Kulturë
Poezi nga Jusuf Zenunaj
E diele, 18.12.2016, 11:24 AM
Jusuf Zenunaj
DO TA UROJA ARTISTIN
Do ta uroja artistin,
artistin e vjetër,
poetin tonë të ri,
që e adhuroja qysh se fëmijë
sikur t'mos më kujtohej viti 81,
muaji mars,
dita e 26- shta,
në mes të konvikteve,
në lëndinë,
në Kuvendin për demonstrata...
Artisti erdhi si hije e Vllasit,
studentët luti n'tokë e n'qiell
t' mos t'merrnin rrugën,
rrugën që i shpiente në ditën me diell,
J. Z. 18 dhjetor 2016
MURI U BËKA SHKALLË
Fjalêt e Edites
gjithmonë dardhë me bisht,
sikurse herave të tjera,
i ndërroi për dy ditë.
"Muri serb do shëmbet"
tha herën e parë,
s' e dinim a ïshte në gjumë
a rrëfente ndonjë përrallë...
Ndoshta herën tjerë
në veri gjejnë ndonjë metër,
pastaj sikur rrobat
"murin e presin "
Ministresha thotë
veç shkallët do të mbesin....
J.Z. 11 dhjetor 2016
MOS NGRE MUSKUJT ISË
Mos ngereh muskujt Isë
Se je lodhur shumë,
Kur vajte n 'veri
Gadi rave n'lumë.
Mos ngreh muskujt Isë
Se të gjithë e dinë,
Ti s'je Isai i vjetër
Që u lind n 'Boletin.
Kushtetua për ty
Si për qeverinë e tjera
Ngeli shkrim n'letër
Pa e humbur era.
Mos ngreh muskujt Isë
Pa leje t'perendimit
Sot na ndaua edhe muri
E kur t'ikën dimri .....
J.Z. 8 DHJETOR 2016
SOVRANITETI YNË
Mos ngereh muskujt ( Isë)
a thotë kushtetuta ?
Ligj "i i Mustafës "
për njerëzit e Vuçiqit
ka veç fjalë të buta.
Në gjithë territorin
kem sovranitet,
si peshqit në det,
kur peshkatari
i futë në rrjetë....
J.Z. 8 DHJETOR 2016
BERLINI I RI
Dje lulet në urë si gjemba
ndanin Mitrovicën në mes,
sot Kosova u gdhi
me murin buzë Ibrit ,
me një Berlin të Ri.....
J.Z. 7 dhjetor 2016
TRIM NË LUFTË, NË LIRI SI BLETA
Ngre sarajet në katund
si dikur pallatet mbreti,
ai ia solli lekët bjeshka
a stuhia prej matanë detit?
Është artist në Hollivud
apo dijetar për çmim Nombel ?
Mos ka gjetur çyp me lira
nën lis ahu në zabel ?
Jo, more jo, është trimi,
trim n' luftë, në liri si bleta
mbushur ka koshoret e veta.
Fllad në vapë e nxehtë në dimër,
shiu as breshëri nuk e zënë,
ka sarajet me bazen.
Dje na ishte deputet,
kryelartë sikur mbret,
shumë i zgjuar e fjalëpakë,
u bê shkencëtar për një mandat.
Nga një post në një tjetër,
ka shumë shokë nuk është vetëm.
Këtë rrugë moti e ka marrë,
harroi që pati bashkëluftëtarë.....
J.Z. 3 dhjetor 2016