Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Përjetësisht (3)
E shtune, 04.05.2019, 04:55 PM
Në gjurmët e një romani të pabotuar
Përjetësisht…
Pjesa e tretë
(vijim)
Nga Reshat Kripa
Një natë më
parë. Arbëri po kthehej në shtëpi pas takimit me Blerinën. Gjatë gjithë rrugës
nuk i hiqej nga mendja biseda që kishte bërë me të. I dilte para syve fytyra e Ibrahimit
dhe i dukej sikur ajo i buzëqeshte por në atë buzëqeshje shikonte një ironi që ai mundohej ta fshihte. Hyri në rrugicën e shtëpisë. Edhe
pak hapa dhe do mbërrinte. Para tij u shfaqën tre hije.
Arbër Dauti,
në emër
të popullit jeni i arrestuar! -
foli njeri.
Arbëri hodhi
vështrimin drejt tyre. Njohu
operativin e sigurimit për ndërmarrjen e
tij. Dy të
tjerët ishin policë. Nuk kundërshtoi. Njeri nga policët i hodhi hekurat edhe e
kapën për krahu. Në rrugë nuk kishte njerëz. Mbërritën në degën e punëve të
brendëshme.
E çuan në dhomën e hetimit. Një
civil që
e kishte parë disa herë në qytet por që nuk e dinte se
çfarë pune bënte, qëndronte ulur në tavolinë.Operativi dhe dy policët u larguan
.
Unë do të jem hetuesi juaj, -
tha personi i ulur në tavolinë. -
Jeni arrestuar për
agjitacion
dhe propagandë kundër pushtetit popullor. Faktet i kemi të plota. Mos u mundoni
t’i mohoni. Kjo është këshilla ime. Nga qëndrimi juaj varet edhe masa e
dënimit. Mendohuni dhe kur t’ju thërras herë tjetër të vini me mend në kokë.
I ra një zileje që kishte në
tavolinë. Hynë dy policë që e morën dhe e çuan në katin e poshtëm ku ishin
birucat. Qelia ku e mbyllën ishte nën rampën e shkallëve që
të shpinin në
katin e dytë. Kishte dimensione 2,5 X
1,5 dhe lartësia fillonte nga
1,5 metra. Në krah të qelisë së tij, nën shesh pushimin
e shkallëve, ndodhej një qeli tjetër, që ishte
vendosur në formën e gërmës ” L“
me të parën. Në qeli qe gati errësirë e plotë. Një dritare e vogël me hekura në
portën e saj sillte një dritë shumë të dobët.
Nuk e dinte sa orë kishte në atë gjendje, kur dëgjoi një zë
që thërriste, sikur pëshpëriste:
Hej, kush
jeni?
U
mundua të ngrihej por koka i preku në tavan, dhe u rrëzua përsëri. Vetëm
atëherë kuptoi se qelia
qe nën rampën e shkallës. Thirrja u përsërit. U kap pas hekurave të dritares
së vogël që ndodhej në portë dhe u mundua të ngrihej. Në dritaren e portës së
qelisë përbri pa fytyrën e një burri.
Ujë! - i tha me gjysmë zëri
Fqinji u mundua t’i
jepte shtëmën e
vogël që kishte, por
atë nuk e
nxinin hekurat, Atëhere mbushi
opingën e tij dhe ia dha. Arbëri, në fillim ndjeu neveri të pinte ujë me
opingën e një të panjohuri.Mos vallë vinte erë nga djersa e këmbëve
të tij? Por etja e detyroi. E piu përnjëherësh. Fqinji e mbushi përsëri
dhe Arbëri e përpiu
edhe atë. Uji e gjallëroi. E mbushi për të tretën herë
dhe tha
Shplaj fytyrën!
Ndjeu se uji e solli në jetë. Në këtë kohë i hyri një e dridhur në shtat.
Ndoshta po i fillonin ethet. Ai e pa, mori një rrobë dhe ia zgjati nëpërmjet
dritares.
Merre dhe mbulohu, por kujdes mos ta
shohë roja.
E mori.
Faleminderit! - i tha të panjohurit
U prezantuan. Ai ishte një plak rreth
të gjashtëdhjetave. Babai i
një ish-komandanti
partizan që e kishin vrarë vetë ata për arsye se kishte dezertuar prej
tyre për shkak të politikës që
ndiqnin dhe ishte bërë komandant i një çete nacionaliste.
Nuk
e dinte sa kohë kishte kaluar në atë qeli kur ndjeu një goditje të fortë në
këmbët. U
ngrit i tronditur.
- Çohu! -
tha një zë i ashpër - Po të pret xhelati.
Para
tij qëndronte njeri nga rojet e brendëshme.
Xhelati? Cili xhelat? – e pyeti.
Roja
bëri buzën në gaz në mënyrë ironike dhe tha:
- Do ta shohësh kur të shkosh lart.
E
shoqëroi në zyrën hetimore. hetuesi qëndronte duke shkruar diçka në tavolinë.
- Qëndro aty.! - foli duke treguar qoshkun e
murit.
Arbëri
rrinte i heshtur. Nuk kishte fuqi të qëndronte në këmbë. U mbështet pas murit.
-
Mos u mbështet! -
tha me një
ton urdhërues hetuesi
pa hequr vështrimin
nga shkresat që kishte përpara.
Sipër
kokës së tij
ishte një orë
muri. Ajo tregonte një e gjysmë.
Kishte kaluar mesnata. Si
mbaroi punë, u ngrit dhe iu drejtua:
- Sot dua të mbarojmë punë shpejt se vajti
vonë. A u
mendove?
- Për
çfarë të mendohem
- Për aktivitetin antipushtet që ke kryer
- Nuk kam kryer asnjë aktivitet.
-
Mirë atëherë, më qafë paç veten!
I lidhi duart me hekura
dhe ia shtrëngoi fort. E
shtriu për tokë
dhe filloi ta godiste me të dy
pëllëmbat me sa fuqi kishte. Filloi ta godasë edhe me shkelma në organet
gjenitale. I vinte këmbën me këpucët me gozhda në grykë dhe i hipte sipër duke
i rënduar me forcë
- Hë, fol!
Dhimbjet ishin të
tmerrshme. Nga hundët filloi
t’i rridhte gjak. Kjo gjendje
vazhdoi për gati dy orë. Së fundi
humbi ndjenjat. I hodhën një kovë ujë në
fytyrë. Ndjeu dy
duar që e
ngritën dhe duke e hequr zvarrë e përplasën në qeli.
Ishte në gjendje
kllapie.Si nëpër gjumë i shfaqeshin para syve fytyra të ndryshme. I dilte
portreti i nënës që i jepte kurajo, por ai zëvëndësohej menjëherë me atë të
hetuesit që e
kërcënonte:
- Ti nuk je gjë tjetër
veçse një kufomë. Je
i vdekur, i vdeeekuuuur……!
Vizioni
zhdukej dhe vendin e tij e zinte portreti i Blerinës. Me një ëmbëlsi të
padëgjuar zëri saj i pëshpëriste:
- Unë të dua! Do të të
dua përjetësisht!
Këto vegime i
ndërthureshin me njeri-tjetrin.
Ndjeu se
nga sytë filluan
t’i rrjedhin lotë. Por e mblodhi
veten shpejt dhe tha:
- Bëhu burrë dhe mos turpëro veten!
Kjo gjendje vazhdoi deri në
mëngjes
*
* *
Lajmi i arrestimit të
Arbërit u hap si rrufe në të gjithë qytetin. Arbër Dauti është arrestuar për agjitacion dhe propagandë kundër
pushtetit popullor. Si zakonisht filluan edhe përshpëritjet.Shokët e sektorit
ku punonte nuk mund të rrinin pa shprehur habinë e tyre. Gjatë gjithë periudhës
që kishin punuar së bashku nuk e kishin
dëgjuar asnjëherë të fliste kundër pushtetit. Ai ishte një djalë i shkëlqyer që
kishte fituar admirimin e të gjithëve.Këto gjëra diskutoheshin me zë të ulët në
brigatë.Vetëm Ibrahimi qëndronte në heshtje.Nuk bashkohesh në bisedë me shokët.
Thellë në ndërgjegje, një zë i thoshte
se ishte ai që e kishte groposur shokun. Në ndërgjegjen e tij zhvillohej një
farë dualizmi.Për shpëtimin e të vëllait, ai kishte sakrifikuar shokun. Është e
vërtetë që këtë e kishte bërë nën efektin e një presioni nga ana e operativit
të sigurimit por, në fund të fundit,
ishte ai që kishte denoncuar një krim të pakryer, një krim të shpikur nga
mendjet djallëzore që e detyruan të bënte këtë veprim. A kishte vepruar drejt?
Për një çast e ndjeu
veten fajtor.Por, a duhej ta vazhdonte fajin e kryer?Ishte në
një dilemë të madhe. Ndërgjegja i thoshte se duhej të
ngrihej mbi veten e tij dhe të shkonte dhe ta tërhiqte deklaratën e turpshme.
Por një zë tjetër i brendshëm, zëri që e kishte shyrë ta bënte atë deklaratë, i
dukej sikur i thoshte:
Kur i hyn një valleje nuk mund të tërhiqesh më
prej saj.
Dhe ai nuk e ndjente veten të aftë të
dilte kundër kësaj
hipoteze. Por debatet më të
mëdha zhvilloheshin midis banorëve të qytetit. Kishte nga ata që
flisnin me zë të lartë:
Mirë ia bënë.
U ngrit edhe
ai kundër pushtetit
popullor. Mirë thotë një fjalë
e urtë: “Bëmë or babë të të ngjaj”. Edhe ai armik do të bëhej si i ati.
Ndërsa të tjerë,
natyrisht me zë fare të ulët, bisedonin midis tyre:
Me siguri ka
diçka të fshehtë në këtë
mes. Patjetër që ndonjë
ndërhyrje nga
lart, ndonjë xhelozi duhet të
ketë qenë. Përse ndodhi në kohën kur porsa ishte fejuar? Mos ndoshta bashkimi i
dy familjeve me kahe të kundërta ishte shkaku?
Blerinën e thirri
drejtori i shkollës.
Dëgjomë me vëmendje,
- i tha -- Unë
e njoh shumë mirë familjen tënde dhe
ty. Njoh gjithashtu mirë edhe
familjen e Arbërit.Për të dyja kam një konsideratë të veçantë.Por sot ka ardhur
koha që njeriu duhet ta masi mirë hapin para se ta hedhi.Nuk e di dhe, t’ju
them të vërtetën, nuk e besoj se Arbëri mund të bëjë një gabim të tillë.Një gjë
e tillë më duket e pamundur. Por jam i detyruar ta pranoj. Ndaj ju
them.Qëndroni e qetë.Bëni sikur nuk i dëgjoni fjalët që pëshpëriten.Le të
presim fundin. Mendoje mirë vendimin që do të marrësh për jetën tënde. Unë me
sa të mundem do të mundohem të të qëndroj në krah.
Ju faleminderit shoku drejtor! Jeni një njeri i vërtetë. Ju falënderoj
edhe një herë.
Mbrëmjeve zakonisht familjet mblidheshin dhe diskutonin
mbi ngjarjet e
ditës apo
ato që dëgjonin nëpërmjet
shtypit dhe televizionit. Natyrisht që secili jepte mendimin e tij.
Ndodhte shpesh herë që mendimet të ishin të ndryshme kështu
që lindte një
debat i nxehtë
që ndonjëherë e
kalonte kufirin. Atëherë ndërhynte i madhi i shtëpisë dhe vendoste
qetësinë.
Atë mbrëmje një debat
i tillë zhvillohej edhe në familjen Spaho. Por ai nuk ishte as për ngjarjet e
ditës dhe as për lajmet e shtypit dhe televizionit. Ishte fjala për arrestimin e
dhëndrit të kësaj
familjeje dhe qëndrimin që duhej të mbante.
Me siguri ky është një kurth i ngritur nga dikush për
të goditur familjen
tonë, -
tha Hektori.
E kush mund të jenë
ata që duan
të na godasi
- pyeti Irma
Atë që ngriti
këtë kurth e
kemi midis nesh
- ndërhyri Blerina.
Midis nesh? E kush është ky?
Dajo Resuli.
Fol
mirë, moj bijë,
si mund ta
bënte një gjë
të tillë ai,
- thërriti Irma
e
skandalizuar.
Po
nënë. Urdhërin e
ka dhënë ai
dhe e ka
kryer shoku i Arbërit.
Blerina, - ndërhyri
Hektori, - fantazi
apo realitet është ky? Sqarona.
Po baba, do t’ju sqaroj.
Blerina filloi të tregojë se si
R esuli i kishte
kërcënuar kur sapo ishin fejuar.
Po
ktheshim me Arbërin
në shtëpi. Te
porta takohemi me Resulin. Dukej
shumë
i revoltuar. I fola - Dajo - A e dini se si u përgjig? - Më vonë do t’ia dëgjoni avazin - dhe u largua.
Pas këtij çasti
filloj përgatitja e
terenit për arrestimin.
Detyruan shokun e tij
Ibrahimin që ta denonconte për gjoja
agjitacion dhe propagandë.
Jeni e
sigurtë për këtë?
Plotësisht.
E biseduam së bashku
me Arbërin. Ai e
ndjente që po afrohej
dita
e keqe. Kjo u kuptua dhe nga fakti se vëllai i
Ibrahimit u lirua pesë vjet më parë se të plotësonte dënimin. Lirimi i tij nuk
u bë me një falje të përgjithshme por vetëm për atë personalisht me dekret të
posaçëm, gjë që nuk e kemi dëgjuar të ketë ngjarë më parë.
Në rast se e
ka bërë ai këtë, unë nuk dua të
më vijë më
në familje. - tha
Irma
e vendosur
Ngadalë grua,
ta bisedojmë shtruar, -
foli Hektori. - Ta
zemë se kjo
është e
vërtetë.
Por, në rast se ne e dëbojmë atë nga
shtëpia, atëherë a e dini se ç’pasoja do të kemi?
Irma dhe Blerina heshtën. Hektori
vazhdoi:
Me siguri
do të përfundojmë të tre në ndonjë kamp
internimi. Prandaj mendoj
se rruga më e mirë është ajo e heshtjes. Me Resulin
duhet të sillemi sikur nuk e
dimë përseëshrtë arrestuar. Në
rast se ai vjen këtu t’i themi se jemi në pritje të gjykimit të tij.
Në atë çast një trokëllimë u dëgjua
në portë. Blerina vrapoi ta hapte.
Kush është?
Hape, mbesë.
Jam dajua, - dëgjoi ajo zërin e Resulit.
Për pak
çaste shtangu por e mblodhi veten shpejt.
Kujto qenin,
bëjë hazër shkopin, -
tha Blerina dhe hapi portën. -
Mirë se erdhe
i dashur
dajo,- i tha ajo duke fshehur ndjenjën
që kishte për të.
Ai e
përqafoi dhe u fut në
dhomë. Hektori e
kishte dëgjuar dialogun që kishte
zhvilluar e
bija me të, ndaj i bëri së shoqes me
gishtin tregues para hundës shenjën që duhej të heshte.
A keni
marrë vesh përse
e kanë arrestuar?
- pyeti Resuli
si kaluan
përshëndetjet
e para.
-Nuk dimë
asgjë o Resul
përveç atyre që
pëshpëriten. Kur të dali në
gjy do
ta
marrim
vesh.
Po ti moj
mbesë, ç’mendim ke? Në rast se ai shpallet
fajtor a do të vazhdosh
të
quhesh e fejuara e tij?
Të mos
shkojmë me hamendje i dashur dajo. Le të presim
gjykimin dhe pastaj
të vendosim
se çfarë do të bëjmë.
Biseda vazhdoi gjatë por gjithmonë
Hektori dhe Blerina dijtën të gjejnë
mënyrën e duhur për t’u shmangur. Së fundi Resuli u ngrit për të ikur.
Ku do të
shkosh tani që po
vjen mesnata? Për më
tepër unë nuk të pyeta
nëse
ke ngrënë darkë?
Po, moj motër,
hëngra me disa
shokë të mi. Tani duhet të iki. Ju e dini
se si
janë punët
tona.
U largua. E motra e përcolli dhe
mbylli portën.
Në rast
se ai e ka bërë atë veprim, atëherë turpi le të
bjerë mbi të, - tha ajo
kur
u kthye.
Le të
presim, - tha Hektori. -- Koha do të
na tregojë të vërtetën Por unë dua të të
pyes ty moj
bijë. Çfarë mendimi ke?
Përjetësisht
me Arbërin.
Asnjë nga
prindërit nuk i ktheu përgjigje
* *
*
Kishte kaluar mesnata. Roja hapi
derën e qelisë së Arbërit
Çohu! -
i thirri.
Ai nuk e pyeti përse. E dinte se ku do
të shkonte. Roja
e shoqëroi deri
te zyra e
hetuesit.
Kur hyri brenda u befasua. Ulur në tavolinën kryesore qëndronte Resuli.
Mbylleni
portën, - i tha Resuli rojes i cili u
largua.
Qëndroi një
copë herë të madhe duke e vështruar në sy.
Përse më
vështron ashtu? - pyeti Arbëri
Më vjen keq
për ty. Kam ardhur të të ndihmoj.
Të më
ndihmosh? A nuk ishe ti strumbullari
i kësaj farse?
Aspak. Ishe
ti që e prure veten tënde këtu.
E përse?
Sepse e
bëre si dhelpra
dhe rrushi. Dhelpra mundohej
të hante rrushin që s’ia
arrinte, por
nuk e hante dot.
Domethënë?
Edhe ti doje
të arrije atë që ishte e pamundur.
E përse
ishte e pamundur?
Sepse i
përkisje një klase të mundur dhe nuk
mund të afroheshe
me fitimtarët.
Sepse
duhej të qëndroje në qoshentënde të
errët dhe të mos ndiheshe.
Gabohesh.
Ndjenjat e shpirtit
tim nuk ka
forcë në botë që mund t’i ndalojë.
Leri
filozofirat, - tha Resuli duke dashur
ta ndërrojë temën e dialogut. -
A do të
dalësh sa më
shpejt prej këndej?
Çdo të
thuash.
Të heqësh
dorë nga mbesa ime.
Atë mos
ma kërko mua.
Ajo nuk varet nga unë. Varet në dorë ta saj. Pyete dhe
do të ta
thotë.
Po ti?
Për mua ajo do të mbetet përjetësisht në
zemrën time. Nuk do
të ketë pengesë
që të më
ndalojë në dashurinë time.
A i keni
marrë parasysh pasojat?
Nuk keni
çfarë të më bëni më tepër. Nuk keni për
të më thyer
kurrë.
Ashtu?
Atëherë le të fillojmë.
I ra
ziles së tavolinës. Në dhomë hyri roja.
Silleni,
- i tha.
Në dhomë
hyri Ibrahimi. Qëndroi përballë
Arbërit. Duart filluan
t’i dridhen.
Operativi i
sigurimit i kishte premtuar se nuk do ta
ballafaqonin me Arbërin.. Do ishte një agjent sekret.
Fol Ibrahim,
trego gjthçka ke deponuar tek operativi, -
i tha Resuli.
Ibrahimit i
mbeti pështyma në
grykë. Nuk fliste
dot. Vështrimi i
Arbërit sikur
e çarmatosi.
Resuli hapi sirtarin dhe nxorri një tufë letra të cilat ia tregoi Ibrahimit.
Fol, trego
të gjitha ato që ke deklaruar këtu,
- dhe
i hodhi një vështrim sikur do
ta përpinte.
Dëshmitari u
zu ngushtë. Kishte hyrë në një pellg nga i cili nuk kishte rrugë dalje.
Unë dhe
Arbëri kemi qenë shokë të ngushtë, -
filloi Ibrahimi në fillim
duke iu
dridhur buza
por më vonë, si e mblodhi veten filloi të flasë rrjedhshëm . - Por
unë meqënëse kisha edhe një vëlla
në burg, kisha vendosur që të mos përzihesha në çështje politike.
Pastaj?
Arbëri më
ngacmonte gjithmonë duke më treguar për babanë e tij dhe organizatën
ku kishte bërë pjesë, duke më treguar edhe
programin e saj
Fatkeq, -
tha Arbëri duke e ndërprerë.
Ju pushoni,
- i thirri Resuli me një ton të ashpër.
Ibrahimi filloi të tregojë ngjarje nga më skandalozet
që gjoja i kishte treguar
Arbëri. Tregoi për thirrjet që i
kishte bërë ai për krijimin e një organizate që gjoja në
fillim do
të shpërndante trakte sensibilizuese dhe më vonë do të
hidhej në aksione konkrete. Kjo organizatë do të përbëhej nga ata të dy dhe më
vonë do të shtohej edhe me elementë të tjerë. Do të kryenin sabotime në fushën
ekonomike dhe veprime të tjera. Në fund
të fundit, në rast se do të diktoheshin, Arbëri kishte përgatitur edhe mënyrën
se si do të arratiseshin në Greqi ose Jugosllavi.
Deponimi i Ibrahimit vazhdoi
gjatë. Arbëri e dëgjonte dhe buzëqeshte hidhur.
Nuk e kishte besuar kurrë se shoku i tij do të
katandisej në këtë gjendje. Por, më tepër, i vinte çudi që një intelektua,l që
kishte mbaruar studimet në Francë si Resuli, të pranonte të dëgjonte pallavra
të tilla.
Shiko se ku
ka përfunduar intelektualizmi i këtyre
individëve, - mendonte.
-
Komunizmi e ka shkatërruar ndërgjegjen e tyre.
Gjatë gjithë kohës që Ibrahimi
fliste, ai nuk e ndërpreu më. Nuk
ia vlente për
një njeri të
tillë të harxhoje
fjalë. Së fundi, kur ai mbaroi, trokëlliti duart duke thënë:
Bravo! Të
lumtë!.
Resuli i
bëri shenjë Ibrahimit dhe ai u largua.
E dëgjuat, -
iu drejtua Arbërit. - këto mjaftojnë për t’ju dënuar.
Pushka ju
bëftë top, -
u përgjigj Arbëri.
- edhe sikur
të më dënoni
me
njëzetepesë vjet
nuk keni për të
më thyer.
Këtë do ta
shohim, - foli Resuli.
Patjetër
që do
ta shohim, - u përgjigj
Arbëri me krenari.
*
* *
Mesnatë. Ora e qytetit tingëlloi
dhjetë herë. I gjithë qyteti kishte rënë në gjumë. Vetëm një
dritë qëndronte e ndezur. Një nënë qëndronte para një fotografie. E
vështronte dhe e vështronte. Papritmas iu duk sikur dëgjoi një trokitje të
lehtë në portë. U ngrit dhe u
afrua. Vuri
veshin. Trokitja u përsërit. Iu duk si
trokitja e të birit. A ka mundësi? A mund të
kishte
shpëtuar ai nga kthetrat e hienave që e kishun rrethuar? Kjo ishte e
pabesueshme.
Kush jeni ju
që më shqetësoni në këtë orë të natës? -
pyeti. - Gjithçka m’i morët.
Mos doni të më merrni edhe mua?
Hape nënë,
jam unë! - foli një zë i ulët.
E njohu
zërin. Ishte një zë i dashur.
Eja Blerinë,
eja! - tha dhe hapi portën.
Blerina u hodh
në krahët e saj. Në atë përqafim
nënës iu duk sikur kishte para
të
birin. Lotët
e të dyjave filluan të përziheshin midis tyre.
Falmë nënë,
falmë! - filloi Blerina nëpërmes lotëve.
Përse bijo? Ti
je gjithmonë pranë meje
edhe atëherë kur nuk
je e pranishme.
Vështroje!
I tregoi
fotografinë që kishte
para vetes. Ishte
fotografa ku Blerina
kishte dalë me
Arbërin ditën e fejesës.
A nuk je
pranë meje? – vazhdoi nëna.
Je mirë
nënë?
Unë nuk vdes
pa ardhur djali në shtëpi.
Jo nënë.
Arbëri do të
kthehet. Tani nuk je më vetëm.
Jemi të dyja që e presim.
Do të
vijë dita që ai do të kthehet.
Jo bijë, ti
ktheu në shtëpinë tënde. Unë jam mësuar
me rrëmbimet e njerëzve më
të dashur. Kurse ti e ke jetën përpara. Gëzoje
atë. Këtë po ta them unë, nënë zemërplasura.
Shtëpia ime
tani e tutje
është kjo. Do të vij këtu
çdo natë dhe do të largohem
para agimit.
Nëna u mundua ta kundërshtonte duke
i thënë se kjo ishte e pamundur, se ajo nuk mund të sakrifikonte jetën e saj
për të. Ky ishte një vendim shumë i guximshëm. A do të ishte në gjendje ta
mbante? Këtë pyetje deshte t’ia bënte por e frenoi veten. Mendoi
se kjo do të
ishte një fyerje për të.
Nënë, portën
çdo mbrëmje nuk do ta mbyllësh me çelës. Unë do
të vi çdo
natë.
Do ta hap
me ngadalë që të mos dëgjohet as nga fqinjët. Do mbyllemi të dyja dhe do të
bisedojmë për gjithçka, për Arbërin, për ty, për mua. Kështu edhe netët do të
na duken më të lehta.
Të nesërmen, pa zbardhur ende agimi,
Blerina u largua duke përqafuar nënën. Para se të dilte vështroi se mos kishte
ndonjë njeri rrugës. Mbërriti në shtëpi.
Ç’u bëre
moj bijë? Ku ishe? - i tha e ëma
që nuk kishte vënë gjumë në sy
atë
natë.
Tek nënë
Afërdita, - iu përgjigj e bija. - Kështu do
të veproj për çdo
natë. Tani
unë kam dy nëna. Njëra për ditën dhe tjetra për
natën. Dita për nënën që më lindi dhe nata për nënën e atij që e dua më shumë
se jetën dhe që ka shumë nevojë për praninë time në këto çaste të vështira.
Irma nuk
pati fjalë për ta kundërshtuar. E pleqëruan edhe me Hektorin edhe ai u bind, më
në fund, se e bija kishte të drejtë.
Kështu
filloi ky cikël që as ishte parë dhe as ishte dëgjuar ndonjëherë në qytetin e
tyre. Një e fshehtë që mbeti brënda ndërgjegjes së aktorëve të saj. Blerina
interesohej në mënyrë indirekte për Arbërin, dhe kur merrte ndonjë lajm. ua
thoshte të dy nënave.
Disa nga
kolegët e shikonin shtrembër. E pyesnin në një mënyrë të atillë, sikur gjoja u
vinte keq për të. Por Blerina e kuptonte dyfytyrësinë e tyre. Ndaj heshte.
Vinte në jetë porosinë e të atit: Ai i kishte thënë se rruga më e mirë në këtë
situatë ishte ajo e heshtjes. Kishte edhe njerëz që u vinte keq për çka i
kishte ngjarë. Midis tyre ishte edhe drejtori i shkollës, i cli nuk ia hapi më
këtë çështje, përveç asaj që i kishte thënë në bisedën që kishte bërë me
të. Megjithatë ajo vazhdonte të heshte.
Kjo ishte përgjigja e saj për këdo
*
* *
Së fundi, pas gati një vit torturash
në qelitë e sigurimit, erdhi edhe dita e gjykimit. Për ta gjykuar kishte ardhur posaçërisht për të një
trupë ushtarake nga kryeqyteti. Gjyqi u zhvillua në një nga sallat e gjykatës
së rrethit. Ai u zhvillua me dyer të mbyllura. Nuk ishte asnjë person i
pranishëm përveç trupit gjykues dhe të pandehurit. Madje edhe rojet që e kishin
sjellë i kishin nxjerrë përjashta.
Gjyqi filloi me gjeneralitetet e
zakonshme dhe menjëherë pas tyre
filluan pyetjet e
kryetarit të gjykatës që
ndërpriteshin nga ndërhyrja e
prokurorit. Dialogu midis akuzuesve dhe të akuzuarit vazhdoi për gati
tri orë. Përgjigja e vetme që u kthente i akuzuari pyetjeve të tyre ishte:
Jam i
pafajshëm, nuk kam bërë asgjë!
Me pyetjet
e kryetarit dhe sidomos me ndërhyrjet skandaloze të prokurorit,
akuzuesit
kërkonin të
thyenin të akuzuarin, por të gjitha tentativat e tyre dështuan përballë
qëndresës së tij. Së fundi, i nxorrën para edhe dëshmitarin e vetëm, Ibrahimin.
Ai ligjëroi e ligjëroi ashtu siç e kishin porositur. Arbëri me qetësi dhe me
një krenari të veçantë i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Kur u bindën, se prej
tij nuk mund të nxirrnin asnjë pohim, prokurori dha pretencën ku, midis të
tjerave, cilësoi:
“Ka qenë inisiator për të krijuar një
grup armiqësor kundër pushtetit
popullor, tentativë që dështoi pasi u zbulua nga organet tona të Sigurimit të
Shtetit. Një gjë e tillë dëshmohet nga deklarimi i shokut të tij Ibrahim
Konduri, sipas të cilit kanë zhvilluar disa takime të rregullta, ku i pandehuri
i kërkonte dëshmitarit të përpiqej për të shtuar rradhët e grupit. Ai i tregoi
atij kopjen e një letre që mendonte t’ia dërgonte një shoku tjetër të tyre me
të cilin e ftonin si anëtar të grupit, për të sabotuar dhe veprime
të tjera. Përveç këtyre, i pandehuri ka patur në plan se në rast se
zbulohej nga organet e Sigurimit të Shtetit, të arratisej jashte vendit për t’u
bashkuar me bandat tradhëtare
në shërbim të
imperializmit amerikan.”
Sipas eksperiencës së gjykatave ,
deri para disa viteve, pas pretencës së
prokurorit zhvillohej mbrojtja e avokatëve por me një urdhër absurd të
autoriteteve të shtetit ishte hequr e drejta e mbrojtjes se të akuzuarve,
kështu që ai nuk kishte asnjë mbrojtje përveç fjalës së tij.
Para dhënies së vendimit kryetari me
një zë autoritar kërkoi fjalën e fundit të të pandehurit:
-
A jeni penduar?
-
Nuk kam përse të pendohem. Jam i pafajshëm! - deklaroi Arbëri.
Kryetari lexoi vendimin. Në të thuhej:
Si element i shtresës së prekur nga
reformat e pushtetit popullor, i pandehuri Arbër Dauti bëhet i vendosur në rrugën antipushtet dhe
bisedon edhe me të tjerë. U shfaq atyre
propaganda shpifarake të radiove reaksionare si të “Zërit të Amerikës”, “Radio
Londrës” e të
tjera, u paraqet ndërrimin
e situatës në vendin tonë dhe së fundi u propozon që të formojnë një
grup antipushtet. Ai u propozon atyre që në pamundësi të aktivitetit në
Shqipëri të arratisen jashtë shtetit. Ai vazhdon edhe në seancën gjyqësore të
jetë konseguent për këtë vepër penale në dëm të shoqërisë tonë socialiste.
Për
sa më sipër, në zbatim të nenit 484 të Kodit të Proçedurës Penale, të
Republikës së Shqipërisë dhe në mbështetje të nenit 8, 12 dhe 25 të ligjit 372,
e dënon të pandehurin Arbër Dauti me 20 vjet privim lirie, punë të detyruar,
konfiskim pasurie dhe heqjen e të drejtave elektorale për 10 vjet.
Ky
vendim mund të kundërshtohet pranë Gjykatës së Lartë Ushtarake brenda një afati
prej pesë ditësh.
Në
përgjigjen e Gjykatës së Lartë Ushtarake thuhej:
Rrezikshmëria e veprimtarisë së tij
është e theksuar, prandaj vendimi i gjykatës është i drejtë, si për deklarimin
fajtor ashtu edhe për masën e dënimit aplikuar.
Dy ditë
më vonë, Arbëri u trasferua
në burgun e
qytetit. Burgu ishte një
godinë dykatëshe, që kishte
shërbyer si e
tillë me kohë. Në
katin përdhes, pasi kaloje një portë të
madhe dy kanatshe, sipër së cilës kishte një qemer në formë harku prej
guri, hyje në koridor. Në distancë dy metra larg njera-tjetrës, ishin dy zgara
hekuri me nga një portë të vogël sejcila, nga ku qarkullonin njerëzit. Në dy anët e këtyre zgarave
bëheshin takimet e të burgosurve me familjarët.
Pas tyre, majtas,
ishte dhoma numër një ose infermieria ku shërbente mjeku, Istref Luli, një i
dënuar politik edhe ai. Përballë saj ishte dhoma numër dy, ku vendoseshin
përkohësisht të burgosurit e rinj dhe në krah
dhoma numër tre ose dhoma e të dënuarve me vdekje. Ata i mbanin të lidhur. I
nxirrnin një herë në ditë një nga një
për të kryer nevojat personale. Ata që kishin qënë në atë dhomë, tregonin se
muret e saj ishin mbushur me emrat e të dënuarve.
Në
katin e parë ndodheshin zyrat e burgut. Poshtë shkallëve që të shpinin atje
ishte qelia e ndëshkimit. Atje
mbylleshin ata që, sipas rregullores së burgut, kishin shkelur këtë rregullore.
Nëpërmjet një porte tjetër dilje në oborr që në dy anët ishte i rrethuar nga
një mur i lartë në skajet e të cilit ishin truprojet ku qëndronin natë e ditë
policë të armatosur. Atje kishte tetë dhoma të tjera, me nga një numër sejcila,
të mbushura plot e përplot me të dënuar.
Rregullorja e
burgut përmbante dy
orë në ditë, në mëngjes,
daljen në obor. Gjatë kësaj kohe duhej të kryenin nevojat
personale, të laheshin, të
takonin shokët e dhomave të tjera dhe të shëtisnin duke i ardhur oborrit
rrotull. Kjo ishte ritmika e ditës.
Burgu ndryshonte shumë nga gjendja në
sigurim. Por edhe atje kishte
oficerë xhahilë që e rëndonin
gjendjen e të burgosurve. I tillë ishte toger Azbiu. Megallomania dhe arroganca
e tij ishin
të padurueshme. Kënaqësia e tij
ishte të torturonte
ata që dënoheshin me izolim në qelinë e ndëshkimit.
Një herë në ditë bëhesh kontrolli i
dhomës nga ana e oficerit të rojes. Ai vinte me një hekur të rëndë dhe godiste
me të dyshemenë, duke i detyruar të burgosurit të ngrinim
dyshekët. Kjo bëhej për të parë se mos gërmohej ndonjë tunel për
arratisje. Ky kontroll zakonisht bëhej ditën. Kurse toger Azbiu vinte pas mesit
të natës, i zgjonte nga gjumi dhe fillonte nga goditjet me hekur. Kjo nuk
mjaftonte, por ishin edhe ironit e tij që shoqëronin këtë kontroll:
-
Ngadalë, ngadalë se mos zgjoni zotërinjtë!
Arbërin e vendosën në dhomën numër shtatë.Ishte
dita e caktuar për takim me familjarët. Ai priste me padurim nënën e tij. Kishte një
vit pa e parë dhe pa ditur nëse jetonte apo jo.
Dëgjoi një zë që thirri:
Arbër Dauti në takim.
U drejtua për te hekurat. Nga ana tjetër e
tyre qëndronte e ëma. Ju duk shumë e zbehtë dhe e dobësuar. Ishte plakur para
kohe. Vallë si kishte mundur të jetonte? Fillimisht ndjeu një dridhje në trup por u mundua të mos e tregonte veten. Filloi t’i flasë, t’i thotë se
ishte mirë dhe gjëra të tjera të tilla. Edhe e ëma e kaloi shpejt impresionimin
e parë.
Bir, mos u shqetëso
për mua, - filloi
me një zë të
sigurtë. - unë jam mirë dhe
do
të di se si ta
përballojë jetën. Mos mendo për
mua. Qëndro i fortë. Burgu
për burrat është. Unë
do të të pres deri sa të lirohesh.
Po... -
Arbëri desh ta pyeste për Blerinën.
Nëna e kuptoi dhe nuk e la të
vazhdonte.
Është
shumë mirë. Vazhdon punën
e saj. Ty të
ka gjithmonë në
mendje. Me
Arbërin përjetësisht thotë gjithmonë.
I thoni të shikojë jetën e
saj. Unë do të jem më i
lumtur kur të shoh edhe atë të
lumtur..
Nëna e kuptoi se ku e kishte fjalën i
biri. Ndërhyrja e rojes e ndërpreu bisedën.
Koha përfundoi.
U ndanë. Duke u larguar kthenin kryet
prapa deri sa u zhdukën prapa portave.
*
* *
Lajmi
i dënimit të Arbërit u përhap me shpejtësinë e një rrufeje. Pothuajse nëpër të
gjitha kafenetë, ku zakonisht zhvillohen biseda, tema e ditës ishte dënimi i
Arbërit. Lajmi ra si bombë edhe në familjen Spaho. Hektori dhe Irma qëndronin të heshtur. Blerina ishte mbyllur
në dhomën e saj. Nuk e kishin menduar kurrë se dënimi i tij do të ishte kaq i
rëndë. Së fundi heshtjen e theu Hektori:
Po tani? – pyeti pa e ditur edhe vetë
përse.
Tani? -
vazhdoi Irma pa vetëdije.
Po, po tani, çfarë do të bëjmë?
Një
heshtje e gjatë
pasoi fjalët e tij. Sejcili prej tyre kishte
humbur në botën e
mendimeve pa
rrugë dalje. Ishin para dilemave
që nuk dinin t’i jepnin përgjigje. Udhëkryqi në të cilin ndodheshin kërkonte
një zgjidhje që ata nuk mundeshin ta gjenin. Megjithatë, ishin të ndërgjegjshëm
se duhej ta gjenin. Para syve u dilnin plot ngjarje të tjera, të kësaj natyre,
që kishin ndodhur në qytetin e tyre. Ishin të bindur se, po të mos merrnin një
vendim për shkëputjen e marrëdhënieve midis dy të rinjve, më e pakta që mund
t’i gjente ishte pushimi nga detyrat që gëzonin dhe kthimi në punëtorë të
thjeshtë, njëlloj siç e kishte pësuar edhe Afërdita. Por mund të ndodhte edhe
më e madhja, internimi në një nga vendet e caktuara për këtë qëllim. Kjo gjë i
bënte që karakteri i tyre të ishte i
dyzuar. A do t’i
përballonin ata këto pasoja?
Ora
po afrohej dhjetë e mbrëmjes. Në atë
shtëpi nuk flinte njeri. Gjumi kishte fluturuar. Dera e dhomës ku ishin
prindërit u hap dhe në të u shfaq Blerina, e veshur dhe gati për të dalë.
Ku do të shkosh, moj bijë, në këtë orë?
– pyeti e ëma.
Te nëna tjetër, ju e dini që unë kam dy
nëna.
U nis. Nënë Afërdita, ulur
në koltukun e
zakonshëm, puthte fotografinë
ku kishte
dalë çifti i ri dhe pëshpëriste:
Bir, mbahu i
fortë! Ke nënën tënde! Unë
do të të pres, nuk vdes pa u kthyer ti.
E
ngrata nënë nuk
bënte llogari nëse
do të ishte
gjallë pas njëzet
vitesh.
Megjithatë kishte besim se Zoti do t’ia
plotësonte këtë dëshirë. Nuk derdhte lot.
Kishte ngrirë e tëra. Mendonte.
A do të vijë vallë Blerina? – thoshte
me veten e saj.
Portën e shtëpisë e
kishte lënë të hapur, ashtu siç
kishin vendosur të
dyja. Dëgjoi
tingëllimën e sahatit të qytetit që ra
dhjetë herë.
Është ora e zakonshme – tha.
U dëgjua kërcitja e portës. Para saj
u shfaq
Blerina. Nëna hapi krahët dhe Blerina ra
në prehërin e saj duke lotuar.
Mos bijo, mos! Je e re dhe ke fatin tënd përpara. Lerma mua
pikëllimin. Unë jam
mësuar me të. Kam vite që
bashkëjetoj. Kurse ti duhet ta gëzosh jetën.
Jo nënë , - u
përgjigj Blerina midis lotësh, -
Gëzimi i vetëm i jetës time
është
Arbëri. Unë do ta pres atë. Ne jemi
lidhur përjetësisht me njeri-tjetrin.
Mos bijë! A e di se çfarë më tha
para tri
ditësh kur shkova dhe e
takova: “Unë
do të jem më i lumtur kur të shoh edhe
atë të lumtur”.
Biseda ndërmjet të dyjave nuk kishte
të sosur. Qëndruan pothuajse
tërë atë natë
pa
gjumë. Si zakonisht,
tënesërmen që pa gdhirë ende Blerina u nis për në shtëpi.
E
njejta gjëndje kishte kaluar edhe në
shtëpinë e saj. Të dy prindërit diskutonin
dhe diskutonin mënyrën se si do
ta përballonin gjendjen, por nuk gjenin përgjigje.
Jemi, para, një situate të
vështirë, - tha Hektori. - Kemi përpara dy rrugë, ose të
ruajmë gjëndjen në të
cilën jemi dhe të marrim parasysh të gjitha pasojat, ose Blerina të kërkojë
ndarjen nga Arbëri dhe të vazhdojmë jetën tonë të zakonshme. Por nuk është e
lehtë të zgjedhësh midis këtyre dyjave. Në fund të fundit vendimin do ta japi
vetë Blerina.
Kur
ajo u kthye në shtëpi, i ati e pyeti për vendimin që do të merrte. Përgjigja e
saj ishte një fjalë e vetme:
Përjetësisht me Arbërin.
*
* *
Në burg Arbëri u njoh me shumë
burra të dëgjuar. Shumica e tyre
kishin qenë miq me të atin. Ata ishin mendjet më të
ndritura të kombit shqiptar. Kishin mbaruar studimet në universitetet më në zë të
Europës, nga Roma në Paris dhe nga
Londra në Vjenë. Influenca e tyre në plotësimin e formimit të tij ishte shumë e
madhe.Ata plotësuan boshllëqet që ai kishte patur. Prej tyre mësoi historinë e
vërtetë të këtij vendi, të transformuar në mënyrë skandaloze nga
pseudohistorianët e sistemit totalitar.
Në dhomë bisedohej për çështje të ndryshme.Më tepër rrihej tema e luftës
ku protagonistët e saj, që tani ndodheshin të burgosur, tregonin ngjarje nga më
interesantet.Ishin ngjarje që ai nuk i kishte dëgjuar kurrë në jetën e tij.
Pas gjashtë muajsh erdhi urdhëri për trasferimin e një pjese të
burgosurish në kampet e punës së detyruar.Midis tyre edhe doktor Istrefi dhe
Arbëri.Si një fantazëm e zezë në grupin e shoqërimit bënte pjesë edhe toger
Azbiu.Ai do ta ndiqte këmba-këmbës
Arbërin gjatë gjithë periudhës së burgut.
Dy makina me të
burgosur u nisën
drejt veriut. Ata ishin të lidhur dy nga dy. Në krye
të makinës ishte
një polic i armatosur me një mitraloz të vendosur mbi
kabinën e shoferit. Në dy qoshet e fundit të saj qëndronin
policë të armatosur me automatik. Makinave u printe një
xhips ushtarak. Pas tij vinte një gaz “ Molotov “ me policë. Në fund, pas makinës
me të burgosur, një gaz tjetër me policë.
Kur makinat filluan ngjitjen në kodrat,
Arbëri ktheu
kryet nga qyteti që
po zhdukej, e vështroi
me dhimbje dhe tha:
Mirupafshim qyteti im i dashur!
Shikonte qytetin dhe para syve i
dilte shtëpia. I dilnin rrugicat dhe sheshet ku kishte kaluar fëmijërinë dhe rininë. I dilnin
fytyrat e miqve të tij. Por mbi të
gjitha fytyra e nënës dhe ajo e Blerinës. Kaluan Shqipërinë e Jugut dhe morën
kthesën drejt veriut. Nuk e dinin se ku do t’i çonin. Kolona ndaloi në një vend pranë një pylli. Vendi u
rrethua nga të gjitha anët me policë.
Zbrisni për nevojat personale -
thanë policët.
Zbritën dhe filluan të kryejnë nevojat
personale aty në anë të rrugës. Dy djem të lidhur bashkë, përfituan nga rasti,
u futën në një gëmushë dhe ia mbathën për në pyll. Rojet i diktuan. Ishte
marrëzi një veprim i tillë. Një batare krismash u dëgjua në të gjitha anët. U
dëgjua një britmë:
Shtrihuni për tokë!
Të gjithë
u shtrinë aty ku ishin. Plumbat
vërshëllenin. Breshëria e tyre goditi njërin nga të arratisurit. Ai ra i
vdekur. Kjo bëri
të pamundur ikjen e tjetrit që ishte i lidhur me të.
Pushoni zjarrin! - u dëgjua një zë.
Zjarri ndaloi. Rojet vrapuan dhe
kapën të burgosurin që ishte lidhur
bashkë me të
vrarin.
Filluan ta godasin kush të mundte më shumë,
kush me grushta, kush me shkelma. Dikush e godiste me
kondakun e pushkës, kurse të tjerët e shponin me bajonetë. I mjeri ulurinte nga
dhimbjet. Së fundi pushoi. Kishte vdekur. Urdhëruan të hapej një gropë dhe i
mbuluan të dy atje, ashtu të lidhur
siç ishin. Hipën përsëri në makina dhe u nisën.
Arritën
në kamp. Ai ishte ngritur në një minierë piriti. Ishte vendosur në një shpat
mali. Kapanonet dhe gjithë miniera ishin të rrethuara me një gardh të
trefishtë telash me gjëmba, Në çdo
pesëdhjetë metra ishin ngritur truprojet, ku qëndronin vazhdimisht policë të
armatosur. Kapanonet ishin vendosur në një anë të shpatit. Një rrethim i
brendshëm i ndante nga pjesa tjetër.
Klima ishte shumë e ashpër.
Pozicioni i kampit kundrejt maleve bënte që në stinën më të nxehtë të mos
kishte më shumë se katër deri pesë orë
diell. Pjesa tjetër e vitit nuk shihte diell me sy. Dimri zgjaste gati gjashtë
muaj. Niste në fillim të nëntorit dhe mbaronte në fund të prillit. Temperatura
në dimër ulej shumë. Arrinte deri
në minus njëzet
gradë celsius. Hejet
e gjata të
akullit qëndronin për tërë këtë stinë të varura deri në tokë. Frynte një
erë e thëllimtë që nuk të linte të nxirrje kokën përjashta.
Arbërin e caktuan të punonte në galeri. Ishte brigada e mbushjes. Ajo
punonte në mbushjen me gurë të galerive të shfrytëzuara. Ishin dhjetë vetë në brigadë. Në kamp puna
ishte me tre turne. Punohej edhe të
dielave. Pushimet javore i bënin me grafik gjatë gjithë ditëve të javës. Atë
natë brigada e Arbërit kishte turnin e tretë. Ai kishte pushimin javor. Po rrinte i vetëm në
kapanon duke lexuar një libër. Ishte romani “Për mbrojtjen e atdheut“ i Foqion Postolit. Pas pak e zuri gjumi. Kishte
kaluar mesnata, kur dëgjoi një zhurmë hapash dhe zërash që bisedonin. U ngrit
dhe shkoi te porta e kapanonit Pa doktor Istrefin që nxitonte për diku.
- Doktor, çfarë ka ngjarë?
- Eshtë shembur galeria numër dy në zonën A,
– u përgjigj ai duke u larguar me
shpejtësi.
Një e dridhur i përshkoi trupin. Ishte
galeria ku punonte brigata e tij. Mendja i vajti
tek shokët. Kush do të ishte
fatkeqi? Si të bënte? Përjashta nuk dilte dot. Ishte e ndaluar. I vinte shumë
keq për këdo që do të ishte viktimë e këtij aksidenti. Tërë atë natë e kaloi pa
gjumë, duke shëtitur poshtë
e lartë nëpër korridorin e ngushtë që ndante shtretërit
e kapanonit.
Të nesërmen doli përjashta dhe
priste të ktheheshin nga puna shokët për të mësuar se kush ishin të vrarët..
Mori vesh se ishte shembur një mal me gurë dhe kishte zënë nën vete Markun, një burrë
rreth tridhjetepesëvjeç nga Lezha dhe Vasilin, një plak
shtatëdhjetëvjeçar nga Saranda. .
Dy ditë e net vazhdoi puna për
gjetjen tyre. Shpresonin ende se mos
gjenin ndonjërin gjallë. Ishte një shpresë e kotë. I gjetën të dy të sakatosur
dhe pa jetë nën peshën e gurëve. I varrosën po atë ditë, brenda rrethimit të
kampit, poshtë rrugës automobilistike që kalonte në fund të tij.
Një ditë erdhi për
kontroll një ekip i Ministrise
së Brendshme, i kryesuar
nga një oficer madhor. Inspektuan
komandën, rojet dhe gjithçka tjetër. Së fundi erdhi edhe në kamp.
Filloi të pyesë me rradhë të burgosurit:
Përse je dënuar?
Të gjithë përgjigjeshin përse
ishin akuzuar. Kur erdhi rradha e Arbërit ai u përgjigj:
Për pafajsinë time
E vështroi nga koka
tek këmbët. Diçka bisedoi me komandantin e kampit që e shoqëronte dhe
pastaj iu drejtua:
Me kë kërkon të tallesh zotrote? A e di
se kush
jam unë?
Arbëri nuk u përgjigj menjëherë. Ndenji disa minuta
duke u menduar dhe duke e vështruar në sy. Pastaj i tha:
-
Jo zotëri, unë nuk tallem. Në rast se doni të vërtetën po ua them: Për
Shqipërinë dhe shqiptarët!
-
E për cilët shqiptarë, për ata që tradhtuan atdheun dhe u bënë vegla të
të huajve?
-
Për shqiptarët e vërtetë. Për ata që ju i vratë, i mbyllët
nëpër burgje apo i detyruat të arratisen jashtë shtetit.
U nxi në
fytyrë dhe filloi
të turfullojë si
një qen i tërbuar. U kthye dhe iku pa thënë asnjë
fjalë. Toger Azbiu që ndodhej aty e pa me inat dhe tha:
Ta tregoj unë qejfin ty!
Mori një palë hekura, i lidhi
duart duke i shtrënguar sa mundi e
mbylli në qelinë që ishte për këtë qëllim E
lanë tre ditë pa ushqim. Pas një jave
e nxorrën në
punë. Duart ishin të enjtura dhe nxirrë nga mos qarkullimi i
gjakut. Mezi qëndronte në këmbë nga mungesa e ushqimit, megjithatë ishte i
detyruar të punonte.E dënuan që për
gjashtë muaj të mos kishte takim me familjen
*
* *.
Pikërisht në këtë
kohë, nënë Afërdita vendosi të shkonte të takonte Arbërin Kësaj nëne bashkëshortin ia kishte rrëmbyer kuçedra dhe nuk e kishte parë më dhe
tani po kjo kuçedër i kishte rrëmbyer të birin dhe nuk dihej në se do të
kthehej. Është një ngjarje si shumë të tjera që u ndodhnin nënave që kishin
bijtë e tyre nëpër burgjet e diktaturës. Është një ngjarje që për atë periudhë
ishte e zakonshme por që rëndonte shumë në ndërgjegjen e atyre që e pësonin.
Atë
natë atë nuk po e zinte gjumi. Lloj lloj mendimesh i qarkullonin në mendjen e
saj. Kishte mbi tre muaj që nuk kishte patur mundësi të shkonte për të takuar
birin e saj të burgosur. Ishte shumë
larg. Ishte e pamundur të kursente sadopak për të blerë ndonjë
gjë që t’ia
çonte të birit.
Blerina e vuri
re shqetësimin e nënës dhe e pyeti:
Nënë, përse mendohe?
Asgjë moj bijë por ja, për hallet e
jetës.
Blerina
e vështroi me vëmendje dhe at për
aty e kuptoi shkakun e
brengës së saj.
Ishte
malli për të birin.
Do kthehem shumë shpejt, - i tha dhe
doli.
U
kthye pas një ore. I dorëzoi një shumë të hollash
dhe një pako,
ku kishte futur
ushqimet e
nevojshme për të burgosurin. duke i thënë:
Shko
ta takosh dhe
përshëndete edhe për
mua. Sa do të doja të isha edhe
unë.
Por bashkë jemi marrë vesh.
Rrofsh
moj bijë. Do shkoj
dhe do t’i
tregoj edhe Arbërit xhestin tënd.
Të
nesërmen u ngrit porsa nisi të agojë e doli në hyrje të qytetit. Pasi
priti një farë
kohe erdhi një makinë. Iu lut
shoferit i cili e mori pa e ditur qëllimin e udhëtimit te saj. Zbriti në
kryqëzimin për në veri. Aty doli në rrugën kryesore. Një makinë tjetër e shpuri deri tek kthesa e
rrugës për në kamp. Kaloi dhe një orë. Një makinë u shfaq papritur
- Ku do të shkoni? - e pyeti shoferi.
- Në kamp..
- Në kamp? - thirri ai.
Qeshi nën buzë dhe u largua duke
belbëzitur:
Aha, nuk ma mban.
U desh të priste edhe ndonjë orë, deri sa erdhi një makinë tjetër, shoferi i së
cilës e mori duke i thënë:
-
Do të të zbres në kthesën e fundit para se të shkojmë në kamp. Nuk dua
të më shohin policët.
Kthesa
ishte ndonjë kilometër larg vendit të caktuar. Nëna pranoi menjëherë. Çfarë
ishte një kilometër rrugë në këmbë për të? Zbriti në vendin e caktuar dhe shkoi
në këmbë deri te postblloku i kampit. Aty dha emrin e djalit. E lanë të priste
një farë kohe, pastaj iu drejtua një oficer që doli nga zyrat:
Ju nuk mund të bëni takim
me djalin tuaj.
Ai është dënuar
për të mos
patur
takim me familjen për gjashtë
muaj.
Përse?
Nëna
nuk mori përgjigje.
Merrni të paktën ushqimet - i tha.
Oficeri tundi kokën në
shenjë mohimi dhe u largua pa i kthyer pergjigje.
Nëna vriste mendjen
për të gjetur shkakun e kësaj gjëje.Përse e kishin dënuar
vallë? E ç’mund të bënte një i burgosur brenda telave me gjëmba? Ajo nuk mund
t’i jepte dot përgjigje pyetjeve të tilla. Ajo nuk mund të kuptonte se shkaku i
dënimit të të birit ishte nje rast absurd.
Nëna
u largua e menduar. Një peshë e rëndë i mëshonte në kraharor. Nga sytë filluan
t’i rrjedhin lotë. Kishte bërë një ditë rrugë për të ardhur dhe tani e kthenin
mbrapsht duke mos i marrë as ushqimet.
Fshiu lotët me shaminë e syve dhe filloi të ecte pa e ditur as ajo ku
shkonte.
Ndërkohë
përballë po vinte një grua me një vajzë të vogël përdore. U përshëndoshën me
njëra-tjetrën. Nëna e pyeti për ku shkonte dhe gruaja iu përgjigj se shkonte të
takonte të birin e burgosur. Kishte marrë me vete edhe vajzën e tij që donte të
takonte të atin. Nëna vuri re se gruaja nuk kishte asnjë gjë me vete, asnjë
pako sado të vogël dhe iu kujtua se po të mos kishte qenë Blerina as ajo nuk do
të kishte patur mundësi të vinte për t’u takuar me të birin. Gruaja e kuptoi
shqetësimin e nënës dhe i tha:
Mjafton
që ta takoj
paçka se nuk i shpie gjë. Nuk kisha mundësi.
Papritmas një mendim i
shkrepi nënës në mendje. Mori pakon që i kishte dhënë Blerina
për të birin dhe duke ia
dhënë i tha:
Merreni këtë pako dhe shpjerjani birit tuaj. Mua nuk
më lejuan ta
takoj dhe t’i
shpie gjë.
Në këtë kohë një
makinë ndaloi në këmbët e tyre
Do hipësh? - pyeti shoferi
Nëna
vuri re se ishte po ai shofer që e kishte sjellë dhe tani po kthehej.
Përshëndeti gruan dhe hipi në makinë.
Si e quajnë djalin tuaj? - pyeti gruaja e habitur
Por
nëna nuk e dëgjoi. Makina tashmë ishte larguar.
Kur mbërriti në shtëpi ora tingëlloi dymbëdhjetë herë.Ishte
mesnatë.Blerina po e priste.I tregoi gjithçka që i kishte ndodhur.
Mos u mërzit, - i tha ajo.
- Duhet të përgatitemi edhe për
ngjarje të tjera
më të
rënda.
Atë natë nuk vuri gjumë në sy.
Ai kishte fluturuar. Të nesërmen, si iku Blerina,
vendosi t’i shkruante një letër të birit. Mori penë dhe bojë dhe shkruajti:
“Biri im i dashur, Sapo jam kthyer nga një rrugë e gjatë.Nëna donte të
të takonte ty.Sytë e nënës kërkonin të shihnin djalin e vetëm.Por nuk mundi.Nuk
mundi pasi, sikurse i thanë, ti kishe qenë i dënuar për mos takim me familjen
për gjashtë muaj.Nuk e di arsyen e këtij
vendimi. Nuk kam besuar kurrë se im bir do të kryejë vepra të cilat mund të
marrin një dënim të tillë. Unë të njoh mirë, bir.Njoh mirë edhe karakterin
tënd.Nuk e di në çfarë rethana ke qënë kur ke gabuar.Duhet të kesh shumë
kujdes.Mos e përsërit më.Mendo për ne.
Të
puthim
Letrën e hodhi në postë.
Në kamp ishte rregull që çdo letër që nisej apo vinte do të lexohej nga
një person i caktuar. Ky ishte një individ të cilin nuk e njihte asnjë nga të
burgosurit, pasi nuk kishin asnjë kontakt me të. Ai i lexonte dhe ia dorëzonte
rojes së brendëshme të kampit që t’ia jepte
të adresuarit. E njëjta rrugë ndiqej edhe për letrat që dilinin nga
kampi.
Kështu, edhe letra e nënë Afërditës ra në dorë të personit të caktuar.
E hapi dhe e lexoi. Qëndroi minuta të tëra duke e parë.Përmbajtja
e saj e preku tepër.Edhe ai e kishte larg familjen.Banonte në një qytet të
jugut dhe kishte ardhur këtu me një urdhër të veçantë të Ministrit të Punëve të
Brendëshme.U mendua gjatë.Së fundi e vendosi. Letrën ia dorëzoi rojes së
brendshme
Arbëri e mori letrën.E
lexoi dhe i ktheu përgjigjen ditën e caktuar për letra. Ishte një përgjigje
mjaft e shkurtër:
“Mora letrën tuaj
prekëse dhe ndjeva një kënaqësi të patreguar. Unë jam mirë. Do të respektoj
gjithmonë këshillat tuaja të vlefshme. Për këtë të jeni e sigurtë.
Poshtë shkroi emrin e
tij.Personi i letrave e lexoi dhe veproi si me letrën e ardhur nga nëna.
*
* *
Një
mbrëmje në shtëpinë e Blerinës ia behu Resuli. Kishte vite që nuk ishte parë.
Ardhja e tij i kishte habitur të gjithë. Ku kishte qenë gjatë gjithë kësaj
kohe? Në të vërtetë ata e kuptonin
arsyen. Fejesa e Blerinës i kishte
hedhur në kampin e kundërt me të tijin.
Mirë se erdhe vëlla! Ku humbe si spata
pa bisht?
Puna motër, puna. Besoj se më kupton.
Të kuptoj vëlla, të kuptoj, - u
përgjigj Irma me një zë
ku shprehej më
tepër një
ironi e thellë.
Resuli
bëri sikur nuk e kuptoi ironinë e saj. Kaluan në biseda të tjera. Së fundi iu
drejtua Blerinës:
Po ti moj mbesë, kështu do të vazhdosh?
Nuk të kuptoj, unë jam shumë mirë, -
u përgjigj ajo.
Nuk më kuptove? Unë po të pyes se a do të vazhdosh të jesh e lidhur
me një të
burgosur që ka njëzet vjet për të bërë?
Mos u bëni merak, kushëri! Mos u
merakosni! Do ta gjej zgjidhjen patjetër.
Resuli
nuk guxoi të vazhdonte më tej bisedën. U takua dhe iku.
Ndërkohë shenjat e presionit kishin
filluar të shfaqen. Jo pak herë,
Hektori dhe Irma
dëgjonin përshpëritje se si ka mundësi
të qëndronin ende në punë me ato kondita që kishin. Këto pëshpërima binin edhe
në veshët e Blerinës. Në fillimet e burgosjes së Arbërit, ajo pati disa
përplasje me kolegë apo njerëz të futur
për ta provokuar por, me zgjuarsinë e saj, dijti t’u bënte ballë pa u
rrezikuar. Në mënyrë të veçantë ajo përdorte atë që ia kishte sugjeruar i ati,
heshtjen.
Por,
në mes të kësaj lukunie, kishte edhe njerëz të ndershëm që me zgjuarësinë dhe
fisnikërinë e tyre dinin ta mbanin të pastër figurën. Kësaj kategorie i
përkiste familja e Blerinës, familja e Petritit, familja e Andreas dhe plot
familje të tjera, madje edhe një pjesë e familjeve të atyre që ishin me pozitë
në pushtet por që ishin zhgënjyer nga politika e ndjekur nga autoritetet. Një
shfaqje e kësaj ishte përhapja në masë e barcaletave, që nuk dinin se kush i
kishte nxjerrë dhe që demaskonin sistemin në fuqi.
Blerina
vazhdonte ciklin e zakonshëm të vajzës së dy familjeve. Ditën në familjen e
saj, ndërsa natën me nënë Afërditën. Sa
herë që ajo do të shkonte për të takuar Arbërin, do të ishte Blerina që do t’i
përgatiste pakon me ushqime dhe do t’i jepte edhe paratë e udhëtimit. Në çdo
letër që dërgonte Afërdita do të kishte edhe disa rreshta të shkruara nga ajo,
natyrisht me pseudonim. Gjthashtu edhe në letrat e Arbërit kishte mesazhe edhe
për atë, pavarësisht se nuk shënohej emri i saj.
Një
ditë e thirri drejtori i shkollës. U ulën përballë njeri-tjetrit por asnjeri
nuk fliste. Drejtori, që duhej të fliste i pari, nguronte. Së fundi filloi:
Blerina, jam i detyruar të t’i them këtofjalë. Nuk dalin nga zemra
ime por, jam i
detyruar. Pardje më thirri drejtori i
Seksionit të Arsimit në Komitetin Ekzekutiv dhe më tha, që t’iu them juve, se
nuk mund të qëndroni më në punë, në rast se do të vazhdoni të jeni bashkëshortja e një të burgosuri. T’ju them
të vërtetën, më vjen rëndë që po ju jap një lajm të tillë, por jam i detyruar.
Ndaj ju pyes juve, si do të veproni? E di që është një vendim i vështirë, por
sidoqoftë, duhet ta merrni.
Blerina
qëndroi për minuta të tëra në heshtje. Së fundi e pyeti:
Si do të vepronit ju në një rast të
tillë?
Më zutë ngushtë. Nuk jam në gjendje t’u
përgjigjem.
Por unë e dua një përgjigje.
Drejtori u mendua gjatë.
Për mua ka vetëm një variant, - tha së
fundi. - Duhet të bëni një
akt-shkurorëzimi,
qoftë edhe ky formal.
Nuk
foli më.
Do t’ju kthej përgjigje pas disa ditësh, -
tha Blerina dhe u largua.
Në
shtëpi u diskutua
biseda me Drejtorin.
Diskutimi vazhdoi gjatë. Në
fund
Hektori tha:
Drejtori ka të drejtë, ajo është e
vetmja mënyrë për të përballuar gjendjen.
Blerina po mendonte. Sikur të mos
pranonte diheshin pasojat. Mirë
ajo po prindërit
çfarë faji kishin që ta pësonin edhe
ata. Së fundi vendosi:
Jam
dakord me atë
propozim por kam
edhe një kusht. Nuk dua të më
bëni
presion për t’u lidhur me dikë
tjetër. Unë do të jem përjetësisht më
Arbërin. Do ta pres deri sa të kthehet edhe sikur t’i kryejë të njëzet vjetët.
Këto do t’ia them edhe nënë Afërditës.
Dakord, - u përgjigjën njëzëri të dy
prinderit.
Po atë mbrëmje, Blerina shkoi tek
Afërdita dhe i tha mendimin. Ajo e përqafoi
dhe i
tha:
Të
lumtë bija ime! Ke
marrë vendimin e duhur. Do ta
presim të dyja së bashku
Arbërin.
Të
nesërmen Blerina paraqiti
në gjykatën e rrethit këkesën për
zgjidhjen e martesës
me Arbër Dautin.