E merkure, 11.12.2024, 05:45 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Urim dinjitoz dedikuar gjiniut Kadare

E hene, 15.02.2016, 07:04 PM


Tregime të zgjedhura lirike shqiptare, “Pena e vjeshtës së artë” botuar nga Shtëpia Botuese Vllamasi

Një urim i rrallë dhe dinjitoz  dedikuar datëlindjes së gjiniut të letrave shqipe Isamil Kadare.

Nga Albert Z. ZHOLI

Urimeve me rastin e 80 vjetorit të ditëlindjes së gjeniut të madh të letrave shqipe, Ismail Kadare nga personalitetet të shumtë   të kulturës brenda dhe jashtë vendit I shtohet edhe  ai i shkrimtarit  Vasil Premçi i cili i dedikon këtij përvejtori vëllimin e sapo botuar me tregime të zgjedhura lirike shqiptare, “Pena e vjeshtës së artë” botuar nga Shtëpia Botuese Vllamasi,

Në këtë vëllim thotë Vasil Premçi janë përzgjedhur tregime të spikatura lirike nga autorë të njohur të letërsisë shqipe, si Migjeni, Petro Marko, Dh. Shuteriqi, Mitush Kuteli, Dritero Agolli, Vath Koreshi, Bilal Xhaferri, Ernest Koloqi, Sotir Andoni, Sterjo Spasse,    Faik Ballanca, Naum Prifti, Arjan Leka, Ardian Christian Kyçku, Dushko Vetmo, Katjusha Pogaçi, Kim Mehemeti, Milto Sotir Gurra,Nasi Lera, Nasho Jorgaqi, Sulejman Mato, Pandeli Koçi, Petraq Risto, Bari Myftari, Roland Gjoza,Teodor Laço,Ymer Shkreli,  Zija Çela, Zydi Morava, etj. Tregime nga plot 72 autorë.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua, thotë- “autori” i kësaj përmbledhje me tregime lirike,- që, për herë të parë  të jenë pranë njëri-tjetrit, falë një rastësie  të rënditjes alfabetike të emrave të shkrimtarve që bëjnë pjesë në përmbledhje, që,  të jenë pranë njëri tjetrit, ashtu sikundër në jetën bashkëshortore, gjiniu i letrave shqipe Ismail Kadare,  me tregimin “E krehura” dhe  shkrimtarja Helena Kadare, me tregimin “Për një grimë lumturi. Vëllimi me tregimet e 72 autorëve shqiptarë, shton ai,-janë  një në llojin e vet “një tufë lulesh” që i dhurojnë kolegët në këtë përvjetor mjeshtërit të letrave shqipe.”

Së shpejti libri do të dalë në vetrinat e librarive të kryqytetit dhe ato të rretheve si dhe do të njohë promovimin e tij me pejsëmarrjen e autorëve të përmbledhjes dhe personalite të kulturës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora