Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Cikël poezish kushtuar familjes
E shtune, 27.07.2019, 09:40 AM
Reshat Kripa
Cikël
poezish kushtuar familjes
Prindërve të mi
Kur i vogël isha, kur isha fëmi,
Isha
djalë çapkën, një i ri rebel.
Dhimbje
u shkaktova prindërve të mi,
Dhimbje
shpirtërore, peng seç më ka ngel.
Si
nuk u mërzitën, si nuk më qortuan,
Për
ç’ka bëra unë, ndezur nga furitë?
Prapa
seç më ndoqën, veten s’e lëshuan,
Deri
sa më kthyen, përsëri në dritë.
Dhe
tani i rritur , tani si dikur,
Ndiej një
respekt, sikur t’i kem pranë,
Një dashuri ndiej, s’do t‘i harroj kurrë,
S’do
t‘i harroj kurrë, nënën dhe babanë.
Prindërit
e mi, o prindër të rrallë,
Nuk
e di në botë, mund të ketë të tjerë,
Sot
në pleqëri, unë ndiej shumë mall.
Përjetësisht
pranë dua që t’u kem.
Vlorë, qershor 1991
LETRA E
PAJTIMIT
Letra
vinte që nga larg, prej andej ku kish mërguar,
Mbushur
plot me lot e vaj, nga një zemër
copëtuar.
Zemër
copëtuar vajze, vajze vjeç gjashtëmbëdhjetë,
Ende
nuk kish lulëzuar, ende nuk kish hyrë në jetë.
Ti
je babi më i mirë, si ty nuk gjejmë në botë,
Kam
një mall e një dëshirë, nga syt më rrëshqasin lot
Ti
me motrën rri i vetëm, unë me mamin dhe vëllanë,
Pesëmbëdhjet
vjet kaluam, të ndarë edhe mënjanë.
Eja
babi, fale mamin, dhe ajo të fali ty,
Që
të mbajmë kokat lart, të mos na qeshë njeri.
Ne
e dimë sa na do, edhe ne shumë të duam
Eja,
eja të jetojmë, në familje të bashkuar.
Unë
ende jam e vogël, s’i kuptoj hallet e jetës,
Po
kërkoj si nëpër tym, që të gjejë të vërtetën,
Mamin,
babin edhe mua, bashkë motrën e vëllanë,
Po
të lutet zemër-vogla, eja që të rrimë pranë!
Babi
letrën e lexoi, goja nuk i fliste dot,
Hodhi
syt nga vajz’e madhe, syt ishin mbushur me
lot
Hodhi
poshtë paragjykimet, të kaluarën harroi,
Hodhi
poshtë thashethemet, tok me vajzën
fluturoi
Dhe
një jetë të re filluan, të bashkuar si dikur,
Prindër
bashkë me fëmijë, për të mos u
ndarë kurrë!
Të
mos kemi më në jetë, kurrë mos pafshim në botë,
Një
familje ndarë dysh, një familje mbytur lot!
Vlorë, tetor 1993
IDËS
Çfarë
ka deti që gjëmon,
Çfarë
ka mali që ushton?
Përse
fushat fëshfërijnë?
Përse
pyjet uturijnë?
Nuk
është deti që gjëmon,
Nuk
është mali që ushton,
As
dhe fushat fëshfërijnë,
As
dhe pyjet uturijnë.
Është
zemra ime dëlirë,
Është
mosha e rinisë,
Është
zjarri im i lirë,
Është
koha dashurisë.
Dashurova
plot pasion,
Me
një zjarr, zjarr të pashuar,
Zemra
puth dhe fluturon,
Lart
në qiellin e amshuar
S’e
harroj puthjen e parë,
Thellë
në zemër regjistruar,
Goja
jote plot nektarë,
Brenda
meje e paharruar.
Plot
tre vjet u dashuruam,
Plot
pasion dhe plot furi,
Jetën
tonë e kaluam,
Herë
me brengë, herë dashuri.
Do
bërtas dhe brohoras
Të
dëgjohet gjer në qiell,
Plas,
moj zemra ime, plas!
Ida,
ti më je Venerë!.
Tiranë, maj 2001
NINA NANA
Nina
nana shkruaj, në moshë të kaluar,
Zogjtë
e mi të shtrenjtë, oh, sa fort i dua!
S’janë
më vocërrakë, janë të martuar,
Rreth
e rreth fëmijë, plot gëzim për mua.
Nina
nana Tani, djali im i parë,
Zbrite
si një engjëll për të na gëzuar,
Ishe
dritë e syve me këmbë të mbarë,
Bashkë
me Dorinën jetë lumturuar!
Nina
nana Dina, ty po të këndoj,
Fëminia
jote shumë e trazuar,
Atje
larg ku ndodhesh ty po të kujtoj,
Unë
këtu ku gjendem zemër copëtuar.
Nina
nana Cela, ylli im i artë,
Imja
trimëreshë si vullkan shpërtheve,
Fluturon
krenare në qiellin e lartë,
Majat
më të larta me vrrull i rrëmbeve.
Nina
nana sot unë do të thërras,
Sa
të tundet mali, sa të dridhet toka,
Sa
të çmenden valët thërras e bërtas,
Bashkë
me fëmijtë imja është bota!
Tiranë, gusht 2006
NIKIT DHE
NOELIT
Kushtuar mbesave të mia të bukura
Lindët
ju si rreze dielli, rreze drite plot
shkëlqim,
Për
çdo ditë vezulloni, si yje në shpirtin tim.
Oh,
sa herë ju shikoj, oh sa herë ju përgëzoj,
Zemra
më gufon përpjetë, lart në qiell fluturoj.
Niki,
yll i bukurisë, perëndesh e lumturisë,
Me
atë zërin e ëmbël, cicërim e ëmbëlsisë.
Zëri
yt zë kanarine, rrjedh në vargje ngazëllim,
Lumturove
jetën time, zemrën mbushe me gëzim.
O
Noel, vashëz e bukur, eja bashkë të lodrojmë,
Dhe
me ty në krah o flutur, brengat tona t’i
harrojmë.
Ti
je drita jetës sime, je simbol i
pastërtisë,
Ti
je yll zbritur nga qielli, je gëzimi i
shtëpisë.
Rrituni
zemrat e mia, rrituni si burrëreshë,
Cicëroni
si zogj mali, gjersa zëri juaj të
ndeshë,
Të
përplaset nëpër male, nëpër dete oqeane,
Të
shpërthejë botën mbarë, të buçasë si zë zane!
Tiranë, shtator 2008
RAFIT DHE
GABIT
Kushtuar nipërve të mi
që i kam larg
Jeni
larg të dy , në një tjetër botë,
Botë
e re e madhe, shumë e ëndërruar,
Unë rri këtu, zemra pikon lot,
zemra
ime lodhur, zemër dëshpëruar.
Vështroj
lart në mur, dy portrete pranë,
Si
dy zogj parajse, me fytyrë gëzuar,
Rafi
edhe Gabi, të dy aty janë,
I
kundroj me ëndje, mall e brengë trazuar.
Rrinë
e më vështrojnë, sytë xixa plot,
Duket
sikur thonë: Eja gjysh i mirë,
Që
të luajmë bashkë, ne të duam fort,
Por
unë rri i heshtur, duke psherëtirë.
Ju
vështroj nga larg, vocrakët e mi,
Duket sikur rrini, m’u në prehrin tim,
Lumturia
juaj, gaz dhe dashuri,
Atëherë
dhe unë, mbushem me gëzim!
Tiranë, shtator 2008
VËLLAIT
Kushtuar vëllajt tim
Besnikut
Çfarë
të të kujtoj, i dashur vëlla,
Jetën
që kaluam, tmerr dhe brenga plot,
Bashkë
e përshkuam, bashkë të pandarë,
Mendja
s’e kupton, pena s’e shkruan dot.
Nuk
përshkruaj dot, dhimbjen e pamasë,
Për
rininë e humbur, burgjeve të shkretë,
Burrërinë
e vjedhur, zemrën në lëngatë,
Shpirtin
copëtuar, rrjedhave në jetë.
Kurrë
nuk u theve, kurrë nuk u mposhte,
Trimërisht
qëndrove, në dallgë e stuhi,
Me
fëmijtë gëzove, jetën e ndërtove,
Me
vaj e mundime, por me dashuri.
Dhe
tani që jeta, filloi të lulzonte,
Dhimbja mëkatare, ishte flakur tutje,
Tani
që dhe zemra, filloi të gëzonte,
Përse
u largove? Përse më nuk duke?
Oh,
ky fat i hidhur, në shtrat të mbërtheu,
Por
ti prapë qëndrove, si titan legjende,
Kokën
nuk e ule, dhimbja nuk të theu,
I
përhershëm mbete, simbol rezistence!
Tiranë, dhjetor 2006
MOTRËS
Kushtuar motrës sime
Fatushes
Fëmininë
kur mohova,
Kur
në burg unë përfundova,
Kur
gjithçka u shkatërrua,
Shpirti
veç u ngushëllua .
Sepse
ti më ndejte pranë,
Dhe
në jetë dhe në hapsanë,
Në
hapsanë kudo që isha,
Ty
gjithmonë pranë të kisha..
Fjala
jote, fjalë e urtë,
Fjalë
e mirë, fjalë e butë,
Zemrën
time qetësonte,
Shpirtin
tim e ledhatonte.
Më
dhemb zemra, më dhemb shpirti,
Dua
që ky yll të ndriti,
Vit
pas viti të ndriçojë
Përgjithmonë
të rrezatojë!
Tiranë, janar 2007