E diele, 04.05.2025, 01:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Kobellari: Lartësim i përmasave të mendimit artistik

E merkure, 14.12.2016, 07:53 PM


LARTËSIM  I  PËRMASAVE     MENDIMIT  ARTISTIK

Shënime për librin “Fjalë muzash” me autor Pëllumb GORICA

Nga Hysen KOBELLARI, Ph.D.; Shkrimtar.

Autorin e librit të ri me përsiatje letrare e kulturore “Fjalë muzash”, Pëllumb Gorica, e njohim si poet; poet sa lirik, aq edhe social. Po ashtu atë e njohim edhe si gazetar krijues e kërkues të së vërtetës së realitetit të sotëm, por edhe gërmues e gjurmues pasionant të ngjarjeve, vendeve dhe personazheve historikë, që vijnë nga kohët e kaluara nëpër mjegull e pluhur harrese …

Ndërsa libri që sapo kemi marrë në dorë është tjetër gjë.

Kur del një libër artistik në dritë, dalja e tij, ardhja e tij përqaset me lindjen e një fëmije. Ndryshe ndodh me librin e Pëllumbi Goricës; më tepër se sa me ardhjen e një fëmije, ky libër i përngjan më shumë ardhjes së një nëne; një nëne të mirë, të dhembshur e të dashur, e cila i don dhe i përkëdhel si mundet e si duhet fëmijët e saj. Në këtë rast, fëmijët  e kësaj nëne janë poetët e rinj e të vjetër, shkrimtarët, artistët, krijuesit intelektualë në përgjithësi…

Nuk është e lehtë të flasësh e të shkruash sot për dukuri, autorë e zhvillime letrare bashkëkohore. Ndaj është i mirseardhur dhe i nevojshëm botimi i një libri me mendime, përshtypje, mbresa e gjykime për vepra letrare dhe autorë të kohës sonë. Madje është një gëzim i vaçantë. Këtë gëzim të jep leximi i librit të studiuesit P.Gorica, teksa përpiqet e mundohet të zbulojë mesazhin e fshehur tek çdo krijim, tek çdo poet, shkrimtar e krijues, që e veçon dhe e respekton. Autori flet thjesht dhe qartë, me zemër të hapur e mendje të kthjellët; ai kërkon nga krijuesit, poetë, artistë e shkrimtarë ngritje cilësore të vargut e fjalisë, lartësim të mendimit artistik e filozofik, mesazhe të qarta e të thella të veprës së tyre.

Disa tipare të librit në fjalë mund të përmblidhen si më poshtë:

Së pari : Qëndrimi pozitiv e dashamirës i studiuesit ndaj krijimtarisë së poetëve e krijuesve të rinj, pak të njohur nga lexuesi ynë. Duke njohur shkallën e zhvillimit të tyre si dhe dobësitë e rritjes, autori nuk kalon në pozitat e kritikut pedant e të egër, por mban një qëndrim të butë e ledhatues; kësisoj ai beson në përspektivën e zhvillimit të gjithmbarshëm të tyre.

Së dyti : Përpjekja për të shpalosur vlerat thelbësore të librave artistikë të botuar, për të nxjerrë në pah më të mirën e tyre. Me një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme e konstruktive. Kjo ka bërë që lexuesi të krijojë një përshtypje dhe ndjenjë pozitiviteti për veprat dhe autorët e marrë në studim.

Së treti : Shaplosja e mesazheve të paqes, miqësisë dhe komunikimit të gjithmbarshëm ndërmjet krijuesve, qofshin këta poetë, shkrimtarë apo artistë. Kjo nisur nga ajo se këta krijues operojnë me mjete të ndryshme, por kërkimet i bëjnë me objekte e subjekte të njëjta, kërkojnë të zbulojnë e shpërfaqin vlerat dhe të fshehtat e njeriut dhe botës që e rrethon atë. Në këtë kuptim, veprat e krijuesve, më tepër se sa të kritikohen dhe të anatemohen për idetë, kuptimet dhe nivelin e tyre, duhet të kuptohen dhe vlerësohen objektivisht…



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx