E shtune, 26.10.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Baladë

E diele, 11.12.2016, 11:06 AM


BALADË

Nga Qazim Shehu

Me shokun tim Tonin Ndrec Perkali, gjithnje ndjehem ne pragun e një ngjarje të re.Sa herë e takoj , kam ndjesinë se diçka do dalë jashtë rutinës që ndodh sa herë ndodhem me njerëz që s`më thonë asgjë ose më thonë thash e theme tavolinash që i mbledhin me një kujdes të tepëruar, ashtu siç mbledhin pastrueset e bashkisë gjethet e vjeshtës. Me një kujdes të patepruar që rritet nga rrjedha e takimit që merr tutje çaste të volitshme ose jo, ai më tregon takime, biseda mbi qeveritare, dëshmorë e heronj të harruar, destinacione të ditura të të paudhëve, e të gjitha këto i mbështjell brenda mllefit të vet, çka e sendërton një turrje pothuajse instiktive drejt diçkaje madhështore dhe të përkorë.Më ka marrë malli për të ,ndërsa ndodhem para bibliotekës kombëtare. Para meje shfaqet përkthyesi i frëngjishtes, poeti i plakur që ka bërë një mal me libra ,Ndue Gjingjoni. Më duhet ta falenderoj për një libër të përkthyer që më ka dhënë një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ia shpreh konsideratën time gjithë mirësi, sepse e meriton.Veç Ndue Gjingjoni gjithë modesti ma kthen se s`ka bërë asgjë, veç një vërë në ujë, në këtë kohë abrashe, akush nuk e ka mendjen nga letërsia, madje ajo shihet si bezdi dhe shkrimtarët si të rrjedhur. Sot më tepër kanë vlerë koncertet festive, festivalet e miseve, fjalët e politikanëve, reklamat e sallamit dhe debatet televizive ku analistët bëhen specialist për çdo gjë. Ndjej në fjalët e tij një keqardhje të thellë, frushulli ankthi që vjen nga bota e një njeriu të ditur, që ndoshta librin e tij e ka botuar me kacidhet e fundit të prensionit të vet.Kur papritur vjen Tonini,i cili duke shtrirë krahun e vet energjik, e rrok në një përqafim Nduen duke iu rrëmbushur gjithë krenari e zjarr:-O sa mirë që të takova, o i madh, sa kohë u bënë pa u parë, për ju kam shkruar një baladë të mrekullueshme, të cilën do ta botoj dhe ke për të parë se do marrë namë..Përkthyesi ngriti kokën dhe e vështroi me dashamirësi Toninin, po befas u murrëtye. –Baladë, kur e paske shkruar?-Qe, besa burrit para dy orësh të kam pasë ndërmend, do ta lexojsh?-Ore zotëri, mos pandeh që unë kam vdekur që shkruan baladë për mua, ose ma mirë prit të vdes një herë dhe pastaj shkruaj balada sat ë duash…-tha Ndue Gjingjoni dhe iku me nxitim i fyer..Unë mbeta me Toninin.Tonini pyeti:Kush ështëky?Ia thashë emrin.-Iha…ç`qenkam marru, pse nuk është poeti Nikë Përleka ky?-Jo, i thashë, është përkthyesi Ndue Gjingjoni…-Tani, jam i dënuar, tha Tonini, ku e do kafen..Kaluam në anën tjetër të rrugës,dhe po merrnim tutje në këmbë.Tonini si gjithnjë flet për projektet e veta, për shkrimet nëpër gazeta që trondisin botën, për baladat e veta të famshme, ai nuk është si shkrimtari Sefer Seferi i cili deklaroka se paska shkruar tetëdhjetë drama  duke ia kaluar edhe Isenit. dhe kurrë s`kishte shkruar një baladë.Ku i ka dramat-, thërret, i- ka në kokën e vet, ose i sheh në ëndërrr…-Jo Isenit, them unë, po Ibsenit…-Ibsen thashë, asht ai dramaturgu danez, po kuptohet desha të të ngatërroj -  ma ktheu..-Ule, pak tonin e zërit i them prapë pa e zgjatur  në përgjigjen e tij, nuk bën ,jemi në ambient publik, në rrugë, ti je baladist, po njerëzit më mirë duhet të lexojnë se të dëgjojnë…Tonini nuk do t`ia dijë për këshillat e mia dhe sikur të mos na dilte para poeti Aleks Kuka, ai do ta ngrinte edhe më tonin e zërit, po për çudi e uli atë aq përfundësisht sikur poeti Alekstë mos ishte poet, po xhandar i Zogut.Poeti Aleks ishte gjysmë i pirë, kjo dukej nga një përskuqje e lehtë e mollzave dhe nga një shkrumb i lehtë në cep të buzëve.E njihja mirë dhe ishte vërtet një poet i dëgjuar në kohën e tij, po edhe rezistent në kohën e sotme.Përkthyesi Ndue ia kishte përkthyer një tufë poezi në frëngjisht, të cilat qenë botuar në një revistë prestigjoze franceze.Kisha një respekt të paluhatur ndaj tij, përveç faktit që pinte dhe kishte punuar në një revistë të atëkohshme që mua s`më kish pëlqyer ndonjëherë.Po këto s`kishin rëndësi, rëndësi kishte fakti, që ai ishte një autoritet i poezisë.Nga veshja kishte mbetutr i varfër,si çdo poet i mirë që nuk e përfill pasurinë, sepse poetëve të mirë u mjafton lavdia dhe përjetësia.Ai pasi na pyeti, na zgjati dorën, po Tonini nguli këmbë:-Jo, pa e pirë një kafe prej meje nuk ban me ikë, aty, të lexoj edhe baladën që kam shkruar për ty…Poeti Aleks nënqeshi, siç dukj ai e njihte prej kohësh Toninin.Pasi gjetëm një lokal të përshtatshëm u ulëm në një tavolinë dhe Tonini thirrri kamarierin.-Bjeri, mikut tim një dopio dhe një kafe, tha duke u drejtuar nga Aleksi, ndërsa ne të dyve po ashtu.Kujtova se do bënte gabim po ai nuk shkelte në dërrasë të kalbur.Ishte një sprovues i madh i tavolinës dhe rregullave të burrnisë.E, sa mirë që të takova, ç`qe ky kësmet, mërmëriste Tonini, sa më ke ndihmuar dikur. Unë bija shkrime nga provinca dhe ky burrë m`i botonte, eh, hallall m`i paç gjithë ato balada…Aleksi buzëqeshte, e thoshte se në jetën e tij nuk kishte njohur njeri më korrekt se Tonini, ai kishte ndihmuar shumë njerëz, po burrë si Tonini s`kishte.Aleksi e thau dopion e parë ndërsa unë me Toninin e kishim shpikur gjer më gjysmë.Erdhi dopio e dytë dhe një meze e sajuar , nuk më kujtohet tani.Unë refuzova çdo lloj pije. Alkolin kisha kohë që e pija me masë.-Por ti Tonin ke vuajtur atëhere tmerrësisht nga çensorët, nga letrat anonime, e ku ta di unë, megjithatë unë nuk merrja parasysh asgjë.Sepse sot botojnë, shkruajnë, silazh e krrunde e gazetat e shtëpitë botuese botojnë..Po atëhere s`kish mundësi, ato ishin të pakta dhe kontrolli i rreptë…Shikoja fytyrën e tij që ishte skuqur plotësisht, rakia ia terratiiste trurin dhe fjalët i nxirrte me një ndërprerje solemne, çka e sjell vet vrulli dehës i rakisë që vërshon nëpër damarë.-Balada ti s`ke shkruar atëhere, po fejtone, poezi satirike…I shkruaja, po ishte e vështirë t`i botoje.-Balada ka shkruar Gëte, po të tuat janë me të vërtetë origjinale.Erdhi dopio e tretë.Mezeja u freskua.Ndërsa satira jote vjen pas Çajupit dhe Fishtës…Unë mund të them se thumbi i satirës sate i ka shpuar gjithnjë të paaftët në egon e mosrealizimit….-Falemnderit, mërmëriste Tonini,shokët të lartësojnë.Jo, jo t i duhet të më dëgjosh mua-pija i kishte mbyllur Aleksit çdo cak kthjelltësie-ti je poet dhe baladat e tua po shkëlqejnë, përkthyesi Ndue Gjingjoni për turp ta ketë që nuk i përkthen ato në frëngjisht, sa për vete, unë do t`i përkthej në rusisht…Dopio e katër u vu para poetit Aleks Kuka, i cili në ato çaste kishte ngritur zërin në një paegjirizëm triumfues , ai po e tralliste fantazinë e vet për të gjetur mundësi krahasimesh  në pika të larta referimi, për baladistin e famshëm Tonin Ndrec Perkalin, por ndoshta i lodhur në këtë stërmundim që ia jepte pija dhe mirënjohja, ai preferoi ta zeronte veten para tij, për të lartësuar baladistin e famshëm._Tonin, thirri ai me të madhe,ti je poet, unë nuk jam poet, unë , ne ,jemi zero para teje…Për t`u treguar modest, Tonini ia kthente:-Shoket të lartësojnë…por edhe për ta bërë të vërtetë pohimin ai shtonte fjalën falemnderit, ndërsa unë vrisja mendjen se ç`nevojë kishte poeti Aleks që ishte dikush , të fliste me një superlativë kaq të pamerituar, por këtu u këput fija e arsyetimit sepse erdhën tri dopio të freskëta…Kur mbaroi gjithçka, Tonini më kërkoi disa para borxh ,sepse shuma kishte shkuar goxha dhe kamarieri ndoshta qe ngatërruar rrugës….Më vonë i thashë se çfarë duhej ai shpenzim i kotë,aq më tepër që poeti Aleks ishte i pirë dhe  gjithçka shkonte kot, po Tonini ma ktheu:-Poeti Aleks është i vetmi që më vlerëson, jo si mendjemadhi Ndue… Sa herë ta takoj ai meriton një kafe të fortë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora