Kulturë
Ramiz Dërmaku: Mësuesi i dalluar Hazbi Lelinca
E enjte, 18.02.2016, 08:00 PM
PORTRET MESUESI TE DALLUAR NE DIASPORE
Bisedoi: Ramiz Dërmaku
..,Drejtori sërb dhe sekretari shqipëtar..., më vuan një emër .., Pra , ky emër si duket do të bëhet shkakë që unë vitet që vijnë nuk do mund të punoj askund.
Hazbi Lelinca lindi dhe u rrit ( deri në moshën 28 vjeçare) në fshatin Margesh (Uglar) Komuna e Gjilanit. Mirpo për shkak të kushteve të vështira në fshatë ky detyrohet të shpërngulet nga fshati në vitin 1978 me vendbanim të përhershëm në Dardania I, Rruga IX nr.24 Gjilan. Ndersa që nga viti 1992 me banim të përkohshëm në Uddevalla të Suedisë. Katër vite të para të shkollës fillore i mbarova në fshatin e lindjes , Margesh kurse katër vite të tjera të fillores i mbarova në fshatin Malishtë(Malishevë). Shkollën e mesme Normale e kam regjistruar në vitin shkollor 1966-1967, më vonë u regjistrova pran Shkollës së Lartë Pedagogjike ” SKENDERBEU ” Grupin mësimit Klasor në Gjilan.
Për herë të parë në arsim fillova të punoj në vitin shkollor 1978-79 si arsimtar i gjuhës frënge në shkollën fillore ” Bashkimi” në Zhegër. Në vitin shkollor 1981/1982 kam punuar në shkollën fillore ” Boro e Ramizi” në fshatin Ujëmir në paralelen e ndarë fizike në fshatin Ballancë. Gjatë.vitit 1982/1983 punova 1983- 1984 kam punuar në shkollën fillore” Zenel Hajdini” në fshatin Bresalc si dhe në fshatin qytezë , paralele e ndarë fizike e fshatit Bresalc. Në V.Sh.1984/1985 punova në shkollën fillore ” Emin Duraku ” në fshatin Skifter paralele e ndarë fizike në fshatin Remnik, Komuna Vitisë. Në vitin shkollor 1985/1986 punova në shkollën fillore ” Dëshmorët e Kombit ” në fshatin Livoç i Poshtëm Komuna Gjilanit.
Gjatë punë sime arsimore i mobilizova të gjitha forcat e mia mendore,fizike dhe intelektuale. atdheut dhe çështjes sonë kombëtare. Gjatë vitit 1986-1987 , unë fitova një ermër të ri, të cilin m vuan drejtori sërb dhe sekretari shqipëtar. Pra ky emër si duket do të bëhet shkakë që unë vitet që vijnë nuk do mund të punoj askund .Mbeta i papunë për disa vite me radhë edhe pse kërkova punë kudo dhe jo vetëm në profesionin tim. Poashtu biosedat e shpeshta informative., gjendja e vështirë ekonomike, politike dhe ajo ma teriale. Për këtë arësye u detyrova të marrë rrugën e gyrbetit për herë të parë në vitin 1988 njëherë në Zvicër (Gjenevë), ndërsa prej vitit 1992 kam emigruar me tërë familjen time të ngusht (me bashkëshorten Sanijen fëmijët: Arbëri, Çajupi ,Donika dhe Arbëria) në Uddevalla të Suedisë, dhe kami të rregulluar Statusin e përhershëm të Qëndrimit.
Në Suedi kam filluar punën time edukativo-arsimore në V.sh.1993/1994 në strehimoren Brudås në Komunën e Munkedalit (tre vite) dhe pastaj në vitin shkollor 1998-1999 kam vazhduar të punoj në Komunën e Uddevallës dhe e kam vendimin e punës së përhershme profesionale për mësimin plotësues në gjuhën amtare. Mësimin plotësues e frekuentojnë mbi 100 nxënës që nga parafilloristet e deri në klasët e nënta. Në këtë komunë pos punës time profesonale të cilën e bëjë e udhëheq edhe Shoqatën Kulturore Shqiptare ” Vehbi Ibrahimi ” të cilën me një grup bashkatdhetaresh (30) e kemi themeluar më 09.11.2001. Shoqata e jonë ka si qëllim dhe karakter: humanitar, këshillues dhe kontaktues. Organizojmë takime dhe bashkëpunojmë me personalitete kulturore dhe humanitare të komunës. Në lokalet e shoqatës gjithashtu zhvilloj me fëmijët shqiptarë veprimtari jashtëshkollore si: poezi, këngë dhe valle popullore shqiptare si dhe pjesë teatrale. Përçdo vit bashkë më nxënësit e shkolave fillore organizojmë koncert kushtuar 28 Nëntorit –Ditës së Flamurit, ku fëmijët tanë i këndojnë këngë dhe recitojnë vargje kushtuar heronjëve të kombit që nga epoka e lavdijëshme e Gjergj Kastriotit e deri te e famshmja Ushtrija Çlirimtare e Kosovës.Interesimi ndër bashkatdhetarët tanë është mjaft i madh.