E diele, 26.01.2025, 09:08 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Marie Shllaku - Sokolesha e Shkodrës

E enjte, 08.12.2016, 08:47 PM


MARIE SHLLAKU – SOKOLESHA E SHKODRËS

( 1922-1946)

 

Një bylbyl  i këngës prej malësisë  Gollakut –

Po i këndon famës së  Marie Shllakut !

Moj Marie Shllaku – sokolesha e Shkodrës ,

Po t’ këndon Gollaku –  trimëresha e Kosovës !

 

Më 22 Tetor t’ vitit 22 , u linde në Shkodër ,

Ishe sypatrembur , sokoleshë moj motër !

N’ qytetin e lindjes , n’ shkollë  shkoje ndër mote –

Mësove shumë gjuhë t’ huaja , ishe poliglote !

 

Zanë Marie Shllaku , kishte forcë t’ Anteut –

Shkoi gjithë ku e thirri zëri i Atdheut !

Intelektuale e fortë , gjithnjë  n’ rrugë të  mbarë –

Për krahë  veprimtarëve të shquar kombëtarë !

 

Kjo Marie Shllaku , bijë nëne  e Shkodrës –

Dashurinë ma t’ madhe , ia fali  Kosovës !

E paepur n’ luftë me forcat armike –

Vetëm për bashkim të  trojeve etnike !

 

E pathyer ishte n’ qëndresë  mbarëkombëtare ,

Trime madhështore    Besën Kombëtare !

Kur e qiten para togës së pushkatimit –

Nuk iu dridh aspak  qerpiku i syrit !

 

Sot , Marie Shllakun , këtë vajzë trimëreshë –

E kujtojmë me  ëndje  porsi  sokoleshë !

Ishte e  paepur me qëndresë  stoike –

Para çdo  torture t’ forcave armike !

 

Por , Marie Shllaku , nuk donë këngë me vaj –

Do të mbahet mend për heroizmat e saj !

Vepra e saj vlerësohet me shumë krenari –

Anë e mbanë Kosovës dhe në Shqipëri !...

 

Figura e Maries , trimëreshë  madhështore –

Do t’ ngritët në bronz dhe në përmendore !...

Në Shkodër ku lindi edhe ku u rrit ,

Edhe në Prizrenin e lashtë historik !

 

Ku u pushkatua n’ moshën 24 – vjeçare –

Do t’ kujtohet prore trimëresha shqiptare !

Emri i Maries , do t’ shkruhet me ar –

Vajzë që i fali jetën  mbarë  kombit shqiptar !

 

Marie Shllaku , ishte simbol i qëndresës ,

Trimëreshë stoike për ditët e shpresës !

Deri n’ frymë të fundit s’i  pushoi përpjekja –

N’ lule të  rinisë nuk e trembi vdekja !

 

Gjilan, më 30.11. 2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora