E shtune, 08.02.2025, 04:27 PM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Udhëtimi i Ismail Qemalit në Sicili

E diele, 04.12.2016, 01:38 PM


Udhëtimi i Ismail Qemalit në Sicili dhe Pietro Scaglione

Nga Gëzim Llojdia

Botimi “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një ndër 1000 copët   në gjuhën  shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto,Kanada. Brenda këtyre kontureve,brenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja  Reshad Agaj.Faqja e dytë shfaq këto  të dhëna: The Memoirs of  Ismail Kemal Bey  që kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin  që në këtë rast është  Edited by SOMMERVILLE STORY ëith a preface by ËILLIAM MORTON FULLERTON Copyrights by Constable Publishers London. Permission granted for publication in the Albanian Language Jan. 9th, HARMONY PRINTING LIMITED TORONTO, CANADA

1.

Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ nga qytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/E të gëzoç na të mjerët./ Ti që kurdole në jetë/, Që  kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë.

(Nga  "Kalendari Kombiar" i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)

Poezia e dytë që është renditur pas kësaj  i përket lirik Poradeci("Bjene Telat" — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).

Bjenë Telat ven e vinë, Po na tundin Shqipërinë/, Toskerin, Gegërinë/, Me çdo vend me çdo krahine:/ Që në  Shkodër në Janinë/, Që në Vlor' e në Prishtinë:/ Opopo ç’'fitoj Lirinë ! Opopo ç'u ngrit rrëmeti!/ Seç u tunt si vale deti:/ Posi  det që  vjen me valë/, Po vjen rëndë e me ngadalë/, E po ndjek Smail Qemale:/ Smail-burri i shpje në  Vlorë/ Me Flamur të kuq në  dorë/, Me Flamurin e Lirisë/, Mu ndë thelp të Shqipërisë/! Shqipëri moj Shqipëri/! Hidhe lark atë shami/ Që të treti në  të zi /Në vajtim e robëri!

2.

Faqja 7 :Udhëtimi i Ismail Qemalit në Siqeli:

Pietro Scaglione që përshkruan këtë udhëtim historik te Ismail Qemalit na bën një shërbim të shquar. Ne të shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vëllezërit e gjakut tone e pritnë Atin e Kombit të udhëhequr si të thuash nga një fuqi profetike se Ay një dite do t'a nxirrte Atdheun në dritë. Kjo çerdhe e mrekulluarshme e arbëresheve na del para syve në atë kohe të largët të 1903 si një qendër ku valojnë këngët e bukura të Arbëris me bandën në krye dhe ku Shoqëria Kombëtare Shqiptare cvillon aktivitetin e vet për çlirim te Atdheut. Shume interesante të  vrehet se si, qysh në atë kohë  Ismail Qemali sheh rrezikun e Shqipërisë nga Rusija dhe kërkon t'i hapë sytë dhe Italisë vetë duke dashur që    kuptojnë se fati ynë dhe i atyre vetë është i njëjtë andaj duhet të ndihmojmë njëri tjetrin . . .

Po kush ish ky Pietro Scaglione dhe c'ka bërë? Qe një shqiptar i flaktë nga arbëreshet e Siqelisë i cili lindi ne Plana dhe sosi ditët e  tij në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Nuk dihet as data e lindjes as ajo e vdekjes. Ka qenë shumë  i varfër dhe vetë mësoj si autodidakt i shtyre me tepër që t'i shërbej idealit tij që aqë me buçitje valonte në zemër. Në Shtetet e bashkuar nxori për disa kohe një gazete me emrin "Afrimi" dhe në 1929 e ndryshoj në "Albania". Gjithë jetën rrojti i varfër se gjithë  c’kish i prishte për botime.

Vëllimi nga është nxjerre përshkrimi i udhëtimit të  Ismail Qemalit në Siqeli quhet "Historia e Shqiptareve te Italisë" dhe mban gjithashtu një perhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili në atë kohe ndodhej ne Barcelone (8 Prill 1921). Qofte perhyrja e Midhat Frasherit qoftë parethenja e Prof. Josef Kadikame lavdërojnë veprën e këtij arbreshit te flakte Petro Scagliones. Në perhyrjen e Midhat Frasherit lexojmë midis te tjerave: "Kam dëgjuar se arbreshet, pasi dalin nga kisha, burra, gra dhe fëmijë, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku në  kujtim të  tyre janë varret e stërgjysheve — bien në  gjunjë dhe këndojnë një kantike patriotike. Nuk e di në jetën t'ime gjë me të  mallëngjyeshme dhe me poetikërisht sentimentale se këto lutje, që lutje ,është  dhe një hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej të  atit fati i verbër i ka ç’këputur po që  gjaku nuk i le t’a harrojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora