E hene, 22.07.2024, 03:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Marigo Posio

E hene, 19.12.2016, 08:16 PM


Demir KRASNIQI

 

MARIGO POSIO

(02.02.1892 – 23.02.1932 )

 

Marigo Posio , ishte  vajzë korçare ,

Ishte vajzë punëtore , krenare  shqiptare !

Bija e  Kosta Poçit  dhe Lenka Ballaurit –

Që u bë e  famshme  për qëndisje të Flamurit !

 

Pra , kjo ishte vajza e quajtur  Marigoja ,

Me origjinë kishte qenë  nga Voskopoja !

Më vonë me familje u vendos në Vlorë –

Ku  vazhdoi  qëndisjet e bukura me dorë !

 

Nga tuberkulozi  vuante në  mjerim ,

Që n’ atë kohë kjo  sëmundje  nuk kishte shërim !

Po ashtu gjatë viteve humbi  dhe shikimin ,

Gjatë fundit të jetës  përjetoi ndëshkimin !

 

Asnjëherë s’ pushonte  lapsi i  Marigojës –

Shkruante dhe botonte në shtypin e kohës !

Shkruante  poezi për trimat e  vendit ,

Njëra ndër to ishte  kushtuar Avni Rrustemit !

 

Marigoja  ishte shqiptarja e parë ,

Që kishte  qëndisur  flamurin kombëtarë !

Sipas një modeli të Don Mark Vasës ,

Që kur ishte çupë për nevoja t’  pajës !

 

Këtë flamur , Marigoja që e kishte qëndisë –

Ja  dha Ismail Qemalit  për Shpallje t’ Pavarësisë !

Në një copë pëlhure  blerë nga  impozanti –

Një tregtar  që kishte  mbiemrin Diamanti !

 

Më pas n’ gjithë dritaret e  ndërtesës me hoja –

Janë valëvitë  flamujt e  qëndisur  nga Marigoja !

Me shkabë n’ mes dhe anash  valëvitej madhëria –

Me shkrimin jetësor : “Rroftë Shqipëria”!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora