E diele, 16.02.2025, 04:14 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dr. Teknefes Biznesi

E merkure, 30.11.2016, 08:23 PM


Dr. Teknefes Biznesi

 

N’ Fakultetin e Mashtrimit –

Për mjekësi i kam hy studimit !

Shpejt e shpejt  kam specializua –

T’ gjitha sëmundjet me i shërua !

 

Shpejt kam marrë titull shkencor –

Primarius Mashtrues Doktor !

Doktor Teknefes Biznesi –

Shëroj njerëz prej interesi !

 

M’ ka falë Zoti kavalier –

Shpejt u bana milioner !

Qethi t’ sëmurin , qethi t’ sëmurën –

Derisa t’ua rrjep lëkurën !

 

Jam i lidhur gisht për gisht –

Me vjedhë bashkë me specialist !

N’ ambulanca e n’ çdo spital –

Pacientëve hakut iu dal !

 

Nuk la vend ku ka rëntgen –

Pacientët pa i qitë n’ dyzen !

S’ la laborator , as operator –

Pacientët pa ia shti në dorë !

 

Pacientëve ua futi  stresin –

Sa ma mirë ta luaj biznesin !

S’ la teknik , as barnatore –

Pa ua qua t’ sëmurët për dore !

 

Ndaj tyre sillem si hero –

Deri t’ua qes pasurinë n’ zero !

Kështu me t’ sëmurët e luaj biznesin –

Nuk i lëshoj derisa të vdesin !

 

Demir Krasniqi

Gjilan, më 23.11.2016.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora