E marte, 17.09.2024, 09:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Të gjithë jemi komandantë

E enjte, 04.02.2016, 08:06 PM


Satirike :

 

Të gjithë jemi komandantë

 

Ne jem popull shumë pedantë –

Në luftë jem t’ gjithë  komandantë !

Komandantë pa asnjë ushtarë –

Të gjithë jemi luftëtarë !

 

Kur kem zgjedhje n’ parlament –

N’ karrierë jem evident ,

Të gjithë jemi eksponent ,

Të gjithë jemi president !...

 

Qeverinë e mbajmë n’ regjistra –

Për pozitë bëhemi kapistra !...

Të gjithë bëhemi kryeministra –

Asnjë s’ jemi për ministra !

 

Kur pimë kafe me filxhanë –

Të gjithë bëhemi politikanë !

Kur e shohim se duam me u fikë –

Të gjithë merremi me politikë !

 

Kur na bien ndonjë  flamë e pistë –

Të gjithë bëhemi specialistë !

Të gjithë bëhemi doktor eksperta –

Propozojmë barëra e receta !...

 

Kur dikush banë punë të marrë –

Të gjithë bëhemi ekspert gjyqtarë !

Kur dikush vjedh nëpër  kat –

Të gjithë bëhemi avokat !

 

Kur dikush t’ nget  me motor –

Të gjithë bëhemi prokuror !

Kur dikush studion resor –

Të gjithë bëhemi profesor !

 

Demir Krasniqi

Gjilan, më 30.01.2016.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora