E diele, 09.02.2025, 09:32 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: At Gjergj Fishta

E shtune, 10.12.2016, 01:13 PM


At Gjergj Fishta

(1871 – 1940)

 

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

 

Nga vendlindja nënë , te Kroi i Ahishtës –

Do t’ ia  këndoj  një  këngë , të  madhit At Gjergj Fishtës !

Në rreth të Zadrimës , mu në fshatin Fishtë –

U lind  biri i trimes , krijues  i shumëfishtë !...

Refreni :

At Gjergj Fishta  ishte  një  Homer shqiptarë ,

At Gjergj Fishta  ishte  poet i madh kombëtarë !

Shumë pak  njerëz  ka  n’ botë  sikur  Gjergj Fishta ,

Njerëzit sikur ai , numërohen nëpër  gishta !

 

Ishte diplomat edhe teolog ,

Ishte  storiograf  edhe pedagog .

Ishte filozof  shumë përparimtarë ,

Por ,  përmbi të gjitha –  ishte atdhetarë !

Refreni :

At Gjergj Fishta  ishte  një  Homer shqiptarë ...etj.

 

Ishte frat , arsimtar , poet , prozator ,

Publicist , shkrimtar ,  estet e piktor .

Deputet i  popullit –  n’  qeverinë  shqiptare ,

Mbrojtës i Shqipërisë – n’ arenën ndërkombëtare !

Refreni :

At Gjergj Fishta  ishte  një  Homer shqiptarë ...etj.

 

“Lahuta e Malësisë” –  kryevepra  e artë ,

  na  i   mëson   traditat që na i lanë të parët !

At Gjergj Fishta , i pari shqiptarë me themel  

Që është kandiduar  për Çmimin Nobel !

Refreni :

At Gjergj Fishta  ishte  një  Homer shqiptarë ...etj.

 

N’ troje t’ Ilirishtes , mbarë kombi shqiptarë –

Me vepra t’ Gjergj Fishtës , do të jetë  krenarë !

Në shekujt e  dritës ,  aq sa do të  rrojmë 

Veprat e Gjergj Fishtës , ne do t’i lexojmë !

Refreni :

At Gjergj Fishta  ishte  një  Homer shqiptar ...etj.

 

Gjilan, më 05. 12.2016. Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora