E diele, 28.04.2024, 03:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Budizmi është parajsë

E hene, 08.02.2016, 09:07 PM


Budizmi krahas me Krishterimin dhe Myslimanizmin është parajsë

Nga Ilir Muharremi

Në momentin kur njeriu e kupton se feja e tij qenka dështuese, menjëherë zoti i tij kërkon ndryshim. Ai Zot ndodhet brenda tij dhe duhet t’i jetë falënderues vetvetes. Të krishterët kanë Zotin e mirë, por kjo është jashtë çdo ideali. Një Zot nuk mund të kuptohet, edhe pse nganjëherë kur njeriu arrin mirësinë në thelbin e vet, mendon se edhe Zoti është i mirë. Por, shpesh ndodh edhe e kundërta. Esenca është se vet njeriu e shpik një Zot. Një zot me vullnet fuqie ashtu siç e identifikonte Nietzsche. Vetë ai tentonte ta zëvendësonte Zotin, me shpalljen Zotit të vdekur, dhe tentimin për mbinjerëzoren. Zoti i mirë duhej të ishte i mirë edhe për të varfrit, për mëkatarët, për të sëmurët dhe ky çlirues duhej të ishte hyjni e përgjithshme. Zoti duhej të shtrihej tek të gjithë, sepse nëse në thelb mendohet si i mirë, atëherë i shpall luftë së keqes, e kjo e keqe e futur në njeriun e mirë ikën pa u vërejtur. Përse e keqja u fut te njeriu i mirë? Gjysmakët dhe mediokrit (besimtarët e thellë), do përgjigjeshin: për të larë hesapet apo për tu barazuar. Zoti i mirë nuk kërkon barazim, ai ndjek të keqen si një antibiotikë në trup. Dikur Zoti përfshinte vetëm popullin e zgjedhur e tash ka hyrë në çdo shtëpi dhe sundon gjysmën e botës. Ky Zot nuk u reformua, mbeti çifut, Zot ngushëllues për të përvuajturin, “Një azil për pleq”, kishte me thënë Nietzsche, këtë e vizitojnë të zhgënjyerit dhe ky Zot anemikë, ateistë në thelb u bë metafizik dhe vazhdon të jetë. Ky Zot ateistë ende vazhdon të jetë një gjë e madhe për vetveten. Ideja për Zotin ende ekziston dhe nëse ky Zot ekziston ashtu siç propagandohet për të, atëherë i vret gjithë Zotat për rreth.

Nga lindja e një Zoti të vetëm nuk u krijua ende një Zot i ri. Nëse do krijohej do identifikohej si një shpirt krijues, në fakt prapë ai do qe mjeran, ashtu siç e përdorin njerëzit duke e idealizuar figurën e tij. Nëse do krahasoja Budizmin dhe krishterimin, Budizmi është më realist ngaqë problemet i rrok në mënyrë objektive dhe ka jetëgjatësi prej qindra vjetësh. Shfaqjen e Zotit Budizmi e fshin fare dhe kjo fe vërtetë është realiste. Kjo fe nuk e lufton mëkatin, por i hap dyer realitetit dhe vet Nietzsche-ja e lartëson sepse si Budizmi edhe Nietzsche në thelb lartësojnë dhimbjen. S’ka gjë më reale se prania e dhimbjes. Budizmin Nietzsche e ngritë përtej së mirës dhe se keqes dhe vazhdimi i përtejmes hap horizont të panjohur dhe nuk krijon kufij brenda njohjes. Budizmi shpreh vullnetin e paskajshme të vuajtjes dhe e dyta shprehë instinktin e njeriut që vuan dhe vetëm vuan, këtu lehtë mund të kuptojmë se përse Nietzsche e pëlqen Budizmin. Ai qe një objektivë ndaj Budizimit dikur u bë shumë personal ndaj tij, sepse gjente ngjashmërinë me dhimbjen. Ndoshta nuk mund të them pëlqim, por një përshtatje e përafërt me Budizmin. Buda fiziologjisë tentonte t’i bënte ballë, sepse e dinte se shpirti është në burg, jo të përjetshëm (në trup), dhe vetvetja drejt rrugës së shpirtit, me procedurë plotë dhimbje qe skëterrë e vërtetë. E treta që ka pozitive Budizimi është se lutja qe e ndaluar dhe asnjë detyrim absolut, apo imponim nuk i propagandohet njeriut. Mund të hysh brenda tempullit dhe të dalësh pa problem. Thjeshtë nuk ka luftë, nuk tenton të rritë numrin e besimtarëve, të shtoj forcën, nuk është hakmarrës, e as nuk kundërvepron. “Nuk i jepet fund armiqësisë me armiqësi”, refreni më prekës i Budizmit i cituar nga Nietzsche, por me dobësimin e individit (sepse egoizmi qe primarë për Budizmin), dhe çlirimin nga dhimbja. Budizmi e kërkon dhimbjen, pastaj tenton të çlirohet, kështu e sfidon në thelb. Atëherë, Budisti i vërtetë më nuk ndjen dhimbje. Shpirtin Budistët e vënë në dietë duke lartësuar egoizmin dhe me plotë të drejtë Nietzsche përmend Sokratin i cili i shpalli luftë shkencës për ngritjen e moralit egoist të personit.

Budizmi në shpirt është liberal, mungesë ekstremizmi, posedon kthjelltësi dhe nga qetësia e tepërt eliminon dëshirat dhe Budizmi nuk është dëshirë drejt absolutes sepse idealen e ka përbrenda. Nëse e krahasojmë me Krishterimin dhe Islamin, të dyja këto fe janë të të nënshtruarve dhe janë njerëzit më të ulët ata që kërkojnë shpëtim nga Zoti.  “Te Krishterimi, hetimi mbi mëkatin, autokritika, inkuizicioni i ndërgjegjes, ushtrohen si zënie me punë”, revanshohet Nietzsche. Aty ai sheh rrugëdalje nga mërzia duke ju nënshtruar më të fuqishmit me emrin Zot.  Nëse njeriu tenton ta arrijë atë, është maje e paarritshme, nga kjo përpjekje e dështuar ai duhet të lutet te krishterët dhe të falet te myslimanët. Njeriu këtu si qenie me trup është i nënçmuar, i përbuzur duke mos i dhënë rëndësi jetës dhe trupit në tokë. Në një farë forme të dyja fetë: Krishterimi dhe Myslimanizmi e nënvlerësojnë Zotin, sepse e propozojnë ekzistencën e tij nga vetja e tyre, pastaj e kërkojnë jashtë ekzistencës për ta fuqizuar më shumë.  Zoti nëse ekziston ai nuk është as i Krishterë e as Mysliman. Ai është ateistë.   Në një farë forme të dyja fetë kanë shumë ashpërsi ndaj vetes dhe urrejtje për të tjerët që mendojnë ndryshe. Trupin nuk e kanë përbuzë që mbanë shpirtin dhe më shumë shpirti ju duhet se trupi. Pas shpirti vije nënshtrimi ndaj Zotit të panjohur dhe në vend se të gjejnë harmoni ndërmjet trupi, shpirtit unitetit, egoizmit, njeriu kërkon diçka që nuk ka vdekur sepse s’ka jetuar kurrë. Zoti.  Harxhimi i kohës që njeriu e bënë për Zotin, më mirë do ishte të harxhonte për vetveten se do arrinte qetësinë ideale. Këtë e ndjenë Buda. “Budizmi është fe për njerëzit jetëgjatë, për raca të edukuara, të zbutura, tej mase spiritual”, thoshte Nietzsche nga qetësia e thellë e shpirtit. Këtë e bënte ta zëvendësonte nga lodhja ekstreme e krishterimit.  Evropa dhe SHBA-ja ende nuk janë të pjekura për këtë gjë.  Budizmi nuk ka nevojë vuajtjen ta propagandojë sepse thellësisht vuan për vetveten dhe kjo vuajtje është tejet e sinqertë. Myslimanizmi dhe Krishterimi vuajtjen e ka në propagandë dhe ju duhet interpretim për vuajtjen, atëherë vet instinkti i shtyn drejt mohimit të vuajtjes.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora