E diele, 28.04.2024, 07:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Nexhi Hasani - Kalvari i Diagramës

E shtune, 06.02.2016, 04:27 PM


"Kalvar" tragjik, midis dramës fizike dhe traumës shpirtërore, brenda një jete-(përsiatje)

Rrezatim mbi romanin "Kalvari i Diagramës" i autores te re, Nexhi Hasani

kumtese

“Kurorë stolie” mund ta quaj romanin e parë "Kalvari i Diagramës", të princeshës shqiptare "Era" dhe familjes së saj, heroinës sfiduese, guximtare të Kalvarit , shkruar me finesë nga autorja e talentuar Nexhi Hasani. Thonë qe ëmbëlsira lihet për në fund, por unë dua ta përmbys këtë praktikë komplimenti, për veprën që, sa origjinale në formë e në përmbajtje, por dhe në stil në rrëfimin vertetësor, një realitet i hidhur, nëpërmjet rrëfimit prozaik me mesazhe jetësore, një miks i mendimit psikologjik e filozofik dhe me risi e nuaca te reja artistike letrare. Po shkëput një fragment nga romani, për të dëshmuar, ato që reklamova me sipër:

"Atë ditë binte shumë shi, litarë të gjatë shiu. Mërzia notonte mes dallgëve dhe përmbyste çdo shpresë. Kjo ishte sprova më e madhe, sfida e një realiteti të hidhur. Kjo hidhësi do të sillte dhimbjen e vërtetë të dashurisë. Dashuria do të gjunjëzohej para lëndimit dhe do të humbiste forcën. Pa forcën e duhur dhimbja do të sillte pasoja”. fq.111.

Dhimbja dhe dashuria shkrihen në një, si në një reaksion kimik dhe dashuria asimilon e mbizotëron mbi dhimbjen dhe është gati të shpërthejë me një energji ndjesore, si një vullkan i brendshëm, të vdesë a të pëlcasë. Dy udhëtare të akumuluara të brengosura, gjatë Kalvarit të jetes, si dy dhunti shpirtërore, të personazheve jetësore të romanit dhe vete protaganistes Era, dëshmitare okulare,"true story" (histori e vertetë). Lexojeni librin, do të befasoheni me këtë tregimtari të papërshkruar ndonjëherë. E rishpreh : Thonë dhe është bërë parktike, shprehja "ëmbëlsira" lihet për në fund. Do ta përbmys këtë mentalitet, për të shprehur komplimentet e mia për veprën, sa madhore e aq e pasur me vlera artistike e letrare. Romani “Kalvari i Diagramës”në dukje nuk ta mbush syrin, për një vepër tërësore, nga pamja e nga faqet e pakta, ngjan si një novele, por për mua dhe lexuesit, kur ta mbarojnë,pa absolitizuar, pas rileximit, të atij me një frymë, të duket sikur ke hyrë në një botë të madhe pambarim, që nuk të lëshon të largohesh, në një vepër letrare epope. Pra, romani, me tërë kuptimin e plotë të fjalës, në përmbajtje, është një triologji, në hapësirë dhe në kohë, një sfidë survajver kalvari nga vdekja, për të mbijetuar. Është një roman me ndërthurje organike psiko-fiziologjike e familjes tipike shqiptare, rrjedhojë e historisë kombëtare, nga invazionet e jashtme dhe diskriminimet e brendshme, për të qenë optimistë në ditët e sotme, në gjeneratat e ardhme.

Ashtu si është ndarë e ndërtuar romani në tri pjesë, me rrëfimin monolog të prozës poetike, sintetizon dramat dhe traumat e popullit shqiptar të tri gjenaratave të pervuajtura: gjyshërit, prindërit, fëmijët, nipërit dhe mbesat, por fitimtarë në karakterin e papërkulur njerëzor. Para vetë vepra, autorja e rrëfimit, flet besueshem, me kujtimet dhe realitetin e përditshëm.

Kalvari nis me familjen shqiptare nga Çamëria martire, përmes një lufte teorizuese shfarorese të shpërnguljes nga vatra e vatani autokton, pastaj Kalvari kalon në atdheun memë, në Shqipëri, në Tiranën e bodrumeve e të sakrificave të mundishme, për t’u shpërngulur e përplasur pamëshirshem përfundimisht refugjate, në Angli, me jetën e emigrimit, nëpërmjet diagramave jetesore, duke i dhënë ngjyrim titullit të romanit, për të qenë simbolik dhe me mesazhe të papërsitura.

Vetë vepra e shkruar në prozë, por, hera- herës shpërthejnë dertet në poezi të shumta, nëpër faqet e librit, si një gjerdan rruazash shumëngjyrshe, pjese organike e prozës poetike, në vargje ndjesore dhe emocionale, me lot ne sy, nëpërmjet meditimeve, sikundërse është dhe vetë poema “Monologju e Ikjes”,brenda romanit dhe, hera herës, dhe strofa të tëra, duke u shprehur me fantazi poetike, që shfaq njëkohësh talentin e afimmuar, të romancieres – poete, Nexhi Hasani.

Vlerat e romanit përsosen , përveç bukurisë te refimit te autores, e cila si nje amvisë ,nikoqire mjeshtre e gatimi të brumit, për të na servivur një “bakllava” simbolike shqiptare, për ushqimin e shpirtit të lexuesve, asaj ia shtojnë shijen dhe mjeshtëria artistike e pjekjes të gatimit, i cili është një profesion më vete. Redaktori i romanit, një fat për autore,moderatori i letërsisë së sotme moderne kombëtare, Prof.Kristaq F. Shabani,bashkë me stafin e përgatitjes së botimit, i ka dhënë një pjekje tërësore në përmbatje e në formë romanit, pra i kanë falur pa kursim ajkën letrare romanit, duke lenë gjurmë të mjeshterisë profesionale artistike.

Parathënia, nga redaktori profesionist, eshte simbolikë e një prologu dhe epilogu letrar, nje vello nusërie , që zbulon bukurinë e princeshës shqiptare, të kryeprotagonistes, Erës, heroinës shpirtërore fitimtare të Kalvarit dhe të vetë romanit, duke shtuar dhe me shumë kërshërinë për ta lexuar dhe vlerat e pamohueshme të vepres letrare… Kështu që vepra është e kompletuar, për atë objekt që trajton dhe nuk lë vend për të sharë, sikundër themi në gjuhën popullore. Autorja provon për herë të parë me guxim e talent këtë gjini të vështirë letrare, duke na sjellë e na dhuruar një vepër të re të pjekur letrare, me ngjyrim emoconal, një Kalvar historik, tipik kombëtar me gjuhën letrare, që fare mirë mund të ecë në një rrugë të mbarë në këtë gjini të vështirë. Le t'ia lemë fjalën lexuesve, kritikëve e studiuesve për të thënë fjalën për këtë vepër.

Në konfidencë, pa njohur fizikisht autoren , pasi jemi të ndarë nga oqeanet dhe kontinentet, por vetëm nëpërmjet penës të saj, i kërkoj falje, se po i tregoj lexueseve, një vërtesi, si parantezë,që të mundohen të kapërcejnë brengat emocionale, të cilat duken sikur janë si brengat tonat, dhe për të vazhduar leximin, duke u ndjerë, në fund, krenarë të të qenit shqiptar, për të mbijetuar, jo vetem në trojet tona, duke dalë fitues, si zgalem, përmes stuhive historike dhe në dhe’ të huaj, pa harruar rrënjët e gjakun atëror, si qytetarë modernë te Planetit, kalorës fitimtarë të Kalvarit jetësor.

Këto rreshta modeste të mia për romanin , po i mbyll me vargjet epitafë të autores, si amanete të dhimbjes shpirtërore, me mesazh dashurie jetëdhënëse:

"Sa të kem frymë mbi tokë,/ s’do t’i harroj kurrë ata sy të ndritshëm/, ato shikime, në çastet e fundit të jetës tënde,/përcjellës me dhimbje dhe dashuri".

Me modesti për mendimet rrezatuese të veprës dhe me krenari për të ardhmen e penës së autores , e cila hodhi firmën e saj të parë, pas kaq vitesh pune dhe heshtje botimi, me një vepër të tillë , e cila, pa dyshesë do të lëjë gjurmë të pashkyeshme në gjininë e vet dhe në trajtesën e vet.

Janar 2016

Luan Kalana

Florida,SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora