Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Shkallët e Ferrit (2)
E shtune, 29.06.2019, 09:56 AM
Reshat Kripa
Shkallët
e Ferrit
Roman
KREU I DYTË
FURTUNA
I
Ora kishte kaluar dy pas
mesit të natës. Një trokitje e fortë u dëgjua në portë. Nënë Gjyla u ngrit dhe ashtu e përgjumur u afrua
duke pëshpëritur me vete:
- Kush do të jetë ky i
uruar që na shqetëson në këtë orë?
Nuk kishin më shumë se dy
orë që kishin rënë dhe ishin në gjumin e parë, një gjumë i rëndë si vdekja.
Megjithatë trokitja ishte aq e fortë sa u zgjuan të gjithë, Madje edhe gjitonët
për karshi dolën te porta.
- Kush është? - pyeti nënë
Gjyla.
- Policia Popullore, -
ishte përgjigja.
Nënë Gjyla hapi portën.
Brenda hynë operativ Ilia dhe tre policë.
- Kërkojmë Agron Canajn.
Ndërkohë Agroni ishte
veshur dhe po bëhej gati për të dalë.
- Agron… ç’kërkojnë këta.
– tha Lumtua që dëgjoi fjalët e fundit.
- Mos u trondit. Është
akti i fundit i komedisë së tyre. Amanet Iridën dhe nënën. Bëhu e fortë.
Doli në koridor dhe iu
drejtua Ilias:
- Ç’kërkoni? Unë jam Agron
Canaj.
- Në emër të popullit jeni
i arrestuar!
Një polic i hodhi prangat.
- Ku po ma çoni djalin? -
thirri nënë Gjyla.
Skënderi hapi derën e
dhomës dhe kur pa Agronin të lidhur u
tërhoq prapa dhe mbylli derën. Nuk guxoi të dalë. Irida që kishte ndier
zhurmën, doli përjashta dhe iu hodh në qafë të atit duke thërritur:
- Babi! Mos e merrni
babin!
- Jo, mbretëresha e babit.
Do të shkoj sa për një sqarim dhe do të kthehem përsëri.
- Po pse të kanë lidhur?
- Sepse kështu jam më
i sigurt, - tha ai me
një ton
ironik, duke u
përpjekur të fshehë tronditjen që
e kishte pushtuar.
Lumtua qëndronte te dera e
dhomës pa folur. Kishte ngrirë.
Zëri nuk i
dilte.
- Shkojmë! - foli Ilia dhe
u nis i pari.
Dy policë e kapën Agronin
për krahu dhe u nisën.
Polici i tretë
u shkoi nga prapa. Agroni ktheu kokën dhe duke dashur
t’i qetësojë disi familjarët, foli:
- Mirupafshim së shpejti!
U zhduk në errësirën e
shkallëve. Pas pak zhurma e një makine që u largua, u dëgjua në
shtëpinë e tronditur.
- Ç’qe kjo kështu? - pyeti
gjitoni shumë i habitur
- Me siguri do të jetë
bërë ndonjë ngatërresë, - tha nënë
Gjyla.
- Megjithatë mos u
shqetësoni! Nesër gjithçka do të
sqarohet. Qetësohuni tani! -
foli përsëri gjitoni.
U largua dhe mbylli
portën. Edhe të zotët e shtëpisë u futën
brenda. Skënderi hapi derën
dhe duke u drejtuar drejt
të pranishmëve u tha:
- Çfarë ka ndodhur?
Nënë Gjyla e pa me
mospërfillje.
- Turp të kesh! - tha -
Dole dhe u fshehe përsëri. Mos kujto se nuk të pashë? Ik, fli i qetë dhe
nesër që me mëngjes nisu për në Tiranë,
ku do të ushtrosh përsëri detyrën e drejtorit, ndërsa vëllaj yt do të dergjet
në burg.
I ktheu shpinën dhe u fut në
dhomën e saj. Lumturia dhe Irida e ndoqën nga prapa. Skënderi mbeti në heshtje.
Pas pak doli dhe e shoqja me fëmijët.
- Po kjo çfarë qe? - pyeti ai me gjysëm zëri.
Pyetja e tij mbeti pa
përgjigje.
Nënë Gjyla pyeste veten e
saj se kush mund të ishte shkaku që i kishin marrë të birin. Por askush nuk i përgjigjej. Vetëm një njeri
qëndronte në heshtje dhe nuk çfaqte asnjë mendim. Kjo ishte Lumtua. Ajo e dinte
të vërtetën, por nuk guxonte t’ia thonte askujt. Irida filloi të qante me
ngashërim. Gëzimi i ditëlindjes ishte shndërruar në vaj. Lumtua e mori, e
shtrëngoi fort në gjirin e saj dhe duke mposhtur gjendjen në të cilën ishte i
tha:
- Mos qajë drita e mamit. Më ke mua, ke nënën.
Por lotët vazhdonin t’i rridhnin vajzës pa
mbarim. Ishin lot të dala nga zemra e thyer e një fëmije, së cilës i kishin
rrëmbyer atë që ajo e kishte si idhullin e saj, mbrojtësin e saj, frymëzuesin
e saj. Ata lot nuk mund t’i ndalonte
asgjë.Vetëm një forcë mund ta bënte një gjë të tillë, por në vendin tonë ajo
forcë ishte braktisur, ishte mohuar. Kjo ishte forca e Zotit, por edhe ai, siç
duket, e kishte harruar këtë vend.
Atë natë asnjë nuk mbylli sy.Të nesërmen
vendosën që nënë Gjyla të shkonte dhe të kërkonte shkakun e arrestimit. Një gjë
të tillë duhet ta bënte më mirë Skënderi, por ai ia mbathi që atë mëngjes së
bashku me gruan dhe fëmijtë. Edhe Lumtua nuk mund të bënte gjë.Ajo ishte mpirë
krejt, ishte bërë një tjetër njeri, nuk ishte në gjendje të bënte asgjë.Kështu
që i mbeti nënë Gjylos.Ajo ishte nënë dhe fjala e nënës është më e rëndë se e
kujtdo tjetër.
U vesh dhe shkoi në Degën e Punëve të
Brendshme.Pyeti oficerin e rojes për
të birin dhe ai i tha se do të merrte përgjigje pas disa ditësh. Kërkoi të
takonte kryetarin e degës. I thanë se një gjë e tillë nuk ishte e mundur, pasi
ai ndodhej në Tiranë, në Ministri.
- Megjithatë, unë do të
qëndroj këtu dhe do ta pres deri sa të vijë.
U ul në një bordurë betoni
pranë hyrjes së degës. Një polic iu afrua dhe
i foli me një
zë të butë:
-Nëno! Mos rri kot. Ai nuk
vjen për disa ditë. Ka shkuar për një mbledhje në Ministri.
Nëna e pa me vërejtje në
fytyrë. Iu duk djalë i mirë.
- A ke nënë, o bir?
- Po moj nënë dhe ajo të
ngjan ty. Gjithë ditën rri në dritare dhe
pret të kthehem unë, sepse kjo puna jonë ka edhe
rreziqe.
- A e sheh? Nënat janë
krijuar për të vuajtur tërë jetën nga meraku për bijtë e tyre. Zemra ime është
bërë copë. Më rrëmbyen djalin më të mirë si ndonjë kriminel. Biri im është i
pafajshëm.
- Mos ki merak nëno, po qe
i tillë,
me siguri do të dalë së shpejti.
- Falemnderit, mor bir, për fjalët e mira!
U ngrit dhe filloi të largohej duke u menduar.
Në çast i shkrepi në mendje të
shkonte në Komitetin e Partisë, të takonte sekretarin e parë, të
cilin e
njihte. Ishte një
burrë rreth të pesëdhjetave, një partizan që kishte
luftuar në batalionin e komanduar nga i shoqi. Mendoi se një gjë e tillë do ta
ndihmonte. Shkoi atje dhe i paraqiti kërkesën dezhurnit që ishte te porta. Ai mbajti shënim emrin dhe foli me dikë në
telefon. Nëna vuri re se kishte diçka që nuk shkonte në atë bisedë. Dezhurni u
ngrit, mbylli xhamin e sportelit që të mos dëgjonte nëna dhe si mbaroi tha : - Nuk është këtu. Ka shkuar me shërbim.
- Si nuk është këtu? Të gjithë paskan ikur nga
ky qytet? Kush qeveris atëherë?
- Unë kaq di t’u them.
Nëna u largua dhe u ul në një bar kafe aty
pranë, prej nga shihej hyrja
e Komitetit të Partisë. Iu kujtua skena e shumë viteve më
parë kur kishte kërkuar të takohej me Enver Hoxhën. Edhe atëhere i kishin thënë
se nuk ishte.Siç duket kjo ishte një mënyrë e njohur përcjelljeje.Por vendosmëria e saj kishte bërë që ta takonte
atë. Kështu do të vepronte edhe sot. Do të priste deri sa të mbaronte orari i
punës që të vërtetonte nëse i kishin thënë të vërtetën.
- Çfarë do merrni nëno? -
foli kamarieri.
- Një kafe shqeto.
Kamarieri i solli kafen
dhe ajo po e pinte me ngadalë. Ndërkohë hyri një burrë dhe meqenëse tavolinat e
pakta ishin mbushur me njerëz, iu drejtua nënë Gjylos:
- A mund të ulem edhe unë
të pi një kafe?
Nëna i bëri shenjë me dorë
që të ulej.
- Djalë, bëmë edhe mua një
kafe, ashtu siç e di ti, - foli i porsaardhuri.
Siç duket ai ishte një
klient i rregullt i atij lokali. Të dy pinin kafet
pa folur. Së fundi ai tha:
- Nga të kemi moj shoqe?
- Nga qyteti.
- Të shoh shumë të
mërzitur. Çfarë halli ke? Thuama mua se ndoshta mund të të ndihmojë.
Nëna e pa me vërejtje. Kush ishte ky person që kaq shpejt ishte hapur me të? Mos ishte ndonjë provokator i dërguar nga sigurimi
i shtetit?
- Të gjithë gjykatësit e
botës të mblidhen dhe nuk i zgjidhin hallet e mia.
- E përse? A ka gjë që nuk
mund të zgjidhet në këtë botë?
- I tillë është halli im.
- Vallahi, nuk po të
kuptojë fare. Çfarë mali të paska rënë përsipër që nuk të le
të ngrihesh?
- Është një mal aq i lartë
sa nuk e kapërxej dot.
- Mos e lësho veten, moj
burrëreshë.
- Mbrëmë mora goditjen më
të rëndë.
- Çfarë goditje?
- Më rrëmbyen dritën e
syve dhe e hodhën në skëterrë.
- Ku?
- Ju thashë, në skëterrë.
- Në burg?
- Po.
- Përse?
- Nuk e di. Për këtë jam
këtu sot.
- Kush është drita e syve
të tu?
- Im bir, kush
tjetër. Agroni im, Agron Canaj.
Plaku po mendohej. Ky
mbiemër i kujtoi një histori të kohës së luftës.
- Canaj… Canaj… Ky mbiemër
më kujton një
mik të vjetër. Çfarë
keni të bëni
me
Bexhet Canajn?
Nënë Gjyla hodhi
vështrimin mbi të panjohurin.
- Ka qenë im shoq.
Plaku e vështroi i
habitur.
- Për besë! - tha duke i
rënë ballit me dorë. – Paskam rrjedhur fare!
Si nuk të
njojta? Kanë kaluar tridhjet vjet
nga ajo ditë
e zezë. Unë jam Syrjau, ai që pruri trupat e Bexhetit
dhe Sabriut.
- Syrjau? Si është e
mundur? Po si qenke transformuar
kështu mor i zi?
- Po, pikërisht unë jam. A
e mban mënd atë ditën e zezë kur solla
trupat e Bexhetit dhe Sabriut? Isha djalë i ri, i mbrujtur me ndjenjën e atdhedashurisë dhe i
gatshëm të jepja jetën për të. Por Zoti nuk donte që unë të vritesha. Ai
kërkonte më të mirët. Donte Bexhetin dhe Sabriun. Ata ishin shumë më të mirë se
unë. Fati kishte caktuar që unë të
vuaja. Sa do të kisha dashur të kisha pasur fatin e tyre. Të paktën nuk do të shikoja këtë
armiqësi që është hapur midis vëllezërve të një gjaku. Më fal që po të flas
kështu, por më dhemb zemra. Ajo është që i thotë këto fjalë. Kam bërë njëzet
vjet burg. Shikomë mirë. Jam vetëm pesëdhjetë vjeç, por dukem si shtatëdhjetë.
Burgu më katandisi në këtë gjendje.
Syrjau heshti. Nënë Gjylës
iu kujtua çasti kur ai erdhi në shtëpinë e tyre, për të sjellë kufomën e të
shoqit, vrarë në betejë. Ishte një djalë i ri dhe mjaft i pashëm. Kurse tani
kishte para vetes një njeri të plakur para kohe, një njeri që kishte humbur
gjithçka. Kush e kishte katandisur në këtë gjendje? Nënë Gjyla nuk i jepte dot
përgjigje kësaj pyetje.
- Përse të dënuan?
- Ti e di, unë bëja pjesë
në çetën nacionaliste. Pas
lufte na rreshtuan
në anën e humbësve dhe këtë duhej
ta paguanim me jetën tonë. Kështu tim at e pushkatuan, ndërsa mua më dënuan me
njëzetepesë vjet burg, nga të cilat bëra njëzet. Por le ta lemë tani këtë
bisedë. Më thuaj, përse e kanë burgosur
tët bir?
- Ku ta di unë e mjera? E
arrestuan mbrëmë. Kam ardhur të takoj sekretarin e parë. Ka qenë shokë me
Bexhetin. Me siguri do të më presë dhe do të më shpjegojë gjithçka.
- Do të doja të ishte
ashtu si thua ti, por nuk e besoj. Tashmë ju jeni shndërruar në një familje
reaksionare. Pikërisht këtyre famijeve u largohen të gjithë.
Nënë Gjyla hodhi
vështrimin nga dritarja. Pa të dilte nga godina e Komitetit të Partisë
sekretarin. U ngrit rrëmbimthi dhe sa hap dhe mbyll sytë i doli përpara.
- Shoku Ali, ju lutem, kam
ardhur për të biseduar diçka me ju.
- Shoqja Gjyla, më fal, por nuk mundem. Tani
kam një takim të rëndësishëm, ndaj po nxitoj. Shko brenda dhe paraqitja
sekretarit të dytë problemin tënd.
- Unë mendoj
se duhet ta
bisedojmë bashkë atë problem. Ju
keni qenë shoku më i
afërt i Bexhetit dhe jo sekretari
i dytë.
- Më vjen keq, por nuk
mundem.
- Ju falemnderit për
konsideratën që paskeni. Kur erdha këtu mendova se do ta gjenit pak kohë sa për
të biseduar. Shokët tuaj më gënjyen, Ata më thanë se ishit me shërbim. Tani ju
nuk gjeni kohë. Megjithatë, ju falemnderit përsëri. Rrini i qetë. Nuk do t’ju
shqetësoj më.
Ktheu krahët duke e lënë
sekretarin e parë të habitur nga kurajoja me të cilën ajo grua i kishte folur.
Deri atë ditë askush nuk kishte guxuar
ta kundërshtonte dhe,
ja tani, ishte
kjo grua që ia përplaste neverinë në fytyrë. Cila ishte ajo forcë që e
shtynte të bënte një veprim të tillë? Ishte zhgënjimi i papritur dhe dashuria e nënës për birin e vetë. Këtë gjë
nuk ishte në gjëndje ta kuptonte sekretari i parë, një nëpunës fanatik.
Nënë Gjyla u fut përsëri
në klub dhe iu drejtua Syrjaut:
- Kishe të drejtë, as që denjoi të bisedonim.
- Mos u mërzit. Duhet të bëhesh e fortë.Dallgë të tjera të presin.
- Mirupafshim,
po iki në hallin tim.
- Për çdo gjë që të keni nevojë, unë do të jem
i gatshëm t’ju ndihmojë.
Nënë Gjyla u largua duke i bërë një shenjë me dorë. E çfarë ndihme
mund t’i jepte ai i ngratë, që nuk dinte si të përballonte
jetën e vet.
Megjithatë e tha
fjalën e mirë.
Kjo tregonte shpirtin e tij. Dy pika lot i rrodhën nga sytë. Nxorri
shaminë dhe i fshiu. Në atë
çast besoi se e kishte humbur djalin e saj.
II
Qelia ku mbyllën Agronin
ishte një birucë jo më e madhe se një kotec pulash. Një portë e rëndë hekuri
ishte i vetmi komunikim me korridorin. Dritare nuk kishte. Qelia mund të
ajrosej nga hapësira që linte porta në fund të saj, rreth një gisht, prej nga
hynte dhe një rreze drite. Kur hyri Agroni dera u mbyll dhe ai mbeti në
errësirë. Nuk shihte asgjë. Filloi të ecte me ngadalë si një i përgjumur. U
përplas pas një muri. Bëri dy hapa djathtas dhe ndeshi në mur. U kthye prapa
dhe përsëri mur. Nga kjo kuptoi se qelia e tij nuk duhej të ishte më e madhe se
2 X 1,5. Ndjeu një erë të rëndë t’i
shponte hundët. Ishte erë myshku, përzier me atë të amoniakut. Mirë era e
myshkut se vinte nga lagështira, po era e amoniakut ç’kërkonte atje? Me siguri
duhet të kishte urinuar dikush. Ndoshta ndonjë fatkeq tjetër si ai. Po përse?
Vallë nuk i nxirrnin për të shkuar në nevojtore? Kërkoi ndonjë vend për t’u
ulur, por nuk gjeti. U mbështet pas murit dhe po priste. Pak nga pak filloi të
dallojë konturet e qelisë. Ishte aq sa e kishte parashikuar. Nuk kishte asgjë
brenda, as shtrat dhe as ndonjë karrike për t’u ulur të paktën. Ishin vetëm dy
sofate betoni në cepat e qelisë, që nuk kishte mundur t’i shikonte më parë. U
ul në njërin prej tyre dhe filloi të mendonte:
“ Me siguri mbyllja në
këtë qeli është bërë me qëllim që të më paralajmërojnë për pasojat. Ata duan që unë të denoncoj shokët e mi. Ky
është një lloj presioni. Mbahu Agron! Burrëria jote këtu do të duket. Do të
kërkoj takim me kryetarin dhe do t’i kërkoj shkakun e këtij trajtimi. Edhe
sikur të isha fajtor, duhej të më dënonin aq sa meritoja dhe nuk duhej të më
trajtonin kështu. Ky është barbarizëm. Vetëm në burgjet naziste trajtoheshin
njerëzit në këtë mënyrë. “
Ju kujtua mbrëmja e
kaluar. Ishte një mbrëmje gëzimi. Ditëlindja e Iridës ua kishte ngazëlluar
zemrën. Mos ishte ky gëzim që e vrau? Jo, jo nuk kishte mundësi. Si mund ta
vriste gëzimi i vajzës së tij të vetme? Iu kujtuan fjalët e së bijës në çastin
e arrestimit:
- Babi, pse të kanë
lidhur? Mos e merrni babin!
Ndjeu një dhimbje në
shpirt. A do të ishte e zonja Irida të përballonte këtë goditje? Si do ta
trajtonin në shkollë? Mos vallë do ta diskriminonin? Një gjë e tillë i therrte
në zemër. Kur mendonte pasojat që mund të kishte ajo, e ndiente zemrën ta
lëshonte. Nëna, a do e duronte dot këtë dhimbje? Ajo vuante nga tensioni i
lartë i gjakut. Agroni i druhej ndonjë hemoragjie cerebrale. .Po Lumtua si do
t’i bënte ballë gjëndjes? Si do të rronin vetëm me rrogën e saj dhe pensionin e
nënës? Tri femra pa asnjë përkrahje. Të gjitha këto mendime silleshin rrotull
në
kokën e tij. Nuk ishte i
zoti t’u jepte përgjigje. Në atë gjendje mjerane në të cilën ndodhej, më
tepër e shqetësonte e
ardhmja e të dashurve të tij. Së fundi e mblodhi dhe i tha vetes:
- Rri i qetë! Tani duhet
të mendosh se si
duhet vepruar. Duhet
ta peshosh mirë
çdo
përgjigje. Hetuesit janë
mjeshtra në profesionin e tyre. Ata t’i
nxjerrin fjalët me çengel. Duhet kujdes me ta. Pasi të kalojmë këtë lumë,
shohim e bëjmë pastaj.
Këto fjalë sikur e
qetësuan shpirtin e tij. Filloi t’i shihte gjërat me një sy më realist.
Në fund të fundit do të kalonte edhe kjo dhe çdo gjë do të rregullohej. Ai
ishte i pafajshëm
dhe nuk kishte pse të trembej.
Dëgjoi çelsat që vringëllinë në portë.Hyri Myfiti, roja i qelive.
- Eja të kryesh nevojat personale, - i tha me
një zë të thatë dhe monoton.
Nevojtorja ishte aty pranë, në fund
të korridorit. Brenda saj ishte
edhe një çezmë. Agroni kreu nevojat dhe doli.
- Ku është lavamani? -
pyeti.
Myfiti qeshi me të madhe
- Dashke edhe lavaman zotrote! – tha me një zë
tallës, - Mos do
edhe ujë të ngrohtë?
Lahu te çezma në nevojtore.
Hyri përsëri, lau duart
dhe u hodhi edhe syve disa grushte me ujë. Pastaj nxori shaminë e dorës dhe u
fshi. Kur hyri në qeli, i tha rojes:
- Dua të takoj kryetarin e
degës.
Ai nuk iu përgjigj, por i
përplasi portën në turi. Priti sa i erdhën sytë dhe filloi të vinte rrotull
qelisë duke u menduar. Mendimet janë e vetmja pasuri që ka njeriu në të tilla
raste. Trurit, i burgosur dhe ai sikurse i zoti, nuk i mbetej gjë tjetër veçse
të mendonte. Mendimet këmbeheshin me njëri-tjetrin. Fillonin nga qelia,
vazhdonin te familja dhe përfundonin te qendra e punës. Shkonin nga shkonin dhe
takoheshin në një pikë, atje ku rrihte çekani. Kush do të
ishte fundi? Arsyeja nuk pranonte dënimin, por a do të triumfonte
drejtësia?Kësaj pyetje nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej.Cila drejtësi?Ai
ende rrekej t’i mbushte mendjen vetes se ka ende shpresë edhe pse zhgënjimi po
e bluante përbrenda.
Hodhi vështrimin në muret.Me vështirësi dalloi
shkrime të ndryshme.Lexoi disa emra njerëzish.Me siguri ishin të atyre që
kishin qenë më parë aty.Kishte shumë psherëtima të dhimbshme, por edhe disa të
shkruara nga njerëz që nuk i kishte mposhtur qelia.Në to binte në sy besimi i
tyre për të ardhmen. Në atë kohë iu kujtuan vargjet e Dantes nga “ Komedia
Hyjnore
“ Këndej kalohet në qytet të mjerimit,
Këndej kalohet në dhimbjen pa kufi,
Këndej kalohet në shpirtrat humbun shqimit.
Para meje gja tjetër s’u krijue,
Veçse e përjetshme,- e unë qëndroj për jetë,
O ju që
hyni mbrendë, keni mbarue! “
Këto vargje i ngjallën një
ndjenjë pesimizmi. Mos vallë ishte me të vërtetë fundi? U ul në njërin nga
sofatet, futi kokën midis duarve dhe as ai nuk e dinte se ku i fluturonte
mendja. Ajo kishte marrë arratinë. Por
shpejt u përmend
- Mbahu burrë! – i tha
vetes. - Kaq shpejt e lëshove veten dhe re kaq poshtë? Duhet guxim. Duhet
gjakftohtësi. S’e kishte idenë sa kohë kishte kaluar, kur porta u hap
përsëri. Roja solli një tas
balte me një lëng, që s’e mori
vesh ç’ishte, një lugë alumini dhe një copë të vogël buke të zezë.
- Kujdes, mos thyesh tasin! - i tha roja.
- Dua të takoj kryetarin!
Porta u mbyll përsëri pa përgjigje.
- Edhe unë kujt i drejtohem për një gjë të
tillë! - tha Agroni. - Ky
është bishti i kavallit. Kur të më thërrasë hetuesi, do
t’i kërkoj takimin.
Mori tasin dhe i mori erë.Ndjeu një erë qepe të
zier.Mbushi lugën dhe e futi në
gojë. Ndjeu neveri. Copra qepe dhe disa kokrra orizi të përziera me ujë dhe
shumë kripë. Kjo ishte ajo që përmbante tasi. Mendoi ta derdhte, por nuk dinte
se ku. E la në një qoshe të qelisë. Filloi përsëri të lëvizë. Kur e ndjeu veten
të lodhur, u ul në sofat dhe u mbështet pas murit.
- Përse nuk po më
thërrasin?
Ky mendim i vinte vërdallë
në kokë. Ca nga lodhja, ca nga dobësia e zuri gjumi. Porta u hap dhe përjashta pa Iridën që
thërriste duke qarë:
- Babi, ndihmomë! Mos më
lerë babi!
Një roje e tërhiqte zvarrë. Papritur roja u shndërrua në një përbindësh
të tmerrshëm që, duke qeshur me një zë sarkastik, thoshte:
- Sot kemi një drekë të shkëlqyer!
- Mos kriminel! Lëshoje! -
thërriste Agroni, por nuk mundte të lëvizte. Ishte lidhur me pranga të rënda. Hapi sytë mjaft i tronditur.
Nuk pa asgjë veç errësirës së qelisë. Ç’u bë Irida? Mos e rrëmbeu përbindëshi?
U kujtua se kishte parë ëndërr. Ndjeu frikë. Filloi të dridhej. Ndoshta nga
ëndrra ose ndoshta nga ftohtësia e qelisë. Sapo ishte zgjuar ashtu i ulur në
atë sofat betoni dhe mbështetur pas murit.
Ndjeu se zorrët po hidhnin
valle. E
kishte marrë uria. Mori përsëri tasin dhe rrufisi një lugë tjetër. Ndjeu
t’i përziej. I vinte për të vjellë. La tasin, mori copën e bukës dhe filloi ta
kafshojë me ngadalë. Kur e mbaroi, ndjeu sikur u lehtësua.
Dikur i erdhi për të
urinuar. Nuk e dinte se kur do ta lejonin për të shkuar në nevojtore. Madje nuk
dinte nëse ishte ditë apo natë. Atje ishte një errësirë e përhershme. Në
errësirë njeriu humbet nocionin e kohës. Nuk përcakton dot sa kohë ka kaluar. Agronit i dukej sikur
kishte kaluar një shekull. Urina po e shtrëngonte së tepërmi. Nuk e mbante dot
më. Trokiti me forcë në portë. Asnjë përgjigje. Trokiti për së dyti. Porta u
hap dhe u duk roja.
- Çfarë do ore ? - tha me
një zë të ashpër.
- Dua të urinojë.
Shpjermëni në nevojtore!
- Bëje aty ku je. Ka orar
për atë punë.
Porta u mbyll përsëri..
Agroni trokiti më me
forcë. Porta u hap dhe roja foli me një ton kërcënues:
- Mos do të lidh me hekura për muri?
Agroni pa muret me kujdes. Në atë përballë
portës pa katër ganxha të ngulura në të.
- Me siguri ato shërbejnë
për të kryqëzuar njeriun, - tha me vete.
I vështroi më me
kujdes. Dy ishin sipër dhe dy të tjerat
poshtë. Me siguri në të sipërmet lidheshin duart, ndërsa në të poshtmet këmbët.
Në disa filma me subjekt nga epoka e mesjetës kishte parë dhoma të tilla
torture. I lidhnin kundërshtarët dhe i qëllonin me kamzhik. Mos do t’ia bënin
edhe atij ashtu?
Ndërkaq urina e kishte
shtrënguar së tepërmi. Disa pika i ranë në pantallona. U detyrua të shkonte në
qoshen e qelisë dhe të pshurte. E ndjeu veten më të lehtësuar. Shkoi dhe u ul
përsëri në sofatin e zakonshëm. Papritur një dritë verbuese vezulloi në qeli.
Agroni zuri sytë me duar. Nuk mund të shikonte
gjithë atë dritë. Hapi ngadalë
një gisht, por drita verbuese e detyroi ta mbyllte Nuk guxonte më të hapte gishtrinjtë për të
parë. Provoi përsëri, por përsëri gati u
verbua. Qëndroi ashtu me duart para syve. pasi kaloi një kohë e gjatë, provoi
përsëri. Drita sikur ishte ndezur,
për të mos u shuar kurrë. Ndjeu një farë nxehtësie që vinte nga lart.
- Me siguri duhet të
jet ndonjë prozhektor
i fuqishëm mbi
kokën time, -
mendoi.
Sa ndenji në atë mënyrë as
ai nuk e kuptoi. Kur më në fund hapi gishtrinjtë, pa se drita
ishte shuar. Ju duk se ndjeu një farë shlodhjeje.
- Më mirë në errësirë se në dritë. - tha me
vete.
I çuditshëm
ky gjykimi tij. Ai, njeriu që gjithë jetës kishte punuar për
t’i dhënë dritë të tjerëve, tani
kërkonte errësirën. Ajo ishte shpëtimi, ishte qetësia e tij. Nuk i kishte
shkuar kurrë ndër mend që ai, njeriu i dritës, do të bëhej mik i errësirës.
Ngriti sytë në tavan.Atje dalloi një prozhektor që nuk e kishte vënë re më
parë.
Porta u hap dhe roja solli tasin me gjellë dhe
bukën. Si mori
atë që kishte sjellë më parë, u
largua. Agroni e mori tasin dhe filloi të vështroj se çfarë kishte brenda.
Mbushi lugën dhe e provoi. Ju duk si shije fasulesh. Nuk ishte aq e pështirë sa
e para, madje iu duk disi e shijshme. Filloi
të hante me
ngadalë deri sa
e mbaroi të
gjithën. Pas një
çasti filloi të
qajë. Ngashërimi e mposhti. Qysh
ishte katandisur të hante atë gjellë që as qentë nuk do ta pëlqenin? Kripa e
saj i dha një etje të madhe. Trokiti në portë, por në atë çast u ndez
përsëri prozhektori. Mbylli sytë me duar
dhe u ul
në sofat. Nuk
dinte çfarë të
bënte. Në njërën
anë drita verbuese dhe në
anën tjetër etja
e tmerrshme. Dy
torturat më mesjetare që po
provonte ende pa filluar hetuesia.
Kështu vazhdoi dhe as ai nuk e dinte se sa. Prozhektori ndizu dhe shuaju,
gjella me shumë kripë dhe etja e padurueshme, nevoja për të urinuar dhe urinimi
në qeli, fjetja pothuajse më këmbë dhe të ftohtit pas saj. Këto ishin torturat
fillestare që provoi Agroni ato ditë.
III
Stefani u nis në punë si
zakonisht. Po bëhëj gati për t’u nisur me shërbim në një sektor ku ngrihej një
linjë e tensionit të lartë, kur mbriti Ylli, një shoku i tij.
- Kanë arrestuar Agronin,
- i tha me një zë të ulët dhe të dridhur.
- Çfarë?
- Ju thashë, kanë
arrestuar Agronin. E arrestuan mbrëmë.
- Përse e akuzojnë?
- Armik i popullit
Lajmi e goditi Stefanin si
rrufe në të kthjellët edhe pse e
priste. Po realizohej skenari që
kishte kohë që përgatitej. Në këtë
skenar ai kishte
rolin e tij
dhe shpejt apo vonë do të dilte në skenë. Duhej biseduar sa më parë me
Gjergjin. Edhe ai ishte pjesëtar i këtij skenari. U kthye në zyrë dhe mori në
telefon kantjerin ku punonte ai. I thanë se nuk ishte atje. Si të bënte?
As vetë nuk e dinte. Si e peshoi mirë e mirë, vendosi të shkonte
në punë. Nuk duhej të jepte shenja se ishte tronditur nga një lajm i tillë.
Pastaj në pasdite do gjente mënyrën dhe do ta bisedonte me Gjergjin.
Dita iu duk shumë e gjatë.
Nuk kishte të mbaruar.
Mendime të ndryshme
i silleshin rrotull. Si do të qëndronte Agroni në hetuesi? A do të
rezistonte dot, apo do të zbërthehej? Në
fund të fundit, çfarë mund të thoshte? Ata asnjëherë nuk kishin biseduar
ndonjë gjë që
mund t’i kompromentonte. Nuk kishte pse të kishte frikë. Kur nuk kishte bërë gjë, përse të trembej?
Mirpo edhe Agroni nuk kishte bërë gjë, megjithatë ishte arrestuar. Mbi ç’bazë
ishte bërë një gjë e tillë? A mund të arrestohej njeriu pa bërë gjë? Kjo ishte
absurde. Megjithatë ishte e vërtetë. Tashmë ajo kishte ndodhur. Pse të mos i
ndodhte edhe atij? Jetonin në kohën e absurdit. Këto mendime vinin vërdallë në
mendjen e tij të çoroditur.
Me këto mendime në kokë
mbaroi dita e punës. U kthye në dhomë. Gjergji nuk kishte ardhur akoma. Nuk qëndronte dot në një
vend. Doli përjashta dhe shkoi te një kafe ku zakonisht
rrinin të dy së bashku. Gjergji nuk ishte as atje.
“ Mos e kanë arrestuar edhe atë? “ mendoi për
një çast.
Vështronte rreth e rrotull dhe i dukej sikur të
gjithë e shikonin. Në fytyrën e çdonjërit që kalonte, ai shikonte një
punonjës të sigurimit të shtetit, të gatshëm për të ndërhyrë dhe
për ta arrestuar. Së fundi pa Gjergjin me një grumbull shokësh.
- Gjergji, ku ishe? Kam kohë që po të kërkoj.
- Ç’është ajo pyetje? Ja
ku jam i
tëri dhe i bëri.
- Eja shkojmë në dhomë se kam për të treguar
diçka.
Gjergji u nda me shokët dhe të dy u nisën.
- Kanë arrestuar Agronin.
- Përse?
- E zakonshmja, armik i
popullit
- E pse je kaq i alarmuar?
- Si të mos jem, a nuk ishte shoku ynë më i
ngushtë?
- Po pastaj? Ne nuk kemi
biseduar ndonjë gjë që mund të na implikojë. Nuk e di
se përse e kanë akuzuar, por me siguri nuk ka lidhje me ne.
Naiviteti i Gjergjit ishte
fare i dukshëm. Stefani e kuptonte këtë, por nuk donte t’ia vinte në dukje se
nuk ishte çasti. Ndërkohë kishin mbrritur në dhomën e tyre.
- Dëgjo Gjergji! - i tha.
- Puna nuk është kaq e thjeshtë. Sot ka shumë raste kur të pafajshëm e paguajnë
për të tjerët. Edhe ne duhet të përgatitemi për këtë. Ti i di akuzat që na janë
bërë. Për këto na ka folur vetë Agroni. Harrove sa herë e kanë thirrur para se
ta arrestonin? Tani varet nga ai se si do të reagojë.
Këto fjalë e vunë në
mendime Gjergjin. Naiviteti i tij kishte filluar të lëkundej. Krimbi i dyshimit
kishte filluar të brente ndërgjegjen e tij. Filloi të ndjente frikën e
arrestimit të shpejtë. Mos duhej të
paguante për gjyshin e arratisur para tridhjetë vjetësh dhe që tani nuk jetonte
më?
- Çfarë të bëjmë. Si mendon? A t’i shkruajmë Nardit?
Nardi ishte
kushëriri tyre që
i kishte ndihmuar të vazhdonin arsimin
e lartë.
- Jo, nuk mund ta rëndojmë
më tepër. Pastaj ai Nuk është më në
atë pozitë që
ishte dhe për
këtë shkaktarët jemi ne. Përkrahja për ne i kushtoi humbjen
e vendit që
kishte.
- Duhet të mendojmë ndonjë
zgjidhje tjetër.
- Çfarë zgjidhje?
- Të tentojmë të
arratisemi? Ne kemi një sektor të tensionit
të lartë te Tri Urat. Shkojmë atje gjoja për të
kontrolluar linjat dhe shikojmë mundësinë e arratisjes. Prej andej kufiri është
fare afër.
- As mos e shko ndër mend.
Kam dy prindër që po i afrohen moshës
së pleqërisë dhe që presin vetëm nga krahët e mi. Nëna nuk
ka punuar kurrë, ndërsa
babaj merr një
pension minimal që kursesi nuk i mjafton për të jetuar. Ti e di, unë jam
fëmija i vetëm i tyre. A mund t’i braktis në atë gjendje që
janë?
Stefani i dha të drejtë.
Një gjë e tillë ishte e pamundur të
realizohej. Duhej gjetur një zgjidhje tjetër.
- Duhet të shkojmë te
Lumtua.
- Mos na rëndon më tepër
një veprim i tillë?
- Është në
nderin tonë ta
bëjmë këtë veprim. Ne kemi qënë
shokët e tij
më të mirë. Harrove, ne ishim të ftuarit e vetëm
në ditëlindjen e
vajzës. Ajo ka
nevojë për mbështetjen tonë.
Duhet t’ia japim atë. Të dalë ku të dalë. Sido
që të veprojmë
tani, ne nuk e ndalojmë dot atë
që do të ndodhë.
- Ke të drejtë, shkojmë.
Ishte errësuar. Ora po
shkonte nëntë e mbrëmjes. U nisën
dhe arritën në
shtëpinë e Agronit në kohën që
prej andej po dilnin një çift i ri
që nuk e njihnin. Lumtua sa i pa filloi të lotojë. Nënë Gjyla qëndronte si një kërcure në
një qoshe, ndërsa Irida i derdhte lotët si rrjedha e një
lumi.
- Çfarë bëni kështu? Në
fund të fundit burgu për burrat është.
- Për burrat është, mor
bir, - foli nënë Gjyla, - po përse fati
të na dënojë
vetëm ne? Nuk mjaftoi që na mori
shtyllën e shtëpisë, por do vazhdojë të na marrë edhe të tjerë. Deri kur
kështu?
- Jo, nëno! Kjo botë
kështu është ndërtuar. I fortë është ai që di t’i bëjë ballë.
Fjalët e Stefanit sikur i
qetësuan zemrat e tyre. Lotët pushuan dhe ata filluan të diskutojnë.
- Kam bredhur shumë këto
dy ditë, - tha nënë Gjyla - Kërkova të takoja
disa që i quaja miq të familjes. Nuk doja të kërkoja
mëshirë prej tyre. Doja vetëm të dija shkakun e arrestimit. Por ata nuk denjuan
të më prisnin. Ma përplasën portën në fytyrë, sikur të isha një fundërinë dhe
jo gruaja e një njeriu të nderuar që dha jetën për këtë vend. Po, po burri im
dha jetën për këtë vend. Kjo nuk më
pëlqeu
Irida rrinte dhe dëgjonte
bisedën që zhvillohej. Gjurmët e lotëve dalloheshin në fytyrën e saj të bukur.
Nuk po qante më, por Stefani vuri re një dhimbje të thellë në shpirtin e saj.
- Irida, eja te xhaxhi!
Ajo u afrua, e përqafoj
fort njësoj sikur do kishte përqafuar të atin dhe filloi të qajë përsëri.
- Mjaft qave se të prishet bukuria. Ty të ka
xhaxhi të fortë.Tani je e rritur. Shiko sa
mirë mbahen nëna dhe mami. Bëhu burrëreshë.
- Ke të drejtë
xhaxhi, - tha vogëlushja
duke fshirë lotët. - Unë do të jem shembull edhe për nënën dhe mamin.
Pastaj, duke u drejtuar
nga ato, u tha:
- Nënë, mami mos qani! Të
treja do të dimë t’i bëjmë ballë kësaj gjendje.
Puthi gjyshen dhe pastaj
përqafoi të ëmën.
- Trimëresha e mamit - tha
Lumtua
- Të lumtë bijë! Ke
trashëguar karakterin e tyt eti - vazhdoi nënë Gjylua.
- A ke vajtur në shkollë?
- e pyeti Gjergji.
- Sot jo, por nesër do të shkoj. Do të mësoj
edhe më shumë për t’u thyer hundët
atyre që u është rritur pak si tepër.
- Të lumtë, të lumtë! - e përkëdheli Stefani
Kështu vazhduan deri afër mesnatës.Kur u ngritën për të ikur, Lumtua i përcolli deri
te porta.
- Kush ishte ai çifti që
pamë të dilte kur erdhëm ne? - pyeti Stefani.
- Janë dy arsimtarë të
shkollës tonë. Erdhën gjoja për të më dhënë kurajo, por unë nuk kam besim tek
ata. U besoj aq sa gjarpërit në gji.
- Lumto, ruaju nga
provokatorët. Mos u çudit kur të dëgjosh se ai fat na pret edhe ne. Po e
presim.
- Nuk e besoj.
- Ndonjë ditë të kremte
kemi prapa vetes.
U ndanë në heshtje. Secili
mendonte për të ardhmen që e priste.
IV
Vringëllima e çelsave dhe
zhurma e llozit që hapej u dëgjua në qelinë ku ishte mbyllur Agroni. Porta u
hap dhe para tij u çfaq një roje që nuk e kishte parë ndonjë herë.
- Më quajnë Isuf. Tani e
tutje do kesh të bëshë me mua. Eja! - i tha.
I vendosi prangat në duar
dhe duke e kapur për krahu e shoqëroi në një zyrë që ndodhej në katin e
dytë. Ishte zyra
e hetues Demirit.Mbi tryezë ishte një kalendar.Agroni vuri re se ai shënonte
datën 10 nëntor.Sipas llogarisë së bërë kishte pesëmbëdhjetë ditë që ishte
arrestuar. Kjo kishte ndodhur në
ditëlindjen e Iridës që e festuan më 26 tetor. Pra, kishte pesëmbëdhjetë
ditë i mbyllur në atë qeli të errët ku nuk dalloje dot nëse ishte ditë apo natë
dhe ku humbisje nocionin e kohës. Në murin përballë ishte një orë që shënonte
një pa një çerek.Vuri veshin nga dritarja
dhe pa se ishte errësirë. Kishte kaluar mesnata.
Ndërkohë hyri hetues
Demiri dhe u ul në karriken prapa tavolinës.
- Zgjidhe! - i tha Isufit.
Ai i hoqi prangat dhe,
pasi mori një shenjë nga hetuesi, u largua.
- Ulu! - iu drejtua
Agronit
Ai u ul dhe po priste ç’do të ndodhte.
- A e di pse je arrestuar?
- Jo.
- Akuzohesh se je bashkuar
me një grup që kërkonte të organizonte sabotime në ndërmarrje, për terrorizëm
dhe për agjitacion e propagandë.
- Kjo është fantazia juaj.
- Të këshilloj të jesh më
i sinqertë në përgjigjet. Mos e rëndo më tepër akuzën…
- Kurse unë ju deklaroj se
të gjitha ato që thatë nuk janë veçse pjellë e fantazisë suaj.
- Mos kujto se do na
hedhësh hi syve me ato që deklaron? I pranon apo jo, ne nuk na intereson shumë. Kemi
prova të shumta
dhe dëshmitarë, të gatshëm të deponojnë përsa thashë më lart.
- Atëhere pse nuk i paraqitni ato prova kaq të sigurta?
- Sonte vajti vonë. Të kam
thirrur vetëm të të deklaroj se akuzohe se së bashku me dy shokët e tu,
Stefan Gjokën, Gjergji Panon dhe disa
shokë të tjerë, keni organizuar hedhjen në erë të turbinës së re të
hidroçentralit dhe pas kësaj, së bashku me familjet tuaja, do arratiseshit në
Jugosllavi. Akuzoheni se një veprim të
tillë do e bënit sipas udhëzimeve që keni marrë nga KGB-ja sovjetike, në
shërbim të së cilës je vënë qysh kur ishe student në Bullgari.
- Përralla me mbret.
- Po të le tri ditë kohë të mendohesh. Të
këshilloj të pranosh
akuzën, ashtu siç e
kanë pranuar dhe të tjerët.
- Ndaj më mbyllët në atë
qeli mesjetare, që të më detyronit të pranoja akuzat fallso?
- Për të hedhur poshtë
hamëndjen tënde, po të them se tani do qëndrosh në një qeli tjetër.
- Dua të takoj kryetarin.
Më shpini tek ai.
- Ai është
me shërbim. Nuk
ka kohë të takohet me ty. Vure mirë ndër
mend, që nga çasti i arrestimit je i pandehur dhe mos
bilbilos aq shumë.
I ra një zileje që ndodhej mbi tryezë dhe në
zyrë hyri Isufi.
- Shpjere në qelinë numur shtatë.
Isufi i hodhi prangat dhe e mori për krahu, për
ta shoqëruar ku e urdhëroi hetuesi.Qelia ku e futën ishte më e madhe.Në portë
kishte një dritare të vogël me hekura. Në njërën anë ishte një shtrat ku ishte
vendosur një dyshek mbushur me kashtë, një jastëk po me kashtë dhe një
batanie.
Në një cep
ishte një qyp mbuluar me një
copë dërrasë.
- Po të kesh nevojë, bëje në qyp, - i tha roja,
- në nevojtore shkohet një herë në ditë, në mëngjes.
Qelia ndriçohej nga një llampatinë që shndriste
në tavan.Agroni u shtri në shtrat
dhe u mbulua me batanie. Edhe pas pesëmbëdhjetë ditësh që ishte arrestuar
shpirti ende i ziente si vullkani pas shpërthimit. Mali i akuzave që i kishte
hedhur Demiri e shtypnin si një gur i madh që s’mund ta ngrinte dot dhe i zihej
fryma. Ndjente se ndodhej para një kërcënimi të madh, pasojat e të cilit mund
të ishin të tmerrshme. Dobësia që e kishte kaplluar bëri që t’i mbylleshin syt.
Por edhe gjumi ishte i trazuar. Në ëndërr i çfaqeshin pamje rrënqethëse.
Porta u hap dhe Isufi hyri
përsëri në qeli.
- Ngreu të kryesh nevojat personale.
Ishte ende i përgjumur.Pesëmbëdhjetë ditë
pothuajse pa gjumë dhe tani që ndodhej në shtrat, i kërkonin të ngrihej.Edhe
gjumi, megjithse shumë i trazuar, paskësh qënë i ndaluar aty në qeli.
- Falemnderit, nuk kam nevojë.
- Më vjen keq, por po të them se më prapa nuk
mund të dalësh. Prandaj të këshilloj të mos humbësh rastin.
- Më lini të qetë në hallin tim ju lutem. Ju
thashë që nuk kam nevojë.
- Bëj si të duash, unë të dola borxhit.
Porta u mbyll.Agroni ra përsëri në një gjumë të
thellë. Por pasi kishte kaluar një farë
kohe, porta u hap përsëri dhe u çfaq Isufi me tasin e gjellës.
- Ngreu të hash bukë.
Por ai donte të flinte, vetëm të flinte dhe të
mos e
zgjonte askush. Nuk
donte as bukë
dhe as gjellë.`
- Përse m’u qepët si monomaridhja? Ju lutem më lini të fle i qetë. Dua vetëm gjumë.
Isufi e kuptoi gjendjen e
tij. La tasin e gjellës në qeli dhe u largua. Pas disa orësh, kur ishte ngopur
me gjumë, Agroni u zgjua. Zorrët po i
bënin grevë. Pas gjithë asaj çlodhjeje nga pagjumësia, e kishte marrë uria.
Sytë i vajtën te tasi i gjellës. E mori dhe në pak minuta e mbaroi të gjithë.
Mendja i fluturoi larg, atje ku i dhimbte zemra, te familja e tij, te nënë
Gjyla, te Lumtua dhe natyrisht te Irida. Çfarë bënin tashti? Nuk jepte dot
përgjigje. Nuk dinte se çfarë të thoshte. Ajo ishte një enigmë që nuk e
zgjidhte dot.
Iu kujtua biseda që kishte
bërë me hetues Demirin. Ai i kishte folur për Stefanin dhe Gjergjin, për
agjentura sovjetike dhe nuk e di se çfarë tjetër. Agroni kishte dëgjuar se
sigurimi i shtetit përdorte lloje të ndryshme torturash për ta detyruar të
burgosurin të pranonte ato që kërkonte hetuesi. Deri tani, përveç izolimit në
atë qeli të errët, që ndriçohej herë pas herë nga një prozhektor i fortë dhe
etjes së madhe pas ngrënies së një ushqimi me shumë kripë, nuk kishte provuar
tjetër lloj torture. Kishte dëgjuar për rrymë elektrike, për vendosje vezësh të
porsa ziera nën sqetull, për shpuarje me gjilpërë në thonjtë e gishtrinjve, për
kryqëzim si Jezu Krishti në ganxhat e vendosura në mur, që i kishte parë në
qelinë e tij dhe lloje të tjera torturash. Deri tani këto ende nuk ishin
provuar mbi të. Dyshonte se në të ardhmen do të përdoreshin. Megjithatë, e
kishte vendosur se nuk do të pranonte ato akuza të rrejshme edhe sikur t’ia
prisnin mishin me gërshërë.
Me këto mendime e
zuri gjumi përsëri.
Ishte dobësuar jashtë mase dhe trupit të tij të drobitur nuk i mbetej
gjë tjetër veçse të pushonte në gjumë,
ku gjente pak
qetësi, si ajo që po
shijonte në ato çaste.
V
Kryetari i degës, Petriti,
qëndronte në zyrën e vet dhe jepte urdhëra. Hetuesit hynin dhe dilnin njëri pas
tjetrit. Merrnin udhëzimet e rastit dhe largoheshin. Ishte zyra ku gatuheshin
të gjithë skenarët që do të zhvilloheshin. Me pak fjalë, ajo zyrë ishte truri i
të gjithë asaj godine që, sipas Kushtetutës së vendit, ishte mbrojtësja e
interesave të pushtetit të popullit. Çdo gjë, që më vonë zbatohej nga hetuesit,
përgatitej më parë në atë zyrë. Asnjë prej tyre nuk guxonte të vepronte me
iniciativë. Përndryshe mund ta paguante me kokën e vetë. Hetuesit ishin
manekinët, ndërsa kryetari regjizori i tyre. Ky ishte ligji i kohës dhe askush
nuk mund ta kundërshtonte.
Atë ditë po lexonte një
udhëzim sekret të Ministrit të Brendshëm, sipas të cilit udhëzoheshin të gjitha
degët e rretheve të shtonin vigjilencën kundër çfaqjeve të huaja. Në udhëzim
thuhej se duke përfituar nga tradhëtia e disa udhëheqësve, që ishin vënë në
shërbim të spiunazheve imperialisto -- revizioniste (dhe përmendeshin emrat e
tyre), kishin filluar të çfaqeshin dukuri negative në kulturë dhe në fusha të
tjera, si në ekonomi, ushtri e të tjera. Sipas udhëzimit, një frymë liberalizmi
i palejueshëm kishte filluar të përhapej në vendin tonë. Në fund theksohej se
nuk duhej patur mëshirë kundër kujtdo që i kundërvihej vijës së Partisë dhe
mësimeve të shokut Enver.
Trokiti dera.
- Hyni1
Në zyrë hyri hetues
Demiri.
-- Më falni që ju
shqetësoj, - tha ai, - e di që keni
shumë punë dhe shqetësimi im mund t’ju pengojë në punën tuaj…
- Flisni çfarë keni dhe
mos e zgjasni shumë me hyrje.
- Po ja shoku kryetar, ai
Agron Canaj nuk pranon asnjë akuzë.
- E pastaj?
- Nuk e di si të veprojë.
Mendoj të arrestojmë dy shokët e tij.
- Pa deponimin e tij? Në
asnjë mënyrë. Ju duhet të gjeni mënyrën
për t’ia nxjerrë
atë deponim. Mjetet i keni të gjitha, kush ua ka ndaluar dorën?
- Kam menduar një metodë
tjetër, por më duhet miratimi juaj.
- Çfarë metode?
- Thirrja e familjarëve
të tij, e
gruas për shembull
dhe presioni në sy
të tij, për ta
detyruar të flasë.
- Se çfarë
metode do përdorësh
mua pak më intereson. Mua më duhet vetëm
rezultati. Tani shko dhe mos më eja më për të tilla probleme.
Demiri u largua pa
hapur më
gojë. Kryetari ia
kishte prerë si
ai druvari që
i pret drutë me një sëpatë.
Megjithatë, edhe një farë lirie i
kishte dhënë. Në
fund të fundit
i kishte thënë se mund të bënte
ç’të donte me të. Tashti mbeteshin në duar të tij se çfarë metode do të
përdorte. Fatin e Agronit tashmë e
kishte plotësisht në
duar. Në mendje
filluan t’i vijnë
gjithfarë mënyrash torturimi. Një pjesë prej tyre i kishte parë në një
film që u kishin çfaqur në kursin e hetuesisë në Tiranë. Aty bëhej fjalë për
metodat naziste të torturimit. Ato metoda do përdorte edhe ai. Po të mos kishte
rezultat, si do të bënte? Mendjes së tij djallëzore i shkrepi një ide.
Buzëqeshi dhe mendoi se ky ishte varianti më i mundshëm që mund t’i jepte atë
që dëshëronte. Përveç të tjerave ishte një variant që do t’i jepte edhe një
kënaqësi. E ndjeu veten më të lehtësuar në djallëzinë e tij.
Karakteret e njerëzve janë
të ndryshme. Ata më stoikët e ruajnë karakterin e tyre gjatë gjithë rrjedhës së
jetës. Sido që të zhvillohen ngjarjet, në çfardo lloj kushtesh që të ndodhen,
ata do t’i gjesh gjithmonë të palëkundur
në bindjet e tyre. Stoicizmi i tyre bënë që të durojnë çdo lloj presioni ose
torture fizike dhe psikologjike që mund të ushtrohet ndaj tyre. Të tjerë janë ose
elastik, ose të thyeshëm. Ata dinë të
përshtaten në çdo lloj mjedisi dhe nuk e kanë për turp që pështymën e
sotme, ta lëpijnë nesër. Janë të gatshëm
që pasi të të kenë lëvduar deri në qiell,
kur të biesh nga kali, të të hidhen sipër me mijra mallkime dhe epitete
nga më të ultat. Me pak fjalë janë një lloj kameleoni që ndërron ngjyrën e
lëkurës sipas rrethanave ku ndodhet.
Këta janë dy karakteret
kryesore që hasim çdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona. Por ka edhe një tip
tjetër, një tip i veçantë nga dy të parët. Ata nuk janë as stoik si të parët
dhe as elastik si të dytët. Te ata është kultivuar ndjenja e urrejtjes që ua ka
verbuar sytë dhe shkatërruar ndërgjegjen.
Urrejtja është e vetmja ndjenjë që zotëron zemrat e tyre. Dhe kjo
ndjenjë i bën që të jenë egoistë,
sadistë, barbarë, të gatshëm të përdorin çdo lloj mjeti për të
realizuar dëshirat e tyre, që në të
shumtën e rasteve janë jashtë çdo norme të shoqërisë njerëzore. Janë tipa të etur për të thithur gjak
bashkëqytetari. Gjaku është ushqimi i shpirtrave të tyre të zinj. Në këtë kategori njerëzish bënte pjesë, për
fatin e keq të Agronit, edhe hetuesi i tij, Demiri.
Me këtë ndjenjë doli nga
zyra e kryetarit dhe filloi të stërhollonte në mendjen e tij metodat e Satanait
që do të përdorte. I mendonte dhe, pa vetëdijen e tij, mbi buzët ravijëzohej
një buzëqeshje ironike dhe triumfale. Hamendësonte çastin kur do të thyente
krenarinë e të burgosurit dhe ndiente një kënaqësi gati fizike për këtë. Iu duk
një ide e mrekullueshme, ajo shpikje cinike e një njeriu që nuk njihte asnjë
normë morali.
- Ç’ke që qesh me veten
tënde, more derdimen? - dëgjoi zërin e operativ Ilias,, të ngjashëm në karakter
dhe moral me të si dy pika uji.
- Sa mirë që të takova!
Eja këtu se dua të të them diçka. Kemi në duart tona një gjah të majmë.
U takuan të dy dhe filluan të bisedojnë.
Sytë u shndërrisnin
si hienave në
errësirë. Fërkonin duart sikur të kishin shpikur gjënë më të çmuar të
botës.
- Eja shkojmë ta festojmë. – tha Demiri.
U nisën dhe u futën në një kafene.
- Dy dopio raki dhe dy bërxolla, por shpejt se
nuk kemi kohë.
Kamarieri solli porosinë
dhe u
largua. Shkoi te banaku dhe i tha
banakierit:
- Erdhën prapë këta dy
kalecët*.
- Bobo, ç’i dëgjon
daullet e tyre!
Megjithatë ishin
të detyruar t’i
dëgjonin. Të gjithë i njihnin dhe e dinin se ku punonin. Një gjë e tillë
i bënte të
paprekshëm. Askush nuk
guxonte t’u dilte
përpara. Dy persona që po pinin
në një tryezë aty pranë, u ngritën dhe u larguan sapo ata kishin filluar të
pijnë.
- Përse u larguat kaq
shpejt? - u tha kamarieri.
Ata nuk folën, por i bënë
një shenjë me kokë nga ana e dy hetuesve. Ndërkaq bandillët vazhdonin të
rrëkëllenin gotat e rakisë njëra pas tjetrës.
- Ta pimë një mirësi për
gjahun tonë të ardhshëm!
Gotat u zbrazën në
gurmazet e dy të pangopurve. Së fundi vendosën të largohen. Paguan paratë dhe u
nisën duke u lëkundur sa djathtas, sa majtas dhe duke mbajtur njëri- tjetrin.
- E dëgjove çfarë llapën?
- i tha kamarieri banakierit kur ata u larguan. - Të pimë një mirësi për gjahun
e ardhshëm! Kush do të jetë ai fatkeq që do të bjerë në duart e tyre?
- Dëgjo, mos e hap më
gojën se do të marrësh Veten më qafë. Leri të
thonë e të
bëjnë ç’të duan.Ne s’jemi në gjendje t’i ndalim. Të
shikojmë punën tonë dhe të heshtim. Kjo është
* Kështu quheshin në zhargonin popullor
punonjësit e sigurimit të shtëtit.
detyra jonë.
- Dëgjo, mos e hap më
gojën se do të marrësh Veten më qafë. Leri të
thonë e të
bëjnë ç’të duan.Ne s’jemi në gjendje t’i ndalim. Të
shikojmë punën tonë dhe të heshtim. Kjo është detyra jonë.
Në kafene hynë një grup të
rinjsh dhe ata heshtën.
VI
- Besoj se u çlodhe? - i
tha Demiri, kur e thirri Agronin pas tri ditësh në zyrë - Unë jam gati. Fillo
dhe fol.
- Të flas? E çfarë të
them?
- Më duket se ta lexova akuzën
herën e parë. Tani dua konfirmimin tënd për ty dhe bashkëpunëtorët e tu.
- Më falni shoku hetues,
por më duket se keni gabuar adresë. Ajo akuzë nuk është për mua.
- Zoti hetues thuaj, - e
korigjoi Demiri.
- Ah, më falni! Por me sa
di unë shprehja zotni është
borgjeze dhe ne
jemi të gjithë kundër borgjezisë.
- Po të paralajmëroj.
Përgjigju pyetjeve të mia dhe mos më lodh kokën me fjalë në erë.
- Atëherë ja ku po jua
them, nuk kam asgjë për t’ju thënë.
- Ashtu? Po sikur unë ta
dokumentoj.
- Atë do të doja edhe unë.
- Mirë atëhere.
Hapi sirtarin e tryezës dhe nxori dy shkresa të
shkruara me shkrim dore.
- Besoj se e njeh shkrimin
e këtyre dy shkresave.
Ia vendosi para syve.
Sipër tyre Agroni lexoi shkruar me shkronja të mëdha:
DEKLARATË
Në njërën njohu shkrimin e
Resulit. E njihte mirë atë shkrim se
e kishte parë
në borderotë e çrregullta që dorëzonte ai dhe që Agroni i gjente plot me
gabime. Në tjetrën ishte shkrimi i Ibrahimit. Edhe shkrimin e tij e njihte pasi
e kishte parë në relacionet që dërgonte në drejtori për probleme teknike.
- Nuk e njoh, - u
përgjigj, duke mos dashur t’i japë të kuptojë se e dinte kush ishin ata.
Këtë e kishte mësuar që
nga biseda e shkurtër me Rustemin,
ditën që binte
shi në muajin gusht.
- Atëherë dëgjo:
“
Unë i
nënshkruari Resul Idriz
Sulejmani, datëlindja 1935,
me detyrë normist në ndërmarrjen elektrike të qytetit, me
ndërgjegje të plotë deklaroj përsa më poshtë vijon:
Duke
qenë një bir i denjë i popullit tim dhe i shtyrë nga mësimet e Partisë dhe të
shokut Enver Hoxha, duke parë se disa individë, të maskuar nën petkun e
revolucionarit, po përpiqen të sabotojnë punën vetmohuese që po zhvillohet në
vendin tonë për ndërtimin e shoqërisë socialiste, akuzoj shokun Agron Canaj se
së bashku me dy shokët e tij, Stefan Gjokën dhe Gjergji Panon, po përgatiten të
hedhin në erë turbinën e re që do të vendoset së afërmi në hidrocentral. Një
veprim të tillë e bëjnë me qëllim që të sabotojnë punën e hidrocentralit dhe
për të ushtruar
terrorizëm
në radhët e punonjësve të ndërmarrjes.
Një gjë
të tillë e kam dëgjuar nga biseda që këta
persona zhvillonin me njëri-tjetrin dhe ku unë isha afruar rastësisht pa
rënë në sy të tyre. Për këtë kam dëshmitarë edhe shokun Ibrahim Mehmeti, i cili u ndodh me mua në ato çaste.
Këtë
deponim timin e kam bërë krejtësisht me vullnetin tim, pa as më të voglin
shtrëngim. Jam i gatshëm ta deklaroj sa herë të jetë i nevojshëm nga organet
kompetente.
Me
respekt!
Resul Sulejmani “
Demiri e mbylli dhe mori
shkresën tjetër. Edhe ajo kishte pothuajse të njëjtën përmbajtje si e para,
veçse në të ishin shtuar edhe emrat e Ylli Nivicës, Gazmend Shpuzës dhe
Përpasrim Seferit, të tre punonjës të ndërmarrjes, dy të parët ekonomistë dhe i
treti financier. Në fund të deklaratës ishte nënshkrimi i Ibrahimit.
- Po tani çfarë do të na
thuash? - i tha Agronit.
- Mos kujtoni se do të bie
aq kollaj në grackën tuaj? Mos u mundoni të më ngatërroni në të tilla dredhira të fabrikuara.
- Po të paralajmëroj se do
filloj të përdorë metoda të tjera, që do të bëjnë të bilbilosësh.
- Dua të takoj kryetarin.
- Kryetarin e sat ëme? Ai
nuk pranon të bisedojë me armiq të popullit si ti.
- Atëherë bëheni sa më
parë atë që mendoni.
Demiri i ra ziles. Në zyrë
hyri polic Myfiti.
- Merre dhe ma kij kujdes.
Di vetë ti si ta trajtosh. . Po ta lë amanet.
Myfiti i vendosi prangat,
e mori për krahu dhe e shpuri në një qeli të bodrumit. E lidhi në ganxhat që
ishin vendosur në mur. Ai mbeti i varur për duarsh dhe për këmbësh.
- Kështu do qëndrosh deri
sa të pranosh.
U largua duke mbyllur
derën. Agroni nuk e kishte kuptuar sa kohë
kishte kaluar kur filloi të ndiejë dhimbjet në kyçet e
duarve dhe të këmbëve, pikërisht në ato vende ku e kishin lidhur dhe ku
qëndronte e gjithë pesha e trupit. Papritmas u ndez drita e prozhektorit që i
verboi sytë. I mbylli me shpejtësi. Megjithatë shkëlqimi i dritës bënte që të
depërtonte brenda syve të tij. Kjo gjendje zgjati pothuajse një gjysmë ore.
Prozhektori u shua dhe errësira mbuloi
gjithçka. Nuk vonoi shumë dhe ai u ndez përsëri. Një gjë e tillë vazhdoi në
intervale të caktuara kohe. Ishte një torturë mbi tjetrën. Së fundi ndjeu ta
linin fuqitë. Koka iu var dhe iu duk sikur po fluturonte për diku. I dukej
sikur ndodhej në një botë tjetër. Në një botë ku zjarret ishin sunduesit e
vetëm të atij vendi. Ai ndiente djegien, por nuk gjente mundësinë të largohej.
I dukej sikur zjarri po e thëthinte gjithmonë e më shumë. Një rënkim i mbytur
filloi t’i dalë nga gjoksi.
Befas ndjeu një dhimbje në
thonjtë e këmbëve, sikur ta kishte
shpuar dikush. Lëshoi një britmë, hapi sytë dhe pa Myfitin
që me një gjilpërë i shponte majat e gishtërinjve.
- Do të flasësh? – i
fliste ai.
Agroni ndjeu një neveri të
thellë për të. Mblodhi ato pak fuqi që i kishin mbetur dhe u mundua ta qëllonte
me shkelmë. Por harroi që këmbët i kishte të lidhura. Myfiti e kuptoi qëllimin
e tij.
- Do të më qëllosh? Ta
tregoj unë qejfin.
Mori një
kamzhik dhe filloi
ta godasë me
gjithë fuqinë e
krahut. Kamzhiku vringëllinte
mbi trupin e
tij. Pas çdo goditje dëgjohej një
rënkim i thellë.
- Do të
më qëllosh? - përsëriste Myfiti.
Kamzhiku vringëllinte më me forcë. Nga gjurmët
etij filluantë rridhnin vija gjaku.
Agronit koka iu var dhe rënkimet pushuan.
- Vdiq? - pyeti Myfiti i shqetësuar. - Jo, jo vazhdon të marrë frymë.
E zgjidhi dhe
u largua. Pas pak u
kthye së bashku
me Demirin. Ai e vështroi Agronin dhe pasi e preku me dorë,
vuri re se merrte frymë me vështirësi.
- Nuk duhet ta kishe
kaluar kufirin, - i tha me zë të ulët Myfitit. - A e di se ç’pësojmë po ta
gjejë gjë këtë? Ende nuk ia kemi marrë deponimin. Merre, dhe shpjere në qelinë
numër shtatë.
Myfiti e ngriti me vështirësi dhe ashtu, gjysëm të
alivanosur, e shpuri në qelinë ku kishte qenë më parë. Isufi kishte shërbimin
atje.
- Kije kujdes! Për çdo gjë
njofto shokun Demir, -- i tha atij.
Isufi u afrua te viktima
dhe po e shikonte. I erdhi shumë rëndë. E kishin katandisur si mos më keq. Iu
duk sikur edhe ai ishte përgjegjës për atë që ndodhi. Kishte zemër të mirë. Nuk
duronte dot kur shihte të tilla tortura. Disa herë kishte vendosur të jepte
dorëheqjen, por mendonte se do ta keqkuptonin dhe mund të përfundonte keq. E
shtriu në shtrat, e mbuloi me batanie dhe i foli me një zë të butë:
Pusho
i qetë! Gjithçka mbaroi.
Nuk do të bëjnë më të tilla tortura. Fli dhe do të shohësh se nesër do të gëdhihesh shumë më mirë.
Agroni hapi sytë, e vështroi
me mirënjohje dhe
desh ta falënderonte.
Por nuk mundi. Fjalët nuk i
dilnin dot. Isufi e kuptoi.
- Rri i qetë! – i tha.
- Nuk është nevoja të flasësh. Ju thashë, nesër do ta ndjesh
veten më mirë.
Dhe ashtu ndodhi. Të nesërmen Agroni u
zgjua në
një gjendje më
të mirë. Por ende ndiente dhimbje në kyçet e duarve
dhe të këmbëve, si dhe në gjurmët që i kishte lënë kamzhiku.Megjithatë, me
kalimin e kohës filloi ta merrte veten.Plagët po i mbylleshin dhe kjo falë
kujdesit të Isufit që e shikonte herë pas here.Në pyetje nuk po e merrnin më. Kjo e qetësonte më tepër. Mendonte se nuk
mbetej gjë tjetër veçse t’i kërkonin të falur dhe ta lironin.
Por nuk ndodhi kështu.
Pasi vunë re që e kishte marrë
mirë veten, mbi
të filloi kalvari i dytë i
torturave të tmerrshme. I vendosnin vezë të sapo ziera nën sqetull, e digjnin
me cigare të ndezur deri sa më në fund përdorën edhe metodën e fundit të
torturës, atë të rrymës elektrike. Dridhja ishte e tmerrshme. Megjithatë nuk
foli asnjë fjalë. Sado që u munduan ta detyronin të pranonte fajin, ai nuk u
dorëzua.
- Si do veprojmë? - pyeti
Ilia që në ato çaste u ndodh aty.
- Do vemë në zbatim planin
tjetër, atë që kemi biseduar, - u përgjigj Demiri.
- Mos rrezikojmë?
- E kush do ta marrë vesh? Do të gjejmë çastin
kur të mos ketë njerëz. Për shembull, në ditën e festës. Ta kremtojmë edhe ne
siç duhet festën e çlirimit.
U larguan duke qeshur me zë të lartë.
VII
29 nëntor 1974, tridhjetëvjetori i çlirimit të
atdheut.Kudo të shihte syri parulla dhe flamurë.Ngado dëgjoheshin marshe dhe
këngë partizane.Nëpër sheshet zhvilloheshin mitingje madhështore.Të gjithë
qytetarët i kishte mbuluar petku i festës.Ishin veshur me rrobat e tyre më të
mira.Kryetar Petriti dhe disa funksionarë të tjerë kishin shkuar në kryeqytet,
ku ishte zhvilluar një paradë ushtarake madhështore. Në degën e punëve të brendshme kishte mbetur një sasi
e vogël personeli. Oficer roje atë mbrëmje ishte hetues Demiri.
Ai po qëndronte në zyrën e tij. Herë pas here
vështronte orën. I dukej sikur minutat nuk
kalonin. Sytë i shndrisnin si të hienave kur
përgjojnë gjahun. Sillte ndër mend gjëra nga më të përbindshmet. Këto i jepnin
kënaqësi.Herë pas here qeshte me
veten e tij. Kur ora po i afrohej njëmbëdhjetës erdhi Ilia.
- Merr Selimin dhe nisu.
Me kujdes që ai të mos kuptojë gjë. -
tha Demiri
Selimi ishte shoferi i
gazit.
- Demir, a nuk të duket me
rrezik një veprim i tillë? – iu përgjigj mëdyshas Ilia
- Në qoftë se nuk do, mund të tërhiqesh. Ka të
tjerë që mund të dëfrejnë në vendin tënd.
- Më thuaj, çfarë do të bëjnë ato këtu?
- Do t’i bindim që të detyrojnë Agronin të
deponojë.
- Si do t’i detyrojmë?
- Atë ta them kur të
kthehesh.
- Mirë or mirë, po këto
misteret e tua sikur nuk më pëlqejnë.
- Jam i sigurtë që do të
pëlqejnë shumë. Do ta shohësh.
Ilia u mendua pak dhe
pastaj vendosi të shkonte.
- Të dalë ku të dalë
- tha dhe u largua.
Demiri filloi të fërkojë
duart me një kënaqësi të egër.
- Budallai, nuk e kupton
se fati një herë të çfaqet në jetë dhe
po nuk dite ta çfrytëzosh, aha, laji duart. Si tha romaku: Zaret u hodhën!
I ra ziles dhe në zyrë u
paraqit Myfiti që nderoi në qëndrim gatitu.
- Merr të pandehurin Agron
dhe lidhe në dhomën speciale. Pastaj shko te qelitë. Isufi të qëndroja te porta
e jashtme. Kur t’ju lajmërojë unë të ktheheni..
- Si urdhëron zoti hetues!
Dhoma speciale ishte
ndërtuar posaçërisht për të torturuar të burgosurit. Si në birucën, ku vendosën
në fillim Agronin, edhe këtu në mur ishin katër ganxha ku lidhej viktima.
Pastaj vazhdonin torturat nga më të tmerrshmet. Dhoma ishte në një ndarje të
veçantë ku ishin edhe dy dhoma të tjera.
Atje vendoseshin të burgosurit që mendohej të torturoheshin. Kjo ndarje ishte
izoluar nga pjesa tjetër e birucave në mënyrë që sado të bërtisnin ata që
torturoheshin, të mos dëgjohej asgjë.
Ndërkohë Ilia kishte
mbritur në apartamentin e Agronit.
Trokiti në portë. U dëgjua zëri i nënë Gjylos:
- Kush është?
- Hape! Vijmë nga dega e
punëve të brendshme.
Porta u hap dhe Ilia hyri
brenda.
- Dua të takoj Lumturinë.
- Përse?
- E kërkon Agroni. Më
dërgoi kryetari për këtë qëllim.
Në këtë kohë doli edhe
Lumtua me vajzën.
- Agroni kërkon të takohet me ty dhe vajzën.
Lumtua u mendua.I dukej e çuditshme që tani
gati në mes të natës ta kërkonte Agroni për takim.Ajo kishte kërkuar disa herë
të takohej me të ditën me diell dhe nuk e kishin lejuar.Edhe nënë Gjylën po
ashtu.Si ishte e mundur që një gjë e tillë të realizohej tani natën?
- Po tani është natë. Ne mund të vimë nesër në
mëngjes.
- Jo, jo duhet të vini
sot. Nesër që me mëngjes atë do ta nisin për në Tiranë për në spitalin
e burgut.
- Çfarë ka djali i nënës?
- pyeti nënë Gjyla e shqetësuar.
- Do shkojë për një
kontroll, pasi këto ditët e fundit ka patur një dhimbje në stomak
- Po, ai ka vuajtur nga
ulçera, -- vazhdoi Lumtua.
- Pikërisht për këtë
kryetari, meqënëse e keni kërkuar kaq
herë, vendosi t’ju lejojë sonte që është
edhe qetësi.
- Një minutë sa të
vishemi, - tha Lumtua dhe pasi mori Iridën shkoi në dhomë.
- Do të vij dhe unë, - tha
nënë Gjyla dhe vrapoi të vishej.
- Më fal nëno, por kam
urdhër vetëm për ato të dyja. Nuk mund të veprojë ndryshe
se më heqin veshin.
Ndërkaq Lumtua me vajzën
ishin veshur.
- Jemi gati, nisemi.
Ilia i shoqëroi në zyrën e
Demirit. Ai i vështronte sikur do i përpinte me sy. Irida ndjeu frikë dhe kapi
të ëmën fort për krahu. Pamja e hetuesit, që buzëqeshte në mënyrë cinike, i
tmerronte.
- Ju kemi thirrur për të
na ndihmuar që burri juaj të deponojë
ato që ka bërë. Për
këtë ju garantoj se do të ketë lehtësira për të dhe për juve.
Përndryshe…
Demiri e la fjalën në mes.
Lumtua e shikonte e habitur. Ilia i kishte thënë tjetër gjë.
- Po ky shoku na tha se do
të takonim Agronin?
- Atë fjalë e tha për të
mos shqetësuar t’ëmën. Megjithatë Agronin do ta takoni tani, por mos harroni
fjalët që ju thashë. Ju porosis që gjatë rrugës për të shkuar tek ai të
mos flisni asnjë fjalë.
Si kaluan një korridor të
shkurtër, zbritën disa shkallë dhe u gjendën në rradhën e gjatë të qelive. Prej
andej nëpërmjet disa shkallëve të tjera, zbritën në ndarjen ku ndodheshin
dhomat e torturave. Demiri hapi një portë dhe ato panë Agronin të lidhur për
këmbësh dhe duarsh në ganxhat e murit. Të dyja lëshuan nga një britmë dhe
filluan të qajnë me ngashërim. Irida u vërsul dhe duke kapur këmbët e të atit
filloi të flasë nëpërmjet lotëve që i rridhnin nëpër faqe:
- Babi, ç’të kanë bërë
kështu? Përse?
Demiri ndërhyri dhe e
tërhoqi. Ilia mbante Lumton.
- Kjo varet vetëm nga ai.
Atij duhet t’i vijë keq për lotët tuaja. Mjafton të pranojë ato që ka bërë.
- Ju jeni kriminela
shpirtzinj! Unë nuk kam bërë asgjë.
- E moj, e dëgjon? - iu
drejtua Demiri Lumtos. - Ende nuk do të tregojë. Foli ti se ndoshta bindet.
Lumtua mendoi se duke i
folur ajo, ai mund të pranonte të fliste. Për
hir të saj
dhe Iridës ai do ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Por në çast mendoi karakterin e tij. E njihte
shumë mirë atë karakter. E dinte se ai nuk do ia falte kurrë nëse do t’i bënte
një propozim të tillë. Vendosi
të qëndronte si ai, e paepur.
- Ai ka karakterin e tij.
E di vetë nëse ka kryer gjë apo jo. Unë nuk mund ta detyroj të pranojë një gjë që ai thotë se nuk e ka kryer.
- Ashtu? Atëherë po na
detyroni të përdorim metodën tjetër. - Dora e tij u fut ndërmjet kofshëve të
Iridës, - Paske kofshë të mira!
- Lëshomë! - thërriti Irida duke uluritur
- Lereni vajzën! - thirri Lumturia dhe u nis në drejtim të saj,
por u ndalua nga Ilia që fillojë t’i zbërthejë gjokset dhe t’ia shtrëngojë.
- Lëshojini të
poshtër! - u dëgjua zëri i mekur i Agronit.
Lumtua e ndjeu veten në
një pozitë mjaft të vështirë. Nuk i kishte shkuar ndër mend se mund të arrinin deri këtu. Irida
vështronte me sy të zgurdulluar,
duke mos kuptuar
se çfarë po
ndodhte.
- Agron! - thirri Lumtua e
mbytur nga lotët.
- Babi, babi, babi, ndihmona! - përsëriste Irida.
- Hë, si thua, të
vazhdojmë më?
Agroni përpëlitej në
ganxhat ku e kishin lidhur. Mundohej të zgjidhej dhe t’u hidhej sipër atyre dy
çakejve, por ishte e kotë. Si e pa që nuk kishte tjetër rrugëdalje, pasi
ata mund të bënin çdo gjë, tha:
- Ndaloni! Bjere të
nënshkruaj atë që doni.
Krenaria e njeriut fisnik më në fund ishte
thyer. U tmerrua nga ajo që do të shihte Ai që deri në ato çaste ishte dikushi,
papritur dhe pakujtuar, ishte shndërruar në askushi. Ai po fillonte të binte në humnerë. Nuk mund të
quhej më njeri. Ishte shndërruar në një person pa parime, pa moral. Ishte depersonalizuar i tëri.
Demiri hoqi duart nga
vajza. Po ashtu edhe Ilia.
- Merri dhe prismi aty, -
tha Demiri duke i shkelur syrin Ilias.
Ato dolën. Demiri thirri
Myfitin dhe e urdhëroi të merrte Agronin dhe ta shpinte në zyrën e tij.
- Qëndro edhe ti atje sa
të kthehem unë.
Myfiti mori Agronin dhe u
nis për lart.
Demiri u drejtua te dhoma
e parë përbri asaj të torturës. Hapi portën dhe pa Ilian që mundohej të shtrinte në një tavolinë që ndodhej aty Lumton,
duke e kërcënuar me kobure.
- Kafshë, kafshë, kafshë!
– bërtiste ajo.
- U vaftë mbarë! – tha
Demiri dhe u drejtua nga dhoma tjetër.
Hapi derën dhe pa Iridën
fare të hutuar, si të
përgjumur që fliste me vete.
- Babi, babi, babi, - pastaj shkrehej në vaj.
- Nesër babi do vijë në
shtëpi, po hajde ta festojmë sot bashkë.
I zbërtheu bluzën dhe i
nxorri jashtë gjokset e vegjël.
Filloi t’ia shtrëngojë
fort dhe t’ia kafshojë. Ajo vazhdonte të qante dhe të thërriste të
atin. Klithmat e saj mbyteshin brenda
mureve të betonta. Ata ishin të plotfuqishëm mbi ato dy viktima të gjora.
Egërsirat e kishin kapur gjahun dhe po e coptonin pa mëshirë.
VIII
Isufi po rrinte te porta
ku e kishte caktuar Demiri për t’i dhënë përgjigje ndonjërit që mund të pyeste
për diçka. Kishte parë Ilian që
hyri brenda me
dy femra dhe
kishte pyetur shoferin e gazit që
i solli:
- O Selim, kush ishin ato dyja?
- Janë familjaret e një të
burgosuri. Kanë ardhur për një ballafaqim.
Atij iu duk i çuditshëm ky
ballafaqim në mesnatë, por nuk u thellua më shumë. Në fund të fundit atje ishte
e zakonshme që pyetjet të bëheshin pas mesit të natës. Ajo ishte një praktikë e
njohur. Kishte kaluar më shumë se një gjysmë ore nga ardhja e tyre kur në dyert
e degës u çfaq një plakë. Isufi njohu atë plakën që kishte ardhur të kërkonte
kryetarin një muaj më parë.
- Më fal mor bir, por dua të takoj kryetarin e
degës. Thuaji se ka ardhur nënë Gjyla, gruaja e dëshmorit të Luftës
Nacionalçlirimtare, Bexhet Canaj.
- Po tani është natë, moj
nëne! Pastaj kryetari nuk është fare këtu.
- Si nuk është këtu? Mua
më tha oficeri juaj që këtu është.
- Cili oficer jua tha?
- Ai që mori nusen dhe
mbesën. Tha se me urdhër të kryetarit do bënin takim me
djalin
tim që ndodhet i mbyllur këtu.
- Si quhet djali juaj?
- Agron Canaj.
Një hije dyshimi kaloi në
mendjen e Isufit. Dy femrat që hynë para
një gjysmë ore, tani plaka dhe fjala që i paskësh thënë operativ Ilia për
kryetarin, që nuk ishte fare në qytet, e bënë të mendohej. Diçka e dyshimtë po
përgatitej. Agronin e njihte. E kishte shoqëruar në qelinë numër shtatë. I
kishte ardhur shumë keq për të dhe ishte munduar ta ndihmonte. Thirri një polic
dhe i tha të qëndronte pak kohë në vendin e tij, se do të shkonte të kërkonte
hetues Demirin.
- Nënë, do të shkoj unë ta
kërkoj, - i tha plakës.
- Falemnderit, more bir! Zoti ta shpërbleftë
për mirë!
- E ku ka zot? - tha
polici që sapo mori shërbimin.
- Ka mor bir, ka. Ai
ndodhet kudo. Edhe në ndërgjegjen tëndë që thua se nuk ka Zot, ai ekziston.
Ishallah nuk e provon të keqen, por po të ndodhesh në vështirësi, do ta kuptosh
se ku ndodhet Zoti.
Isufi shkoi
në zyrën e
Demirit. Atje pa Agronin të ulur në një
karrike dhe pranë
tij Myfitin.
- Ku është shoku Demir?
- Poshtë në birucat, tani
vjen.
Shkoi në qelitë e të
burgosurve. Përveç dyerve
të mbyllura me
lloz, nuk pa
njeri tjetër.
- Duhet të jetë në dhomën
e speciale, - mendoi.
Zbriti poshtë dhe u
drejtua andej. Në dhomën e speciale nuk kishte njeri. Iu duk
sikur dëgjoi një rënkim dhe pas tij një zë që qante. Zëri vinte nga dhoma
përbri. Nga dhoma tjetër dëgjohej një e qeshur histerike. Dera e dhomës së parë
ishte pak e hapur. E shtyu dhe pa hetues Ilian të zhveshur mbi një grua. Ajo
qante me ngashërim. Mbylli portën dhe u drejtua nga dhoma tjetër. Nga brenda
dëgjohej një zë që qante dhe qeshte. Dëgjoi edhe zërin e një burri që thoshte:
- Ja edhe pak, kënaqu moj
kumbull!
Këto fjalë shoqëroheshin me një rënkim.Njohu
zërin e Demirit dhe kuptoi gjithçka.U trondit. Poshtërsia e atyre dyve e
la pa mend. Ç’të bënte? Të largohej dhe të hiqej sikur nuk kishte parë gjë? Kjo
ishte e pamundur. Do të qëndronte. Ta shikonin dhe ata që ai u bë dëshmitar i
aktit të tyre të turpshëm. Dera e dhomës së parë u hap dhe doli Ilia me Lumton
e përlotur. Kur pa rreshterin ai u trondit.
- Po ti ç’kërkon këtu?
- Dua të takoj shokun Demir. Ka ardhur nëna e
Agronit dhe kërkon nusen dhe mbesën..
Ilia ndërroi tonin. Mendoi
ta bënte për vete me dredhi.
- Do ta provosh? - i tha
duke i shkelur syrin. - Është shumë e mirë. Provoje! Mos humb rastin.
- Falemnderit, nuk
kam nevojë, - u
përgjigj prerazi Isufi.
Ndërkohë u
hap dhe porta
tjetër dhe doli Demiri pas tij Irida. Sytë vajza i
kishte të çakërdisura. Fytyra i ishte shtrembëruar. Kishte marrë pamjen e një
të çmendure. Vazhdonte të qante e të
qeshte njëkohësisht dhe belbëzonte:
- Babi, babi, babi…
- Çfarë i keni bërë
vajzës? – klithi Lumtua
dhe e futi në gjirin e saj.
- Mbylle gojën! Po fole
një fjalë dije
se ju të
dyja dhe ai kokëmushka tuaj
do të zhdukeni brenda
njëzetekatër orëve. Këtë mbaje në mendje.
Pastaj duke u drejtuar nga Isufi i tha me një ton të
ashpër:
- Po ti?
- Përjashta të kërkon nëna
e Agronit.
- Përse?
- Atë e dini ju.
- Mirë, mirë. Merri dhe
shpjeri përjashta. Lajmëro Selimin t’i çojë në shtëpi. Të marrë edhe plakën.
Ai i mori dhe u nis. Kur i pa në atë gjendje nënë Gjyla u trondit
tepër.
- Çfarë ka ndodhur me vajzën?
- Asgjë! U trondit kur takoi të atin, - tha
Lumtua duke e mbledhur veten.Nuk donte t’i jepte të kuptonte së vjehrrës.
Hipën në makinë dhe u nisën. Isufi largoi
policin që e zëvendësoi dhe po rrinte te porta duke përfytyruar skenat që
kishte parë.
Demiri, ndërkohë, ishte kthyer në zyrën e tij
dhe kishte nxjerrë jashtë Myfitin. Hapi sirtarin e tryezës dhe nxori prej andej
një shkresë të shtypur në shumë faqe
dhe, duke iu drejtuar Agronit, i tha:
- Do të ta
lexoj?
Agroni nuk foli.Filloi të ndiejë të ftohtë.Po dridhej i tëri.
- Atëhere nënshkruaje!
Shkruaj emrin, mbiemrin dhe vurë nënshkrimin në çdo faqe të procesverbalit.
Agroni vazhdonte të mos
fliste.
- Mos harro, ato janë poshtë. Do të lirohen
vetëm kur ti të nënshkruash.
Një ngashërim i thellë filloi të dalë nga zemra
e tij.Lotët filluan t’i rrjedhin nëpër faqet.Filloi të qajë si një fëmijë. Demiri e la deri sa
u qetësua dhe i tha:
- Nënshkruaje!
Mori penën dhe me dorën që
i dridhej nënshkroi të gjitha fletët. Si mbaroi, mundi të thoshte me një ton
therrës:
- Tashti çdo gjë është e
kotë. Agron Canaj ka vdekur.
Demiri thirri Isufin, i
cili e mori dhe e mbylli në qelinë numër shtatë. Hetuesi i ndoqi nga prapa..
- Përse erdhe poshtë
qëparë? - pyeti Isufin.
- Të thashë, kishte ardhur
nëna e Agronit dhe donte të bisedonte me ty.
- Ashtu? E çfarë donte?
- Donte shpjegime përse i
kishit marrë nusen dhe mbesën.
- Mua mos më shit mend me të tilla filozofira. Dëgjo, po hape gojën për ato që pe, dije se të piu
e zeza. Mos mendo se mund të më
bësh gjë mua.
I kam aq
njerëz sa për
të më mbrojtur në çdo rrethanë.
Ti nuk ke parë asgjë. Kuptove?
Isufi heshti dhe u largua.
Rrugës u shkëmbye me Ilian.
- Po këtë kush na e poftisi sonte? - tha ai. -
A nuk të thashë se është një veprim i rrezikshëm?
- Mos u shqetëso, e rregulloj unë atë punë. Ai
nuk do të guxojë të flasë. Po më thuaj a
u
kënaqe ndopak?
- E si
të mos kënaqesh me një kumbull si ajo.
Të dy u larguan duke u zgërdhirë me të madhe.