Kulturë
Luan Kalana: Jeta ma miqësi nuk kalohet
E shtune, 17.12.2016, 10:22 AM
Skice-portret
JETA PA MIQESI E SHOQERI, nuk kalohet
-me shkrimtarin , intelektualin atdhetar TODI PASKO
Nga Luan Kalana
Aq më shumë në megrim, në kurbet, kur ndjen nje boshllek e nje plage nga malli , miqesia e shoqeria e vërtetë, ajo behet jetike. "I gjalli me të gjallin" -thote populli, duhet te gjendet , per te mire e e per te keq. Ky ështe jo vetem nje parim jetesor , por dhe nje përvojë njeresore.
Nje miqesi dhe shoqeri e sinqerte, pa interesa e cmire, vellazerore, krahas familjes , eshte shpresë dhe krahë, nje ndihmese shpirtrore nje mbeshtetje shoqerore e jetes familjare, ne rrugen e jetes . Si e tillë, dhe miqesia ne Facebook, paçka virtuale, ploteson edhe ajo nje boshllek dhe te ndjehesh "happy"-kur thone amerikanet.
Edhe ne keto dy dekada ketu ne dhe te huaj, jeta na ka mesuar, se rrobi i gjalle, ka nevoje dhe per nje mik e shok besnik, te ndaje hallet dhe gezimet. Ne jeten tone kemi miq e shoke te vjeter qe jo vetem nuk duhen harruar, por ata jene udhetare te jetes tone, por dhe miqesia dhe shoqeria e re duhet kultivuar e shtuar. Njeriu gjen miq e shok te mira si vetja, . . edhe me te mire, qofte edhe per nje kafe, per te shkembyer edhe nje fjalë te mire.
Nuk dua te bej teori e filozofi ne keto pak reshta, por dua te shpreh ate dashuri e respekt vellazeror qe ndjej e qe kam respekt, per miqte e shoket e mijt te verete, e qe nuk i ndaj nga vetja, megjithese takohemi rralle, pasi keshtu jane kushte dhe puna ne emigrim.
Midis tyre, po ju njoh me njerin prej tyre , shkrimtarin TODI PASKO , zotni burre -thote populli, nje ish intelektual ushtarak, i fisme dhe popullor, i cili ka nje natyre te titlle qe te ben mik e shok qene takimin e pare, qe ne shpesh e theresimme epitetin "gjenerali"apo komnadant, me qe ka qene ushtarak . Nje atdhetar , veprimtar i shquar, dhe bashke me bashkeshorten, intelektualen Eri Pasko nje zonje verete, jane ne balle te shoqerise dhe te aktiviteteve, te komunitetin tone shqiptar, njeres per se mbari , te nderuar dhe te respktuar, drejtues te Albanian Heritage Foudation of Tampa Bay, ketu ne Cleaerwater, Florida.
Todi shpesh here i ben gazmore bisedat e takimet tona, apo ka dhe nje talent ne recitime te poezive te tij , me nje dikson te rrallë. Kur ta takoni e ta njihni , do me besoni e do te shtoni me shume , nga keto pak fjale te kursyera e modeste qe shkruajta unë .
Per Todin meriton te shkruhet me shume, te behen vleresime si Njeri, si Intelektual atdhetar dhe si Poet shkrimtar, Per kete te fundit ta leme njehere tjeter njohjen me krijimtarine letarare te tij ne poezi e ne proze. Sa per ngacmimim prezantues i them lexuesve , se njohjen me te e e kam, nepermjet librave te tij.
Nje mik me dha nje liber te Todit , e lexova me nje fryme, se ishte tejet real pershkrimim i jetes ne emigrim por shprehte optimizem si nje dijetar e filozof popullor. Kur me thane se ja ku eshte Todi, le qe ma bene suprize, por u befasova qysh qe ne batutat e para, sikur njeheshim me pare nje jete te tere.
Ka nje pene origjinale , poezia e tij eshte epiko-lirike transparente dhe proza , tabllo te gjalla jetesore , mjafton t'ju njoh me titujt e librave, qe te shuani kureshtjen , se kush eshte ky poet shkrimtar , pastaj do ti kerkoni ti lexoni librat e tij.
Ka nje "te keqe", me shaka, se eshte teper modest per krijimtarine tij por se dhe nuk i propogandon botimin e tyre. Ja se fundi titujt e librave te botuar keto vitet e fundit per te mbyllur kete skice-portret , per miqte e mire dhe per poetet dhe shkrimtaret modeste.
Libarat e Todi Paskos:
-Kohe Emigrimi (poezi)
-Kur kendon poeti (poezi)
-Per nje jete me te mire, Amerika. . (tregime)
-Zgjimi i shqipetareve (poezi)
-Lotet e Nensit (tregime)
-Permbledhje poetike- "Mall dhe Dashuri".
Luan Kalana
Clearwater, Florida SHBA