E hene, 13.01.2025, 09:10 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Me miqtë e mi në Muzeun Historik

E shtune, 10.12.2016, 01:22 PM


Bashkim Saliasi, Viron Kona, Dorian Koçi, z/Drejtori i Muzeut Historik, Sadulla Zendeli(Daja), Melsi Labi-Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe Ferdinant Hysi,punonjës i stafit të muzeut.( Fotoja është realizuar më 19.11.2016).

Me miqtë e mi Sadulla Zendeli-Daja dhe Viron Kona në Muzeun Historik Kombëtar

Nga Bashkim Saliasi

Atë ditë qëlloi që gjithë shkollat e Republikës u lanë pushim, pasi reshjet ishin shumë të dendura. Miku im Viron Kona kishte biseduar me stafin e Muzeut Historik Kombëtar që atë ditë të shkonim me mikun tonë nga Suedia Sadulla Zendeli-Daja për një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar. Ishte data 19.11.2016 ora 10 e paradites.

Mora autobusin e linjës Kinostudio-Kombinat dhe pa arritur te Shkolla e Bashkuar Vironi më telefonoi për të më kujtuar takimin.

-Të falënderoj miku im i mirë nga Vlora, por unë tani jam te shkolla e Bashkuar dhe për 10 minuta do gjendem përpara muzeut.

Fati më ndihmojë, sepse qëlloi që shiu po binte me gjyma dhe nuk pati trafik që autobusi të arrinte shpejtë te Nëntëkatëshet. Te shkallët e muzeut, prinin dy miqtë e mi. U përshëndetëm dhe unë u mora nga duart “pasurinë” që Daja dhe Vironi e mbanin me aq kujdes.

-Jo, kundërshtoi Daja, se janë shumë dhe një pjesë m`i lërë mua.

Të njëjtën gjë tha edhe Vironi.

-Po ku pyes unë për kaq gjë more Dajë,- ia ktheva me shaka, -këto janë thesare. Pesha e tyre nuk më lodh aspak.

Të njëjtën gjë bëra dhe me mikun tim Viron Kona dhe të tre së bashku u ulëm në një lokal afër Muzeut. Në kohën që erdhi kafja Vironit i ra telefoni dhe ai na sqaroi se ishte dramaturgu i njohur Ferdinand Hysi që po na priste në hyrje të  muzeut.

Nuk vonuam dhe të tre rendëm drejtë muzeut nga pjesa e pasme. Shiu vazhdonte të binte me gjyma. Daja i imtë dhe i ngadaltë në fjalë ecte dhe shpesh herë kthehej nga unë dhe më thoshte:

-Të lodha Bashkim, janë shumë, por më jep gjysmat mua.

-Eja Dajë se këto janë shumë të lehta. Si këta thesare, unë mbaj jo kaq pak, por me tonelata aq sa mal i Tomorit. Ty të jemi mirënjohës që, për moshën që ke, guxon dhe vjen nga hera në panair në Shqipëri dhe nuk na lë pa na kujtuar dhe respektuar. Të duam fort Dajë!

-Edhe unë u dua fortë…

Te hyrja  pasme e Muzeut, Vironi na prezantoi me Ferdinandin dhe ai na tha se shpejt do takohemi me drejtorin e muzeut Mels Labi, i cili po bashkëbisedonte ato çaste me punonjësit që kryenin punimet e rekonstruksionit të sheshit “Skënderbe”.

Drejtori na përshëndeti nga larg dhe, pasi erdhi e na takoi, na kërkoj ndjesë pasi duhej të bisedonte me ata të bashkisë që, se, me punimet që kryenin, po krijonin probleme për hyrjen e zjarrfikëses në raste emergjente...

Së bashku me Ferdinandin ecëm drejtë sallës kryesore të muzeut, Në hollë ai na prezantoi edhe me z/drejtorin Dorian Koçi, i cili na përshëndeti me mirësjellje.

Nuk vonoi shumë dhe drejtori erdhi. Duke na uruar mirëseardhjen në muze, na ftoi që të shkonim në sallën qendrore.

Kisha qenë edhe herë të tjera në atë sallë, në përurime librash, por kur hyra brenda më ra në sy se gjithçka dukej se ishe bërë krejt e re. E falënderuam për punën e bukur që kishte realizuar .

Pastaj, drejtori na ftoi në podium, ku z Sadulla Zendeli-Daja i dhuroj Bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar Fjalorin Suedisht-Shqip me 35 000 mijë fjalë.

-Le të jetë ky fjalor në këtë muze krahas studimeve të tjera për të shprehur konsideratat për vlerat kombëtare, - tha Daja në fjalën e tij. Bashkë me fjalorin ai dhuroi edhe disa libra të tjerë, të cilët drejtori i premtoi se do futeshin në fondin e bibliotekës.

Drejtor Melsi Labi e përgëzoi për punën me vlera që Daja ka realizuar dhe midis të tjerash i kërkoj ndjesë që nuk mund ta shoqëronte ditën e nesërme në sallat e muzeut, por premtoi që ciceroni do jetë gjatë gjithë kohës me ju.

Falënderuam drejtorin dhe zv/drejtorin dhe u larguam nga salla e muzeut me përshtypjet më të mira për drejtorin Melsi Labi dhe për stafin që na priti dhe respektoi me gjithë dashamirësinë e duhur.

Të nesërmen në ora 10.00, së bashku me miqtë e mi, Dajën dhe Vironin, vizituam sallat e muzeut. Ciceronia  që na shoqëroi, na  shpjegoi në mënyrë perfektë përmbajtjen në të gjitha sallat...

Daja e ndiqte vëmendje, si i thonë “sy e vesh”, që mos i shpëtonte asgjë.

Dolëm nga muzeu me përshtypjet më të mira në shoqërinë e z Ferdinand, i cili na ftoi të uleshim për kafe. Aty  mora vesh se ai ishte me origjinë nga Skrapari, nga  Vërzhezha  dhe se kishte banuar në Vlorë.

-Po, ne jemi nga e njëjta zonë, unë jam nga Dobrusha dhe me fisin tuaj jemi miq, - i thashë me përzemërsi.

-Gëzim Hysin e kam djalë xhaxhai, - tha ai.

-Me Kushëririn tuaj kam punuar dhe jetuar në qytetin e Poliçanit, kurse Julin e kam pasur nxënës në gjimnaz.

Biseda rrodhi natyrshëm si nga hera në tavolinat ku ne ulemi e flasim për artin dhe letërsinë.

E falënderuam Ferdinandin për kafen që na afroi. I premtova se në një ditë pushimi do t`i dhuroja librin tim “Dobrusha 1700-2010”.

U përshëndetëm me Dajën, i cili rendi përsëri drejt panairit, kurse unë dhe miku im Viron bëmë së bashku një shëtitje në sheshin “Skënderbe” pasi reshjet e shiut kishin pushuar.

I uroj miqve të mi shëndet të plotë dhe mbarësi! Dajës, atje në ishullin Wland në Suedi, me librat dhe fjalorët, kurse Viron Konës me shkrimet e tij artistike dhe publicistike...

Miqësisht, Bashkim Saliasi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora