E shtune, 27.07.2024, 02:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Legjenda e Liqenit të Zi

E hene, 19.12.2016, 10:04 PM


Shyqyri Fejzo

 

Legjenda e Liqenit të Zi

 

Ai  mal që me majat prek retë

Veshur me pyje e liqene plot

Ka të thënat dhe legjendën e vet

Që  për ju e zbulojmë sot

 

Është shumë e vjetër si histori

Brez pas brezi  erdh gojë më gojë

Heroi i saj  sot është një bari

Legjendën e tij do tu tregojë

 

Komjani, ish bariu më i mirë

Rriste e mbante shumë bagëti

I milte e kulloste që pa gëdhirë

Tufa të tëra me dhen e dhi

 

Në mal i shtegëtonte  në verë

Në stanet te Liqeni i Zi

I zbriste poshtë në vjeshtë

Në fshat në kullotat në vërri.

 

Qeni,  fyelli  dhe guna e leshtë

Ishin shokët e miqtë e ti

gjente një vend të sheshtë

Ja kurdiste me fyellin  melodi

 

Me fyellin njerzit në Lenie

Kanë mbajtur shpirtin gjithë vitet

Meloditë e tij, perla në nahije

Kanë bërë gurin të tronditet

 

Kur i binte Komjani në Kuratë

Melodia në fshat hapej valë-valë

Fyelli dëgjohej që me natë

Pastaj ngjitej të merrte malë

 

Fyelli derdhte brenga dhe halle

Me të kanë qarë dhe kanë qeshur

Të gjallët i ngritën në valle

Ngjallën ata që kishin vdekur

 

Meloditë e fyellit të tij herë qanin

Herë  si  vetë natyra, qeshnin këndonin

Si dielli,  shtërgata, a bilbili iso mbanin

Si valët e liqenit, kur nën diell lodronin

 

Në ato avazi i zogjve kur zgjohen

Si  zilet dhe këmborët  në bageti

Si fëshfërima e gjetheve dëgjohen

Si lodra e valëve të liqenit  Zi

 

Në ishin tinguj të fyellit nuk dallonin

Të këngës thëllëzës apo këmborës

Ato  gjithshka për rreth pushtonin

Herë si zgjua blete, a stuhi të dëborës

 

Ditën e Shën-Gjergjit e festoi në fshat

Pastaj, drejt malit filloi shtegëtimin e ri

Hapi tufat brigjeve në kullotë rehat

Në darkë ish në stane te Liqeni i Zi

 

Kullotat kostum ndërruar me bar e gjeth

Shtegëtimi u bë shumë  i mirë

Kënaqej duke parë malet për rreth

Dhentë kullotnin barin e sapombirë

 

Më poshtë fle fshati i largët

Shtrirë në rrëzë të malit vigan

Në qiellin e pafund të kaltër

Reja e bardhë si vello ngjan

 

Bariu me krrabë e fyell në dorë

I qeshur, me natyrën po shmallej

Tufa kulloste posht pllajave me borë

Ai, tani buzë liqenit po ndalej

 

Buzë liqenit mbi një rrungajë druri

Njomi duart e gishtat me ujët e ti

Krrabën  e gunën pranë  i vuri

Fyelli i bindur  kumboi në melodi

 

Ato përhapeshin në kreshtat e qeta

Shumëfishoheshin në pllajat e pyjet

Përplaseshin në liqen meloditë e vërteta

Pastaj treteshin nga qielli, nga yjet

 

Aty Komjanin bukuritë e nxitën

I binte fyellit sa të dëgjonte qielli

Papritur valët e liqenit  bucitën

I u bë se nga retë u sterrua dielli

 

Cfarë po ndodh, bariu nuk dinte

Mbi valët  një zanë notonte

Ajo drejt Komjanit po vinte

E bukur, perri, dritë rrezatonte

 

Si hëna  që ndrit në ujrat e Liqenit

Me një vështrim  tryelë me plot magji

I ndrinin bebzat ngjyrën e  argjendit

Si flutur që dridhet qerpiku mbi ta rri

 

Komjani ndal melodinë e nuk u ndie

U shtang nga kjo bukuri e rrallë

“Po shikoj e dëgjoj sa bukur i bie

Vazhdo,unë këtu ndaj kam dalë”

 

Komjani gojëhapur me fyell në dorë

Lutet, “Oj ëndrra mos ikni, rrini me mua”

Hedh sytë  për rreth nga majat me borë

“Kjo është zana, është nusja që dua”

 

Ajo e qeshur në ujë qëndron e qetë

Ai  vigan, buzë liqenit i turbulluar

Ajo gjallërohet, buzëqesh,befas merr jetë

Shikon bariun,me sy të flakëruar

 

“Cila je ti?Engjëll, djall apo  hije?”

Pyeti zë dridhur i gjori bari

“Jam bija e liqenit, quhem Lenie

Këto gjëra të gjitha ti nuk i di

 

Ne kemi ardhur nga Ohri

Këtu na bllokoi një tërmet

Jetën prindëve u a mori

Jetime në liqen u rrita vet “

 

Komjani s’di cfar ndodh tani

Pa rreshtur i thotë: “ty të dua”

Xixa i lëshojnë sytë e zi

“Cfarë po ndodh kështu me mua”?

 

Komjani kap fyellin përsëri

Melodia në cast mori jetë

Nga zana s’i ndante sytë e zi

Po jetonte lumturinë e vërtetë

 

“ Kaq bukur i binte fyellit im atë që moti”

I endej buzqeshja në fytyrën e saj

Në sytë margaritar i shkëlqente loti

“Më jep dorën të dal”, i foli pastaj

 

Si kalli, nga drapri i prerë

Ajo shkoi e te trupi i tij ra

Ai  filloi fort ta përkëdhelë

Tutje u ndie gulcimi e ofshama

 

Komjani i , e përfshin për beli

Zana po dridhej e tëra si ngjalë

Shkumba e bardhë në liqen ngeli

Përqafuar të dy ecnin ngadalë

 

E drojtur e brishtë Komjanin vështroi

Bariu ynë më tej nuk e zgjati

E mori në duar në gjoks e afroi

Ata të dy i kish ciftosur fati

 

Ashtu, bashkuar futen në stan

Komjani mysafiren e rrallë gostiti

Shkëlqente cdo gjë anë e mban

Zana e qeshur gjithshka rreth soditi

 

Në sofër mishi, djathi e kupa me dhallë

Lenia e ndrojtur si erë pranverore

“Fyellit bjeri, fyellit.Për atë kam ardhë”

Foli si jehonë në sofrën baritore

 

Komjani i binte, Lenia vallëzonte

Në  malet me mjergull mbështjellë

I paparë ky gas e hare vazhdonte

Mes dritës dhe tingujsh të nderë

 

Bariu  me fyellin   e bëri forra

C’melodi dinte u dëgjuan pa derte

Fyellin nuk e hoqi  fare nga dora

Deri sa  gjumi  Lenien po e merrte

 

E ngriti zanën e hodhi në shtrat

“Mos më bëj gjë, të lutem shumë

Përpara e kemi të magjishmen nat

E jotja e gjitha do të jem unë”

 

Sa shpejt erdh mbrëmja për të dy

Komjani doli të mbledhë dhentë

Ka shumë punë mbrëmja aty

Mbylli vathat dhe i lidhi qentë

 

Këndon,”cfarë thesar kam

Dhentë e mia kush i do

I zoti për to nuk jam

Se do loz me miken o”

 

Kur futet në stan,  atë nuk e gjeti

U trishtua shumë, sa pika s’i ra

Si më paska ikur nga dora kësmeti

C’u bë lumturia që fati më dha?

 

Përgjon, thërret me të lartin zë

“Në stanin tim ndodh kjo hata!

Ka ikur dashuria përgjithnjë

Si për një cast u prish gjithshka?”

 

“Lenie, ti e di që unë të dua”

Me zë të lartë thirri disa herë

“Mos bëj kështu shaka me mua”

Mos më lerë  kërcu, të mjerë

 

“Ku shkoi ajo? Mos fluturoi?

Nuk u trembën fare dhentë

Cudi! Ku doli e nga kaloi?

Nuk lehu asnjëri nga qentë”

 

Ai therriste e kërkonte në natë

Në qiell hëna vraponte në retë

Në pisha tërbohej era pa matë

Ku e conin këmbët, s’e dinte as vetë

 

Kërkoi i gjori Komjan sa mundi

Kudo për rreth  e thirri në emër

Por Lenia nuk dukej gjëkundi

U hap dita, e bariu  merr zemër

 

Kap krrabën e merr fyellin në dorë

Vrapin e le te Liqeni i Zi

I u rrotulluan malet me borë

Për rreth nuk dukej asnjeri

 

“Lenie ku je?”thërret me zë të lartë

Nuk merr përgjigje, kudo qetësi

Mbi male synë nxori dielli i artë

Fillon me fyellin  si dinte ai

 

Nga liqeni bucet jehona e fyejve të tjerë

Ata i binin të njëjtës melodi

I hutuar shikon për rreth bariu i mjerë

C’farë ish kjo?Asnjë nuk e di

 

“Dilni këtu, burra në jini

Në ua mban, në shesh të mejdanit

Të shihni cfarë force kini

Sa do i qëndroni  ju Komjanit”

 

Zërin shpellë bariu lëshoi

Por  sa ndaloi, për cudi

Qindra zëra si kor dëgjoi

Përsëriteshin fjalët e ti

 

Provoi njëherë, dy e tri herë

Përgjigjej në kor i njëjti zë

Gjendja  u bë shumë e nderë

Për rreth nuk dukej asgjë

 

“ Bukur në mendje u ka shkuar

Lenien time të rrëmbejnë

Jo, jo! Kjo nuk ka të duruar

Ata me mua po dëfrejnë

 

Ju fola njëherë, e kini kot

Të  bëni  sa të doni zhurmë

Lenia tani e ka një zot

Të gjithë ta dini, e dua shumë”

 

Dhëmbët dhe fyellin shtërngoi

U kredh në liqen, pa nxjerrë zë

Për  të gjetur zanën, guxoi

Dallgët e përfshinë, e futën në të

 

Kurrë nuk kish ndodhur si e bëri ky

Thonë se e gjeti të bukurën zanë

Si u përqafuan e u shmallën të dy

I ranë liqenit bashkë anë e mbanë

 

Thesaret e liqenit fort i trazuan

Si  të  rinjtë dhe ato  të vjetrit

Po më shumë zbuluan dhe i gëzuan

Thesaret e  bukura të njëri-tjetrit

 

Kudo Komjanin do e conte

E njohu me të fshehtat e ti

Liqenin poshtë të vizitonte

Jetonin bashkë në lumturi

 

Pa bënë dasëm, nuk ish ëndërr

Të ftuar Sogora, GurTopi,Valamare

Lenia nuse, Komjani dhëndërr

Dorë për dorë hidhnin valle

 

U panë në dasëm lugina, kreshta,kodra

Pllaja me pisha livadhe e burime

Këndonin zogjtë, ketrat bënin lodra

Lumenjtë dhe qielli uruan me gjëmime

 

Pa u ngritën dollitë me ujë qelibar

Nga Kroi i mushkës e kroi i bardhë

Nga burimi i Liqenit të Zi si ar

Ciftin uronin të gjithë me rradhë

 

Lenia nga shpirti ishte behar

Lumturi  ngado rrezatonte

Komjani nga zemra si hambar

Të mira njerëzve u dhuronte

 

Burimin e ftohtë njerzve tu dhurojnë

E vendosën një ditë ata të dy

Sëmundjet me ujin e tij të shërojnë

Në botë nuk ka një tjetër si ky

 

Vendin ku do ishte burimi caktuan

Në sheshin posht pyllit me rrobull të zi

Tokën shkëmbore aty e cpuan

Buciti uji  i ftohtë ilac për njerzi

 

Fontana e fuqishme shpërtheu pastaj

Me gjëmime krisma e oshëtimë

Në malet  për rreth  jehona e saj

Lajmëronte për ardhjen njerëzinë

 

Cifti i qeshur,nxjerr kokat mbi liqen

Mall të vecantë kanë për mal e bagëti

Përshëndetin me dorë tufën me dhen

Për zhytje bëhen gati përsëri

 

Nga liqeni cifti i gëzuar vështron

Gjithshka  cfarë syri atje zë

Njëmijë urime  njerëzve u dërgon

Pastaj u zhytën, e s’u pamë më

 

Burimi i ftohtë mes malesh qëndron

Pak njerëz i dinë mirë historitë e tija

Cdo vit mijra vetë ka shëruar e shëron

Është dhurata që u  ka bërë Lenia

 

Komjani e Lenia  dhuruan me zemër

Falën njerzisë  burimin e ujit të ftohtë

Ata u dhanë maleve goxha emër

Ku ka ndodhi si kjo në botë?

 

Sa dielli shkrep  këtu e drita bie

Gjithshka ndricohet anë e mban

Hedh dritë mbi të  bukurën Lenie

Të rrezaton ty i dashur Komjan

 

Nuk dimë c’u bë me ciftin e rrallë

Ata punuan e dhuruan me zemër

Për ta këndohet legjendë e përrallë

Maleve e vendit i dhanë emër

 

Nuk është pak të lësh kaq emër

Si thua, e  cfarë mendon ti?

Të kesh këtë shpirt e këtë zemër

Të dhurosh njerzve Liqenin e Zi!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora