E enjte, 19.09.2024, 08:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Sejdi Peka: Requiem për Nënën time

E diele, 18.12.2016, 03:04 PM


REQUIEM PËR NËNËN TIME

“Nënë,  ti shkove në tjetër botë, e këtu më le mua”

Nga Sejdi Peka

Jeta është ndërtuar e tillë. Nënë, ti shkove në botën tjetër dhe këtu më le mua, më le në pikllim të thellë. Dëshprimi është i madh. Të kisha Nënë, por të kisha edhe Baba. Lotët nuk munden që të paksojnë dhimbjen. Të kisha edhe Baba, se u rrita jetim me Babajn të gjallë, se atë e ndoqën komunistët, se ishte antikomunist dhe e kishte kuptuar se në të vertetë po instalohej në Shqipëri kolera bolshevike. Ai mori pushkën dhe u ngjit maleve, se për atë si familja edhe Atdheu ishin të shejtë. Dhe ti Nëna ime qëndrove si një “Tringë e Lahutës së Malcisë”, e vertetë. Nuk u ligshtove në një moshë të re vetëm 21 vjeqare përballë bishave komuniste të Brigadës partizane të Shefqet Peçit, që me urën e zjarrit në dorë ,  na morën mallin dhe pasurinë, na dogjën shtëpitë. Dhe qëndrove si burrneshë përballë kriminelve Et’hem Gjinushit,  Saliko Sulos dhe Fadil Hoxhës. -Do t’a vrasim edhe Burrin-të kërcënuan kriminelët. -tani hajde të bëhësh partizane-. -Partizane t’i bëni gratë dhe motrat e juaja, por unë jam bijë e Muhadrëve të Vlahnës. Ju jeni trima me gra dhe fëmijë, me njerëz të pambrojtur, se Burri im Iljaz Peka ka me ja u qëndisë lulën e ballit. Fëmjët e tijë unë do t’i rriti edhe në majën e atijë lisi. -Dhe sot e kësaj dite, fjalët e tuaja Nënë, u bënë si legjendë që endej gojë me gojë në Krahinën e Hasit, Kosovës, të Malsisë së Gjakovës. Dhe unë isha krenarë për ty Nënë. Në moshën dy vjeçare kam provuar burgun komunist bashk me ty oj Nëna ime e mjerë. Kriminelët komunist të torturonin në Burgun e Kukësit që të tregoje se “ku e kishe Burrin”. -Do t’a therim djalin, do t’a vrasim vajzën e vogël-, të kërcënonin xhelatët, por ti si një ulkonjë e vertetë qëndrove se i kishe dhënë besën Iljaz Pekës, në një luftë të përbashkët. Ti i jepje zemër Babajt tim, se burrat në luftë vriten. Ke vuajtur shumë oj Nëna ime në kampet e internimit të regjimit komunist. Nuk të jepnin buk për fëmijët dhe ti mblidhje hithra që  me pak kripë na jepje për të shuar urinë e tmerrshme. Si burrnesha, ju i jepnit zemër njera tjetrës se komunizmi do të përmbysej , së bashku me familjet më të mira të traditës patriotike dhe antikomuniste të Hoxhajve të Tropojës, Muharrem Bajraktarit të Lumës, Kaloshve të Dibrës, Markagjonve të Mirditës, Mirakajve të Pukës e dhjetra familjeve të tjera të internuara anë e kënd Shqipërisë nga regjimi komunist. Vuajtja ishte e gjatë, se kaq e hidhur ishte kupa me helm e komunizmit. Me shum guxim e përjetove vdekjën e Iljaz Pekës atje në Amerikën e largët. Kishe shumë shpresë se një ditë familja jonë do të bashkohej, por ja që nuk ishte e shkruar. Lufta e klasave u bë edhe më e ashpër. Ke vuajtur shumë oj Nënë. Unë jetova dhe mbeta njeri në sajë të karakterit tënd të guximshëm. Asnjë ditë dhe asnjë minutë nuk i kam shërbyer ish sigurimit dhe regjimit komunist. Dhe e prite demokracinë si i verbëri dritën e syrit. Përsëri komunistët të kërcënonin se “ndaloje djalin me Partinë Demokratike se do t’a varim në litar”. Por ti ishe shqiponjë e maleve. -Ikni ore të poshtër, ai ka gjak për të marrë. -Dhe unë nuk mora as gjak as hak oj Nënë, duke i ndenjur besnik traditës se burrat falin. Por ja që kërkush nuk na kërkoj falje, se komunizmi është një bishë me fytyrë njeriu që pjell monstra të tilla që flejne me ndërgjegje të përgjakur. Edhe e vdekur ti ishe aq e bukur oj Nënë, të kishte rënë një nur si e Zanave të Malit. Ti shkove Nënë, po kaq shumë njerëz të qanë më lot. Ke lënë kaq shumë nipër e mbesa që ti i rrite dhe do të kujtojnë me mallë. Më lehtësohet dhimbja se t’i e përjetove rënjën e komunizmit dhe kishe një pleqëri të qetë me një shërbim dhe respekt shembullorë në familjën tonë. Atje në varrezat kur dheu i zi të mbulonte trupin tënd si ëngjëll, u ndjeva shumë keq. Por ja që kjo është jeta që e ka shkruar zoti dhe duhet t’a përballim. Të qoftë i lehtë dheu dhe shkofshi në xhenet oj Nëna ime.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora