E enjte, 23.01.2025, 02:06 PM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Dushk për gogla

E diele, 11.12.2016, 09:02 AM


NEBI DRAGOTI

DUSHK PËR GOGLA, MALL PA VLERË

Satirë

Gënjejnë partitë, (dashje-padashje) gënjejnë dhe gazetat. Pse vetëm partitë të gënjejnë, pse vetëm ato kanë “zgjuarsi” ? Po gazetat pse mos të gënjejnë? Tamam e thonë, se i papuni , kur s’ka ç’bën , luan derën. E, gazetarët rrinë në hije të dushkut dhe, kur u bie ndonjë gogël në kokë nga lart kujtohen, se u ra nga qielli sensacioni që ia vlen për ta publikuar nëpërmjet gazetës.Punë e madhe se është lajm mshtrimi.

Dushk për gogla, more mik,

këto gazetat, këto partitë.

Mashtrojnë partitë, mashtrojnë gazetat. Po ky mashtrim , kur vallë do të “amnistohet” duke u shkulur me rrënjë nga pozicioni ku është? Demek, me që ra fjala për amnisti, lakojmë amnistinë e të burgosurve me rastin e festave, se veç me rastin e përvjetorëve të çlirimit dhe pavarësisë aplikohen amnisti. Shtëpisë i duhet ndrruar çatia, se pikon gjithandej.I zoti i politikës edhe e di, edhe s’e di, se ku i pikojnë hallet e problematikave të nxehta, apo të ftohta qofshin.E gjithë politika është bërë lesh arapi. Nuk ka objektivitet, arsyetim politik pse bëhet xhanëm amnistia? Apo pse janë mbushur burgjet plot? Po burgjet pse mbushen plot xhanëm? A edukohet njeriu që nga klasa e parë e shkollës, që jep, sagllam, edukatë, për të qënë njeriu në gjirin e shoqërisë njeri?...Pse vazhdojnë e mbushen burgjet dhe strukturat e bazës bëjnë sehir, siç bëjnë edhe ata lart? Apo sheh rrushi rrushin e piqet…Kush e eviton këtë fenomen negativ, kush dhe si? Do ta fusim gjithë shoqërinë në burg? Shkurt, dushk për gogla ka gjithandej. Nuk ka analizë për të mbyllur plagën e mbushjes “burgjet plot”. Ec të ecim me gomarin e mashtrimeve me qeverisjet sa për të kaluar radhën e stafetës njëri-tjetrit. Punë e mendje Nastradini…Ja, njëra mbas tjetrës, ja si shkruajnë për amnistinë: lirohen 400 veta. Në një tjetër rritet shifra e shkon në 4000…në një tjetër 1000…në një tjetër dyfishohet etj. etj. Pastaj, shkruhet, se ata të dënimeve të rënda nuk do të kenë falje, por reduktim, fjalë kjo që nuk kuptohet nga shumica. Fjala reduktim, mbasi nuk e kuptojnë as kalemxhinjtë, spjegohet: thjeshtim, zvogëlim, ulje. E çuditshme: edhe ky veprim, kur kryhet, e ka konceptin e kësaj folje, sepse edhe me këtë veprim…”nuk pritet koka e falur” siç thotë populli. Epo lejohet edhe loja e fjalëve, se edhe mashtrimi nuk bëhet njëlloj dhe në një mënyrë nga të gjithë: secili ka stilin e vet të finokërisë.

Dushk për gogla çdo ditë,

këto gazetat, këto partitë.

Si përfundim, gjer tani, (se dhe festat kaluan), nuk pamë të bëhet amnisti. E, prapë, gazetat mund të shkruajnë përsëri e përseri për amnistinë, se… shtypi e ka lirinë… Dushk për gogla do të thotë se gjethe e gogla janë pa vlerë. Edhe Nastradini e mbante veten për të mençur: “Fshatari kishte një thes me gogla e Nastradini thesin e kishte me gjethe dushku. Kujtoi se fshatari kishte arra në thes. Nastradini e kishte mendjen për t’ia hedhur e i thotë:-I ndrrojmë thasët? –Po,-ia pret fshatari. Kur pa Nastradini, se thesi kishte gogla, qeshi si budalla e u shpreh: “Hajde, hajde dushk për gogla”. Edhe këto gazetat me këto partitë e sotme “Dushk për gogla” janë. Kanë nëpër thasë mashtrime…gatuar me zgjuarsi, gjoja…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora