Kulturë
Gjonaj: Pasuri artistke me vlera të padiksutueshme
E diele, 27.11.2016, 11:20 AM
Pasuri
artistke me vlera të padiksutueshme
Nga Gjekë Gjonaj
Para dhjetë vitesh lindi Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Ulqin, i cili në vazhdimësi organizohet me mbështetjen dhe nën patronatin e Komunës së Ulqinit. Ishte nisma e kompozitorit të ndjerë ulqinak Fiqri Hasanagës , i cili u kujdes deri në “ hollësitë” e përgatitjes së tij dhe festivaleve tjera., që më vonë u shndëëruan në festicvale ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe kohore në skenën e Qendrës Kulturore të Ulqint u ngjitën qindra fëmijë nga trevat shqiptare në Mal të Zi, nga Shqipëria, Kosova dhe hapësira mbarëshqiptare. Këto festivale për fëmijë krijuan në vite një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme në qytetin e Ulqinit, sepse u rritë jo vetëm numri i intepretuesve të vegjël, por edhe interesimi, respektivisht prania e kompozitorëve të njohur nga qytete të tjera shqiptare.
Që nga koha kur u ideua krijimi i Festivalit Ndërkombëtar të Këngës për Fëmijë, ky event organizohet çdo vit në qytetin e Ulqinit, duke e kthyer këtë aktivitet në një traditë në qytetin jugor.
Duke i shikuar festivalet nga lartësia e 10-të viteve dhe me objektivitetin që vetë koha të lejon, duhet pohuar se këto veprimtari ishin të dashura për publikun. Meloditë e këngëve, interpretimin e mrekullueshëm të fëmijëve, spektatori i ndjente me shpirt dhe i ndiqte me kënaqësi e pasion të posaçëm. Fëmijët , pra, me këngët ( interpretimet) e tyre e bënë publikun të harrojë , të paktën kohën e vështirë ku jetojmë.
Festivali sot ka fituar edhe ngjyra të reja në shprehjen artistike muzikore. Ai konsiderohet si festë e vërtetë i cili Ulqinin e shndërron në qendër të madhe kulturore ndërkombëtare. Stafi i tij së bashku me emra të njohur të këngës shqiptare të të gjitha trevave po punon për ta sjellë çdo herë të freskët e me cilësi këngën bashkëkohore për fëmjë në këtë qytet të traditës dhe kulturës. Është një nga festivalet që po trason traditën e këngëve për fëmijë, përkundër vështirësive financiare.
Edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit të sivjetshëm ndërkombëtar i këngës për fëmijë, do të mbahet kah fundi i dhjetorit të këtij viti. Pritet që festivali të sjellë një repertor të mirë, jo vetëm në numër këngësh për fëmijë , por edhe në cilësi. Kandidatët e vegjël të interesuar mund të konkurrojnë në konkursin e shpallur, i cili do të qëndrojë i hapur deri në fund të këtij muaji.Karakteristikë është këtë herë motivimi italentëve tërinj nga mbarë hapësirat shqiptare e më gjerë, dhe kjo dukuri është dëshmuar edhe në edicionet e mëparshme.