Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Sharlatanizmi i të ashtuquajturve historianë
E diele, 04.08.2019, 09:11 PM
Sharlatanizmi i të ashtuquajturve historianë
Nga
Reshat Kripa
Klithmat e korbave
të zinj po dëgjohen gjithmomë e më tepër, me një mllef të paparë edhe sot, për
të ringjallur atë epokë që populli shqiptar e përmbysi njëherë e përgjithmonë
në fundin e viteve 90-të. Këto klithma vijnë nga “shakaxhinjtë e përparimit” siç i quante Noli këta pelivanë.
Flamurin e këtyre klithmave sot e ka marrë një zotni me gradë shkencore
“Doktor” dhe dhe titull “Profesor”, një zotni që ka kryer shumë detyra të larta
shtetërore si ministër, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetar apo sekretar
komisionesh të kuvendit, një zotni që kryen shumë detyra si përgjegjës katedre,
dekan fakulteti, anëtar i shumë këshillave shkencore, një zotni që ligjëron në
shumë universitete shqiptare dhe të botës mbarë. E pra ky zotni, kryetar i një partie, që ka gati njëzetepesë
vjet që është krijuar dhe nuk ka zhvilluar asnjë kuvend por që ka vetëm një
kryetar dhe asnjë anëtar. Medet që nuk na u ndanë këta kryetarët e përjetshëm
që nuk i luan as topi nga postet e tyre. Megjithatë ky individ vazhdon ta quaj
veten, madje kështu e quan edhe media shqiptare , “historian”. Më falni, por a keni dëgjuar në ndonjë vend
të botës, që një kryetar partie të jetë edhe historian i pavarur. Cilën histori
do të studiojë dhe do të shkruaj ai? Atë të botës mbarë, të vendit të tij apo
të partisë që drejton? Më falni që nuk po ia përmend emrin sepse është bërë
fare qesharak por besoj se ju e kuptoni
se për kë e kam fjalën. Përkrah tij janë edhe një grup korbash që u ka
mbetur ora më 8 nëntor 1941.
Ky xhongler nuk
rresht së foluri dhe së shkruari për krimin që na paska kryer kryetari i qeverisë
duke i hequr stadiumit te ri që po ndërtohet emrin e Qemal Stafës apo duke
sjellë në atdhe eshtrat e dishepullit të shqiptarizmës, Mid-hat bej Frashërit.
Lexojmë shpesh
mendimet e mykura të këtyre hienave që e mbajnë veten për historianë të paanshëm
por që, në të vërtetë, i gryen nga brenda krimbi i komunizmit. I
dëgjojmë t’i derdhin bateritë e tyre të shkarkuara mbi figurat më të shquara të
këtij kombi, Mithat Frashërit, Safet Butkës, Hasan Dostit, Ramazan Jaranit,
Hysni Lepenicës dhe plot luftëtarëve të tjerë
të lirisë. Për vlerësimin e tyre unë nuk kam nevojë të gërmoj nëpër
arkivat që, shpesh herë, janë të manipuluara. Unë kam kujtimet e mia të rinisë kur ata burra të
shquar, të cilët u bënë mësuesit e mi në konditat e ferrit komunist, më flisnin
për drejtuesit e pakrahasueshëm të nacionalizmit shqiptar, me të cilët kishin
luftuar krah për krah
Nje shembull që
provon se kush ishte ngritur kundër pushtimit fashist e tregojnë emrat e të
internuarve nga Italia fashiste në kampin e Ventotenes. Kush u internuan atje?
Ishin pikërisht krerët e Ballit Kombëtar Safet Butka, Abaz Ermenji, Isuf Luzaj,
ishin Abdurrahman Kreshpa, Myzafer Pipa, Stavro Skëndi, Fazlli Frashëri, Selman
Riza që nuk duronin dot zgjedhën fashiste,
ishin luftëtarët e Kosovës kreshnike Gani, Hasan dhe Seit Kryeziu. Ishin
pikërisht këta që e kundërshtuan më shumë se kushdo pushtimin fashist. Po
komunistët ku ishin? Nga këta dallohen
vetëm emrat e atyre që ishin idealista dhe që më vonë do të pushkatoheshin apo
dënoheshin me burgime të rënda nga vetë krerët e tyre si Llazar Fundo, Sinan
Gjoni, Zef Mala. Po ata që urdhëruan
vrasjen apo burgosjen e tyre ku ishin?
Ku ishte kreu i tyre, diktatori Enver Hoxha? Ai rrinte fshehur në
shtëpinë e të kunatit të cilit, pak vite më vonë, do t’i dhuronte plumbin
ballit dhe do ta etiketonte si “kolaboracionist”, si shpërblim të mikpritjes.
pasi e tillë ishte ujdia me padronin e tyre jugosllav.
A ju kujtohet
kënga që këndonin komunistët gjatë periudhës së luftës për çlirim?
Bijt’e Stalinit jemi ne,
Që derdhim gjakun an’e mbanë
Sa të valojë përmbi dhe,
Flamuri drapër e çekan!
Vini veshin!
Komunistët dhe partzanët nuk luftonin për flamurin kuq e zi me zhgabën
dykrenore në mes por për flamurin me drapër e çekan të vendit ku sundonte
diktatura komuniste, të vendit që kishte në krye tiranin Stalin, që synonte të pushtonte të gjithë botën.
Kjo gjë solli si
pasojë fillimin e luftës civile, një luftë numri i viktimave të të cilit e
kalon disa herë atë të luftës kundër okupatorit, nga të dyja forcat
ndërluftuese. Nuk kishte më luftë çlirimtare. Nuk kishte më luftë kundër
okupatorit. Lufta ishte e shqiptarit kundër shqiptarit, një luftë e egër për
pushtet.
Një faqe tjetër e
historisë së nacionalizmit shqiptar do të shkruhej pas vendosjes së pushtetit
të regjimit komunist në vendin tonë. Një
histori e paparë në asnjë vend tjetër të Europës Lindore, do të jetë ajo e
rezistencës shqiptare kundër këtij regjimi. Krahina të tëra si Postriba, Malsia
e Madhe, Zhabokika e të tjera do të ngriheshin në këmbë për liri e demokraci.
Grupe të tëra luftëtarësh të lirisë do të pranonim më mirë plumbat në gjokset e
tyre apo prangat e rënda të burgjeve në vend të lirisë së mohuar. Të tjerë do
të braktisnin lehtësirat që mund t’u jepte bota e lirë dhe do të ktheheshin në
atdheun e tyre, në kuadrin e batalionit 4000 të Nato-s për t’u sakrifikuar për
të. Dhe ishin pikërisht këta, që propaganda komuniste vazhdonte t’i quante
“kolaboracionistë dhe bashkëpuntotë të pushtuesve“, në një kohë kur vetë bota e
lirë i kishte strehuar në gjirin e saj. Çuditërisht, idetë e këtyre martirëve
rezistuan për 46 vjet, megjithë shtypjen e egër që ushtronte regjimi. Ata i
treguan atij regjimi se do të vinte dita e përmbysjes së tij dhe fitores së
idealeve demokratike. Dhe, me të vërtetë, në saj të kësaj rezistence dhe
goditjes që i dha së fundi lëvizja studentore e viteve 90-të, sistemi komunist
u përmbys dhe u vendos sistemi demokratik. Për të gjitha këto, historianët
sharlatanë heshtin. Përse?
Ka vite që në
median shqiptare po zhvillohet nje debat i madh se kush janë në të vërtetë
nismëtarët e ndërrimit të sistemit. Mendimet janë të ndryshme. Këto debate
zhvillohen nëpër faqet e shtypit të shkruar por më tepër ndiqen nëpër debatet
televizive që kanë mbushur faqet e televizioneve të ndryshme. Pseudohistorianët
sharlatanë të regjimit të përmbysur deklarojnë se Mithat Frashëri dhe Abaz Kupi
dolën të humbur nga beteja. Jo, mor zotërinj! Historia na mëson se Spartanët e
mundën Athinën, por fitimtarët e vërtetë ishin Athinasit pasi janë ata që hynë
në histori dhe vazhdojnë të kujtohen dhe të nderohen edhe në ditët tona. Mithat
Frashëri dhe Abaz Kupi hunbën vetëmn një betejë dhe këtë e humbën sepse nuk
ishin vrasës prapa krahëve si ju, nuk ishin të prapaskenave të pështira si ju.
Ata ishin për një Shqipëri të lirë demokratike si shumica e vendeve të botës së lirë. Ata nuk donin të derdhnin gjak
shqiptari si ju. Nuk donin të ngjallnin ndjenjën e vllavrasjes midis shqiptarve
si ju. Donin bashkimin dhe vëllazërimin e të gjithë kombit në një të vetëm dhe
jo si ju që braktisët Kosovën martire për hir të interesave tuaja të pështira.
A nuk ishit ju që dërguat brigadat partizane në Kosovë për të ndihmuar armatën
jugosllave ta ripushtonte atë vend? A nuk ishin Ramiz Alija dhe Rahman Perllaku
që përcillnin nacionalistët kosovarë, nëpërmjet tokës shqiptare, drejt Tivarit ku i priste një masakër e
pashembullt? Madje “Apostulli i Shqiptarizmës”, Mithat Frashëri, edhe në çastet
e largimit nga atdheu, deklaronte:
“Ne po
largohemi nga Shqipëria
jo për tëshpëtuar kokën, por
për të vazhduar
luften për çlirimin e saj nga
thundra komuniste dhe për të vendosur sistemin demokratik.”
Unë meditoj dhe pyes:
- A kemi vrasës
midis nesh?
Përgjigjen e jap
po vetë: Po, janë ish-prokurorët dhe ish-gjykatësit, janë punonjësit e
ish-Sigurimit të Shtetit
dhe organeve të tjera të dhunës komuniste që sot janë
në krye të
skakierës shtetërore. Ata janë në
krye të një kori të përbashkët me
pseudodemokratët, pseudohistorianët dhe korbat e tjerë të zinj.
Atëherë, kush
qenka fajtor për tërë atë katrahurë që kaloi
vendi ynë? Mos
vallë qenkemi ne që e paguam me jetët tona? Mos vallë tani,
pas njëzetenëntë vitesh që komunizmi është përmbysur, duhet të drejtohemi
pikërisht prej atyre që ishin ithtarët e atij sistemi? Mos vallë nuk paska
Shqipëria djem dhe vajza të reja, që kanë mbaruar studimet në universitetet më
në zë të botës dhe nuk janë të infektuar nga ideologjia komuniste, pavarësisht
cilit krahu i përkasin, për t’i vendosur
në postet e ishve të kompromentuar?
Jam i bindur,
megjithëse unë, për moshën që kam, nuk besoj t’ia arrij asaj dite por mendoj se
këto hiena më në fund do të shembetn.
Jam i bindur se do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi
gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Do të vijë dita kur emrat e këtyre
pseudodemokratëve dhe pseudohistorianëve do të
hidhen në koshin
e plehrave, ndërsa emrat
e martirëve të nacionalizmit shqiptar do të ngrihen në piedestalet më të
larta. Do të vijë dita kur nxënësit tanë nuk do të dëgjojnë më pallavrat tyre
por do të mësojnë historinë e vërtetë të popullit tonë martir. Atëherë ata
i prêt vetëm një gjë, ndëshkimi i drejtësisë njerëzore, ndëshkimi i
drejtësisë qiellore.
Kjo ditë do të
vij!