E marte, 17.09.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Helmi e krenaria s'bashkohen

E merkure, 03.02.2016, 07:59 PM


HELMI E KRENARIA KËTU S' BASHKOHEN

 

-Poemë nga Gjon Markokaj-

 

Të krishtërët Natën e Shënkollit

Presin berrin e ndezin  qirin

Mirë është që  berri të jetë dash

Përqejf piqet, në prush ferlig

 

Në gjysëm "shekullin e kuq"

Në vëndin tim u ndalue besimi

Mas viteve nëndëdhjetë e shtatë

Ai që i ruante dhe manifestonte

 

Ndiqej penalisht edhe me burgë

--Me shaka e me "maklladra"

I kalon burri do punë të mëdhaja

Çfarë i ndodhi "nji shukut tonë"?

 

Natën e Madhe të Shënkollit

E kishte Festë dhe Ditën e ëmrit

-- Gjet nji dash dhe e theri

E rregulloi mirë dhe e futi në hellë

 

E bëri gati për ta pjekur

Bëni qirin, nji litër dyllë

Rreth e rrotull e mbështoll kulaç

E vëndosi, në dritare t' odes

 

Mbushi ibrikun me raki bashkë

me gotat i vëndosi n' dritare

Ferligu s' piqet, asë fshehurazi

asë, s' piqet shpejt e shpejt

 

"Shoku i jonë" e bëri nji zjarr

Hellin e vëndosi në du kamza

E sillte rreth prushit pa paragjykim

Rinija e asajë kohe "levë e partisë"

 

Kishin dalë kondtroll në fshat

Kush manifeston "bestytni fetare"?

Pa i thirrë n' derë simbas zakonit

-- I hynë brënda "shokut tonë"

 

Sekretari i rinisë me disa shokë

"Të shikojsh e t' hashë e t' pishë" !

Çfarë nuk i thanë, t' zotit shtepisë

Çbën kështu o, re ti burrë ?

 

Pse sot për Festë kie therë mish

E paske futë, ta pjekësh ferlig

A e dinë se është e ndalueme

Të manifestojsh, "bestytni fetare" ?

 

Berrin po e pjek n' hell ditë për diell

-- Si, n' kohen e Babo Qemos....,

Paske edhe qirin, për ta ndezur

A e din o shokë qe, do përgjigjesh

 

Burrë i fortë dhe i pa tronditur

Dalë e ngadalë e rrotullonte ferligun

Me urtësi u drejtohet shokëvet të rinisë:

Hajdeni, djema e pine, nga nji gotë raki

 

Sot e qesim rakinë, për Natën e Madhe

E keni, në dritare merreni pa dhimtë!

Fjalen e muar sekretari i Rinisë:

Ne s' e pimë rakinë që çet, për festë

 

Për këto, do të përgjigjesh, n' popull...,

T' diellën, në qëndren e fshatit, ora 9 - 0,0!

Mirë - mirë, llogari u japë sa të doni

Po s' po kam se si m' u përcjellë

 

Çfarë faji paskam ba unë - tha me vete

Unë, po u pjekë fëmijëve, ferligun

T' hanë mishë Natën e Shënkollit

Mëndja i shkonte, si ta përdredhin

 

Si ta bëjnë gënjeshtren, të saktë...,

Do të ja dalë se më ndihmon kjo Natë !

Kështu e gjeta nga t' parët e mi

Kështu po veproj edhe unë sot

Si, s' i vret Zoti e kjo Natë  Madhe

Këta njerë të dalun kryqit, t' pa fe e pa ide?

II,

"Shoku i jonë",t' diellen ora 9 - 00.

U paraqit, i vëndosur ta boshatiste

Ata, të rinisë, t' i quente "shpifësa"

-- Mbledhja,ishte pregaditur mirë

 

Ishte ardhë i Deleguari i Partisë së Rrethit

Ishin ardhë burra, gra e të rinjë e të reja

"Shokun tonë"e  kishin nxjerrë, n' karikaturë

(Budec), si ishte zi e më zi...,

 

Tamam si t' ishte shejtan me brirë

Nji gjë ata e llogariten, "pa hangjinë"

E vëndosin, përpara, afër Byrosë Politike,

pa e llogaritur mirë zgjuarsinë e tijë...,

 

Ai erdhi avash - avash e hyri në sallë

Po të presim i tha sek. i organizates

-- Pse dreqin më keni pritë, mue

Pse s' jeni shpërnda, m' shkuar n' punë

 

Kishit ba ndonji punë të kooperativës!

Leri këto"çepura"se bollë kie livadhisë

-- Ulem ku të doni edhe për ballë

Unë s' kam ba gja,s' kam vra shejtanin

 

Njerëzve s' u trëmbem, vetëm Zotit

Vetë ai është që t' vret e t' falë !

-- Foli e çfarë s' foli Sek. org. Partisë...,

Për zakonet e luften kunder fesë

 

I dejtohen "Shokut tonë": si ka qënë puna?

Tregoi organizatës Frontit Demokratik !

-- Aty - për aty e "pjekë" nji satirë

Mëndimi të thellë, t' thënë idhshëm

 

Ai prodhoi "helem" e krenari përnjiheri:

Helmi e krenaria, këtu s' bashkohen

Janë diametralisht të kunderta....,

Helem për ata që kishin ndaluar fenë

 

Krenari për ata që festojnë e besojnë

Ai,shikoj rreth e rrotul  e tha: "si ke puna

e si është puna, kollomoç me dy sapuna"

E zezë dita mos qoftë për mue të mjerin!

 

-- Më fal o Zot e Nata e Shënkollit,

për këto fjalë që po i flasë unë me ju!

Se festa s' është mirë, të merret n' gojë

Pa ditë gjë, mu hapë dera e hynë brënda

 

Katër pësë shokë të organizatës së rinisë

Më panë t' xhveshur, si mos më keq...,

"Pici-picak" si atë dekik që m' lindi nana

"Me nderë prej jush" sa pata ba baje

 

E, ardhë ne ode e ka e thajë trupin tem

Rreth prushin në oxhakun, "odës grave"

Gruen e kisha në punët e kooperativës

M' u thanë të vertetën s' pata peshqirë

 

Çka m' u thanë, "shkoi fëtyra e u ba ferlig"

-- Plasën të qeshura  të shumta,

sa s' plasi edhe dhoma e kulturës

Ti je i deleguar e të merr kryet veshë

 

Këta s' marrin vesh, s' janë në ket botë

S' me besojnë fare, jam mësuar me ta

I besojnë më shumë "shejtanit se Zotit"

Ishalla të besojnë ty zotëri i deleguar!

 

Ata t' rinisë s' kanë pa gjë tjetër veç trupit tim

Ka rrotullohna rreth zjarrit për t' u tharë

Leri- leri këto "çepura - trego si t' gjetën !

-- Shtoi gjithë inatë i Deleguari i Partisë

 

Ata, panë trupin tim si "ferlig rreth zjarrit"

-- Si paten mem gjetë ndyshej...?

Unë vetes sime, "s' po i shpifem"

Shyqyr Zotit që ishna në shtepinë time

 

Unë mbeta në këmbë si mumje e Egjiptit

-- Duart s' më shkua me jau vë organeve

Dukesha, si skulpëturat e Mikel Angjelos

Të qeshurat vazhdonin të pa nderprera...,

 

-- Në odën time, shejtanat e s' më lanë rehat

Faqe e zezë për mue; faqe e zezë për ata

-- S' më lanë rehat Natën e Shënkollit...,

T' japë llogari se u gjeta në shtepinë time

 

-- I çveshur, ka "kupuriti" trupin tim ?

I deleguari levizte kryet sa posht - lart ...,

e filloi t' bertiste:--  "e shikoni ket plak,

ket maskara tuajin, kët kapadai t' pa shoq,

 

ket njeri të mykur ne kokë e tijë,

i cili manifeston, bestytni t' kota fetare"...,

Ku shkoni ju, me ket njeri në gjirin tuaj ?

-- Unë due te shkoj në Gjirin eZotit-tha ai

 

Shikoje vetën në karikaturë,si dukesh ?

Ai levizi sytë, shikoi "surratin e tijë "

I cili dukej si krokodil, si mos më keq...,

Përplasë qepallat e syve dy - tre herë

 

Ndryshoi paksa, temperamëntin e fëtyrës

Paraqitet i qeshur e shumë i gëzuar

Me nji urti të pa shoqe u përgjigjet:

Asënjëherë që kur më ka lindue nana,

 

-- s' e kam parë vetën ma të mirë,

Faleminderit, Organizatës , t' Frontit

asaj, t' Partisë,  t' Gruas e t' Rinisë!

-- Sot me kanë respektuar shumë,

 

më shumë si asnji herë tjetër...,

-- Sot më kanë vëndosur n' ballë,

afer shokëve të Byrosë Politike

Unë s' e kisha besuar asnjiherë,

 

... se këta ma bëjnë këtë nderë

Kurrë ma afer tyre s' kam qënë,

kurrë më të gezuar s' e di veten

-- Sot ndodhem i rradhitur pranë

 

"Antarëve të Byrosë Politike"...,

Këtë s' e kisha parë asë n' ënderr,

e jo ma  m' e pa sot zhgëndër !

Sot po më shikojnë, e po e dinë

 

të gjithë se jamë "njeri i mirë" si ata

-- Të qeshurat, pushtuen sallën

Sëkeçit tani filloi, t' qeshte:

"I Deleguari i Komitetit  t' Partisë"

 

E qeshura sëkeçi, t' i nxjerr thinjat,

Thonë që të plakë perpare kohe

Të qeshura, me aqë humor

s' ishin ndigjuar ndonjiherë...!

 

I Deleguari, plot inatë tha:

"Lereni maskarain të lirë !

Edhe pak nese e ndjekum "pisin"

-- Rrezik na nxjerr neve, fajtorë!!

 

Ne s' kemi se çfarë t' i bëjmë

-- Këtijë njeriu, shumë "maskara"!

Si dukët është i regjur mirë...,

"Është verrisë", n' verr e në arrë!

 

Ky është njeri: shumë i zgjuar

Din m' i këthye, "ke sosen çepujt"!

Mbledhja e Organizatës Frontit

e organizuar me aqë kujdes,

-- U shpërnda, pa bereqet, fare

Ashtu, si ishte mbjellur, u korr.

--------------------0--------------------

Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, fillim-Shkurti 2016-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora