? – Pyeti Blerina.
- Mersini, - belbëzoi Arbëri.
Ndërkaq
oratori kishte filluar të fliste:
- Të
nderuar studentë dhe
qytetarë të kryeqytetit! Më l ejoni t’iu përshëndes në
emër
të të gjithë të përndjekurve politikë të Shqipërisë, të atyre që sakrifikuan
edhe jetën e tyre për këtë ditë të shenjtë. Ne jemi në krahun tuaj, ne jemi me
ju!
Dhe
vijoi të ligjëronte e të ligjëronte.
- O Zot, – thirri përsëri Arbëri -
çfarë po më shohin sytë?
- Çfarë? - Pyeti Blerina pa kuptuar gjë.
- Ai është miu i birucave që ka
marrë në
qafë shumë njerëz.
Para syve
i dilte figura
e Xhavitit i l
idhur në shtyllën
e elektrikut ku dha edhe
frymën
e fundit.
- Eja të ikim, - tha.
U
nisën. Kur mbërritën tek sheshi
kryesor i kryeqytetit ndjeu një zë:
- Arbë
Ktheu
kryet. Para tij qëndronte doktor
Istrefi. U përqafuan. Arbëri e
prezantoi me
Blerinën.
- Bashkëshortja ime, - dhe
duke u drejtuar nga ai
vazhdoi: - Doktor Istrefi,
një
-
nga
shpëtimtarët e shumë jetëve në burg.
- Arbëri nuk iu lëshonte nga goja, - tha
Blerina duke i dhënë dorën
- Mos harroni edhe qëndrimin tuaj
dinjitoz, e nderuar! -
Iu përgjigj ai. –
Ku po
shkoni?
- Në
stacionin e trenit.
Sonde do të
kthehemi në qytetin tonë.
- Sonde
nuk keni ku shkoni, jeni të ftuar
tek unë
për darkë.
Ndërkaq po
afronte mbrëmja. Arbëri
u mundua të justifikohej gjoja
me një punë
që e
priste në qytetin e tij dhe duhej
të ikte patjetër, ndaj duhej të nxitonin të kapnin trenin e fundit. Por
këmbëngulja e doktorit e detyroi të pranonte.
Familja
e doktorit përbëhej nga e shoqja dhe djali me bashkëshorten dhe një vajzë tre
vjeçare. Kur e kishin arrestuar doktorin, kishte dy vjet që ishte martuar dhe e
shoqja sapo kishte lindur. Kështu që djali,
sikurse dhe Arbëri, u rrit vetëm nën kujdesin e nënës dhe pa prezencën e të
atit.Megjithatë edukata dhe morali nuk i munguan.Ato i ishin ngulitur në shpirt
nga e ëma që sakrifikoi gjithshka për të.Mbaroi gjimnazin, por rruga për më
lart ishte e mbyllur. Pasi u lirua i ati, u martua me një vajzë që punonte në
ndërrmarjen e tij, me të cilën u dashuruan. Si rezultat i martesës u
lindi vajza që u bë gëzimi i shtëpisë,
- Grua,
- foli doktori sapo hynë në shtëpi,
- na përgatit një darkë të
mirë por,
më parë, sillna shishen e rakisë dhe gotat pasi
ne meshkujt do e kthejmë nga një gotë.
Bisedat
nuk kishin të mbaruar. Kujtonin
kohën e tmerrshme
që kishin kaluar
në errësirën e burgjeve apo tmerret e kampeve. Kujtonin
shumë nga miqtë e përbashkët që i kishin mbyllur sytë larg të afërmve të tyre
dhe që nuk kishin një varr ku të derdheshin dy pika lot. Por biseduan edhe për
ditët e sotme dhe për lëvizjen e
madhe që kishte
shpërthyer. Flisnin për lëvizjen por edhe për protagonistët e saj.
Kishte midis tyre shumë personalitete të shquara të vendit që ia vlente t’i ndiqje, por kishte edhe
sharlatanë të politikës që nuk kishin lënë të zezë pa bërë dhe tani dilnin si
ithtarë të lirisë dhe demokracisë.
- A
e dëgjove djalin
e Resulit, -
filloi Arbëri , - paska
zëvendësuar të atin,
drejtor drejtorie
në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe sot ligjëron për liri dhe
demokraci. Nga kush e kërkon? Mos vallë nga vetja e tij?A thua ka
harruar se ati i tij ka torturuar qindra njerëz, një prej të cilëve kam qenë
edhe unë?
- Qetësohu Arbër,
- foli doktori.
– Koha do t’i
eliminojë ferrat që
mbijnë
rrugës.
- Po
Mersinin e dëgjove, -
vazhdoi Arbëri. - pa le,
na fliste edhe në emër të të
përndjekurve
Politikë. Kujt të përndjekur?Mos vallë të Xhavitit?
- Dale të hapim televizorin se erdhi
ora e revistës televizive, - tha
doktori duke
dashur të ndërrojë bisedën.
Spikerja e
televizionit po fliste
për një takim
që udhëheqësi i partisë dhe i shtetit kishte organizuar me drejtuesit e
protestës. Në atë çast fjalën e kishte
studenti që hapi manifestimin. Ishte një djalë trim. Pa ia bërë syri tërr po ia
përplaste në fytyrë udheheqësit. Ai mundohej me një dhelpëri të ulte tonet e
bisedës, por ishte e kotë.Midis të pranishmëve dalluan edhe figurat e Mersinit
dhe djalit të Resulit.
Atë
mbrëmje ndenjën duke biseduar deri në mesnatë.
* *
*
Më
së fundi u krijua edhe partia e parë opozitare. U zhvilluan edhe zgjedhjet e
para pluraliste. Por hienat e së kaluarës kërkonin gjak. Ky gjak u derdh në
qytetin verior të vendit porsa ishin zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste Ranë
katër martirë. Përse? Vetëm e vetëm pse protestonin për vjedhjen e votave.
Vetëm e vetëm pse guxuan të sfidonin diktaturën. Një shtet i tërë u ngrit në
këmbë. Një grevë e përgjithëshme përfshiu të gjithë vendin U ngritën shoqatat e
të drejtave të njeriut dhe midis tyre dhe ajo e të përndjekurve politikë nga
regjimi komunist. U rrëzua edhe monumenti i diktatorit që ndodhej në qendër të
kryeqytetit.
Në
këtë kuadër Arbëri vazhdonte në qytetin e tij. Kishte një brengë që kërkonte ta
zgjidhte sa më parë. Donte të gjente vendin ku ishin hedhur eshtrat e të atit.
Donte një varr ku të vendoste një tufë me lule. E ngriti çështjen në shoqatë.
Shoqata iu drejtua degës së punëve të brendëshme duke i kërkuar vendodhjen e
pushkatimeve. Dega heshti. Nuk guxoi të kthente përgjigje.
Arbëri
vendosi të takonte Resulin. Me siguri, ai e dinte se ku ndodheshin eshtrat e të
atit dhe tani që ishte pozicionuar në
krahun e opozitarëve, ndërgjegja e tij duhej të kishte reflektuar. U nis së
bashku me Blerinën në drejtim të kryeqytetit. Ajo takoi dajon e saj dhe i
kërkoi një takim të Arbërit me të. Resuli pranoi. Arbëri i paraqiti kërkesën. I
kërkoi t’i tregonte se ku ishin eshtrat e të atit. Resuli ndenji disa minuta pa
folur duke u menduar. Siç dukej
mendonte nëse duhej
t’ia thoshte apo
jo. Së fundi, triumfoi ligësia që kishte në
ndërgjegjen e tij.
- Unë nuk di gjë, - tha.
- Si nuk e dini? A nuk keni qenë
ju hetuesi i tij kur
ai ndërroi jetë?
– e pyeti
Arbëri.
- Nuk di gjë, - përsëriti Resuli.
Ngjarjet
rridhnin njera pas tjetrës. Një
vit pas
zgjedhjeve të para
filloi fushata për
zgjedhjet e dyta pluraliste. Shoqata i propozoi partisë
së parë opozitare kandidaturën e
Arbërit. Në konferencën e kësaj partie për zgjedhjen e kandidatëve për
në kuvendin e Shqipërisë foli edhe Arbëri. Foli qetë e
qetë për një shtet me të vërtetë
demokratik, për një shtet perëndimor ashtu siç kishin ëndërruar ata që iu kundërvunë
sistemit totalitar duke dhënë edhe jetën e tyre
për këtë ditë. Foli edhe
kandidati tjetër, një ish-funksionar i
sistemit të përmbysur. Nuk la më be e
rrufe pa hedhur mbikomunizmin. Së fundi
u kryen votimet. Fitimtar doli \ish -funksionari.
Erdhi
edhe dita e votimeve. Partia opozitare u kthye në parti
qeverisëse. Një administratë e re
filloi nga puna. Arbëri u emërua drejtor në një institucion që kishte në
vartësi të përndjekurit politikë. Një anëtar tjetër i kryesisë së shoqatës së
të përndjekurve politikë u emërua drejtor i degës së punëve të brendëshme. Ai
kërkoi në arkivat e degës por nuk gjeti asnjë dokument për rastin e Sokolit.
Blerina i sugjeroi të shkonin në arkivën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme.
Shkuan. Drejtor ishte nje djalë i ri që ishte emëruar
ato ditë. Ai i priti me një mirësjellje të madhe Së fundi e gjetën skicën e vendvarrimit.
Qyteti kishte tre vende varrimi për të ekzekutuarit dhe ata që vdisnin në burg.
Një në hyrje të tij, një në periferi dhe një në rrugën që dilte nga qyteti.
Eshtrat e Sokolit ndodheshin në rrugën në daljen e qytetit.
Shoqata
vendosi fillimin e
gërmimeve. Në atë vend
ishte ekzekutuar edhe
një grup prej njëmbëdhjetë personash. Sipas skicës
eshtrat e Sokolit ndodheshin rreth dhjetë metra larg gropës ku ishin të tjerët.
Ndodheshin pikërisht poshtë një ure që ishte ndërtuar nga pushtuesit italianë
që mendonin të ndërtonin një rrugë. Nisi gërmimi. Punohej me shumë kujdes. Iu
dukej sikur do i lëndonin ato eshtra. Së fundi i zbuluan. Pranë tyre një
medalion. Arbëri e mori. Ishte medalioni që kishte fituar në përfundim të
studimeve në Francë dhe që bashkëvuajtësi i tij ia kishte vendosur në xhaketë.
Eshtrat
e martirëve u vendosën në xhaminë e
qytetit. Të gjithë ishin të besimit
mysliman. Pas dy ditësh, u zhvillua ceremonia e varrimit. Pjesëmarrja
ishte e jashtëzakonshme. Në krye printe makina me arkivolet e të rënëve. Pas
tyre, familjarët dhe pjesa tjetër e qytetarëve. Merrnin pjesë Kryetari i
Shoqatës Kombëtare të Perndjekurve Politikë si dhe përfaqësues nga partia qeverisëse. Kishte ardhur edhe
Kryetari i Komunitetit Mysliman si dhe doktor Istrefi që tani ishte emëruar
drejtor drejtorie ne Ministrinë e Shëndetësisë. U mbajtën fjalime të shumta.
Foli Kryetari i Komunitetit Mysliman, Kryetari i Shoqatës Kombëtare,
përfaqësuesi i partisë qeveritare, doktor Istrefi, si edhe djaloshi që kishte sjellë
letrën e Sokolit në familje dhe që kishte ardhur posaçërisht për këtë rast..
Ceremoninë e mbylli kryetari i shoqatës së degës së qytetit. Arkivoli i Sokolit
u vendos pranë varrit të Afërditës
ndërsa arkivolet e njëmbëdhjetë të ekzekutuarve në një varrezë të
përbashkët. Kurora të shumta zbukuruan varret e tyre.
* *
*
Qeveria
demokratike miratoi një ligj që u jepte të drejtën ish-të përndjekrve politikë
të vazhdonin studimet e larta pa zhvilluar konkurs paraprak, siç zhvillohej
zakonisht. Zbatimin e këtij ligji e
kishte zyra ku ishte drejtor Arbëri, por me kusht që te merrte edhe miratimin e
shoqatës së të përndjekurve politikë. Arbëri qëndronte në zyrën e tij duke
lexuar një shkresë. Trokiti porta:
- Urdhëroni! – Foli Arbëri.
Në
zyrë hyri Ibrahimi dhe po qëndronte si i ngrirë.
- Po ku je more
Ibrahim që na u
shfaqe kështu papritur? – I
tha Arbëri me një
ton
ironik.
Ibrahimi
nuk fliste.
- Fol,
pse hesht? –
Vazhdoi Arbëri. -
Ku vajti ajo
ligjërata jote kur bilbilosje
para
organeve të sigurimit.
Sipas të
thënave të disa
prej bashkëvuajtësve të
tjerë, Ibrahimi u kish dalë edhe
atyre
dëshmitar në gjyq. Nuk kishte mjaftuar vetëm me rastin e tij. Dalja dëshmitar i
ishte bërë një profesion i dytë.
- Më fal, - foli së fundi ai. - Isha i detyruar ta bëja.
- Po për të tjerët i detyruar ishe? – E
ndërpreu Arbëri. -
Mjaft më me
dokra, më
thuaj
përse ke ardhur?
- Dua të vazhdoj studimet e larta.
- Shko
më parè merr
miratimin e shoqatës
së të përndjekurve politikë.
- Shkova dhe nuk më pranuan.
- Atëherë çfarë kërkon? Mos unë duhet
t’iu fal?
- Pikërisht.
- Nuk
mundem. Vazhdoni jetën. Pyeteni
ndërgjegjen tuaj dhe në
rast se ajo do
t’iu
pëgjigjet do të thotë se jeni penduar me të vërtetë. Por kjo do kohë dhe varet
nga veprimi juaj. Vetëm atëherë keni të drejtë të kërkoni diçka.
Ibrahimi
u largua me kokën ulur.
Ndërkohë
Arbëri vazhdonte vitin e dytë të fakultetit juridik me korespondencë. Ishte, si
gjithmonë, në krye të renditjes së studentëve të shkëlqyer. Blerina ishte
emëruar drejtoreshë e shkollës ku kishte marrë maturën. Ishin një familje
model. Zoti u kishte falur edhe një vogëlush me emrin Sokol, emrin e gjyshit të
tij. Sapo i kishte mbushur tre vjeçët
Një
mbrëmje po bisedonin për çështjet e ditës.
Arbëri kishte ditë që ishte pak i shqetësuar. Kishte kërkuar nëpër dokumentet e shumta që i
kishte lënë e ëma mos gjente ndonjë numër telefoni të gjyshit që ishte në
Amerikë, por ishte e kotë. E ëma kishte mbi tridhjet vjetë që nuk kishte patur
korespondencë me të. Me përjashtim të rreth dhjetë viteve të para që shkëmbenin
herë pas here ndonjë bisedë telefonike, ato ishin ndërprerë. Një urdhër i
fshehtë i qeverisë komuniste i kishte prerë marrëdhëniet me të afërmit që
banonin jashtë vendit. Kështu që, normalisht, e ëma nuk mund të kishte ndonjë
numër.
Papritmas
tringëlliu zilja e telefonit. Arbëri ngriti receptorin.
- Alo!
Një
zë i dridhur foli:
- Jam gjyshi, ju flas nga Shtetet e
Bashkuara.
Arbëri
u trondit.
- Gjyshi?
Ndenji
disa minuta i heshtur.
- Ju thashë jam gjyshi juaj, Shkëlzeni,
- përsëriti zëri nga receptori.
- Më
falni gjysh, më
falni! - filloi të
fliste Arbëri. - Nuk
e prisja. Kam kohë
që mundohem
të lidhem me ju por nuk mundem. Jam nipi juaj, Arbëri. Si
jeni gjysh?
- Mirë,
biri im, mirë. Biseda që po
bëjë me ty, zëri yt, po më japin
një kënaqësi
të pa përfytyruar. Kam vite që e pres këtë ditë
dhe së fundi ajo erdhi. Qofsh i lumtur, biri im!
Biseda
vazhdoi gjatë. Gjyshi i tregoi Arbërit se si
kishte
mundur
të lidhej me të. Me anën e të arratisurve që kishin shkuar në Amerikë kishte
mësuar për fatin e dhëndërit, Sokolit, për qëndrimin e Afërditës me djalin e
saj, fejesën e tij me Blerinën.. Pas ndryshimeve kishte takuar edhe shqiptarë
të tjerë që kishin shkuar atje dhe i kishte pyetur. Së fundi ishte interesuar
në Ambasadën Shqiptare në Washington dhe nuk u ishte ndarë atyre deri sa i
kishin gjetur numrin e telefonit të Arbërit. Në fund i kishte thënë se me
gjithë moshën e madhe që kishte, gati te nëntëdhjetët, do të vinte në Shqipëri.
Donte të shikonte edhe njëherë atdheun e tij të dashur dhe njerëzit e tij të
shtrenjtë. Ishte malli që e shtynte.
Dita
e mbërritjes arriti. Në aerodromin e kryeqytetit kishte shkuar Arbëri me
Blerinën dhe Sokolin e vogël.. Së bashku me ta ishte edhe një bashkëvuajtësi i
Arbërit që kishte qenë mik dhe shok klase me Shkëlzenin. E quanin Dritan.
Arbëri mendohej se a do të ishte në gjendje ta njihte gjyshin e tij. Në
fotografitë që i kishte lënë e ëma ai ishte një djalë i ri, kurse tani do të
shihte një plak të moshuar. Kishte përgatirur një tabelë ku ishte vizatuar një
tufë me lule dhe ku ishte
shkruar:
“Mirë
se vini gjysh Shkëlzeni, mirë se vini!“
Avioni
mbërriti. Padurimi ishte i madh. Minutat kalonin dhe gjyshi nuk po dukej. Së
fundi filloi dalja e pasagjerëve. Midis tyre dalloi një burrë veshur me një
kostum shik të zi dhe me një kollaro dhe republikë në kokë.
- Ai duhet të jetë, - mendoi Arbëri.
I
doli përpara dhe duke ngritur tabelën thirri:
- Gjysh!
Gjyshi
qëndroi, vështroi nga Arbëri, hapi krahët dhe tha:
- Eja bir, eja përqafoje gjyshin tënd!
U
hodhën në krahët e njeri-tjetrit. Nuk shkëputeshin dot. Përqafoi edhe
Blerinën dhe
mori në krah Sokolin e vogël dhe duke e ngritur
lart foli:
- Ti je e ardhmja e atdheut!
- Po me mua a nuk do të takohesh? - Pyeti Dritani
që qëndronte aty pranë
Shkëlzeni
e vështroi nga koka
te këmbët. Ishin
të dy bashkëmoshatarë.
- Nuk
po më njeh? - foli përsëri
Dritani.
- Nëse
memoria ime nuk është shuar, ti je
miku im,
Dritani, je
shoku im i
klasës, - tha Shkëlzeni me një
zë që i dridhej nga emocioni.
U
përqafuan. Nuk e besonte kurrë se do të takonte mikun e tij të dikurshëm në
ditën e mbërritjes në Shqipëri.
U
nisën. Gjatë të gjithë rrugës biseda nuk pushoi. Pas dy ditësh Arbëri shtroi
një drekë për nder të gjyshit të tij. Në të morën pjesë personalitete të
njohura të qytetit. Shkëlzeni kishte mbaruar studimet e larta dhe kishte mundur
të arrinte të bëhej president i një shoqërie elektronike. Kështu që biseda ishte
e një niveli të lartë.
Arbëri
mori lejen e zakonshme dhe e shëtiti gjyshin në pothajse të gjithë Shqipërinë.
Vizituan edhe varrezat ku ai vendosi
tufa me lule. Gjyshi ishte i
ngazëlluar. I propozoi nipit
të bënin bashkim familjar në
mënyrë që të përfitonte shtetësinë
amerikane. Arbëri pranoi.
Gjyshi shkoi në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe
bisedoi për këtë çështje. Ata i treguan dokumentat që duhej të plotësonin.
Formalitetet u kryen. Ambasada njoftoi se Arbëri duhej të shkonte familjarisht
në Shtetet e Bashkuara për t’u paisur me “green card“.
Një
muaj më prapa gjyshi me nipin dhe familjen u nisën për në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. Arbëri qëndroi një muaj, aq sa ishte e nevojshme për të marrë
“green card‘ – ën. Nuk mund të qëndronte më tepër. Atdheu e thërriste. Atje kishte varret e prindërve, kishte punën
dhe miqtë e tij,
kishte
jetën
e tij.
* *
*
Kaluan
edhe tre vite të tjera. Vendi ishte zhytur në një kaos prej nga ishte vështirë
të largoheshe. Shiheshin turma të tëra njerëzish që dilinin rrugëve të qyteteve
duke thirrur dhe ulëritur. Në fytyrat e tyre nuk shihje gjë tjetër veçse një
egërsi shtazarake. Dëgjoheshin thirrje për përmbysje. Kudo shiheshin djegie dhe
shkatërrime. Turma njerëzish detyroheshin të braktisnin atdheun, kush me anije,
kush me makina dhe kush në këmbë. Nuk ishin të pakta vrasjet e personave që
shërbenin në organet shtetërore dhe, çuditërisht, pas tyre dëgjoheshin
thirrjet:
- I vrau qeveria! I vrau qeveria!
Arbëri
i shikonte dhe meditonte. Përse? Përse t’i
vriste qeveria njerëzit
e saj? Përse kjo egërsi
në fytyrat e
turmës? Kush e kishte
shkaktuar? I kujtoheshin mijra
të vrarët, dhjetramijra të
burgosurit dhe të internuarit dhe në ta nuk kishte parë
kurrë një urrejtje,
një egërsi të tillë. Si kishte mundësi që vetëm pesë vjet nga vendosja e
pushtetit demokratik populli të ngrihej kundër tij? Njerëzit përshpërisnin se
ishte humbja e parave që kishin depozituar në disa firma fantazma që e kishte
shkaktuar këtë revoltë. Po atëherë përse nuk ngriheshin kundër këtyre firmave
por sulmonin qeverinë?
Një
lajm qarkullonte në qytet. Një manifestim madhështor do të zhvillohej në sheshin kryesor të tij. Turma të ekzaltuara
rendnin drejt sheshit. Ai u mbush plot e përplot si asnjëherë tjetër. Në një cep të tij qëndronte Arbëri. Kishte
shkuar të shikonte se çfarë do të ndodhte. Mitingu filloi. Në tribunë doli
Resuli dhe filloi të fliste. Foli e foli sa nuk la më bateri pa derdhur kundër
qeverisë. Papritmas demokrati na ishte kthyer përsëri në origjinën e tij.
Arbëri nuk mundte ta dëgjonte më. Mbylli veshët me duar.
Resuli
fliste ndërsa atij i dilnin para sysh ditët
e qëndrimit në qelitë e sigurimit. I dilnin ngjarjet e kaluara në kampet
e punës së detyruar dhe mbi të gjitha fundi i mikut te tij Xhavitit. I dilnin
ditët e para të përmbysjes së madhe. Nuk kishte parë atëherë në fytyrat e
pjesëmarrësve të saj egërsinë që shihej tani në fytyrat e te rebeluarve.
Duke
kujtuar këtë skenë Arbëri pyeste:
-
A ka vrasës midis nesh? Cilët janë ata?
Pergjigja
ishte e prerë.Po. Ishin hetuesit dhe ish-punonjësit e sigurimit të shtetit. Ishin prokurorët dhe
gjykatësit e pashpirt, që mbartnin në ndërgjegjen e tyre qindra dhe mijra të
vrarë apo të vdekur nëpër burgje , të cilëve nuk u diheshin as varret. Ishin
spiunët e tipit të Mersinit që prisnin rastin për të groposur përsëri njerës të
tjerë.Kjo sepse nuk kishte vepruar drejtësia? Me rrëzimin e monumentit të
diktatorit, që kishte ndodhur gjashtë vite më parë, kishin menduar se kishin rrëzuar edhe
sistemin që ai përfaqësonte por, në të vërtetë, kishin rrëzuar vetëm bronxin e
atij monumenti dhe shpirtin e tij e kishin
lënë të lirë
të endej nëpër
vend dhe të
përgatiste katastrofa të tjera si kjo që po ndodhte në ato ditë.
Por
ishin edhe një lloj tjetër vrasësish, më të rrezikshëm dhe më kriminelë se të
parët.Ishin ata, dyfytyrëshit, që ndonse të veshur me petkun e demokratit,
prisnin ditën e nesërme për t’i ngulur thikën pas shpine demokracisë së brishtë
që po ndërtohej.Ata mund t’i gjeje kudo. Mund ti gjeje në qeveri, në
parlament, në sistemin e
drejtësisë, në partitë politike, në shoqatat. Në vend të ndëshkimit të merituar
ata sot bridhnin lirisht duke derdhur helm në ndërgjegjen e njerëzve. Një nga
këta ishte edhe Resuli.
Ata
ngjireshin duke thërritur:
-
Jemi te pafajshëm! Fajin e kishte sistemi i përmbysur!
Sikur të mos ishin këta njerëz pa princip që e
kishin mbajtur gjallë atë sistem për gati një gjysmë shekulli. Dhe Arbëri
pyeste veten:
- Kush pra paska qenë fajtori për gjithë
këtë katrahurë që
kishte mbuluar vendin?
Kush kishte qenë
fajtori? Mos vallë paskërkemi qenë ne që e paguam me jetët tona?
Atij
i kujtohej një
sentencë e Giovani
Sartorit që në librin e tij “Edhe njëherë për teorinë e
demokracis” shkruante:
“Njerëzit që
kurrë nuk e kanë njohurdiktaturën
dhe tiraninë e
kanë të lehtë
të jepen pas retorikës për lirinë,
duke harruar fare
realietin e thjeshtë
e të tmerrshëm
të shtypjes së njëmendtë atje ku ekziston përnjimend.“
Në
këtë kohë u publikua njoftimi
i Ambasadës Amerikane i cili kërkonte
largimin e të gjithë qytetarëve të saj nga Shqipëria. Ajo
njoftonte të gjithë qytetarët amerikanë që ndodheshin në Shqipëri të
grumbulloheshin në kryeqytet pasi ajo do të vinte në dispozicion të tyre
aeroplanë për t’u larguar.
Një
telefonatë tringëlliu në shtëpinë e Arbërit. Ishte gjyshi që kishte marrë vesh
lajmin e ambasadës dhe e njoftonte atë të nisej së bashku me ta. Për këtë
kishte biseduar edhe me konsullin amerikan në Shqipëri.Arbëri vendosi. Do të
nisej.
Një
ditë më parë shkoi në varreza dhe u përul para varreve.
- Babë,
nënë , më falni! Po
ju braktis1 Po braktis
edhe atdheun! Por jam
i
detyruar.
Ju premtoj se do të kthehem përsëri.
Takoi
Petritim dhe i la amanet varret. Ai
premtoi se do ta mbante amanetin e tij.
U nis
për në aerodrom.
Zëri
i altoparlantit foli në gjuhët shqipe dhe angleze:
- Të gjithë pasagjerët e linjës
Tiranë – New York
të hipin në avion.
Arbëri
hezitoi.
- Arbër përse mendohe? – e pyeti e
Blerina.
- Në
këto çaste më
del para syve e gjithë jeta ime,
jotja dhe e djalit dhe nuk e
di nëse
kemi zgjedhur rrugën e drejtë për t’u larguar.
- Përse ky hezitim?
- Për
gjendjen në të cilën po e braktisim
atdheun, kur frenat e tij po i
marrin në
dorë
po ata
që ishin varrmihësit e tij, ndërsa ata që luftuan dhe u sakrifikuan për
këtë ditë kanë mbetur në mëshirën e atyre që deri dje u çorrën për diktatorin
dhe iu zunë kallo duart nga brohorotjet për të. Dikush mund të më thotë se
duhej të qëndroja për t’u bërë ballë atyre por e shoh se është e kotë.Ujqërit
nuk i lenë dhentë të kullosin të lira dhe mua me dhembin sytë kur shoh ujqërit
të drejtojnë shtetin.
Të
tre zunë vendet e caktuara. Nuk vonoi
dhe avioni u nis.
- Lamtumirë apo
më mirë mirupafshim
i shtrenjti atdhe! - tha Arbëri.
- Mirupafshim! Një ditë
do të kthehemi
përsëri. – u përgjigj e Blerina.
Por,
a do të kthehen vallë?
FUND