E premte, 04.10.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Sotir Athanasi: Pas një diskutimi në kohën e Konicës

E diele, 18.12.2016, 11:29 AM


PAS NJË DISKUTIMI NË KOHËN E KONICËS

SOTIR ATHANASI

( tregim i jetuar)

1.

Ajo ditë në dyqanin tonë në Pire, nuk do të më mbetej në kujtesë, madje do të renditej me të tjerat ku, mungesa e klientëve, si ditë e zakonshme dhe sidomos,  zhurmat e tyre të së djelës, barazpeshonin dhe kërkonin me këmbëngulje,  qetësinë e gjithë javës.

E megjithatë,  e veçanta, ashtu siç di ajo, përherë e vazhdimisht, vjen natyrshëm dhe pa asnjë pretendim Por, në kujtesën tonë,  sidoqoftë, në mos zëntë vëndin e një ngjarjeje, të paktën, një motiv përmëndjeje, ajo, patjetër që do të ketë.

Kësisoj, hyri në lokal një blerës, të cilin e njojta se e kisha parë, mesa më kujtohej në mesin e orkestrantëve të Operas sonë në Tiranë.

Ai më kërkoi një disk folklorik. Duhet të shtoj se ne,  trajtonin filmin, CD me këngë, apo DVD, por edhe libra në shqip. Këto të fundit, titujt e rinj I merrnim vetëm nga dy copë. Shiteshin ato, pastaj i përtrinim .

Unë kisha zgjedhur repartin e DVD-ive të cilat kishin më shumë kërkesa. Kjo ishte arsyeja që diskun me këngë folklorike, nuk mund t'a dija e aq më pak, ku ishte vendosur në "raftet e vitrinës".

Të dy me blerësin kërkuam më  kotë në morinë e titujve.

Më në fund, unë nxorra celularin dhe marr në telefon djalin. Ai I kalonte në duar me qindra herë të dielave dhe sigurisht që I dinte me sy mbyllur.

Kur më në fund e gjetëm mbas shpjegimit të tij, mua më doli në shteg t'i drejtoja pyetjen e hedhur si diskutim, nga  intelektualët në vitet '30-të

- Në kohën e Konicës, - nisa t'i them duke iu drejtuar me krye banakut të qelqtë mbushur me  libra, ndër të cilat edhe i diplomatit tonë, - bëhej diskutimi:

- Cili ka më shumë vlerë?

telefoni ( I sapo shpikur në ato kohë ),

apo Muzika e Bahut?

Dhe shtova, për të mbajtur një krah. Dhe pikërisht

më të paargumentuarin:

- Muzika e Bahut, miku im, nuk do të na I zgjidhte problemin.

Telefoni po. Ju sapo e morët në dorë produktin e tij.

Ai qeshi.

Unë nuk isha gabuar.

Pyetjen ia kisha lëshuar në prehër një kopetenti:

- Kjo që thoni është e vërtetë. Ashtu siç është e patundshme trinia e shenjtë :

atit, birit e shpirtit të shenjtë.

Telefoni ka kodin. Prej tij ka rrjedhur ai aparat.

Bëhet fjalë për një lindje. Shkurt: I biri. Edhe ju, këtë bëtë.

Morët në telefon djalin.

Domethënë pasardhësin tuaj.

Atë çast m'u kujtua filmi mbi Moxartin:

- Domethënë se te Moxart, momenti. . . në.. . .

- Në fund të shkallëve, - plotësoi fjalinë ai për të shtuar:

-Të atyre, nja pesëdhjetë shkallarëve tek nisi të ngjitej,

kur dëgjoi tingujt e pjanos dhe mbërrijti

për t'a spostuar pjanistin dhe

për të luajtur vazhdimësinë e një pjesë të dëgjuar

vetëm ato pak nota të fillimit.

Ai pra,

kishte kapur kodin e asaj vije melodike.

Se kaq I duhej për të gjetur vazhdimësinë.

Dhe, më duhet të nënvizojmë se:

Pikërisht ky është treguesi i një të talentuari.

Sigurisht, këtu bëhet fjalë  për një gjeni.

Ai futi në qese diskun që ende e mbante ndër duar, kërkoi dy librat e Konicës, pagoi dhe përpara largimit, shtoi:

- Por e tillë duhet të jetë edhe për çdo të talentuar.

2.

POR E TILLË DUHET TË JETË PËR ÇDO TË TALENTUAR.

Në vigjilje të KRISHTLINDJES, vajza ime na bëri një surprizë që i kalonte ku e ku të gjitha të papriturat që kishim dëgjuar, për më tepër se, bënte fjalë në fushën e artit. Dhe kjo, është aq e vërtetë, sa edhe ajo mbrëmje e gëzuar  për të cilën ishim mbledhur.

Komkretisht:

Në Londër, qe filmuar programi i njohur edhe tek ne në TOP CHANNEL: “TI KE TALENT”, ose “T'I VLEN”.

Befas, del një fshatare, jo vetëm në paraqitje: veshje, krehje, por edhe në mëndësi e të folur si të qe buzë ugarit me shoqet e saj. Por edhe me një shpengim e imunitet ndaj emociondve diktuar nga vetësiguria e saj bërtitëse. E pse jo: disi rebele.

U prezantua dhe kërkoi të këndonte.

-Çfarë ke përzgjedhur të këndosh? - ishte pyetja e kryetarit të zhurrisë

Dhe ajo përmëndi emrin e një këngëtareje tejet të paarritëshme e  të madhe në Amerikë.

Për tryezën e komisionit vlerësues, kjo deklaratë - bombë, ishte e tillë si një profane të fushës  të ndeshej në shpatë me Zhorzh Sandin.

Prandaj, jo vetëm ata, por e gjithë salla, shpërthyen në ilaritet.

Gjithsesi,  e lejuan të provonte.

U shtyp butoni I lëshimit të zërit për orkestrën.

Por, o Zot!

Vetëm pesë sekonda më vonë, sikur të shihnin një raketë të ngrihej në mes të sallës,

e gjithë platea e hodhi galerinë përtej.

Për t’i lënë vëndin kujt?

Një shpërthimi pa krisma, por me thirrje të zjarrta. E mbase,  më të gëzuarat  që mbante mënd ai habitat që nga ngritja e tij.

Ishte habia për t’i lënë vëndin kujt?

Një zëri melodioz e lehtësisht të dallueshëm, siç janë të gjitha JONET që këndellet një shpirt tek dëgjon , të pabesuarën, por të mezipriturën

përgjigjen e dyshimit në dashuri me fjalët aq të zakonshme,

por dridhëruese:

“Po. Edhe unë të dua”.

Nuk mundën, megjithatë, të mbulojnë zërin e këngëtares së vonuar në kohë, që u përplasi çiltas, talentin e saj.

Megjithatë, lotët e zhurrisë, por edhe të spektatorëve, si edhe tonat që ndiqnim nga ekrani këtë spektakël,  nuk e zbusnin gjithaq dhimbjen, ndonëse të ngarkuara me ‘të, ishin. Ato përkundrazi ia shtonin.  Çfarë?

VLERËN. Kësaj dyzetëeshtatëvjeçareje.

Çmimin e madh të një shoqërie që, ndonëse tejet shpërfillëse për të qëmtuar talentin, por aspak e tillë, kur ajo e gjen. Madje e ngre në piedestal.

Ishte hera e parë që, atë sallë e atë zhurri, ne e pamë, jo vetëm për të mbushur kohën me një program që përfundoi në diçka, lidhja e së cilës, ndonëse me dhimbje, trokiste në atë ‘institucion’ me emërin MËNDËSI.

Sa shekuj larg qëndrojmë ne.

Domethënë shoqëria jonë shqiptare nga gjëra të tilla, të cilat jemi mësuar t'i gjejmë vetëm nëpër përralla: me Qerrosë a Balozë, me Kreshnik e Shtirakë, po deshe.

Që, vetëm HERONJ TË DITËS  nuk mund të jenë.

Skepticizmi im, këtu duhet t'a ketë, mbase, me shumë të drejtë, origjinën. Tatëpjeta për një popull,  aty duhet të ketë konturuar zanafillën dhe,

mbrapshtësia, kjo fqinjë e rrezikshme sigurisht, që aty banon edhe pse s'kuptohet që troket bindshëm në prag. . . .

Për ne, ajo mbrëmje,

sikur të kishim parë lindjen e KRISHTIT,

nuk do të qemë më tepër, as të befasuar e aspak më të gëzuar.

Miqt e mi, futuni në New Tube dhe shkruani: Susan Boyle

Të jeni të sigurtë që do të dali.

Do të më pëlqente të komentonit vëzhgimin tim.

Sa më përket mua, kujtoj porosinë e orkestrantit të Operas Shqiptare lidhur me KODIN dhe fjalët e tij, para largimit se:

. . . ., E tillë duhet të jetë për çdo të talentuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora