Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Një përgjigje për zotin Palmer
E diele, 30.06.2019, 09:36 PM
Një përgjigje për zotin Palmer
Nga
Reshat Kripa
Dëgjova
intervistën e Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Matthew Palmer, dhënë
zotit Ilir Ikonomi, gazetar i medias së njohur “Zëri i Amerikës” dhe të them të
vërtetën mbeta shumë i deziluzionuar, pasi nuk mendoja kurrë që një figurë e
lartë e shtetit amerikan të dilte përkrah një qeverie të korruptuar që po
organizon zgjedhje të paligjëshme në Shqipëri. Në këto çaste para syve më del një shprehje e studiuesit të
njohur Giovani Sartori që në studimin e tij “Edhe një herë për teorinë e
demokracisë” shkruante:
”Njerëzit
që kurrë nuk e
kanë njohur diktaturën
dhe tiraninë e
kanë të lehtë
të jepen pas retorikës për lirinë duke harruar fare
realitetitn e thjeshtë dhe të tmerrshëm të
shtypjes së njimendtë atje ku ekziston përnjimend“.
Unë mendoj se ju zoti Palmer jeni pikërisht një nga këta
persona.Ju nuk e keni njohur kurrë diktaturën dhe si i tillë nuk jeni në
gjemdje të gjykoni.Për të
mësuar se kush ishte regjimi komunist dua t’ju tregoj
viktimat eshkaktuara ngarregjimet
komuniste në botë.Për këtë po i referohem të dhënave të librit “Jashtë kontrollit“ të
personalitetit të njohur
amerikan Zbigniev Brzhezhinskij
që shekullin e njëzetë e quan “Shekulli i megavdekjes“.
Ja
të dhënat e këtij personaliteti mbi viktimat e shekullit të XX-të:
Lufta e Parë Botërore 13 milion
Lufta e Dytë Botërore 35 milion
Viktima të holokaustit komunist 66 milion
Nga këto gjatë periudhës së:
Leninit 8 milion
Stalinit 25 milion
Mao Ce Dunit 29
milion
Pol Potit 1
milion
Diktatorët e Europës Lindorë 3 milion
Janë të njohura tashmë moritë e shumta të krimeve të komunizmit.
Le të tregojmë disa shembuj të tjerë të nxjerra nga ky libër 1 milion të
ekzekutuar në fund të viteve 20-t 1
milion të ekzekutuar dhe 2 milion të vdekur në kampet e punë së detyruar vetëm
gjatë viteve 1937-1938. 7 milion fshatar të vdekur gjatë procesit të kolekivizimit 360.000 robër lufte të vdekur nga konditat e këqija 140.000 ushtarë polakë të ekzekutuar
200.000 oficerë polakë të ekzekutuar afër Minskut, zbuluar në fundin e
viteve 80-të. 14.736 oficerë polakë të ekzekutuar
më 5 mars 1940, me urdhër të Berias, shefit të KGVD-së dhe të miratuara
nga vetë Stalini si edhe 10.685
të burgosur të tjerë politikë 15.000 oficerë
të tjerë polakë
të ekzekutuar në pyllin e Katinit. Lezoni
zoti Palmer këto të dhëna në librin
e Brzhezhinskijt dhe
bëni krahasimin. Gjatë
dy luftrave botërore, numri i
viktimave ishte vetëm 48 milion, ndërsa gjatë holokaustit komunist ai arriti në
66 milion, shifër që sipas të dhënave të Këshillit të Europës arrin në 100
milion.
Më lejoni tani t’ju bëjëtë diturshifratzyrtare të krimeve
të regjimit komunist të
shpallura nga Komisioni tre palësh i përbërë nga
përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Komitetit Shtetëror të të Përndjekurve
Politikë dhe Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë. Sipas këtij
komisioni rezultojnë këto të dhëna:
1. Të ekzekutuar 6.023
persona
2. Të vdekur në burg 1.065 “
3. Të burgosur 17.300 “
4. Të sëmurë mendorë 260 “
5. Të internuar deri në vitin 1954 22.000
“
6. Të vdekur në internim 9.000 “
Po t’i
shtojmë kësaj shifre numrin e fëmijëve të internuar nën katërmbëdhjetë vjeç, si
dhe ata që janë internuar pas vitit 1954 dhe që nuk janë përfshirë në këto
lista, atëhere rezulton se numri i përgjithshëm i atyre
që kanë pësuar
direkt persekutimin i
kalon të 100.000 personat. Duke marë parasysh se gati 70% e tyre i përkasin periudhës deri
në vitin 1954, kur popullsia e vendit nuk i kalonte të 1.000.000 personat,
rezulton se mbi 10% e asaj popullsie është persekutuar direkt. Po t’i shtojmë
kësaj edhe pjestarët e tjerë të familjeve të tyre, atëhere përqindja arrin
përmasa rrënqethëse.
E pra,
zoti Palmer, të gjithë këta martirë të rënë për një Shqipëri të lirë dhe
demokratike, kishin si udhërrëfyes të tyre Shtetet e bashkuara të Amerikës,
vendin e lirisë. Ndaj ne sot nuk mund të kuptojmë se si ka mundësi që Shtetet e
Bashkuar të Amerikës të mbështesin një qeveri që në përbërjen e saj ka pikërisht
lakejtë e ati regjimi që i solli vendit tonë kaq shumë viktima, madje ka në
krye edhe një individ që ka qenë pjesëmarrës i këtyre krimeve. Ky është
kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë. Lidhur me sa më sipër më lejoni t’ju
bëjë të ditur shprehjen e zotit Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të
rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:
Unë nuk kam frikë as nga
nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste
të qëndrojnë në këmbë.
E pra lakejtë që mbajtën në këmbë
regjimin komunist sot janë në krye të shtetit.
Tani le
të hyjmë nëçështjet konkrete. Ju deklaruat se mbështesni zhvillimin e zgjedhjevë
më 30 qershor 2019. Më lejoni t’ju bëjë disa disa të dhëna mbi zhvillimin e
zgjedhjeve për pushtetin lokal më 2015 dhe atyre parlamentare në vitin 2017,
sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve:
Duke hedhur një vështrim për rezultatet e zgjedhjeve për pushtetin
lokal në vitin 2015 do të shohim se pjesëmarja në këto ishte 47,5 %. Nga kjo përqindje 63,48 % e saj
ose 30,15 % e votuesve dhanë votën për
koalicionin e majtë. Rekordin në këto zgjedhje e mban Bashkia Vlorë ku
pjesëmarrja ishte 35 % dhe nga këto koalicioni i majtë fitoi 61,7 % të saj ose 21,59 të votuesve të
bashkisë.
Gjithashtu
në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 pjesëmarrja në votime ishte 46,77 %.
Nga kjo përqindje koalicioni i majtë fitoi 48,34 % ose 22,6 % e votuesve të
vendit.
Duke
u mbështetur në këto të dhëna rezulton se në rast se zhvillohen zgjedhjet më 30
qershor ku, natyrisht koalicioni i djathtë nuk do të marrë pjesë, pjesëmarrja
në votime do të jetë nën 30 %. Atëhere a do t’i njihni ju zgjedhje të tilla?A
do t’i njohin institucinet ndërkombëtare?A do t’i konsiderojnë si të drejta dhe
legjitime?A ka ndodhur në ndonjerin prej vendeve perëndimore një fenomen i
ngjashëm me këtë që po ndodh në Shqipëri?Ne jemi në pritje të këtyre përgjigjeve.
Pyetjes
së bërë nga gazetari se si do ta interperetonit faktis se nënë 35 bashki votimi do të kryhet pa kundërshtarë politikë
pasi kanë vetëm nga një kandidaturë, atë të partisë qeveritare, madje
kryeministri ka deklaruar se do t’i fitojë
të 61 bashkitë, ju iu përgjigjet se e shifkeni fare normale kur opoziat
bojkoton zgjedhjet.A nuk është kjo kthim në sistemin monopartiak të shëmbur
njëzetenëntë vite më parë? Më thoni zoti Palmer, a ka ndonjë vend tjetër në botën
perëndimore që të zhvillojë zgjedhje të tilla? Po të ketë, ju lutem ma bëni të
ditur.
Në
intervistën tuaj zoti Palmer u shprehët se me krijimin e Gjykatës Kushtetuese
do të zgjidhet çdo gjë në vendin tonë, pasi vetëm kjo gjykatë ka kompetencat e
deklarimit pro apo kundër të zgjedhjeve të zhvilluara. Por a e dini se cilët do
të jenë anëtarët e ardhshëm të kësaj gjykate?
Lidhur
me sa më sipër më datën 20.06.2015, Dega e Shoqatës Antikomuniste e të
Përndjekurve Politikë Demokrate të Shqipërisë për Tiranën, në të cilën unë isha
kryetar, i dërgoi Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi dhe
Komisionit Parlamentar për dekriminalizimin, si dhe për dijeni ish-Ambasadorit
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit Donald Lu, shkresën me Nr. Prot.
5, me anën e së cilës i propozonte
komisioneve të mësipërme që në ligjet përkatëse të shtohej edhe një nen ku të
përjashtoheshin nga zgjedhja në organet e larta të Kuvendit të Shqipërisë,
Pushtetit Ekzekutiv dhe atij të Drejtësisë, të gjithë ata ish-gjykatës,
ish-prokurorë dhe ish-hetues pjesëmarrës në gjyqet e periudhës komuniste që
kishin dhënë dënime të padrejta, si dhe bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të
Shtetit dhe ish-punonjësit e organeve të diktaturës së proletariatit Prisnim
një përgjigje prej tyre por jo vetëm komisionet në fjalë, por edhe ambasadori
Lu, nuk denjuan të na kthenin një përgjigje. Një gjë e tillë na shkaktoi një
dhimbje në ndërgjegjen tonë. Ishte shtresa e jonë ajo që u përndoq dhe u
eliminua egërsisht nga sistemi komunist vetëm e vetëm sepse kishim besim se zgjidhja do të vinte pikërisht nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por përgjigja nuk erdhi.Përse?
Sot zhvillohet vetingu vetëm për sasinë e pasurive që ka
deklaruar sejcili gjykatës i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë,
gjykatave të apelit dhe atyre të shkallës së parë, prokurorëve të Prokurorisë
së Përgjithëshme dhe prokurorive te rretheve, dhe pa u thelluar në të kaluarën
e sejcilit prej tyre., siç parashikonte propozimi i më sipërm i shoqatës tone.
Kjo ka sjellë që në krye të këtyre organeve të jenë ende shumë nga ata që na
pushkatuan, na dënuan, na internuan dhe
na mohuan çdo mjet jetese. Këta
do të jenë edhe në krye të Gjykatës Kushtetuese për të cilën ju thoni se keni
besim se do t’i zgjidhë çështjet. Por a do të ketë dëshirë kjo gjykatë të
veprojë ndershmërisht kur dihet përbërja e saj?
Në atë këto çaste më kujtohet një film
gjerman që kam parë në fëmininë time. Ishte një prodhim i pasluftës dhe
titullohej ‘’Vrasësit janë midis nesh‘’. Në qendër të filmit ishte një mjek
nazist që ndonse në aparencë tregohej
njerëzor, në të vërtetë ishte mishërimi i mizorisë. Në laboratorët e tij
kryente eksperimente nga më monstruozet për torturimin dhe shfarrosjen e njerëzve. Pas mbarimit të luftës
edhe ai si shumë të tjerë dolën në
bangën e të akuzuarve.
Kanë kaluar vite që atëherë. I kam harruar pothuajse të
gjitha skenat e atij filmi. Vetëm njëra nuk më është shkulur nga kujtesa,
finalja e tij. Mjeku
i kapur me të dy duart pas hekurave të burgut duke thërritur:
-
Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!
Ndërsa
në sfond prapa tij, si përgënjeshtrim i të gjithë kësaj, shfaqeshin torturat,
pushkatimet, varrosjet për së gjalli, djegiet në dhomat e gazit që ai kishte
projektuar.Një skenë e paharruar.Një zgjidhje e përkryer regjizoriale.
Duke
kujtuar këtë skenë pyes:
-
A ka vrasës midis nesh? Cilët janë ata?
Pergjigja
është një dhe e prerë.Po. Janë ish-hetuesit dhe ish-punonjësit e sigurimit të shtetit. Janë ish-prokurorët
dhe ish-gjykatësit e pashpirt, që mbartin në ndërgjegjen e tyre qindra dhe
mijra të vrarë apo të vdekur nëpër burgje , të cilëve nuk u dihen as varret.
Janë ish-spiunët e sistemit që presin rastin për të dalë përsëri në dritë dhe
për të groposur përsëri njerës të tjerë.Përse nuk vepron drejtësia?Përse nuk
dënohen si mjeku gjerman?
Por
janë edhe një lloj tjetër vrasësish, më të rrezikshëm dhe më kriminelë se të
parët.Janë ata që, ndonse sot janë të veshur me petkun e demokratit, presin
ditën e nesërme për t’i ngulur thikën pas shpine demokracisë së brishtë që po
ndërtohet.Po të shohësh mirë, ata mund t’i gjesh kudo.Mund ti gjesh në partitë
politike, në shoqatat bile edhe në parlament. Në vend të ndëshkimit të merituar
ata sot bredhin lirisht duke derdhur helm në ndërgjegjen e njerëzve. Ata ngjiren
duke thërritur:
-
Jemi te pafajshëm! Fajin e kishte sistemi i përmbysur!
Sikur të mos ishin këta njerëz të pa princip që e
mbajtën gjallë atë sistem për gati një gjysëm shekulli..
Po
kush pra qenka fajtori për gjithë këtë katrahurë që ka mbuluar vendin? Kush është fajtori? Mos vallë qenkemi ne që e paguam me jetët tona???
Këto janë mendimet që unë doja t’jua parashtroja juve
zoti Palmer. Në rast se do t’ju bjerë rasti t’i lexoni do t’ju lutesha të më
kthenit një përgjigje. Ky do të ishte një xhest fisnikërie nga ana juaj.