Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Kush janë fitimtarët?
E merkure, 31.07.2019, 08:46 PM
Mendime rreth një debati
Kush
janë fitimtarët?
Nga
Reshat Kripa
Ka vite që në median shqiptare po zhvillohet nje debat i madh se kush janë në të vërtetë fitimtarët e ndërrimit të sistemit. Mendimet janë të ndryshme. E majta ngul këmbë se është ajo fitimtarja e kësaj beteje ideologjike. E djathta gjithashtu. Këto debate zhvillohen nëpër faqet e shtypit të shkruar por më tepër ndiqen nëpër debatet televizive që kanë mbushur faqet e televizioneve të ndryshme.
Këto debate zhvillohen ndërmjet po atyre figurave analistësh që i kemi parë dhe
stërparë çdo ditë në këto ekrane. I kemi parë për të gjitha çështjet që
preokupojnë opinionin publik shqiptar, që nga ato më të thjeshtat dhe deri tek
më të rëndat. Për të thënë të vërtetën na ka marrë malli të shohim figurën e
një analisti të ri, të studiuar në universitetet më në zë të botës demokratike.
Por, çuditërisht, për këta individë dyert e televizioneve tona janë të
mbyllura. Ato janë bërë pronë e analistëve të përjetshëm.
Vetëm një gjë nuk
kemi dëgjuar prej tyre, kush është fitimtari i kësaj beteje që ka vite që ka
filluar dhe ende nuk po gjen zgjidhje. Pikërisht kësaj pyetje dua t’i
kushtohem në shkrimin tim. E di që disa
do të më quajnë ballist, dikush tjetër legalist, një i tretë kolaboracionist e
kushedi se çfarë tjetër. Për t’u hequr merakun do të doja t’u thoja se rrjedh
nga një familje që nuk ka pasur asnjë pjestar nga fisi i saj me ballin apo
legalitetitn, asnjë person të arratisur
jashtë shtetit për motive politike. Madje kemi qenë të lidhur, më tepër me
Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Nuk e them këtë se dua të mburrem. Përkundrazi, do
të doja që të mos ishte kështu. Por situata e atyre viteve ishte e tillë që
njeriu nuk arrinte të kuptonte se kush ishte rruga e
drejtë që duhej
të ndiqte, ndaj
jo rrallë herë zgjidhte rrugën e gabuar.
Ju do të thoni
atëherë se si ka mundësi që mendimet e mia bien në kundërshtim me prejardhjen
familjare. Përgjigjen ua jap unë. Ishte vetë komunizmi që më bëri të tillë. Duke
qenë në konditat e përshkruara më sipër, çuditërisht, një ditë vjeshte të vitit
1946 një makinë ndalet para portës tonë
në Tiranë dhe na rrëmben e dëbon në qytetin e lindjes, në Vlorë, ku pas
atij çasti, trajtoheshim si armiq të sistemit komunist. Kjo bëri që unë të
ngrihesha kundër tij. U ngrita dhe këtë e pagova me disa vite burg. Por,
fatmirësisht, burgu u bë një shkollë e veçantë për mua. Aty, nëpërmjet disa
figurave të paarritshme, mësova se Shqipëria kishte edhe një histori tjetër nga
ajo që unë kisha mësuar në shkollën komuniste. Mësova historinë e vërtetë të
këtij kombi dhe këtë histori dua ta pasqyroj në këtë shkrim. Nuk jam as
historian, as analist, por dua të shpreh atë që kam dëgjuar me veshët e mi dhe
atë që mendoj se është e vërteta.
Në debatet e
zhvilluara në shtypin e shkruar apo atë viziv dëgjoj mendime nga më të ndryshme
lidhur me qëndrimin e Ballit Kombëtar apo legalitetit gjatë periudhës së luftës
për liri. Disa e paraqesin si bashkëpuntorë të pushtuesit dhe të tjerë të
kundërtën. Unë rri dhe arsyetoj: Sikur forcat balliste të kishin qenë
bashkëpuntore të pushtuesve, përse komunistët pranuan bisedimet me ta, madje
arritën edhe në një marrëveshje së bashku
në Konferencën e Mukjes, marrëveshje që e braktisën pa u tharë ende boja
me të cilën ishte nënshkruar? Përse ndodhi kjo? I kujt ishte faji? Natyrisht jo
i nacionalistve, pasi ata i qëndruan besnik asaj.
Kur u themelua
Fronti Nacionaçlirimtar, në Konferencën e Pezës, komunistët hodhën parullën demokratike të
bashkimit “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, parullë që simbolizonte
bashkimin e gjithë forcave politike në një front të vetëm dhe zgjidhjen e
problemit të pushtetit pas fitores me
anën e zgjedhjeve të lira. Kjo parullë bëri që legalistët, me në krye heroin e
7 prillit 1939, Abaz Kupin, të rreshtoheshin në rradhët e këtij fronti. Por,
pas Konferencës së Mukjes kjo parullë demokratike u zëvendësua me atë
revolucionare: “Pushteti buron nga gryka e pushkës”, parullë që solli si pasojë
fillimin e luftës civile, një luftë numri i viktimave të të cilit e kalon disa
herë atë të
luftës kundër okupatorit,
nga të dyja
forcat ndërluftuese.
Lexojmë shpesh
medimet e mykura të disave që e mbajnë veten për historianë të paanshëm por
që, në të vërtetë, u zjen nga brenda krimbi i komunizmit. I
dëgjojmë t’i derdhin bateritë e tyre të shkarkuara mbi figurat më të shquara të
këtij kombi, Mithat Frashërit, Safet Butkës, Ramazan Jaranit, Hysni Lepenicës
dhe plot luftëtarëve të tjerë të lirisë.
Për vlerësimin e tyre unë nuk kam nevojë të gërmoj nëpër arkivat që, shpesh
herë, janë të manipuluara. Unë kam
kujtimet e mia të fëminisë kur ata burra të shquar, në konditat e ferrit
komunist më flisnin për drejtuesit e pakrahasueshëm të nacionalizmit shqiptar,
me të cilët kishin luftuar krah për krah. Njeri prej tyre, juristi i njohur
Xhevdet Kapshtica më dha një shkrim, futur fshehurazi në burg, që luftëtari
Bardhyl Pogoni e kishte botuar në gazetën “Flamuri” në Itali në vitin
1946. Titulli ishte “28 nëntor 1939”, ku
shkruhej:
A do të varrosnim këtë ditë të përzierë me flamujt e këngët e armikut? A do
të dëgjonim në heshtje profkat e tradhëtarve? Jo! Jo, thanë të gjithë
shqiptarët e mirë! Jo, doli fjala nga shtëpia e Lumo Skëndos dhe vesh më vesh
në gjithë Shqipërinë! Jo, tha Safet Butka! Jo, tha Hysni Lepenica! Jo, gjëmuan
malet dhe zëri i djalërisë tha: Jo!”
Shkrimi vazhdonte
me zhvillimin e demostratës. Një turmë e
tërë në mbrojtje të lirisë së vendit. Në këtë turmë nuk mungonin as fëmijtë. Ja
se si vazhdon shkrimi:
“Eja mblidhuni këtu!” ia krisi kënga dhe asnjë nuk tha “përse?” Qe klithma
e dhimbjes së kombit, qe zëri i ndërgjegjes që kërkonte shpërthim. liri. Armiku
na pa, dëgjoi por s’lëvizi. Asgjë s’na ndante, ne ecnim të gjithë.Turma e
bashkuar me një ideal të vetëm drejt varrit të Naimit. Atje larg, mbi një breg
të vetmuar, u mblodhëm rreth. Flamurin me zhgabë e mbanim lart. Dhe vasha
shtatëvjeçare që ndoqi pas tanë, Ramazan Jaranin, qëndronte zbathur, veshur me
të zeza. Vendosëm lule mbi varrin e ftohtë dhe, kryeulur, qamë. Qante në
heshtje, Safet Butka! Qante në heshtje, Ramazan Jarani! Qanim të gjithë ne dhe
vasha me të zeza qante…
Ndërsa në fund
autori shkruante:
Atë natë ne kënduam me zjarr.
Atë natë ne
folëm me zjarr. Atë natë ne
ndezëm një zjarr, zjarrin e shqiptarve
të lirë. Atë natë nuk kishte as
komunistë dhe as “çlirimtarë” me yll…
Vini veshin frazës
së fundit: “ Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as çlirimtarë me yll…”Përse?
Sepse komunistët nuk kishin marrë ende urdhër për të luftuar dhe ky urdhër nuk
ishte dhënë pasi kryeqëndra e tyre, Bashkimi Sovjetik, ishte ende në aleancë me
Gjermaninë hitleriane.
Këto fjalë i thotë një luftëtar pjesëmarrës i asaj
demonstrate të paharruar, një luftëtar i lirisë. Kush ishte ky luftëtar? Bardhyl Pogoni kishte lindur n? Tiran? n? janar t? vitit 1925. Aty
mbaroi shkoll?n e mesme dhe mori pjes? aktive n? l?vizjen antifashiste. Babai i
tij, Pertef Pogoni kishte qen? z?vend?sminist?r i Arsimit t? Shqip?ris? n?
koh?n e Mirash Ivanajt. Autoritetet shqiptare profashiste kishin dh?n? urdh?r
p?r arrestimin e Bardhylit, mir?po babai e kishte larguar nga Shqip?ria p?r t’i
shp?tuar burgimit. U vendos n? kampin e refugjat?ve n? Itali ku ishin vendosur
edhe Mithat Frash?ri dhe shum? personalitete t? tjera politike t? Shqip?ris?.
Ai studoi let?rsin? franceze n? Universitetin e Bolonj?s. N? vitin 1950 emigroi
n? Shtetet e Bashkuara. N? mesin e viteve ‘50 filloi pun?n pran? seksionit
shqip t? Radio “Europa e Lir?” dhe n? vitin 1959 filloi pun?n n? Shkoll?n
Ushtarake t? Gjuh?ve n? qytetin Bloomington t? shtetit Indiana. N?
Universitetin Indiana mbaroi studimet e larta dhe n? vitin 1967 mbrojti
disertacionin e doktoratit (Ph.D) n? fush?n e gjuh?sis?. N? vitin 1967 u em?rua
profesor n? Universitetin Western Kentucky ku q?ndroi deri n? vitin 1972. Prej
vitit 1974 e deri n? vitin 1978 Bardhyl Pogoni u pranua si profesor i gjuh?s
anglishte n? Tripoli t? Libis? dhe prej vitit 1978 e deri n? vitin 1985 drejtoi
Institutin e Studimeve Albanologjike n? Napoli t? Italis?. Gjat? karrier?s s? tij
universitare Bardhyl Pogoni botoi shkrime t? ndryshme p?r gjuh?n shqipe. N?
vitin 1949 kishte botuar n? Itali poem?n “Fytyr? e Kombit” kushtuar Mithat
Frash?rit. Ky ishte Bardhyl Pogoni.
Pseudohistorianët
sharlatanë të regjimit të përmbysur deklarojnë se Mithat Frashëri e mbylli me
humbje jetën e tij. Jo, mor zotërinj! Ai humbi vetëm një betejë dhe këtë betejë
e humbi sepse nuk ishte vrasës prapa krahëve si ju, nuk ishte i prapaskenave të
pështira si ju. Ai ishte për një Shqipëri të lirë demokratike si shumica e
vendeve të botës së lirë. Ndoshta me të
vërtetë gaboi, por ai nuk donte të derdhte gjak shqiptari si ju. Nuk donte të
ngjallte ndjenjën e vllavrasjes midis shqiptarve si ju. Donte bashkimin dhe
vëllazërimin e të gjithë kombit në një të vetëm dhe jo si ju që braktisët
Kosovën martire për hir të interesave tuaja të pështira.
Le të kthehemi
tani në temën e ngritur në fillim të
këtij shkrimi: “Kush janë fitimtarët?” Dy janë idetë që janë ndeshur me njera
tjetrën gjatë shekullit të kaluar. E para ideja nacionaliste që mbështetej në
ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e
fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e
shkollimit dhe specializimit, të drejtën
e votës së lirë dhe përfaqësimit. E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku
individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë
pronë e shtetit, ku shkollimet dhe
specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi, ku e drejta e votës së lirë mungonte
plotësisht.
Përfaqësuesit e
idesë së parë ishin Mithat Frashëri me
pasuesit e tij. Ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam
dhe dhamë jetët tona për Liri, për
Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishin
diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishit ju, ndjekësit besnikë të tij,
që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për të duke i thurrur hymne lavdie dhe
kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruar fletën
dhe u kthyet në socialistë apo demokratë.
Ndaj, në këto
ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të
shoqërisë, pikërisht ai sistem për të
cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, nacionalistët shqiptarë,
është “Apostulli i shqiptarizmës” Mithat Frashëri dhe dishepujt e tij, sepse
pikërisht idetë e tij fituan, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të
përmbysur. Ndoshta. Tani për tani, keni
arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani për tani, keni arritur majat e pasurimit.
Por do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi vendin tonë dhe të gjitha
kanë për t’ju dalë nga hundët. Atëherë juve ju prêt vetëm një gje: ndëshkimi i
drejtësisë shqiptare. Kjo ditë do të vij.