E shtune, 26.10.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Përparim Hysi

E diele, 18.12.2016, 10:03 AM


Një cikël me poezi

 

Nga Përparim Hysi

 

"Vetëgjyqësi" e një të porsadashuruare

 

-Pse më la kështu fuqia? Përse vallë jam kaq e "dobët?

-Pse kështu është dashuria? Apo unë jam sot e"plogët"?

- Pse një burrë kur më prek, zë e dridhem dhe kam frikë?

- Pse më  gjan si një "akrep"?Ajo "prekje" pse më mpikë?

 

- Kështu ndodh dhe me të tjera apo unë jam pak e "humbur"?

(Ja tek është atje, tek dera dhe nuk gjej vend për t'u futur!!!)

Duhet të bëja diçka dhe, sado pak, ta kundërshtoja

Epo kot që zbraz "dogra" ( atë "prekje", sa e doja!)

 

Seç m'u drodh i tërë trupi ( lele, "ngriva", si me ethe!)

Sado që më mbuloi turpi ( Ç'ma desh shpirti atë "prekje")

Kur më kapi dorë e tij, si t'më fuste në morsetë

Dhe, sado qeshë pa fuqi, ke parë ti që ndjej lezet!!!

 

Ndjej lezet... por kam  dhe frikë, kur mos kem asnjë njeri

Gati të më bjerë një pikë... sa s'më ra vilani?!!!

Pa ta hap pak dritaren, sa ta shoh "atë" me sy

Motra, s'e duroj dot ndarjen ( pa shiko! Qenka aty!!!)

 

Ah, kjo frikë! Sa torollake!- Pse po i bëj vetes gjyq?

Dashuri! Sa je e madhe! Mua për ty, t'më vënë në kryq...

 

Sa bukur kur ke  të dashur!

 

-Pse e kam veshur këtë fustan kaq të bukur?

-Pa më thoni:- Për kë, vallë?

-Pse pusullën e kam humbur?

- Çfarë ka ndodhur këtë radhë?

 

Fustanin e kam të hollë. Krejt  të hollë

( Sa më duket sikur të jem "lakuriq")

Ghë-ghë, kush me sheh, mbytet nga një kollë

Kanë hak që më vënë në "ziq?!!!" *

 

Sulem shkallëve tatëpjetë

I zbres, pohtuaj, nga dy a tri

Jam bërë e tëra si të kem fletë

Se kam rënë, siç e shihni, në dashuri.

 

Një dorë mashkulli më kapi nga supi

Pupu, ç'më gjeti? Sa frikë!!!

Nuk pyet, i "paudhi", fare nga turpi

Zë e më puth açik.

 

Tani po. E tëra "ngriva"

Më kapni me dorë... a s'jam kallkan?

Por nuk e di, moj motrani, se si "shkriva"

I "paudhi" më qe "vullkan".

 

Kot qenkam trembur... vë buzën në gaz

Përbrenda... sa jam e kënaqur!

Oh, s'ju tregoj dot seç ndodhi më pas!!!

- Sa mirë është, kur ke  të dashur!

* ziq- kandar.

 

O mendime  ku më shpini?

 

O mendime ku më shpini?

Pse më çoni moteshkuar?

Ca kujtime t'hu m'i sillni

Gati nga moteharruar.

 

Sillni vitet djaloshare

( ja dhe vendi! Ja dhe pisha!)

Aty vinte një "sorkadhe"

Që dikur mike e kisha.

 

Vinte  mikja që e kisha

Por, mjerisht, tani s'e kam

Dhe njëherë me të të isha

Pa , pastaj, të bëja bam!

 

Bam! Pëlcas si flluskë sapuni

Korë e dhimbjes rri mbi plagë

As që pyet nga "turpi" burri

Sado tash është flokëbardhë.

 

Tiranë, 28 nëntor 2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora