E marte, 05.11.2024, 01:19 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Markokaj: Përmëndore në gurë

E marte, 13.12.2016, 07:20 PM


PËRMËNDORE NË GURË

 

-Poemë nga Gjon Markokaj-

 

...!

"... E m'ta burra ka thanë Leka:

për k'të tokë s'na dhimet jeta"

...!

 

I,

Kundroj “Gurin e Lekës”

Simbolin e Dukagjinit...,

Bindem se: Lek Dukagjini

Është në zëmër të gurit

 

Lekës s’i humbë madhështia

Vetëm e vetëm nese zhduket guri!

Zëmra forca e qëndresa e tijë

Jeton atje mu në zëmër të gurit

...!

Princ Lek Dukagjini

Është i pa-vdekshëm

Eshtë Përmëndore në Gurë

... !

“Guri i Lekës”, sjell prej shekujsh

Freskinë e nji “emocioni njerëzor”

Krenari e vetëbesim, malësorësh

— Për Prijsin e tyre Shqiptar…,

 

Forca është, - “Guri i Lekës”

Trashigimnia, është - "Lisi i Lekës"

-- “Kanuni i Lekës”, është dieja...,

I, pëkëthyar, n’ disa gjuhë, t’ botës

 

"Sofra e Lekës" është:

Bukëmirashqiptare… !

"Shpella e Lekës", është:

…Mbrojtja shqiptare...,

 

Madhështia, “hieja e Lekës”,

Është, pagëzuar, në gurë,

Shoshjânët, s’ e trathtuen

Leken - kjo është: everteta … !

 

-- "Hieja e Lek Dukagjinit

Vorri diku, n' zëmer, t' Dheut

“Shoshjanët”, i mbanë, të fortë

“Guri e tregon”: Leka ishte i tyret

... !

Armiqtë tanë, Lek Dukagjinin

-- “S’ duan, ta njohin” ...,

... !

 

II,

Nji ditë të bukur u gjënda:

— Përpara “Gurit të Lekës”

Aty, ishte: - Princi Lek Dukagjini

Shiko Gurin, m’pasqyrohej Leka

...!

E mora disi veten dhe i thashë:

Vetem kët gurë kie lënë o Princi ynë ?

Si më flet kështu o, burrë - më tha LEKA !

Kush don të m’ i zhdukë “çifliqet e mija” ?

 

Principata e Dukagjinasve njihet:

Lezhë, Mirditë, Pukë, Kukës...,

Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë etj.

Historianët e mbajnë...,

Gjithë peshën e mëkateve

 

Tokë lashë, - “Rrafshin e Dukagjinit”

Bjeshkë kam lënë sa - s’ numërohen:

-- Malësinë e Gjakovës, me rrethina,

Alpet e gjithë Malet e Dukagjinit...,

 

Shqipërinë e mbrojta njimbëdhet vjet...,

Mbas vdekjes së Gjergj Gjon Kastiotit

E lashë Ulpianën "Kryeqënderen e t'Parëve"

Kalatë i kam lënë fortesa Luginës Drinit…,

Të cilat i rrënuen sllavet e osmânllinjët…,

 

“Sllavet e turqit” s’më donë mue !

As “historiânët e inkriminuar”

Jetoi në “zëmër të Gurit”…,

“Kodin zakonor” e lashë trashigim

 

“Dora vrastare” e Komunizmit

Plotësoi deshirën, - “sllavo - serbe”

Shtepisë - Bajraktarit t’ Shoshit,

I vrau trembëdhjetë burra…,

 

Unë jetova aty, n’ zëmër, t’ gurit

-- Dhe pashë me sytë e mi,

Kasaphanën e djemvet të Bajraktarit,

Komunizmi plotësoi dëshirën serbe

 

Shoshi e Shala, janë trima...,

Malet e Dukagjinit, janë kryelartë

Gjithnji më kanë ruajtë mua

Lulash Gjeloshi s'u mposht... !

 

Në kët tokë, i kam rrënjët…,

Për burrëri e identitet kombëtar

Kam jetuar e luftuar, sa isha i gjallë

Turqit osmanllinjë e sllavo - serbet

S' më kanë dashur asë s' më donë

 

Lekë kam lindë, Lekë do t' jem

Sa të rrnojnë, ky gur, i arbënorvet

Rrnon edhe Pric Lek Dukagjini

"T’merri i turqve dhe i sllavo -serbëve" !

 

M’ e madhja punë që është bërë,

Për mua, si Princ i Shqiptarëve...,

-- Në Kosovë e Shqipëri është:

"Harresa e fjetur" ndaj t'parëve t'mi

... !

“Zbehja ime” në Historinë shqiptare...,

-- Nga “historianët e inkriminuar”…!

... !

Në Shosh, flet: "guri për trimin"

-- "Flet burri për gurin"...,

Burrërinë e besen, n Shosh i gjeta

Aty jetoi, "përmendore njerzore"

 

Princ Leka më foli, disi, i hidhëruar:

"Në gjithë "Rrashin e Dukagjinit"

-- Nuk ma kanë ngulë nji gur…,

Asë n’ Berat prej ku kam dajët... !

 

Në Krujë, ku unë drejtova

Njimbëdhjet vjet, "jo - se jo"… !

Kam, nji foto, n’ Muzeun e Krujës

Kam rrënojat e kalave - "Luginës Drinit"

… !

Më doli gjumi, po fishkelloja kengen:

"... E m'ta burra ka thanë Leka:

për k'të tokë s'na dhimet jeta"

… !

 

III,

Zgjimi ishte: paksa trishtues ...,

Isha krenar, për “ëndren që pashë”

Shoshi është,  "krenar për gurin"…,

-- Shqiptarët janë krenar,

Për prijsin e tyre Lek Dukagjinin

 

Duke gudulisë e fërkue sytë

-- Ëndrra, më zgjoi të shkruaj

Më erdhi shpresë e thashë:

Ahmet Zogu I,- Mbreti Shqiptar

Djalin e pagëzoi me ëmrin Lekë

 

Me kishte "katandisur ëndrra"

Lek Dukagjini, rrnon, n’ Shosh

Rrnon, ne zëmrat e shqiptarëve

Sa të qëndrojnë, "Guri i Lekës"

 

Sllavo - serbëve, u intereson:

Zbehja e Princ Lek Dukagjinit

-- E t' parëvet të tijë...,

Nikllë e Pal Dukagjinit

 

E zbejnë lashtësinë Dardane...,

-- Dhe deshirojnë, t’ u thonë:

S'jeni bijtë e Lekës, po “Jeni turq”

-- Ikni, drejt Anadollit … !

 

Leka e ka mbrojtë me shpatë

Çdo pëllëmbë të tokës shqiptare

Njimbëdhjetë vjet mbas vdekjes

Gjergj Kastriot - Skënderbeut...,

-Ishte prijës i shqiptarevet

 

Guri i Lekës u parapri shekujve

-- Zëmra e kombit është gjallë

Me ëmrin e - Princ Lek Dukagjinit

Vazhdon E VERTETA E HISTORISË

Mbas Gjergjit të Gjon Kastriotit

 

Coptimi i trojeve shqiptare...,

Edhe sot, dhëmb e kullon gjak

Amaneti i Lekes jeton neper shekuj:

"... E m'ta burra ka thanë Leka:

për k'të tokë s'na dhimet jeta".

 

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Dhjetor 2016-



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora