E shtune, 20.07.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Jo nuk ndahet Mitrovica

E marte, 13.12.2016, 08:57 PM


Parodi humoristiko – satirike :

 

JO NUK NDAHET MITROVICA

 

Rrang e dang po banë tepsia –

Janë mbledhë shokët dhe miqësia ,

Shtrohet mezja dhe rakia ,

Kërcet kënga dhe sharkia ,

Këndojnë  Balia  e Bakia ,

Janë ba   qykë nga rakia ,

Janë ba qykë nga “shlivovica” :

“Jo , nuk ndahet Mitrovica !”

 

Pa u shkrumbua kryelana e pica ,

Pa u djegë  peshku  e pleskavica ,

Pa u shterua  Ibri e Sitnica ,

Për pa ra  kerri në spica ,

Për pa u thye bishti  e sakica ,

Për pa u thye çekiçi  e teshlica ,

Për pa u shqye surlja e mezhnica –

Jo, nuk ndahet  Mitrovica !

 

Pa u shqye defi e tupani –

Jo , nuk ndahet kurrë Zveçani !

Për pa u  kalbë  baruti e teneqja –

Jo , nuk ndahet kurrë  Trepça !

Pa u kallë plehu e bërlloku –

Jo , nuk ndahet  Zubin Potoku !

Pa u djegë kulaçi e sandviçi –

Jo , nuk ndahet  Leposaviqi !

 

Hajde , hajde , o mixha Elez –

N’ Mitrovicë po ngrihet , o “Muri Kinez” !

Hajde, hajde , moj halla e Erblinit –

N’ Mitrovicë po ngrihet “Muri i Berlinit” !

Hajde, hajde , n’ Mitrovicë shkojmë lugut –

Si Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut !

Muri i Mitrovicës po ngrihet me hatër –

Kur t’ vijnë “kaubojcat “ për amfiteatër !

 

Gjilan, 12.12.2016.   Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora