Kulturë
Isak Ahmeti: Zef Ahmeti - Liria dhe demokracia
E shtune, 13.02.2016, 03:25 PM
Zef
Ahmeti - Liria dhe demokracia raporti i ndërsjellë?
Nga Isak Ahmeti
Libri :Liria dhe demokracia raporti i ndërsjellë ,Prishtinë - St.Gallen (2012), i autorit Zef Ahmeti , studiues i shkollës gjermane , është studim monografik , mbase i vetmi i këtij lloji në rrafshin kulturor shqiptar , që përfshin disa fusha që mund të vihen në një tabllo të përbashkët për të kuptuar disa aspekte shumë të rëndësidhme ,pse jo edhe vendimtare , për një shoqëri të lirë e demokratike. Libri në fjalë është strukturuar në shtatë kapituj :
I.Liria,
II.Kultura dhe liria,
III.Demokracia,
IV.Liria dhe demokracia në civilizimin islam ,
V.Raporti mes Amerikës dhe Evropës lidhur me demokratizimet dhe paqen globale,
VI.Liria dhe demokracia: raporti i ndërsjellë dhe
VII.Përfundime.
Kësaj i është shtuar edhe një :Shtojcë ,që është substanciale :Përpjekjet për liri dhe demokraci tek shqiptarët( fq.86-114).
Te pjesa e parë , siç e thotë edhe vetë titulli , studiuesi në fjalë , me kompetencë shkencore , ka trajtuar çështje të semantikës së lirisë , çështjen e lirisë në Antikë , në Mesjetë , në Kohën e Re dhe sot ,liritë në aktet juridike nacionale dhe në konventat ndërkombëtare. Në pjesën e dytë trajton kulturën , aspektin universal të kulturës , konceptin kulturë , etj.Demokracia është pjesa e tretë e këtil libri , ku studiuesi ka trajtuar aspektet historike zhvillimore të sistemeve politike që nga antikiteti grek , teajton tek kjo pjesë historinë , idetë politike që nga Platoni , Aristoteli ,Tomë Akuini e deri tek autorët modernë që janë marrë me këtë problematikë. Në këtë kapitull shtjellon dhe trajton konceptin e demokracisë ,llojet e demokracisë perëndimore ,teoritë e ndryshme si:teoria demokratike republikane , teoria e demokracisë realiste ,teoria e demokracisë komplekse , demokracua direkte dhe indirekre , etj. Kapitull më vete dhe mjaft interesant është: Liria dhe demokeacia në civilizimin islam ,ku , me mjaft maturi dhe pedantëri shkencore , autori në fjalë ka trajtuar konceptin e demokracisë dhe të lirisë në islam . Te:Raporti mes Amerikës dhe Evropës lidhur me demokratizimet dhe paqen globake , është trajtuar qasja dalluese e Amerikës dhe Evropës përkitazi me demokracinë dhe lirinë rajonale dhe globale si dhe qasja ndaj krizave dhe mënyra se si duhet të zgjidhen ato.Raporti i ndërsjellë i lirisë dhe demokracisë është trajtuar te kapitulli i VI-të .Në :Shtojcë ,kemi një trajtim specifik , analitik , shkencor , të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës dhe të Kosovës në periudhën 1945-1990.Kështu prandaj ,në fund , autori me të drejtë konstaton :Shqiptarët kanë mundësi që të luajnë rol vendimtar strategjik dhe ndikues ,pra që të bëhen faktor shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik.Duke filluar sidomos me një integrim ekonomik , bashkëpunimi i ngushtë në fushën ekonomike d të ndikonte në integrimet e tjera.Dhe kjo do ndikonte që populli shqiptar të jetë faktor stabiliteti , prosperiteti , faktor për liri dhe paqe ...(fq.118).Krejt në fund le të theksojmë se ky është libri i katërt i këtij autori , i cili , siç dihet , ka botuar edhe shumë punime të tjera shkencore në revista ,por edhe në gazeta të ndryshme : në Kosovë, në Shqipëri , Gjermani ,Austri dhe Zvicër.
Libri :Liria dhe demokracia është shkruar me përkushtim dhe akribi shkencore ,ka 383 referenca dhe një literaturë të përzgjedhur e të konsultuar që dëshmon se studiuesi në fjalë i përket shkollës gjermane , gjë që premton shumë .Le të shpresojmë !